Eshte e cuditshme se cfare efekti mund te kete ndonjehere nje veshje ne gjendjen shpirterore te njeriut. Nuk e di nese kjo vlen edhe per meshkujt (por besoj qe po), ama mund te them me siguri qe ne femrave ne shume raste na mjafton nje fustan, apo nje cante, apo nje pale sandale, apo nje fjongo...per te na e bere diten me te bukur. Te paktekn keshtu me ndodhi mua diten qe jane shkrepur keto fotot. Me mjaftoi kjo veshje per te me bere te ndihem me femer, me mire me veten dhe rrjedhimisht edhe dita te behej me e bukur. Nuk di te them pse, apo si ndodhi kjo, ama di qe teksa ecja neper rruge, hapat ishin te sigurte dhe percillnin nje fare vetbesimi, qe te them te drejten jo gjithmone e kam. Ne pergjithesi, stili qe shikoni ne foto, nje stil pak vitet 60' nuk eshte nder ato stile qe une e kam shume qejf, ose me sakte e kam qejf ta shikoj te te tjeret, por nuk para e pelqej te vetja, por do ti qe kete here ndodhi krejt e kunderta. Si rralle here u ndjeva mire, teksa shikoja veten para pasqyres dhe dola me nje buzeqeshje te madhe nga shtepia! Mundet qe kjo veshje ne sy te te tjereve te kalonte totalisht indiferente, por c'rendesi ka kjo? Me e rendesishmja nga te gjitha eshte te ndihesh ti e para mire me veten! Prandaj mos lejoni kurre, askend, t'ju prishe humorin, apo t'ju bej te ndiheni keq, e pa vlere, apo e shemtuar. Ne te kundert te kesaj, mund te lejoni fare mire nje fustan, nje pale sandale, apo edhe nje fjongo...t'ju beje te ndiheni si femra me e bukur ne kete bote!
UNITED COLORS OF AULONA
Friday, May 17, 2013
Thursday, May 16, 2013
Ekranet plot, mesazhet bosh
Frymëzim
për temën e kësaj jave u bë biseda me një mikeshën time. Në fakt, zakonisht
frymëzimet më të mira vijnë pikërisht nga bisedat mes mikeshash. Janë debatet
me to - që shpesh janë aq të zjarrta, saqë në fund kupton që ke mbetur pa zë,
që damari jeshil që ke në qafë është trashur më shumë se zakonisht dhe gjaku po
të pulson fort në tëmtha - që të frymëzojnë për të shkruar gjëra të mëdha. Edhe
pse kjo që unë do të shkruaj nuk është ndonjë gjë edhe aq e madhe, as ndonjë shpikje
dhe as ndonjë kërkim që më ka marrë muaj të tërë hulumtimi, është një mendim
modest, i një njeriu që ka ca mend, ka parë e di ca gjëra.
Më
ndodh shpesh që, teksa bëj zapping me telekomandën në dorë, duke i marrë me
radhë të gjitha stacionet shqiptare, ndalesën përfundimtare ta bëj te “Canale
5” ose ndonjë ekran tjetër italian. Ajo që në përgjithësi më transmetojnë
ekranet shqiptare dhe emisionet që shfaqen në to është një ndjesi boshllëku dhe
kotësie, në rastin më të keq ose një përsëritje e lodhshme e njëra-tjetrës në
rastin më të mirë. Po të njëjtat spektakle humori, po të njëjtët emisione
pasditeje e mëngjesi, po i njëjti format emisionesh dreke për të rinj, po të
njëjtat formate blerë nga të huajt, po të njëjtët talk show... Dhe mbi të
gjitha, të njëjtët personazhe, të cilët, në rastin më të mirë, i sheh me një
diferencë kohe prej një dite nga njëri emision në tjetrin, ndërsa në rastin më
të keq i shikon në dy televizione, në dy emisione të ndryshme, në të njëjtën
orë, duke qenë se pjesa më e madhe e tyre bëhen me regjistrim.
