Tuesday, March 19, 2013

Komentet (e keqija :P) te javes

Meqenese eshte bere pak kohe qe nuk kam bere nje post me komentet tuaja, sot kam vendosur t'ja dedikoj kete post pikerisht komenteve. Kam perzgjedhur jo nje, por plot dy te tille. Dhe qe te jem transparente deri ne fund, kam vendosur te mos te zgjedh vetem komentet pozitive, apo komente qe flasin per nje teme te caktuar, por edhe kritikat dhe verejtjet tuaja, sic jane edhe keto dy komentet. Bashke me to jane edhe pergjigjet e mia. Me pelqen kur blogu behet kaq interaktive dhe mbi te gjitha kur shoh qe edhe gjuha e komenteve nuk eshte aq e ashper dhe ofenduese sa me pare. Kjo do te thote qe jemi ne rruge te mbare :P 
Ju falenderoj te gjithave ju qe me ndiqni cdo dite dhe qe me beni zemren mal kur shoh qe numri i lexueseve rritet dita dites.

AnonymousMarch 19, 2013 at 7:18 AM
Me vjen keq qe e them, por vertet qe ti e ekzagjeron me larmine e ngjyrave, thjesht e ngarkon veshjen. Edhe pse jane ne mode ngjyrat e ndezura, ato kane gjithmone nje skeme kombinimi me njera tjetren, pra nuk mund te perzihen sipas qejfit (gjithmone nese do te jesh brenda kufijve te shijes se mire). Mendoj gjithashtu qe ato qe te shkruajne qe ti vishesh yll dhe i adhurojne kombinimet e tua, jane pak hipokrite dhe duan thjesht te te bejne qejfin, por nuk besoj se do visheshin vete keshtu.
Nuk dua te me keqkuptosh, sepse nuk kam kurrfare arsyeje dhe qellimi te te shaj kot, madje me pelqen si tip dhe mendoj qe je nje vajze me bote te pasur. Keshilla ime do te ishte qe ndonje kritike (te bere me kulture dhe pa fyerje te shemtuara) edhe ta pranosh.
Te uroj me te mirat...

 
AulonaMarch 19, 2013 at 8:14 AM
Kritikat i pranoj me kenaqesi, por kur me jepen me fakte konkrete. Psh, cilat jane ngjyrat qe nuk shkojne? Pse nuk shkojne? Cfare kombinimesh nuk duhen bere te ngjyrave? Pse? Kush e ka thene? Cfare do te thote te jesh brenda shijesh se mire se nuk e kuptoj mire, etj, etj, por ti pergjigju nje here ketyre qe te kam bere dhe pastaj shohim per pyetjet e tjera. Dhe qe t'ju bjeri shpirti nje here e mire ne paqe, une nuk kam dale te kerkoj mendime dhe po e them publikisht as nuk dua te degjoj kur vjen puna te kombinimi i ngjyrave, te cilat i kombinoj si te dua une dhe sa te dua une. Une te falenderoj me te vertet per vleresimin qe me ke bere mua si person dhe qe te mos ta humbesh kete vleresim, them se e ke shume te lehte. Me ndiq ne gjerat e tjera qe bej une dhe qe te pelqejne dhe lere blogun, nese nuk eshte per shijet e tua. Eshte kaq e thjeshte :)
Te uroj edhe une me te mirat!

P.S: Uroj qe keta te United Colors of Benetton mos ti bjere asnjehere "rruga" ketej nga blogu im, se kushedi sa te demoralizuar do ndiheshin po te shikonin keto komente. Pale keto katunaret ne keto foto pastaj, qe kane bere kombinime "jashte shijes se mire"  :P :P

http://popbee.com/image/2009/08/united-colors-of-benetton-2009-fall-ad-campaign-100809-5.jpg

P.S: Ky me poshte eshte blogu im i preferuar, per te treguar qe ne kete bote shijet jane shume personale dhe ka njerez qe 7 ngjyra bashke u duken gje shume e bukur :)

http://www.macahttp://www.macademiangirl.com/2013/03/burberry-look-alike.htmldemiangirl.com/2013/03/burberry-look-alike.html


