Monday, December 2, 2013

Intervista per gazeten Ballkan: "Mashkulli qe me le pa fryme"




Kete fundjave gazeta Ballkan vendosi te me bente pjese te saj ne suplementin "Portofol". Meqe intervista nuk eshte online,atehere une po e sjell ne blog sepse mendoj qe eshte nje interviste interesante :)



Aulona si kërcimtare, kjo është risia juaj, si u bëtë ju pjesë e Dancing?
Ishte një ftesë që më erdhi nga producentja Holta Dulaku, e cila bëri realitet një ëndërr timen të hershme, kërcimin. Me Holtën kisha komunikuar shpesh dhe ajo e dinte që une e pëlqeja shumë "Dancing" si format, kam ndjekur të tre edicionet e tij, është një ndër produksionet më të mira shqiptare dhe të isha pjesë e tij ka qenë një dëshirë e hershme. Për fat të mirë, këtë vit Holta më bëri propozimin që unë kisha kohë që prisja dhe unë nuk bëra fare të vështirën, thashë direkt po (qesh)
Si është për ju kërcimi, marrëdhëniet që kishit me të dhe
marrëdhënia që keni sot?

Që e vogël e kam dashur shumë kërcimin edhe pse asnjëherë nuk jam marrë seriozisht me të. Ama po të shohësh kasetat që kemi të xhiruara nëpër festa të ndryshme familjare, unë jam gjithmonë duke kërcyer. Edhe pse e vogël kam qenë e shumë e ndrojtur dhe cohesha të kërceja vetëm pas lutjeve të mamit, në momentin që cohesha nuk kishte më njeri të më ulte. Kjo dashuri për kërcimin erdhi dhe u bë më e madhe me kalimin e viteve, aq sa në adoleshencë dhe rininë e hershme unë do isha e para nga shoqëria që do cohej sapo më shkelte këmba në pub dhe e fundit që do ulesha. Me pak fjalë,kush më njeh mirë, e di mirë se sa shumë e kam dashur dhe e dua une kërcimin.
A e mendon Aulona fitoren në këtë garë?
 E kush nuk e mendon fitoren kur futet në një garë? Besoj se është pikërisht ky mendim ai që të motivon dhe të bën të japesh më te mirën nga vetja.
A mendoni se juria është relativisht e butë me ju, për

shkak të “frikës” se mos ju I dedikoni një “Thumb”?
Përkundrazi, sicc e kam thënë edhe gjatë videove të xhiruara ne "Dancing" unë mendoj se juria me mua është treguar shumë e ashper, më e ashpër sesa me konkurentët e tjerë dhe kjo nuk është vetëm një përshtypje e imja por edhe e shumë njerëzve të tjerë që më kane ndjekur në këtë eksperiencë, të njohur dhe të panjohur. Mbase juria mendon që duke qenë pjesë e spektaklit janë "imun" ndaj thumbit tonë, por nuk duhet të harrojnë që spektakli do mbarojë dhe sa më të ashpër te tregohen me mua, aq më i mprehtë do jetë thumbu....hahahaha Përtej shakave, unë nuk dëshiroj që juria të jetë as e ashpër, e as e butë, unë dua thjesht që ata të tregohen objektiv dhe sa me profesionist.
Sa mendoni se ndikon Gerdi në performancën tuaj, duke
qenë se ishte ai që udhëhoqi Elvana Gjatën drejt triumfit?

Gerdi ështe balerinë i parë i Teatrit të Operas dhe Baletit, c'ka do të thotë është balerini më i mirë në Shqiperi. Për mua është fat që kërcej me të, por në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi e madhe jo vetëm sepse ai është më i miri në profesionin e tij, por edhe sepse vjen nga nje fitore e vitit të shkuar me Elvana Gjatën. Të kërcesh ne krah te tij, padyshim që të jep më shumë siguri dhe të bën të dalësh ne skenë me më shumë vetbesim.

Keni majft angazhimet, gazetën tuaj, emisionin si dhe
tanimë Dancing, si ia dilni ta menaxhoni kohën tuaj?