Më
duket sikur pjesa më e madhe e prodhimeve televizive në Shqipëri bëhen për inat
të konkurrencës. Ai blen patentën e atij spektaklit? Pse çfarë kam unë më pak,
që mos të blej edhe unë patentën e atij spektaklit tjetër, që në thelb është i
njëjtë si i pari, por vetëm emri i ndryshon? Pastaj shikon disa emisione që
kanë vite në transmetim dhe ti, sado që përpiqesh, nuk e kupton dot se si është
e mundur që të kenë kaq jetëgjatësi prodhime të tilla, të dështuara që në
gjenezë! Për të mos folur për mungesën e balancës. Duket se ajo e mesmja e
artë, për të cilën flasin të gjithë dhe që është idealja për çdo punë të mirë,
nuk ekziston fare si koncept në mendjet e autorëve, producentëve dhe
regjisorëve të ekraneve shqiptare. Emisionet që shohim janë ose shumë të
mërzitshme, të vakëta, pa jetë, monotone, gjoja elitare dhe shik; ose ekstremi
tjetër, një gjallëri, entuziazëm, rrëmujë dhe banalitet i pakuptimtë.
Prandaj,
shpëtimi në këto raste është një kalim i shpejtë tek emisionet italiane. Të
paktën, ato minuta në dispozicion që i kushtoj televizionit të mos të çohen dëm
dhe të jenë të shpenzuara mirë.
Më
vjen keq, pasi jam e sigurt që ka plot njerëz të aftë, të talentuar, që do të
bënin gjëra vërtet cilësore, vetëm po t’u jepej mundësia. Po ç’mundësi mund t’u
jepet vallë këtyre të rinjve, të talentuar dhe me vullnet për punë kur ekranet
janë kthyer në monopol? Ku dy-tre persona janë ata që realizojnë emisionet dhe
spektaklet? Ku nuk ka një hierarki dhe një ndarje punësh të mirëpërcaktuar, por
prezantuesi bën edhe regjisorin, edhe kryeredaktorin, edhe autorin? Epo, në
këtë rast nuk kemi si të presim gjëra të bukura në ekranet tona, sepse, sado i
talentuar dhe me eksperiencë që të jesh, vjen një pikë që shterojnë idetë dhe
frymëzimi. Televizioni ka nevojë për gjenerim idesh dhe njerëzish! Ndryshe do
të vazhdojmë të mbetemi në këtë fazë stanjacioni, ku ekranet mund të jenë plot,
por ajo ç’ka përcjellin te publiku është shumë bosh...
Wednesday, May 15, 2013
Me ne fund daseeeeeem!!!
Më në fund pas shumë ankimesh, kërkesash dhe thirrjesh
publike më erdhi dhe mua radha të jem e ftuar në një dasëm. Sepse që thoni ju
mikesha të këtij blogu, unë në gjithë këto vite kam patur një hall të madh,
doja të shkoja nëpër dasma, po dasma s’kisha. Kur shikoja nëpër Facebook
statuse të miqve të mi, sidomos gjatë stinës së verës “në tre dasma e ftuar këtë
muaj”, “u cmendem nga ftesat për dasma”, “po bëhem gati për dasëm”, më dukej
vetja si jetime, sepse unë nuk kisha asnjë dasëm në fis. Mirë në fis, po dhe
shoqëria më doli si vetja, pa ndonjë dëshirë të madhe për dasëm. Por që thoni
ju, pas kaq shumë vuajtjesh për të kërcyer pak naplonin në një dasëm, ja ku me
vjen dhe ftesa për datën 13 Maj, e ftuar në dasmën e një mikeshës time Jona. E
cc’gëzim I madh, e cc’lumturi që më kaploi, ju s’e merrni dot me mend. Aq më
shumë që bëhej fjalë për një dasëm me shoqërinë, një dasëm në një rezort shumë
të bukur në Durrës, buzë detit. Me pak fjalë një dasëm si ato të jashtmet, që
shohim nëpër filma. Dhe vërtet ashtu ishte. Ccdo gjë e organizuar në mënyrë
perfekte. Ceremonia, moment I celebrimit, ambjenti, arredimi, ushqimi, muzika,
nusja me dhëndrin që ngjanin shumë të bukur vecc e vecc, e akoma më të bukur të
dy bashkë. Por më shumë se sa fjalët e mia, janë fotot ato që flasin vetë,
prandaj kam vendosur pak më shumë foto se zakonisht këtë herë, në mënyrë që të
shijoni edhe ju sa më shumë nga ajo mbrëmje që për mua ishte shumë e bukur.
