Ju kujtohet qe ekzistonte dikur një vend që
quhej Kopshti Botanik? Ai vend ekziston akoma, vetëm se unë sugjeroj që t’ja ndërrojmë
emrin në “Kopshti i Plehrave”. Dje në mëngjes vajta për të bërë disa foto atje
dhe u trondita nga pisllëku dhe katrahura që gjeta. M’u duk, jo sikur isha në
një ambjent ku duhet të mbizotëronte gjelbërimi, pemët, bimët, por sikur isha
futur në ndonjë kosh gjigant plehrash që kutërbonte era. Qese me plehra të
varura nëpër degë pemësh, shishe, kanaçe, qese patatinash, domate, bukë, jashtëqitje
kafshësh dhe njerëzish, e shumë e shumë të tjera ishin të shpërndara nëpër çdo
cepë. Sinqerisht që më erdhi për të qarë! Pse e duam dhe e respektojmë kaq pak natyrën?
Pse nuk kujdesemi për të mbajtur të pastër ato vende, të cilat jemi po vetë ne
që i shfrytëzojmë? Çdo ditë ai vend është i mbipopulluar nga njerëz, pjesa më e
madhe e të cilëve janë familjar, prindër, gjysh dhe gjyshe që sjellin fëmijët e
tyre për të luajtur. Kështu që i bie që janë pikërisht vetë ata, që e kanë
katandisur në këtë gjendje? Atëherë çfarë mësimi mund të presim se do t’i japin
atyre fëmijëve, kur vetë prindërit japin shembullin më të keq?
Nuk e di, por ka momente që vërtet ndjej një
revolt përbrenda përball fenomeneve të tilla. Dhe më besoni që do të isha e
gatshme, nëse do të bëheshim një grup, të dilja dhe ta pastroja vetë kopshtin.
Vetëm se e di që maksimumi për një javë do ta gjeja sërish në të njëjtën
gjendje të mjeruar.
Gjithsesi, edhe pse më iku disi humori dhe dëshira, kisha vajtur atje me misionin për të bërë disa foto, të cilat i realizova shpejt e shpejt dhe ika me vrap e zhgënjyer dhe me breng nga ato që pash.
Pyes veten ku shkojne keto taksat e gjelberimit qe paguajne prindrit tane , pervecse shume e indinjuar me papergjeshmerine qytetare. Te dielen isha aty per te realizuar disa fotografi te nje martese me kushuririn tim (meqe menduam se do dali dicka e mire prej natyres) por ja mbathem me te katra sikur dikush na kishte detyruar te shkonim. Urime per blogun te lexoj cdo dite dhe jo vetem blogun perqafime
ReplyDeleteTe falenderoj shume qe me ndjek, jo vetem ne blog :) Me vjen vetem keq qe ketu komentet dalin pa emer dhe une nuk di nga me vijne keto fjale te bukura :(
Deleteune te shkruaj dhe tek emisioni.
Deletepo lexoja shkrimin tend te perjavshem qe ben te "paloma" dhe kuptova lumturine qe ndjete kur me shume dashuri dy intervistueset ishin pergjigjur . E njejta ndjnje kenaqesi vlen dhe per mua kur ju pergjigjeni dashamirsisht njerzve qe ndjekin punen tuaj .Iva Kaja
Aaa Ivaaaa qe na shkruan gjithmone ne emision :) Ehhh ta dish ti cfare lumturie eshte per mua, kur shoh qe ka njerez qe vleresojne gjerat qe une bej dhe nuk ngurojne ta shprehin kete. Te falenderoj dhe nje here nga zemra!
Deletenje nga veshje e tua qe me ka pelqyer me shum :)
ReplyDeleteHi, just wanted to say, I liked this post. It was practical.
ReplyDeleteKeep on posting!
Feel free to visit my blog post :: designer chanel Glasses