Ah, kjo është pyetja që më bëhet më shpesh këto kohët e fundit. Në fakt edhe unë vetë ndonjëherë pyes veten: Aulona si ja del të bësh kaq shumë gjera në të njëjtën kohë? Por tani me them se jam bërë mjeshtre në menaxhimin e kohës. Cdo ditë funksionin sipas një axhende të mirëpërcaktuar, e cila edhe kur corientohet ndonjë ditë për shkakqe jo të varura nga unë, përpiqem ta zbatoj me aq sa kam mundësi. Kuptohet ka disa gjëra nga të cilat kam hequr dorë, të cilat janë kryesisht të lidhura me argëtimin, nuk ka më orare të kaluara nëpër kafe, mbrëmjet nëpër lokale dhe klube janë rralluar fare, për fat të keq i kam marrë pak kohë edhe familjes dhe partnerit tim, por ata e dinë sa shumë e dua unë punën time, gjërat që bej, prandaj jo vetëm më kane mirëkuptuar por edhe më mbështesin ne gjithcka,
Cilën nga gjithë këto angazhime bëni me shumë dëshirë?
Të them të gjitha mund të duket si një përgjigje jo e sinqertë, por fati më i madh i imi është që bëj punët që dua. Është bukur të cohesh në mëngjes dhe të shkosh me gëzim ne punë dhe e gjithë dita të vazhdojë kështu. "Paloma", "Thumb", "Sillikon" ne radio Nrg, "Top Shoë Magazine" janë te gjitha dashuri, dikush dashuria e parë, dikush dashuri pasionante, dikush racionale.... Megjithatë nuk e mohoj dot që se fundmi "Dancing ëith the stars" ka rrëmbyer krejt zemrën dhe mendjen time, mbase ngaqe është eksperienca më e fundit, mbase ngaqë është dicka krejt e re, por po e shijoj pa fund si eksperience.
Si një nga kryeredaktoret e gazetave rozë, si e shikoni
sot këtë lloj gazetarie?

Sa më shume kalon koha aq më e vështirë bëhet. Mendoj se gazetaria rozë e pati kulmin e saj deri para 2-3 vitesh, kohët e fundit po bëhet gjithmone e më e vështirë dhe kjo për shume arsye. E para sepse nuk po prodhohen personazhe të rinj interesant dhe për ata të vjetrit tashmë dimë gjithccka. E dyta, sepse aktivitet qoftë artistike, qoftë ato personale të personazheve publik janë shume të varfra, cc'ka bën qe mos të prodhohen lajme. E treta, jetojmë në kohën e internetit, edhe ato pak lajme që mund të prodhojnë personazhet publik nuk kanë më nevojë t'ja japin gazetave, sepse i nxjerrin nëpër facebook dhe instagram personal.
Cili është problemi më I madh I gazetarisë sot sipas
jush?

A sa pyetje e gjerë që është kjo Unë bëra dy vjet master dhe këtë pyetje e kemi ngritur thuajse në ccdo orë dhe prapë nuk ka nje përgjigje të prerë, një përgjigje standarte për këtë pyetje. Unë mendoj se ka një sërë problemesh të ndërthurur mes tyre: pronar të papergjegjshëm që hapin nje media kot, edhe pse nuk kanë mundësi të plotësojnë kushtet minimale sicc është pagesa e gazetarëve. Nga ana tjetër mos pagesa e gazetarëve, fenomen i turpshëm që haset jo vetëm në medjan e shkruar, por edhe në tv, bën që puna të bëhet shkel e shko, që gazetarët të punojne pa qejf dhe rrjedhimisht cilësia e punës së tyre të jetë e ulët. Një mungesë e theksuar etike, lufta më e ashpër që bëhet sot midis mediave nuk është ajo për cilesinë, por për lajmin e parë, edhe kur bëhet fjalë për ngjarje tragjike, apo vdekje....Ka shumë, e shumë probeleme të tjera por kam përshtypjen që po u zgjata dhe pak do bëhemi të mërzitshem për lexuesit,kështu që mirë e lëmë me kaq
Keni vite që jeni në gazetari, çfarë mendoni se ju ka
dhënë këtë sukses dhe këtë jetëgjatësi? 