Sa I përket veshjes time, vendosa të vishja një fustan të
thjesht në prerje, në mënyrë që gjithë theksin ta kishte te ngjyra, të cilës unë
nuk I vë dot një emër tani (po ma ngjetet ngjyrën jeni shumë të mira :P) ama di
që edhe pa emër, ngjyra bëri efektin e duhur. Canten, sandalet dhe varsen I kisha
në tonet e kafes, bezhës dhe arit. Ndërkohë që edhe krehja ishte diccka e
thjeshtë, me onde të lehta, por që të them të drejtën mua më pëlqeu shumë, pasi
ma bëri flokën të duket më I dendur dhe I shëndetshëm se zakonisht dhe kjo falë
meritës së Jetmira Dushit, e cila bën vërtet magji me flokët. Tani boll me fjalët,
më mirë kalojmë te fotot. Duke mos harrur t’I uroj edhe një herë cciftit Jona
dhe Roni të trashëgoheni!











Monday, May 13, 2013
Shi ne plazh...
E kush e ka thene qe vendet bregdetare jane te bukura per t'u vizituar vetem
ne kohe me diell? E kush e ka thene qe deti eshte i bukur vetem kur eshte kohe
e mire? Kete fundjave edhe pse e kisha lexuar neper te gjitha faqet me
parashikimet e motit qe do te bente kohe e keqe dhe do te binte shi, bashke me
partnerin tim, e kishim ndare mendjen qe do te shkonim ne Vlore, sepse ne s’trembemi
nga bora, s’trembemi nga shiu, jemi rrace e forte, edhe pse s’jemi rrace
arixhiu :P Tani te themi te drejten, qejfi do ma kishte pasur qe te kishte qene
kohe e mire e te kishte pak diell, qe te merrja ca rreze, duke qene se sot
mbasdite kam edhe nje dasem dhe po shpresoja te shkoja pak me e nxire sec jam.
Por prape, edhe pse me shi ne plazh, fundjava shkoi shume mire. Ishte nje
fundjave e qete, romantike, nje fundjave qe ja dedikuam te gjithen
njeri-tjetrit, sepse mes shume angazhimeve qe kemi gjate javes, per fat te keq
nuk rrime bashke aq sa do te donim. Dhe qyteti I Vlores eshte gjithmone vendi I
me I afert, I preferuar per t’u “arratisur” ne fundjave. Te dielen paradite,
perpara se te fillonte ajo shtrengata e llahtarshme, perfitova nga rasti per te
shkrepur edhe disa foto me veshjen e cila ishte parashikuar per nje dite me
diell, por nuk doli keq edhe ne diten me shi.
Ne fund, si nje rezyme te fundjaves do te perdorja nje shprehje te njohur, thene nga nje filozove e famshme S.D: "Me mire me bo ne Vlore me shi, se sa ne Tirane dhe asigjo..." :D
Ju uroj nje jave sa me te bukur te gjithave! Dhe mos harroni, mos u ankoni se s'ka diell, por shi. Kush do e ben vete diten te shkelqeje!











Subscribe to:
Posts (Atom)




































