Thursday, February 6, 2014

Prinder te papergjegjshem...




Disa ditë më parë isha e ftuar në festen e 5 vjetorit, te vajzes së mikeshës time të ngushte. Ishte një feste ku kishte shumë të rritur dhe pak fëmijë, por edhe ata pak fëmijë që ishin, ishin më të rritur se sa vetë të rrituri. Pse e them këtë? Edhe pse tashmë, nuk besoj se përbën më ccudi për askend mënyra se si po rritet brezi i ri, të rrethuar nga teknologjia dhe informacioni që e marrin nga të gjitha anët fëmijët janë shumë më të zhvilluar sesa mosha e tyre biologjike, sërish kur dëgjon një vajzë 6 vjeccare të flasë për numrin e "dashnorve" që ka (pikërisht këtë fjalë përdori), apo të shajë më fjale te pista, apo akoma më keq të ngrejë gishtin e mesit, te duhen disa minuta sa të marrësh veten dhe të të kalojë shoku. Valle ku është rritur ky fëmijë? - pyeta veten. Po prindërit i kanë dëgjuar ndonjëherë gjërat që vajza e tyre thoshte? Po xhestet që ajo bente, xheste të turpshme edhe për nje te rritur? Me siguri që jo! Me siguri vajza 6 vjeccare i ka dëgjuar dhe mësuar këto gjera kur ka qenë duke luajtur jashtë dhe ja merr mendja se nuk janë gjera që prindërit do ti benin te hidheshin nga gëzimi kur ti dëgjonin, prandaj nuk duhet ti përdorë në shtëpi, por thjesht përball ndonjë të panjohuri për tu dukur me interesante.
Por isha gabuar rëndë teksa mendoja nje gje te tillë! Prindërit jo vetëm që e kishin degjuar vajzën e tyre 6 vjeccare të fliste si "kamionist", por kishin qenë vetë ata që ja kishin mësuar fjalët dhe xhestet dhe ishin po ata që e nxisnin ti përdorte në sy te njerëzve, ndërkohë që ata gajaseshin duke qeshur dhe ju dukej shumë argëtuese kur vajza e tyre fliste me fjalë të pista. Justifikimi: është fëmijë, nuk merr vesh!
Vura duart në kokë! Si mund të jetë e mundur një gjë e tillë? Si mund të ketë prindër kaq te papërgjegjshëm? Por kjo histori m’u duk asgje, krahasuar me ate që dëgjova disa ditë më vonë nga një mikeshe e imja. Teksa po i tregoja për historine e mësipërme, ajo më tha se kjo nuk ishte asgje krahasuar me historine e një të afërmi të saj, i cili mësonte djalin 5 vjecc se si t'i ngrinte gocave të kopshtit fustanet dhe fundet dhe ti prekte në pjesët intime. Dhe djali argetohej shumë kur e bënte këtë dhe kur shkonte në shtëpi dhe ja tregonte prindërve, të cilët nga ana tjetër argëtoheshin edhe më shumë jo vetëm kur e dëgjonin, por edhe kur ja tregonin të afërmve të tyre me mburrje se sa të shkathet dhe "vagabond" e kishin djalin. Sepse vagabond ishte pseudononimi që i jati i kishte vënë me përkëdheli dhe qejfi i tij më i madh ishte kur i bërtiste "do te te bej babi vagabond"
E frikshme! E tmerrshme! E dhimbshme! Ky ështe brezi që po rritet? Vajza 5-6 vjeccare që në vend të edukohen të sillen si princesha, në vend që t'u mësohen fjalët magjike dhe manjerat e duhura të sjelljes, i mësohen sharje dhe ofendime si menyrë për t'u dukur interesante dhe për te argëtuar njerëzit? Po keta djem që edukohen që në vegjëli ti shohin femrat si objekt seksual dhe te abuzojnë me to, pasi kjo i bën interesant ne syte e shoqërise që qesh me bëmat e "vagabondit të babit"?
Kur do të fillojmë te mësojmë se koncepti "he mo se fëmije ështe, nuk merr vesh" nuk ështe aspak i sakte dhe që ështe pikërisht në femijeri kur nisin e hidhen themelet e ndërtimit të karakterit të njeriut? Kur do mësojnë këta prindër te bëhen me te pergjegjshëm dhe te kuptojne që roli kryesor i tyre ështe që këta femije që sollën në jete, ti rrisin ne menyrë të shëndosh dhe ti bëjnë njerëz te denjë të kësaj shoqërie që jetojmë. Mua me të vërtet që më kane tronditur keto dy episode dhe më kane bere të reflektoj për nevojën e madhe që kemi si shoqëri per tu edukuar dhe informuar sa më mire në lidhje me atë që do ta quaja detyren më te vështirë, prindërimi! Si mund të pretendosh të edukojnë brezin e ri, ata prindër që kane nevoje urgjente për të mësuar bazat e edukatës për vete?

Wednesday, February 5, 2014

I'm back...



...Ose gjysem back...ose back vetem per pak...ose nuk jam fare back se nuk e di nese deri ne fund do ta bej publish kete post...Nuk e di c'me ka gjetur, pas muajve te sulmit jam bere nje pertace e papare! Kam kaq dite qe dua t'i rikthehem blogut, por e shtyj dhe e shtyj dhe e shtyj. E para sepse mendoja qe duhet te gjeja nje menyre spektakolare per t'u rikthyer, qe te justifikoja mungesen e gjate dhe ju te me falnit :P E dyta, sepse keto kohe jam pak shterp sa i perket frymezimit, si ne te shkruar dhe ne te folur, me ka mallkuar Ilir Shaqiri me duket :D :P E treta, qe ne fakt duhet te ishte e para sepse eshte arsyeja kryesore, aparati ka nja dy muaj qe po me ben numra dhe une nuk kam vajtur akoma ta rregulloooooj! Dakort mund te isha rikthyer vetem me fjale, pa foto, por sikur s'ka shume lezet, keshtu qe i hodha poshte te gjithe mendimet per rikthim spektakolar, me fishekzjarre dhe hartime te gjata dhe vendosa te kthehem ne menyre sa me modeste te mundshme, me foto me celular dhe pak rreshta :D Foto jane bere dje, para se te nisja "Sillikonin" ne radio NRG dhe veshja pati shume sukses ne Instagram, keshtu qe une vendosa ti postoj edhe ketu.
Kaq per kete rikthim, ndonjehere shkurt eshte me mire sesa gjate, do te thoshte filozofi i famshem N.N :D Besoj do te shihemi se shpejti, ose se largu hahahahahahaaha :P