Dashuria dhe pasioni i madhe që kam për punën që bëj. Që kur kam nisur për herë të parë, para 9 vitesh punën si gazetare e kuptova që kjo ishte ajo që doja të bëja deri në fund, që ky ishte "talenti" im, nëse mund ta quaj kështu dhe këtu investova. Une e përmenda edhe më sipër, që për mua është fat të bësh punën që do dhe unë e dua punën time, aq sa edhe të sakrifikoj për të. Ka patur raste që kam punuar edhe pa u paguar, kur e kam parë këtë si një investim për të ardhmen time. Kam bërë edhe sakrifica, duke u ccuar nga krevati në orën 3 të natës, në mes të dhjetorit dhe janarit për te xhiruar "Thumbin", ama të gjitha "sakrificat" e bëra më janë shpërblyer në një pikë. Por suksesi dhe jetëgjatësia mendoj se kanë ardhur mbi të gjitha prej faktit që pavarsisht të gjithave, jam munduar gjithmonë të jem e drejtë në gjithcka kam bërë, e drejtë me personazhet, e drejtë me kolegët, e drejtë me punëdhënsit, e drejtë me veten time. Edhe pse këtë vitin e fundit identifikohem si "thumbuese", në gjithe këto vite unë gjithmone jam njohur si Aulona, gazetarja që nuk ka shpkur kurë lajme, nuk ka abuzuar kurrë me personazhet dhe është mundur të jetë jithmonë e drejtë dhe të ruaj një lloj etike në punën e saj.
Flasim pak për Thumbin, si ka evoluar ky emision që prej
fillimit e deri më sot?

Thumb një muaj më parë bëri një vjec dhe si një "femijë" një vjecc ai është ende në fazën e rritjes. Gjate këtij viti Thumb nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, e vetmja gjë që vjen gjithmonë ndryshe janë temat.Megjithatë një gjë është e sigurtë, ne po punojme që shumë shpejt, "Thumb" të vije me të vërtet me një imazh dhe format të ri, por duhet të prisni edhe pak për këtë
A jeni ndjerë ndonjëherë e kërcënuar nga perosnazhet që
thumboni në këtë emision?

Ka pasur, edhe pse shumë rralle. Të them të drejtën më duket kulmi i injorancës që ka personazhe publik të cilët si arm të vetme komunikimi kanë kërcënimin. Është turp për ta!


Cili është Vipi radhës që po përgatiteni për ta thumbuar?
Edhe pse mund të duket e pabesueshme, kemi bërë nje "thumb" për Dancing ëith the stars, i cili është aq i bukur saqë edhe unë vetë mezi po pres sa ta shikoj (qesh).
A mendoni se është Fatma çelësi i suksesit në këtë
emision?

Unë mendoj se celësi i suksesit në gjithcka që ne të dyja bejmë bashkë është Fatma dhe Aulona, ose Aulona dhe Fatma Padyshim që mendoj që si unë dhe Fatma vecmas do të kishim sukses në gjerat qe bëjmë, ama suksesi i dyshes tonë është pikërisht fakti që jemi ne të dyja sëbashku.
Kur mendoni se Thumb do ta mbarojë misionin e tij?
Nuk e di kush e ka shpikur këtë idenë që Thumb ka, apo është krijuar për një mision. Të kesh një mision për mua ështe një përgjegjësi e madhe dhe unë nuk do të doja ta mbaja përsiper këte përgjegjësi. Thumb nuk ështe një mision, por një emision i cili në këtë vakum emisionesh të këtij lloji në ekranet shqiptare, erdhi si nje alternativë ndryshe jo vetëm në përmbajtje, por edhe në median ku transmetohet.
Ju kemi parë shpesh të flisni për shoëbizzin shqiptar dhe
rrallë për veten, si është jeta e Aulonës në këtë momente?

Nuk kam folur sepse nuk më kane pyetur dhe kur me kane pyetur unë gjithmone kam folur Nuk kam probleme të flas për jetën time, qoftë ëdhe atë private sepse kam shumë momente të bukura në të dhe momentet e bukura kam qejf ti ndaj me të gjithë.
A keni një mashkull në krah momentalisht?
E kam një mashkull jo vetëm në krah, por e kam kudo, jam e rrethuar prej tij edhe kur nuk jam pranë tij J
Çfarë dashuron Aulona tek një mashkull?
Dashuroj atë mashkull që më bën ta kam mendjen tek ai 24 orë në 24. Që vetëm kur mendoj për të, të më ndalet fryma dhe zemra të më rrah fort. Një mashkull që arrin të më dhurojë emocione të forta në cdo moment. Ai mashkull që arrin t'i shkaktoj të gjitha keto tek unë, për mua është më i miri. Dhe AI është më i miri! Sa mirë që e kam gjetur J
Keni treguar se dini të bëni gjithçka, ndonjë surprizë në
të ardhmen, ku do tju shikojmë tanimë?