Tani pa dashur te tingelloj antipatike..po komentet qe lexoj me duken falso jo te gjitha pasi kuptoj qe cdokush ka guston e tij/saj.Ndoshta po bej gabim qe ti them po me pelqen te jem realiste dhe te pergezoj ashtu si dhe te kritikoj per gjera qe vertet jane reale.Do mundohem te jem elegante gjithsesi :)
Ti ke nje trup te rregull dhe duhet te pergezoj per vullnetin qe ke per te shkuar ne palester rregullisht, por te thuash trup yll apo perfekt qe cdokush do ta kete zili me duket pak jashte realitetit.Kjo veshje te tregon jo aq te rregullt sa nje pale pantallona straight leg do te thoja,pasi ketu thellohet ca ndryshimi midis zones se kofsheve dhe pjeses se bustit qe duken too skiny ne raport me pjesen poshte.
Per pjesen e kombinimeve kam rezervat e mia po sic theksova me lart"ogni gusto e giustò" vetem doja te shtoja qe jo detyrimisht "firmatot"jane ne mode dhe medoemos te bukura.
E fundit nuk thuhet "Cpon" por "shpon"
p.s baluket te shkojne.

Ti mbase nuk e kupton por ma ke bere shume qejfin me kete koment, sepse ke evidentuar pikerisht ate gje per te cilen une mundohem aq shume ne palester, duke ngritur deri ne 70 kile ne squat (nese e di cfare do te thote si fjale) qe te trash pjesen e vitheve dhe te shaleve dhe te beje ushtrime barku me 10 dhe 15 kile, per te holluar pjesen e belit dhe barkut. Pikerisht qe te kem nje forme te tille, te holl ose skinny siper sic e quan ti dhe me te rrumbullakosur poshte. Pasi kam kam qene e mbushur all over per shume kohe, provova te jem e dobet fare dhe tani po e bej trupin tim ashtu sic dua. Mesa duket per disa ky eshte nje trup yll (per nje pjese te madhe ne fakt) per disa te tjere eshte i shemtuar, apo i zakonshem. Eshte shume normale kjo gje.
Sa per pjesen e firmatove, me duket shume e shemtuar dhe patetike dhe demode perdorimi i kesaj fjale, sepse firmato jane te gjitha veshjet qe jane nje etikete nga pas, sepse emer firme eshte ajo e shkreta. Gjithesesi nese kam thene qe eshte Guess, nuk e kam bere per te treguar qe eshte firmato, sepse e kam shprehur shpesh ne kete blog qe s'jam nga ato qe blej gjera firmato se s'kam aq leke. E kam shkruar per te thene qe mua me duket guxim i madh te perdoresh fjalen e shpifur per nje cante Guess. Mos te te pelqeje eshte nje gje dhe te thuash "e shpifur" eshte tjeter gje.
Faleminderit per korigjimin e fjales dhe per komplimentin e balukes. Kushedi sa do te jete dridhur dora kur e ke bere hahahahaha :P




 

16 comments:

  1. me duket paskan qelluar ne shenje keto 2 komentueset.

    ReplyDelete
  2. tani un do nderhy nga ketu sa i perket linjave te trupit hallall te qoft se po ia arrin qellimit Aulona e ke ber yll tamam si ato latino-amerikanet dhe zezaket qe zakonisht kan linja te persosura me bel te holl dhe me te plota ne vithe dhe te pasme like a J.LO, Beyonce bravoo se jo gjithkush i kushton 9 vite palester pervec atyre qe jan me fat dhe lindin me aso linjash je per t'u admiruar se pervec asaj qe shum e mir si person , inetelegjente dhe gjitha punet i ben me perkushtim, me vullnet dhe kenaqesh me ate qe ben dhe njekohesisht na kenaq edhe neve te uroj gjitha te mirat te pafsha sa me lart higher higher e meritondhe do te shperblehesh

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uhuuuuu hajde koment hajde. :P Blera te faleminderit per krahasimet qe po bej sikur po i besoj :p hhahahahahaha Por padyshim qe ajo qe me pelqeu me shume ne kete koment eshte pjesa e fundit. Ndonjehere mbetem pa fjale perballe vleresime te tilla! Te perqafoj!

