Thursday, February 6, 2014

Prinder te papergjegjshem...




Disa ditë më parë isha e ftuar në festen e 5 vjetorit, te vajzes së mikeshës time të ngushte. Ishte një feste ku kishte shumë të rritur dhe pak fëmijë, por edhe ata pak fëmijë që ishin, ishin më të rritur se sa vetë të rrituri. Pse e them këtë? Edhe pse tashmë, nuk besoj se përbën më ccudi për askend mënyra se si po rritet brezi i ri, të rrethuar nga teknologjia dhe informacioni që e marrin nga të gjitha anët fëmijët janë shumë më të zhvilluar sesa mosha e tyre biologjike, sërish kur dëgjon një vajzë 6 vjeccare të flasë për numrin e "dashnorve" që ka (pikërisht këtë fjalë përdori), apo të shajë më fjale te pista, apo akoma më keq të ngrejë gishtin e mesit, te duhen disa minuta sa të marrësh veten dhe të të kalojë shoku. Valle ku është rritur ky fëmijë? - pyeta veten. Po prindërit i kanë dëgjuar ndonjëherë gjërat që vajza e tyre thoshte? Po xhestet që ajo bente, xheste të turpshme edhe për nje te rritur? Me siguri që jo! Me siguri vajza 6 vjeccare i ka dëgjuar dhe mësuar këto gjera kur ka qenë duke luajtur jashtë dhe ja merr mendja se nuk janë gjera që prindërit do ti benin te hidheshin nga gëzimi kur ti dëgjonin, prandaj nuk duhet ti përdorë në shtëpi, por thjesht përball ndonjë të panjohuri për tu dukur me interesante.
Por isha gabuar rëndë teksa mendoja nje gje te tillë! Prindërit jo vetëm që e kishin degjuar vajzën e tyre 6 vjeccare të fliste si "kamionist", por kishin qenë vetë ata që ja kishin mësuar fjalët dhe xhestet dhe ishin po ata që e nxisnin ti përdorte në sy te njerëzve, ndërkohë që ata gajaseshin duke qeshur dhe ju dukej shumë argëtuese kur vajza e tyre fliste me fjalë të pista. Justifikimi: është fëmijë, nuk merr vesh!
Vura duart në kokë! Si mund të jetë e mundur një gjë e tillë? Si mund të ketë prindër kaq te papërgjegjshëm? Por kjo histori m’u duk asgje, krahasuar me ate që dëgjova disa ditë më vonë nga një mikeshe e imja. Teksa po i tregoja për historine e mësipërme, ajo më tha se kjo nuk ishte asgje krahasuar me historine e një të afërmi të saj, i cili mësonte djalin 5 vjecc se si t'i ngrinte gocave të kopshtit fustanet dhe fundet dhe ti prekte në pjesët intime. Dhe djali argetohej shumë kur e bënte këtë dhe kur shkonte në shtëpi dhe ja tregonte prindërve, të cilët nga ana tjetër argëtoheshin edhe më shumë jo vetëm kur e dëgjonin, por edhe kur ja tregonin të afërmve të tyre me mburrje se sa të shkathet dhe "vagabond" e kishin djalin. Sepse vagabond ishte pseudononimi që i jati i kishte vënë me përkëdheli dhe qejfi i tij më i madh ishte kur i bërtiste "do te te bej babi vagabond"
E frikshme! E tmerrshme! E dhimbshme! Ky ështe brezi që po rritet? Vajza 5-6 vjeccare që në vend të edukohen të sillen si princesha, në vend që t'u mësohen fjalët magjike dhe manjerat e duhura të sjelljes, i mësohen sharje dhe ofendime si menyrë për t'u dukur interesante dhe për te argëtuar njerëzit? Po keta djem që edukohen që në vegjëli ti shohin femrat si objekt seksual dhe te abuzojnë me to, pasi kjo i bën interesant ne syte e shoqërise që qesh me bëmat e "vagabondit të babit"?
Kur do të fillojmë te mësojmë se koncepti "he mo se fëmije ështe, nuk merr vesh" nuk ështe aspak i sakte dhe që ështe pikërisht në femijeri kur nisin e hidhen themelet e ndërtimit të karakterit të njeriut? Kur do mësojnë këta prindër te bëhen me te pergjegjshëm dhe te kuptojne që roli kryesor i tyre ështe që këta femije që sollën në jete, ti rrisin ne menyrë të shëndosh dhe ti bëjnë njerëz te denjë të kësaj shoqërie që jetojmë. Mua me të vërtet që më kane tronditur keto dy episode dhe më kane bere të reflektoj për nevojën e madhe që kemi si shoqëri per tu edukuar dhe informuar sa më mire në lidhje me atë që do ta quaja detyren më te vështirë, prindërimi! Si mund të pretendosh të edukojnë brezin e ri, ata prindër që kane nevoje urgjente për të mësuar bazat e edukatës për vete?