Për momentin jam e fokusuar në te gjitha angazhimet per te cilen folëm ne gjithe kete intervistë. Nëse e ardhmja do të rezervojë ndonjë surprizë në planin profesional, ajo do jetë e tillë edhe për mua


41 comments:

  1. Me pelqeu intervista pervec pjeses ku fole per jurine dhe mund te ishte treguar me e permbajtur me "shakate".Dhe meqe ra fjala,po te kercesh sic duhet nuk te kritikojne aq shume.Sic mund ta kesh pare Flaka Krelanin.

    ReplyDelete
  2. You are so smart and so nice.Btw dont forget to post December's insta so I can see what you have been wearing :) Keep it up!

    ReplyDelete
  3. hahahahahah nder produksionet me te mira shqiptare hahahah serizosht e ke :/ dhe boll the qe bej 100 pun ne dit cdo 3 sek o goc se nuk eshte se i plas shume njeriut per veten tende i ben ...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pse kaq negativitet ketu ??
      hmm...

      Delete
    2. E ka personale mi ti me Aulonen😱😱😱😱. Ti komentoje e zonja komentet, jeni bere ju ushtria adhuruese katunare s'lini rradhe

      Delete
    3. ahahahahahahhah po pra .Jeni ju qytetaret e Babrruse :D ahhaah
      Rrini se late nam ,femra pa lidhje .
      xhelozia eshte e keqe ,e dashur !
      GET A LIFE ASAP !!!

      Delete
    4. gjysem anglisht gjysem shqip kjo tjetra.Edhe iher,e kam jeten perfekt,thjesht them ate qe shof.Ja psh pse nuk e shan njeri dalinen e revistes anabel? se eshte e afte ,organizo shume gjera dhe i ben sh mire.

      Delete
    5. Mos je Dalina ti mi ? hahahahahah nejse ,e rendesishme eshte qe gjithkush te shprehe mendimin e vet ,po gjithsesi nuk mendoj se keto komentet negative jane kaq te pershtatshme .
      N.q.s nuk kupton anglisht ,sorry !!
      Tfala :)

      Delete
  4. NUk ke lene intervist pa i permend ato punet -_- e morem vesh! puna eshte te besh 1 dhe te jesh e shkelqyer jo 7897465478 dhe kot me kot ( spo them qe ti je kot m kot)

    ReplyDelete
    Replies
    1. po dhe po ta thuash so se e ke keq... :P

      Delete

  5. Mua me pelqeu vetem pjesa kur fole per dashurine, pjesa tjeter sic u tha me lart eshte e degjuar e ster degjuar. Te ftoj te kesh pak me sh respekt per profesionet e te tjereve pasi nga eksperienca e di qe kur punon ne tv nuk eshte se te del djersa... sa per dancing juria duhet te kete ndonje personale me ty... Kshu mendon ti edhe ne blog kur ke komente negative. Sa provinciale me duket kjo gje

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kjo mendon qe vetem kjo mund te mendoj dhe komentoj gjera negative per te tjeret, madje tju kushtoj dhe emisione...po per veten e vet si pranon, dhe kur thot se ka problem e ben se ashtu duhet te thote...duhet patjeter qe tken te njejtin mendim me ket njerzit

      Delete
  6. mua sme duket fare negativitet ,me duket te flasesh hapur dhe kohet e fundit ne shqiperi te pakten po flasim hapur...nuk kam ndermend ti them aulones qe ishte intervist e bukur sepse nuk ishte ....10 her e kam lexuar ktu qe aulona punon 28 or ...sa per jurine dhe thumbat me duken komente feminore dhe aspak me kembe ne tok .

