Thursday, December 12, 2013

Komplekse te kota...



E kam thënë ndonjëherë që e dua shumë muajin dhjetor? Me siguri po! Madje jam e bindur që çdo fillim dhjetori këtë gjë kam thënë. Dhe me shumë gjasa kam shtuar edhe që dhjetorin e dua jo vetëm për festat e fundvitit, por edhe për faktin që është muaji im i lindjes. Madje ditën që ju do keni këtë numër të gazetës në duar unë do të jem duke festuar ditëlindjen time të 29-të. Apo nuk duhej ta thosha këtë? Për moshën e kam fjalën, sepse tashmë është shndërruar gati në një rregull të pashkruar, por të "ligjëruar", që mosha e femrave nuk thuhet. Në radhë të parë, askush nuk duhet të guxojë t'i bëjë pyetje për moshën një femre! E nëse ka ndonjë të "pacipë" që guxon të thyejë rregullin dhe të pyesë për moshën pa i ardhur fare turp që po vë një femër në siklet, dy janë alternativat për t'u përgjigjur: Ose evitoje me stil dhe mos u përgjigj fare, ose gënje! Kuptohet që ato që i kanë shpikur këto alternativa janë vetë femrat, të cilat kurrë nuk i kam kuptuar përse e kanë kaq problem të thonë moshën! Dhe pastaj mërziten përse nuk trajtohen si të barabarta me meshkujt, kur janë ato të parat qe e kanë në majë të gjuhës përgjigjen: Nuk pyetet femra për moshën! A thua se mosha është turp! Komplekse të kota, me të cilat vetë femrat ngarkojnë veten!
Por nuk është mosha i vetmi kompleks që ne femrat kemi, ka dhe shumë të tjera dhe ajo që kam kuptuar nga disa analiza të gjata të bëra me veten është që këto komplekse ia krijojmë vetë vetes. A nuk është pesha një ndër shqetësimet më të mëdha të çdo vajze dhe gruaje, shqetësim i cili shndërrohet deri në kompleks? Jam shumë e shëndoshë, kam shalë të trasha, kam vithe të mëdha, kam shumë celulit..., janë këto mendimet sa herë dalim para pasqyrës dhe që më pas materializohen në fjalë e ankesa kur jemi përballë partnerit. Ndërkohë që në çdo studim e sondazh që është bërë në mbarë botën, përfundimet e arritura kanë qenë gjithmonë të njëjtat: meshkujt nuk i vënë re thuajse fare parregullsitë në trupin e partnereve të tyre; ajo që për një femër është e shndoshë, për një mashkull është seksi, ndërkohë që celulitin, që femrat i çon thuajse në depresion, meshkujt as nuk e vënë re. Pas moshës e peshës një tjetër kompleks që femrat kanë është edhe numri i partnerëve që kanë pasur. Një tabu që është ende e fortë, sidomos në vendin tonë, gënjeshtra “Ti je i dyti" vazhdon të mbizotërojë mes femrave. Vështirë për t'u kuptuar nëse kur thonë i dyti flasin me të vjetra apo me të reja, duke nënkuptuar në të vërtetë 20, rëndësi ka që mashkulli "ta hajë" që është i dyti dhe vajza të jetë e qetë me ndërgjegjen e saj. E nëse merret vesh që në të vërtetë ka pasur më shumë se dy partnerë, aty pastaj është fundi i botës, është vetë femra që ndihet rrugaçe, e përdalë, putanë, paçka se partneri mund të mos i thotë asgjë. Sa e sa mesazhe të tilla na kanë mbërritur në redaksi gjatë gjithë këtyre viteve: “Zonja Suzi, unë nuk kisha gjakderdhje, I dashuri më besoi që kam qenë e virgjër, por unë ndihem keq me veten.” Vajza të kompleksuara nga frika se mos ndershmëria e tyre vihet në dyshim nga dy milimetra cipë.
Por lista e komplekseve që ne femrat kemi është e gjatë. Ajo vijon me kompleksin e veshjeve firmato. Oh po, ky kompleks që dita-ditës po shndërrohet në një fiksim patologjik për t’u veshur vetëm me firmato dhe për t’ia bërë publike gjithë botës këtë, sepse ndryshe ç’kuptim ka veshja, po i detyron një pjesë të mirë të grave dhe vajzave të ndihen të kompleksuara nga “rrobat e lira” që kanë në trup, aq sa kanë për borxh të shesin veten lirë, vetëm për t’u veshur shtrenjtë!
Doni më komplekse nga të cilat ne femrat jemi të rrethuara çdo ditë, duke na u bërë pjesë e jetës, aq sa as nuk i vëmë më re? Ka edhe shumë të tjera, por hapësira në këtë cep të gazetës nuk më lejon të zgjatem më shumë. Ajo që unë do t’ju sugjeroja është të ndalojmë së jetuari për të tjerët dhe të shijojmë jetën tonë, duke i lënë komplekset jashtë saj. Bëni gjërat që doni, që ju japin kënaqësi dhe ju bëjnë të ndiheni të bukur ju vetë dhe jo ato gjëra që ju mendoni se do t’ju bëjnë interesant, apo të bukur në sy të të tjerëve. Mos e harroni kurrë: vetja është e para!
Dhjetor të mbarë të gjithëve! Shijoni këtë periudhë festive në maksimum!   