11 comments:

  1. Sa me shume histori te tilla, lexoj, degjoj aq me shume keqardhje dhe panik ndiej ne te njejten kohe!!! Per shkak te nje angazhimi timit me femijet qe me detyron te endem sa ne nje kopesht ne tjetrin kam hasur femije nga me te "cuditshmit" dhe prinder akoma me te "cuditshem"... Prinder, qe une si nje 20 vjecare(ende shume larg prinderimit) nuk guxoj ti quaj te tille sepse "freret e jetes se tyre i kane marre femijet"... Me ben cudi ajo qe ti the Aulona, gjthc e justifikojne me ate frazen e rendome : "eshte femije" ! Por... Hmmm... A nuk do te ishte me bukur qe te tjera sjellje te ketyre kolopucave te justifikoheshin me ate fraze? Edhe ne kemi qene femije edhe ne kemi thene e bere brockulla pa fund, "brockulla femijesh" sepse kto te lartpermendurat ne blog mua me duken si "brockulla manjakesh".. Eshte e tmerrshme, lemeritese kur e mendon e thua, por jo me larg se perpara 1 muaj ne Anabel Mama lexoj nje histori qe me tronditi nga themelet!!! Nuk dua ti hyj atij arsyetimit ne ishte i vertete apo jo por ama ne shume histori qe qarkullojne ne rrjetin social facebook(qe jane bere te shpeshta kto kohe :P) besoj se ka dicka te vertete dhe ne rastin kur supozojme qe historia nuk eshte vertete, hartuesi i saj synon te percjelle nje mesazh kjo eshte evidente per kedo... Me pak fjale historia fliste per nje djale 7 vjecar qe nuk dihet se cfare i kishte bere ne dhome kushurires se tij 5 vjecare, kjo e fundit kishte dale nga dhoma me te qara te medha...!!! Ne fund sepse u zgjata shume, une te gjithe problemin e shoh tek familja, tek prinderit. Jane ata personat qe hedhin themelet e shendosha ose jo per te ardhmen e femijeve te tyre!

    ReplyDelete
  2. Mjafton te shikoni kete videon me poshte dhe te lexoni pak per kete rast te ndodhur keto dite ne Itali per te kuptuar se cfare femijesh po rriten ne keto kohera.
    http://milano.corriere.it/milano/notizie/cronaca/14_febbraio_07/botte-ragazzine-nessuno-interviene-aade6c5c-8fca-11e3-b53f-05c5f8d49c92.shtml
    Videon e plote te pacensuruar e keni me poshte:
    https://www.facebook.com/photo.php?v=487733988002602

    ReplyDelete
  3. Po nuk ka institucione riedukimi qe ta fusnin ate babain idiot dhe ate nene psikopate,te mesonin te qenurit prind! Cfare brezash po pergatisin o Zot,kur do behet ky vend se na e shpifen!

    ReplyDelete
  4. E tmerrshme Aulona,une deri tani ju kam vene faj moshes te prinderve tane dhe them "hajt se keta nuk nderrojne me",po nese ti thua qe edhe brezi i ri eshte out dmth qe Shqiperia asnjehere s'do behet :( Shume shume e tmerrshme...... Ne fakt tani qe po e mendoj,nuk kam degjuar ndonjehere femije ne Shqiperi qe te thone "te lutem,faleminderit,me fal"...edhe pse te Anabel Mama,mamate e reja duken shume moderne.
    M.

    ReplyDelete
  5. Mesa duket te gjithe njohim njerez te tille, njerez qe vetem sepse mund te riprodhohen nuk duhet te kene domosdoshmerisht te drejten per tu bere prind. Me vjen sh keq per femijet

    ReplyDelete
  6. Une them se jo cdokush e meriton fatin per t-u bere prind! Nese e shohin si dicka te pamundur edukimin e mire te femijeve o te bejne vetem 1 e t'ja kushtojne gjithcka atij o te mos bejne as1 e na evitojne nje brez te tille.U shokova nga kjo qe lexova Aulona..Me ka rastisur me nje femije te nje shoqes qe i prekte ne gjoks secilen nga vajzat qe ja lejonte madje qeshnin kur ai thjesht 5 vjec i thoshte se e keni gjoksin si top njeres, e si molle tjetres..M'u perzi..Prinderit harxhojne nje minute kohe duke imesuar fjale e gjeste te pista,ordinere e vulgare me perberje banale e pastaj harxhojne nje jete te tere duke tentuar t'i mesojne te kunderten..Nese nje vajze 5 vjec e meson te beje me gisht te mesit,te kete ne fjalor fjalen ''dashnor'' e shume te tjera,atehere mos u habit kur pas 10 vitesh ajo vajze te endet spitaleve per te abortuar femijen e nje nga dashnoreve qe ajo s'i beri me gisht sic e kishte mesuar dikur mami kur ishte vecse 5 vjec..Me respekt Era! :*

    ReplyDelete
  7. Pershendetje Aulona. Ke plotësisht të drejtë, fëmijët duhet të edukohen në mënyrë të përgjegjshme. Kjo që ndodh sot është fatkeqësi e madhe.

    Kishte 2-3 muaj që nuk e vizitoj blogun për shkak të angazhimeve të shumta të punës, sonte e pash që paske bërë pauzë dhe mu bë qejfi që nuk kam lëshuar shumë :)

    Çdo të mira.
    A.C

    ReplyDelete
  8. Aulonaaaa,

    Shpresojme qe femija yt te mos jete si keta :))))

    Urime dhe shtatzani te lehte!

    Ina Balla

    ReplyDelete
  9. aulonaaaaa si ka mundesi asnje post te ri ne blogg? kur do kemi kenaqesine te shohim dicka te re? psh me outfitet dhe gjerat me thelbesore qe duhen per plazh. Thjesht nje ide kjo. Think about it and come back on the blogg

    ReplyDelete
  10. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, unë kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi në (BARDH MAGIC), i shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ai më dha botën e tij dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë (MAGJISË E BARDHË), kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheheni me të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    ai do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: findritualforlife@gmail.com
    +3550685677099
    +2349046229159

    ReplyDelete