    ReplyDelete
  7. Kam shume inat dhe frike njekohesisht te besoj se shqiptaret (meshkuj apo femra qofshin ata qe shkruajne)mund te shprehen kaq negativisht per nje femer qe eshte e realizuar dhe ndjehet mire me ato qe ben,madje i ndan me lexuesit ekperiencat e jetes se saj...Me duken se ju jane veshur syte me ligesi o njereeeeeeez...Ka mjaft menyra per te shprehur mosinteresin tuaj per punet e Aulones:mjafton mos shkruani me dhe kaq,MOS U SHQETESONI NGA ARRITJET E TE TJEREVE SE DEMTONI SHENDETIN TUAJ! Neqoftese arrini te shpreheni ne kete menyre per nje person qe PUNON( une nuk e njoh fare Aulonen,dhe jam shume e paanshme ne ate qe shkruaj) atehere i bie qe juve tju inspiroje me shume respekt nje vajze qe rri gjithe diten me kafe dhe duhan duke vrare kohen e duke pozuar ne lokalet e bllokut,pa bere asgje ne jeten e saj..Pffffff sa te ceketa qe jeni,tru femije!!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. O ti shoqa e revoltuar,nese e lexove me kujdes,i kane shkrujt aulones qe e dine te gjithe cfare ben se e permend pafund ne intervista,dhe thjesht duhet te thote gjera te tjera,dhe mua personalisht me behet qejfi qe eshte vajze punetore.Ti mos ofendo se sna e mat dot kapacitetin mendor me 2 komente.Une personalisht jam ne nje fushe komplet ndryshe te aulones dhe nuk kam cfare zilie te kem pra argumenti jot bie poshte.Edhe ne kafe do ikim,dhe ne pune do ikim,dhe cigare du me pi,dhe ne shkolle jam shkelqyer dhe sja perplas ne turinj te tjereve arritjet e mia se ARRITJET DUKEN VETE,seshte nevoja ti permendesh 1 e 2.Ne teresi,gjithesesi mua Aulona me pelqen.

      Delete
    2. Ti Brown Sugar dukesh sh e paanshme ne ate qe shkruan, te pergezoj. Edhe komenti jot eshte shkruar me fjale neutrale si ligesi, inat, frike, te ceket, tru femije...po po tamam nje njeri me logjike te ftohte te paanshme. Nqse ke ndonje gje per ti thene te zonjes se blogut thuaja, mos u merr ti kthesh pergjigje komentuesve te tjere e t'u ndryshosh mendjen se jo per gje po dhe rrjedhimet logjike i ke shume te dobeta, jo i bie t'iu inspiroje nje vajze qe rri neper kafe etj. Nqse ty te inspiron Aulona, pune per ty...mua nuk me inspiron dhe as nuk me duket ndonje e arritura e madhe. Sic i kane thene dhe me lart arritjet e verteta duken dhe s'ka sh nevoje te permenden (te pakten 4 here ne blog) e ne gjithe intervistat qe jep...

      Delete
    3. Eshte interesante kur fjalet e tua provokojne diskutime...Ne fund te fundit asgje nuk eshte absolute,as ajo qe them une,as ajo qe thoni ju,cdo gje eshte ceshtje kendveshtrimi!! Une shpreh ate qe mendoj dhe ashtu si me duket mua! Rendesi ka qe ky blog eshte kaq aktiv gjithmone,urime Aulona!

      Delete
    4. hahahha ju GOCAT ANONIME QEKENI FIGURAA. HAHAHAH KAM VDEK. SERIOZISHT TANI. EDHE UNE PUNOJ, DAL NGA SHPIA NE 8 TE MENGJESIT DHE KTHEHEM CDO DITE NE 7 TE DARKES MINIMUMIII SE KUR KAM PUNE RRI EDHE SHUME ME VONE. KY ESHTE ORARI IM I PERDITSHEM. edhe une bej nje pune te paguar shume shume mire dhe ne nje vend shume te mire ne nje profesion shume te ndryshem nga ai i gazetares por ama shume i mire. gocat kane te drejte. e pse duhet me u hap b... vallaj me shume simpati krijoj per kto anonimet sepse jane te drejtperdrejta dhe eshte realisht ashtu sic thone ato. brenda komenteve te tyre ska negativitet miii qe ta kuptoni ka objektivitet. edhe boll na etiketuat si negative se ska lidhje. po ta vesh re te gjitha gocat qe komentojne negativisht nuk eshte se mendojne plotesisht keq per Aulonen. Ato gjthm e permendin faktin se eshte nje vajze punetore dhe ezgjuar por per veshjen sja thote hic (SNUK LALI SNUK) STILI GUSTOJA JANE TE LINDURA TE NATYRSHME. Aulona eshte e SAJUAR. ME VJEN KEQ QE TA THEM POR KY ESHTE REALITETI. po thuji mi NIko komanit, au ku di une dikujt qe merr vesh qe te te veshi, dmth te te udhezoje se ska noi gje te keqe. ne Evrope te udhezosh njerezit te vishen eshte profesion me vete. pershendetje TILA (P.s. NUK JAM AS KATUNARE, AS BABRROJSE, AS KURVE ETJ ETJ.) info per kulture demokratike