      Delete
  3. Aulona edhe pse vete zgjedh ngjyrat e erreta dhe nuk guxoj kaq sa ty me ngjyra e ndezura jam shume dakort me pergjigjen qe i ke dhene komentit te pare. Un vij nga nje qytet i vogel i Shqiperise edhe pse tani jetoj jashte dhe ne kohen e adoleshences kur jetoja aty te visheshe me ngjyra ishte turp se komshinjt e merrnin sikur doje te bije ne sy. Un gjithmon kete shpejgim i kam dhene zymtesis qe kemi ne si popull. Ketu ku jetoj une njerzit jo vetem me ngjyra, por jane ylber te vertet dhe skam degjuar kurre dike te ankohet apo te thote qe duken shemtuar pse veshin edhe 7 ngjyra bashk si thua ti. Sa per komentin e dyte nese do kisha trupin tend do isha njeriu me i lumtur ne bote dhe kush mendon se kete e bej per hipokrizi e ka shume gabnim se as nuk te njoh dhe as nuk me njeh. Te pershendes dhe posto cdo dite te lutem se ne qe jetojme jashte mezi i presim keto gjera

    ReplyDelete
    Replies
    1. Do kisha dashur te me lije nje emer sepse me pelqen tu drejtohem me emer, qofte edhe me iniciale njerezve qe nxjerrin kaq fjale te mira nga goja :) Te falenderoj shume! Sa per kerkesen e fundit, me beso qe mundohem shume te jem sa me e rregullt me postime, por nuk eshte aq e lehte. Pervec kesaj me duket ndonjehere sikur duke postuar cdo dite behem e bezdishme :P

      Delete
  4. Ti je e hidhur mi goc, dhe nuk pranon mendimin e te tjereve! Sa e varfer duhet te jesh ne shpirt per t'i sulmuar keshillat e sjellshme te disa njerezve? Dhe sa per Guess, ik futja vrapit se Guess-i eshte si Zara per shqiptaret, qe mendojne sikur c'kane blere :)) (asgje kunder rrobave te konsumit)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sulmuar? Ha ha ha! Sulmin ku e pe? Me siguri ti duhet te jesh ne kategorine e atyre femrave qe jetojne akoma me leket e babit, dashnorit, ose burrit dhe qe Zara dhe Guess u duken kaq mall i lire dhe i zakonshem per shqiptaret. Me rrogat qe shqiptaret normal marrin, ndonjehere eshte lluks te blesh edhe nje cant Guess 100 euro, apo nje pallto zara 200 euro, sepse keshtu i bie te kesh lene gjysmen e rroges se muajit. Dhe kete ta thote njera qe ben tre pune dhe qe prape sa here qe eshte jashte dhe futet te Zara mendohet dy here para se te bleje dicka. C'te te them tjeter, lum si ti qe Guss dhe Zara i ke buke e djath!

      Delete
    2. By far, pergjigja me refreshing qe kam lexuar Aulona! Do kisha dhene te njejten pergjigje dhe pse jetoj 13 vjet ne USA dhe ndoshta nuk do kisha te njejten njohuri me rrogat dhe jeten ne Shqiperi, por me duket vetja shume me e informuar se komentuesja siper, hmmm :-)
      D.

      Delete
    3. E para, jam cun dhe m'i ngrite nervat me ket posting qe po e shof per here te pare! E dyta, s'kam dashnor e as baba qe me mban. E treta, mos na bej kot populisten se nuk po te thote njeri qe eshte e gabuar te blesh Zara apo Guess, po mos na i shit sikur ca ke ble. Nuk eshte e rendesishme vlera e mallit por cilesia ne prerje dhe cdo gje. Thjesht, ti nuk je promovuesja em e mire e asnje firme, se je komplet KATUNARE dhe pa shije!