17 comments:

  1. sh e goditur <3 si gjithmone,, un e kam pas te dytin me te rene :P :P :D je e madhe

    ReplyDelete
  2. Sa gjynah ku ka arritur gazetaria ne vendin tone.Si mund te perdoren shprehje te tipit "2 mm cipe" sikur po flet ne kafe me gocat.

    ReplyDelete
    Replies
    1. E vura re dhe une..Ajo do te tregoje qe po flet sh drejtperdrejt,po edhe keshtu pa klas fare...

      Delete
    2. Nuk me duket se Aulona e ka hap blogun per te tregu sesa e zonja eshte ne gazetari se ate e ka tregu ku duhet sic duhet disa kohe me pare.Megjithese "Nuk ka njeri me te verber se sa ai qe nuk deshiron te shikoie".Kete blog e ka hap per kokerr te qefit vet duke u perpjekur te ndaje me ne te gjithe copa nga jeta dhe mendimet e saja.Un e vleresoj,do shume guxim dhe nerva te merresh me komente te tilla.Jeni fenomen sinqerisht ;)

      Delete
    3. O Ela,nje njeri qe ka nje profesion ,ne situata lidhur me profesionin,qoft ne pune qofte per qejf te vet,i bien ne sy sa i zoti eshte.Pra,ai qe ka profesion gazetar,si kur shkruan ne gazete,si kur eshte duke folur,i duket niveli dhe talenti.Une jam ne nje fushe komplet ndryshe nga Aulona,pra ska lidhje zilia.Hajt tfala dhe ska nevoje per avokati.T

      Delete
    4. Moj ti Ela Love me duket u fuskerke te ajo kategoria e analfabeteve funksional...e lexon fillimin ti moj qe thote:" Madje ditën që ju do keni këtë numër të gazetës në duar unë do të jem duke festuar ditëlindjen time të 29-të." Pra ky shkrim eshte shkeputur nga gazeta kshu qe kjo puna jote e blogut sqendron hic.. Dhe e kemi pare dhe here te tjera sa pa klas eshte Aulona, vetem te folur apo te shkruar me etike gazetarie ska.po nejse...ktu ka perfundu gazetaria tek ne

      Delete
  3. Hahahaha o Aulona filluan keto te ndershmet me siper qe u skandalizuan nga shprehja "2 mm cipe", me komente nuk duruan dot :D Shkrimi shume i goditur ne disa pjese me vinte per te qeshur e ne disa per te qare sepse ky eshte realitetit

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po ska lidhje ndershmeria moj vajze.une vete jam specializante e gjinekologjise dhe me kete pune merrem gjithe diten, por kjo lloj e folure kaq vulgare per nje shkrim ne gazete nuk shkon.

      Delete
    2. Moj nuk na skandalizon "2mm cipe" ne...na skandalizon mungesa e etikes profesionale dhe e shkrimit gazetaresk pa vulgaritete... Ajo "2mm cipe" fundja ka nje emer shkencor..

      Delete
  4. komplimenta Aulona..shkrim i goditur.