      Delete
    5. Hahaha bravo te qofte me kete koment.I ke rene pikes ne cdo gje!! Respekte :)

      Delete
    6. ahahha kjo Tila i ka rene pikes :)) Aulona ti mi goce bravo qe perpiqesh dhe qe je e kenaqur me gjerat qe ke arritur por me beso Nuk jane dicka shume e madhe..shume uauuuu... Shumica e te rinjve sot qe si mban babi me lek bejne nga 2 e 3 pune dhe gjejne kohen per familjen shoqerine, dashurine, argetimin dhe madje dhe per femijet. Une nuk them qe puna jote seshte e veshtire dhe ska vlera...Ama ne mendimin tim nuk eshte me e arrira..ti nuk je as gazetare e mirfillte dhe as aq pa komplekse sa hiqesh..Per mua ti hyn tek ata profesionistet medioker...Nuk ke as shume humor apo ironi qe aftesive mesatare tju vishje dicka intriguese..dhe ne ato pak raste qe te kam ndjekur ne emisionet e tua( nuk eshte se nuk kam pare po me ka humbur shume shpejt interesi per ti ndjekur akoma) ti ke perfunduar duke ofenduar dike. Nuk pranon as keshillat as vrejtjet dhe kjo te ul shume pike, dhe te dancing nje here qe te pash perfundove duke bere replike kot. Te gjithe dime te flasim puna eshte ca flasim. Dhe sa per veshjen vlen ajo keshilla qe te konsultohesh me dike se nuk ke pike gusto po fare fare...dhe nuk njeh mire as trupin tend qe te veshesh dicka qe te tregoj bukur. Besa

      Delete
  8. Tek ajo fotografia e pare me te dashurin dhe me ato extensions si lesh dukesh si bullgare

    ReplyDelete
  9. Te te lexosh dhe ndjekesh ty eshte frymezim. Duhet te ishte dhe per te gjitha shurrat qe kohen e kalojne me lloqe neper fejsbuk dhe neper kafe dhe kushedi se cjete bejne qe jane te mbushura me kaq mllef. Une e lexova intervisten me shume deshire dhe ti ke folur per shume gjera atje dhe vetem kur te eshte pyetur per menaxhimin e kohes je pergjigjur per angazhimet e tua. Po normale se te paaftet do te donin qe te te kishin si vetja te thoje qe verdallisem gjithe diten kafeneve. Mua me pelqeu shume pergjigjja qe ke dhene per gazetarine duke qene se jam edhe vete duke ndjekur studimet per gazetari por edhe aty ku ke folur per te dashurin :) Je shume e mire dhe suksse te dancing dje me ke pelqyer shume

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me ta dhene numrin e telefonit tani dhe emrin per tu takuar ,a ma thua dot ne sy fjalen shurre? Mendimet lart jane super te arsyetuara dhe mllefi shprehet me fjale te paarsyetuara ,thjesht sharje.Hajt shnet tashi (po ta kpus nje te share ordinere me mend se nuk e shkruaj dot ngaqe nuk eshte blogu im).

      Delete
    2. respekte mi Anonime. qeke figure hahha. ma jep mua nr e telit se vallaj e kisha pi i kafe mety. hahha. :)) TILa

      Delete
  10. Kush te ka futur ty ne gazetari qe sdi as te shkruash (fejsbuk ) jo me te rrish gjith kohen ne te :P epo sjemi si aulona ne nuk bejme 794639246 pune ,kemi koh dhe per kafe ,,,,:P perderisa ka hapur blog dhe i duket vetja vip do komentojme sa te na doje qefi jo per gje por pas masterit ,punes,larjes se shpis ,fshirjes se pluhurave,,edhe kjjo hyn tek punet e mija njesoj si aulona :P

    ReplyDelete
  11. jan bo nje grup kurvash ktu te ty o aulon qe slen rast pa te share.ngaqe skan ca bejne dhe ulen te kafja lagjes parazitet e te shajne ty.Pupu kulmi i njorances me kto vromset e babrruse