      Delete
  5. Ne lidhje me pergjigjen tende ndaj komentit te pare: per sa kohe ke hapur nje blog, i cili eshte i lexueshem nga te gjithe, eshte normale qe te kete njerez qe s'i pelqen se si vishesh. Eshte e pasjellshme nga ana jote qe ti "perzesh" keta te fundit sepse nuk ndajne shijen tende. Dhe nese vertet je konfidente me stilin tend, mos kthe pergjigje qe duken sikur po justifikon veshjet e tua, s'ka nevoje te dergosh links ilustruese... ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te kete njerez qe s'e pelqejne se si vishem eshte mese normale, komenti nese e lexon dhe nje here mire eshte per ate njerez qe mundohen te me mbushin mendjen dhe te me bindin se kombinimi i ngjyrave qe bej une eshte "jashte shijes se mire" qe une ende nuk e kuptoj cdo te thote. Sa per kthimin e pergjigjes perpiqem te jem sa me argumentuese ne ato qe them, kjo eshte arsyeja e zgjatjes. Por kuptohet qe pastaj interpretimi eshte shume personal, dikush nje pergjigje te gjate e merr si vleresim, dikush si respekt ndaj atij qe ka shkruar, dikush si sulm, e dikush si justifikim. Besoj se duhet ta keni vene re qe mua me pelqen debati dhe komente te tilla jane gjithmone te bukur sepse ngjallin debat. Te pershendes dhe faleminderit qe me ndjek dhe shkruan.

      Delete
  6. Pergjigjet e tua (sidomos ndaj anonimit te pare) jane luftarake dhe pak feminore. Te jep pershtypjen qe ti nuk e pertyp ate qe thuhet por hidhesh direkt ne mbrojtje. Duke qene se vet nuk kam blog, ndoshta nuk e kuptoj mire se si ndihesh kur kritikohesh nga njerez te panjohur.

    Personalisht kur me bejne kritika behem kurioze, ngaqe mendoj se mund te mesoj dicka. Une do ti kisha kerkuar postuesit, me miresjellje, te me tregonte disa shembuj te kombinimeve qe nuk shkojne dhe arsyet pse. Pas pergjigjeve rrezik do ti kisha bere me teper pyetje. Ne fund do to kisha falenderuar per mendimin dhe do ti kisha thene qe do ta merrja ne konsiderate. Kaq. Ne fund vetem une vendos nese ato qe mu thane jane te vlefshme apo jo.