    ReplyDelete
  5. sa vajze e mencur qe je ti Aulona Musta...:))

    ReplyDelete
  6. Nje post i cili me te vertete me ka pelqyer tej mase. Kur po e lexoja me kujtove veten time ne klase te 6 kur kalova nje periudhe te veshtire se te tere me thonin sa 'derrase' isha une dhe kjo gje me beri me te vertete shume keq. Derisa kuptova bukurine tek vetja dhe besimi ne vetvete me beri qe tua mbyllja gojen njehere e mire te tjereve dhe te nderronin opinion sa hap e mbyll syt ne fakt...haha dhe ketu me vjen ndermend shprehja bota rrotullohet :) E madje tani kam aq vetebesim sa e them vete qe jam 'derrase' dhe keshtu me pelqen :)
    Ndoshta eshte heret per mua te flas sepse jetes asnjehere nuk i dihet, por shpresoj qe keto ide e mendime qe une kam per bukurine e te qenurit vetvetja te me nxisin gjithmone sic kane bere deri sot e kesaj dite :)
    Dhe ne fakt per sa i perket kompleksit me meshkujt eshte shume e vertete. Se kuptoj pse femrat duhen te ankohen kaq shume para meshkujve me mendimin se ato po i tregojne atij qe une e di qe i kam keto defekte. "Defekte" qe mashkulli as qe i ka vene re dhe as qe do ti veje, por hej ja ku ia the ti vete ;) me duket me te vertete dicka pa lidhje, ne momentin kur ti je e sigurt ne vetvete per bukurine dhe aftesite e tua kete gje ia percjell dhe te tjereve, dhe ne fakt keto lloj femrash dhe jo vetem jan me atraktiv per personin tjeter.
    Dhe si permbyllje do te thoja qe keto jane gjera te pakuptimta per disa, keto idete tona lavderohen ne teori e perbuzen ne praktike; e kjo ndodh vetem sepse keta njerez (femra e meshkuj) nuk kane kuptuar bukurine e te qenurit vetvetja !
    E une ndihem me fat qe e kuptoj kete gje, sepse te ben te jesh mrienjohese per shume gjera :) per vete jeten dhe bukurine e saj ne rradhe te pare !

    Kalo nga blogu im kurdo qe te kesh kohe ;)

    http://kikisbookofdreams.blogspot.com/
    xx Kiki

    ReplyDelete
  7. Bravo Aulona!Ky shkrim eshte thjesht REALITETI ! Sa keq qe disa femra mendojne qe nese jemi dakort me ty,i bie te te bejme avokatin,qesharake! Qesharak eshte dhe fakti qe ju ben pershtypje termi 2mm cipe! Ky eshte nje shkrim i drejtperdrejte,i sinqerte, sepse eshte nje perjetim dhe kendvshtrim personal para se gjithash nga nje femer,si secila prej nesh dhe me pas nga nje gazetare. Bravo 100 here Aulona qe me keto mendime je kaq prane shume vajzave si nje mikeshe e mire!
    Ndersa lexoja komentet e larmishme me lart mu kujtua nje shprehje e Hemingway-t:"Gjeja me e veshtire eshte te shkruash ne menyre te ndershme e te sinqerte per qeniet njerezore..."

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ajo thjesht ka shkruajtur ate qe shohim te gjithe,nuk eshte ndonje e vertete e thelluar qe kerkon guxim dhe ndershmeri ne te shkruar.Qesharake je ti me ate emer.Ja pra,sapo shkruajta nje fjali te sinqerte dhe me ndershmeri.Mbaje.

      Delete
    2. Te lumte ty qe je e ndershme dhe e sinqerte,bravo!! Ua po ti qenke per tu admiruar,si tja bej edhe une te mosoj te shkruaj fjali kaq te ndershme dhe te sinqerta si ty!

      Delete
    3. Faleminderit per admirimin,pranojme dhurata nga fansat.Qe te behesh si une,duhet te kesh lindur si une,por gjithesesi ofroj kurse 199 euro ne muaj.Perfiton ulje po solle njeri tjeter.

      Delete
  8. HAHHAAHA komplimente edhe per emrin se e paske shume te vecante!

    ReplyDelete