    ReplyDelete
    Replies
    1. ti mi idiote, ne jemi ul perpara kompjuterit ne mes te bllokut ne zyre dhe e kemi rrogen sa 5 fishi i tendes po ik pirdhu mos na e ca shume trapin (tila)

      Delete
    2. aa kush ju ka fut ju ne pun zyre o zot i madh.Ju te pastronit noi hale mire do benit.dhe une nga zyrat e new york city po te shkruaj qe te dhjefsha bllokun ty ,sa mbrapa keni ngel.Hapni syte e ecni perpara o parazitete e kafeve te bllokut

      Delete
    3. O zot ka akoma "injorant" te tille qe nese dikush ka mendim ndryshe nga i veti duhet te tjete : "Kurve, parzit, vreomse, babrruse dhe punojne per te pastruar halet(puna o gjithmon nder na thonin prindrit dhe gjyshrit kur ishim te vegjel po nejse". Kur permend New Yorkun me knaq fare sepse them ka dhe njerez kaq primitiv qe kudo qe jetojne nuk ka dalt e cekic qe i gdhend..qe shofin me te pasme dhe jo me sy e mendje..dhe qe kulturen e kane zerro. Une ketu ne Shqiperi jam ne demokraci dhe kam te drejten e fjales dhe shprehjes se mendimit. Dhe nese un them ate qe mendoj realisht mua sme ben Kurve po ty qe e llogjikon kshu te ben te trashe.Besa

      Delete
  12. Duke pare cfare niveli i ke mbrojteset/adhurueset kuptohet edhe kujt publiku i drejtohesh me veshjet dhe punet e tua dhe nga cili publik pelqehesh e mirekuptohesh. Sa per kete "te kulturuaren" mesiper desha te sqaroj qe nuk ka nevoje te mblidhesh te kafja apo te interneti lagjes per te komentuar, shyqyr ekzistojne gjetje si interneti ne telefon por sic e thashe imagjinata e tyre iu konfirmon edhe njehere nivelin qe kane.

    ReplyDelete
  13. intervista nuk me pelqeu fareee gjera qe edhe ketu neper poste i ke thene dhe sterthene....sa per keto komentet ofenduese ketu lart eshte problematike qe nje blog mode te perfundoje keshtu,,,ndoshta nga ato 1000 pune qe ben duhet ti reduktosh qe ti besh gjerat te sakta,,,ahh dhe nese mendon se cdo llo publiciteti eshte i mir per ty e ke gabim :)

    ReplyDelete
  14. O aulona,beje qe te mos komentojne dot ata qe jane anonime ketu..dmth me duket se e zgjedh si opsion

    ReplyDelete
    Replies
    1. bejua njehere mi Aulona mos flasin dot si anonime e ta shohesh ti kush do shkruaj ketu.Pupu ca injorantesh me lart,sdi ct them,me vjen keq qe shqiptaret kan ngelur ne keto nivele

      Delete
  15. E dashur Aulo(me pelqen te te quaj keshtu ).. Te kam njohur e ndjekur ne momentet kur shfaqeshe ne ''Kafazin e Arte'' e pa e kuptuar te kam pelqyer e admiruar..E shkathet , e zonja,solare e pozitive ne cdo moment..E shfaq ne cdo moment se arsimimi yt ska ngelur thjesht ne nje note apo edhe nje karton te rendomte qe ne e quajme diplome (dhe e dime qe i ke rreshtuar ca :D ).Je e zgjuar e pike! Le te plasin keto shushunja (shurrufulla i thojme ne prej Shkodret) se e gjitha eshte nga zilia.Une te ndjek e te pelqej ,me ato gjerat e vecanta e te thjeshta,te bukura e argetuese qe zgjedh te ndash me ne..Prandaj vazhdo perpara se ke shume persona qe edhe pse te njohin virtualisht, te duan e te ndjekin njesoj sikur te te kishin mike shume te afert! Bashke me Tomin,ti perben nje cift te mrekullueshem,qofte e pafundme dashuria mes jush, sukseset e vitet bashke me njeri -tjetrin! Te perqafoj Sao ! Xoxo

    ReplyDelete
  16. shume e bukur intervista aulona!!! Sukses ne Dancing with the stars!