    Nese e mbyll veten, pra pergjigjia e menjehershme eshte ka apo s'ka merite ajo qe komentuesi thote, athere ke per te pasur vetem elozhe. Ok behet edhe ashtu, por them se duke pasur kete blog, ke luksin te marresh mendime nga shume njerez dhe ne kete menyre te rafinosh ( ta cosh nje shkalle me lart) menyren si vishesh.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam shume dakort me komentin tend, por ne te njejten kohe edhe nuk jam dakort :) Nuk jam dakort sepse ti me ke keshilluar te bej, pikerisht ate qe une kam bere. Me ke thene pse nuk i shtron pyetje komentuesit dhe une pikerisht ate kam bere, i kam bere disa pyetje qe te me argumentoj me tej pergjigjen e saj. Nderkohe qe pjesa tjeter e pergjigjes time ka vijuar me "Une te falenderoj me te vertet per vleresimin qe me ke bere mua si person dhe qe te mos ta humbesh kete vleresim, them se e ke shume te lehte. Me ndiq ne gjerat e tjera qe bej une dhe qe te pelqejne dhe lere blogun, nese nuk eshte per shijet e tua. Eshte kaq e thjeshte :)
      Te uroj edhe une me te mirat!" Nese ky eshte sulm, agresivtitet, apo arrogance atehere me vjen keq, por do te te kerkoj edhe ty shpjegim se pse e mendon si te tille. Per mua eshte nje komunikim shume korrekt mes dy njerezve te panjohur, qe shkembejne mendime te ndryshme me njera tjetren. Dhe me beso qe kur i them dikujt mos ne ndiq ne blog e bej shume sinqertisht dhe nuk arrij ta kuptoj pse ju surprizon kaq shume kjo gje. Blogu vertet eshte publik, ama si cdo gje publike eshte per ata njerez qe kur futen ketu kenaqen, i pelqen, argertohen. Une akoma nuk e perceptoj dot se c'kuptim ka te ndjekesh nje blog qe "ta shpif", "te acaron", "qe nuk e duron dot", etj, etj. Une kete blog nuk e kam per kete kategori dhe per mua do te ishte me mire mos te ishin fare ketu. Kjo nuk do te thote qe une dua vetem lajke dhe elozhe. Absolutisht jo! Ka plot vajza ne kete blog, komentuese te perhershme qe une nuk i njoh personalisht dhe qe shkruajne shpesh kur nuk i pelqen dicka. Nese ndonjera prej tyre ka marre ndonjehere nje pergjigje arrogante prej meje, te dale dhe ta thote dhe une do kerkoj falje publikisht, ketu ne blog. Por ama e di qe ato e ndjekin blogun tim, sepse u pelqen ne teresi dhe jo per te gjetur sa here qe futen gjera qe nuk shkojne dhe per ti vene ato ne pah me dashkaqsi brenda.
      E nese per luftarake dhe femijenore ti quan pjesen e fundit te mesazhit, ku une madje kam qeshur duke e treguar qarte qe po bej shaka, serish me vjen keq se besoj se dy tre poste nga une duhet ti kesh lexuar dhe duhet te kesh kuptuar qe me pelqen te bej shaka. Dhe kur shakane dhe ironin e bej me veten time ne radhe te pare, nuk ka se si mos ta bej edhe me te tjeret.
      U zgjata shume dhe mbase te lodha :) por mendoj se komenti yt e meritonte nje pergjigje te gjate sqaruese! Te pershendes dhe uroj te vazhdosh te me ndjekesh

      Delete
  7. Me ka pelqyer shume nje shprehje qe ke thene ne nje nga postimet "s'ka gjera te bukura apo te shemtuara, ka gjera qe te pelqejne dhe nuk te pelqejne". Cuditerisht njerezit ne pergjithesi, e kane te veshtire ta kuptojne relativitetin, dhe u duket sikur shija e tyre, eshte e duhura. Ka shume kombinime veshjesh te tuat, apo njerezve te tjere, per te cilat kam rezerva, por limitohem te them, ne me pelqen mua apo jo, e shumta ndonje arsye pse jo, kaq. Eshte shume naive te dalesh ne konkluzione universale mbi cfare mund te kombinohet e cfare jo, aq me teper te ngjyrat me tendencat qe fatmiresisht mbizoterojne vitet e fundit. Adhuroj pikerisht mungesen e rregullave, faktin qe ngjyrat nuk kane pse "ciftohen" detyrimisht, duke e bere te merzitshme veshjen. Fundja diversiteti e ben boten te bukur, edhe vete natyra nuk i limiton ngjyrat. :)

    Ps"Ai blogu "MACADEMIAN GIRL" ishte i dashurueshem! Shume frymezues! Thanks for sharing :D"

    ReplyDelete
    Replies
    1. Esi e ke thene aq bukur, saqe me bere pak xheloze se e ke shprehur edhe me bukur dhe qarte se mua idene qe une kam patur ne kohe :P hahahhahaha E ritheksoj per te 100 here, qe eshte shume normale mos te te pelqejne nje veshje, apo nje kombinim i caktuar kur e sheh te dikush, mua me ndodh me veten time qe shikoj foto qe kam hedhur ketu dhe s'me pelqejne me fare dhe mendoj "seriozisht" i ke veshur keto? hahahaha Por varet si kam qene ne ate moment, ate dite, etj, etj. Por per te mos u zgjatur me shume me kete teme, e cila e di qe do te perseritet serish, por s'ka problem ne fund te fundit blogu edhe kete qellim ka, te shkembeje ide dhe mendime here te lehta e here me te forta.
      Me vjen mire qe te ka pelqyer ai blogu, sepse une e adhuroj! Te pershedes shume!

      Delete