    The Chic and Cheap Blog
    The Chic and Cheap Blog on Facebook
    The Chic and Cheap Blog on Instagram
    and on Bloglovin



    <a href="http://thechicandcheapblog.blogspot.it/2013/12/my-first-giveaway-win-50-30-coupon-at.html”>Join my giveaway and win 50 $ to shop on Oasap </a>


    ReplyDelete
  17. Hahahahahahaha ktu injoranca ka arritur nivele te tjera...ej o goca po ca pune beni ne bllok mi...po pse mi pak pune keni ne zyre qe merreni me blogun e Aulones...apo sekretare hesapi thuaj...loool Kur mburren me bllokun njeher hahahaha rob me komplekse...lol.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ooo ti goce e di ca pune ka sekretarja ?? kushdo ne nje pune ne zyre mund te gjej kohe per pak lundrim ne internet pervec sekretareve dhe personave qe kan perballje direkte me publikun.Pastaj qe kur qenka puna e sekretares per tu ven ne loje ?? Ca pune benke ti ?? Ajo vajza me siper tha po shkruaj nga blloku sepse ishte nje drejtim fyes ndaj njerezve qe jetojne ne babrru dhe ajo tha ja dhe un qe punoj mes bllokut kam te njejtin mendim..Nuk e kam kuptuar kurre po kurre kete lloja diferencimi he me se copa sekretares, pastrueses, shiteses, prashiteses ...apo babrruse maloke katunare fshatare...kush i perdor eshte shume mendje ngusht dhe ska argumenta per te mbrojtur veten ndaj sulmon ashtu. Une qe t'u pergjigja jam Besa, lind e rrit mes Ali Demit, kam punuar ne bllok e ne zonat me te mira te tiranes. Punoj ne nje zyre te thjeshte komode te qete ,ne nje vend shume popullor ne Tirane, kam nje rroge relativisht te mire, Jam Inxhiniere informatike-programuese, kam nje familje te shendosh, kam nje shoqeri goxha te zgjeruar dhe pershtatem shume mire me te gjithe. Jam lumturisht e lidhur prej jo pak kohesh...Dhe une mendoj ndryshe nga ty ....Tani jam shume kurioze cfare epiteti diskriminues do me vesh ??

      Delete
  18. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Woooww... Dmth... woooww... Jam pa fjale!!!
      Sinqerisht me vjen shume keq qe shoqeria shqiptare, FEMRAT SHQIPTARE, kane arritur ne kete pike... Jetojme ne nje kohe qe cdo dite ne media propagandohet fuqishem per femrat dhe rolin e tyre ne shoqeri, per lartesimin e figures se tyre etc etc, por hmmm... Per cilat femrat? Per ato qe vetem ciltersia, edukata, dashamirsia, feminiliteti nuk i karakterizon... Vajza/gra/zonja te dashura me gjithe respektin per mendimin tuaj mendoj se mund te tregoheni minimumi me te qyteteruara ne menyren se si shprehni mendimin tuaj negativ, vrerin dhe inatin apo ziline qe keni ose jo ndaj dickaje... Fjalori yne per fatin tone te mire eshte i pasur me shume fjale te tjera te qyteteruara qe ju te dashura ti perdorni ato sepse supozohet qe jeni te atij rangu...!!! Pa dashur te ofendoj askend por vetem qytetari, fisnikeri dhe mbi te gjitha "nene" nuk mund te fantazoj apo me mire te quaj nje vajze/grua apo zonje qe ka nje fjalor si ai qe eshte perdorur me lart!! Madje me tremb ideja qe neser "mesuesja" e femijes tim mund te jete ndonje nga ato mesueset me 5,6,7 mastera qe u permenden ketu..
      Nuk dua te diskutoj aspak per ate qe Aulona percjell ketu sepse gjithsecili prej nesh e kupton ate si te doj, e percepton ate si te doj ne baz te atij kapaciteti qe ka dhe nga kjo e fundit behet edhe qarte dallimi per nivelin e gjithsecilit qe komenton ketu!!! Nese nuk ju pelqen dicka dhe ju vazhdoni ta ndiqni ate, te harxhoni kohen tuaj te shtrenjte pas dickaje qe nuk ju pelqen (qe une nuk mund ta perceptoj se si kohen time ta coj dem me dicka qe sme pelqen, qe ka shume gjasa te me beje me dhimbje koke) ath te pakten zgjidhni fjalet e duhura per ta thene ate! Femra te dashura reflektoni qytetari dhe tregoni ate qe natyra na e ka dhuruar per fatin tone te mire "feminilitetin dhe ciltersine"...

      Delete