Saturday, December 21, 2013

"Grand Gala" ne kushte zyre...:P


Ne dilemen e madhe nese duhet ta realizoja, apo jo, kete post me fotot e shkreputa me celular dhe me cilesi jo shume te mira, vendosa qe po "let's do it" :P Ne fund te fundit ashtu sic e kam nisur kete blog, si nje ditar te jetes time te perditshme, pa shume "lajle lule" e pa shume "lukse", duke pozuar edhe ne mes te plehrave e ne vende jo shume te bukura per syrin, sepse ky eshte realiteti i vendit ku une jetoj, por me deshiren e mire per te mbledhur ne kete "shtepi" time online te gjithe ata miq qe kane qejf te jene pjese e saj, por dhe ata "armiq" qe e kane pare kete blog si nje vend per katharsis, per t'u shfryre e per te pastruar shpirtin :P, vendosa qe postin ta realizoj edhe pse me foto jo shume cilesore.
Diten e enjte ne mbremje Top Channel organizonte ate qe tashme eshte kthyer ne nje tradite, "Galane" e pervitshme e cila eshte e ndertuar shume bukur ne formen e nje spektakli artistik e argetues me shume te ftuar, por mbi te gjitha me nje mision shume human, si nje mbremje bamiresie ne ndihme te familjeve te ngujuara nga gjakmarrja. Nje mbremje shume e bukur, te cilen ju do te keni mundesi ta ndiqni ne daten 1 Janar ne mbremje, date kur do te transmetohet nga erkani i Top Channel. 
Qe ne momentin kur mua dhe Fatmes na erdhi ftesa per te qene pjese e Galase, na kapi paniku i madh: "Mbremje Gala? Obobo cfare do te veshim!" Te them te drejten nuk eshte se ne garderoben time gjen fustane per mbremje Gala, keshtu qe mendimi i pare ishte te dilnim e te blinim dicka. Por edhe kjo pjese nuk ishte aq e lehte sepse koha e kufizuar, vetem dy dite dhe mbi te gjitha vendet e kufizuara ku mund te gjesh veshje te tilla na e benin edhe me te veshtire zgjedhjen. Per fatin tim te mire, mikes time te mencur shume Fatmes :P i erdhi nje ide "gjeniale": "Ami Events" vendi ideal ku mund te gjenim ate qe kerkonim. Dhe ashtu ndodhi. Stresi nga frika se mos nuk gjenim fustanet e duhura, u shnderrua ne nje tjeter stres, ai i pamundesise per te zgjedhur mes shume fustaneve qe kishte tek "Ami Events". Gjithsesi ne fund, pas shume fustanesh qe u pane, te gjate, te mesem e te shkurter, me ngjyra, te bardhe e te zinj, me xixa e temina dhe fare te thjeshte, zgjedhja ime ishte fustani qe shikoni ne fotot me poshte. Ne fakt ai ishte fustani i pare qe me mbeten syte dhe qe kapa me dore qe ne fillim dhe, edhe pse me pas pashe shume te tjere ne fund ju riktheva "dashurise se pare". Dhe mendoj se bera mire sepse fustani, se bashku me modelin e flokeve qe Jetmira Dushi e ka gjithmone ne sintoni me veshjen dhe vendin ku jam e ftuar, me ben te ndihem mjaft mire dhe komode ne kete mbremje Gala, te cilen u perpoqa ta respektoja sic duhej. Ne fund, pavarsisht faktit qe deri ne oren 8 isha ne pune duke mbyllur gazeten dhe u detyrova qe te lyhesha e te vishesha ne zyre pa pasur mundesi te kthehesha ne shtepi, pavarsisht faktit qe nje pjese te madhe te dites e kisha kaluar ne prova per kercimin e radhes dhe me xhirime per Dancing, e mbi te gjitha pavarsisht faktit qe isha me grip, mbremja kaloi bukur :)
Ju kerkoj edhe nje here ndjese per fotot por jane realizuar ne kushte zyre dhe banjoje :( hahahahahahaha :P

17 comments:

  1. Uaa e dua dhe une nje zyre te tillel :P :( shume i bukur fustani dhe te shkon shume!

    ReplyDelete
  2. yll yll yll :D XH. :)

    ReplyDelete
  3. Pavarsisht cilesise se fotovo fotografite jane shume te bukura. Fustani te shkon shume (do thoja te tregon shume mire, po me trupin qe ke ti cdo veshje ri shume mire) dhe e dija qe kjo kishte qene zgjedhja jote kur pashe nje fotografi qe kishte postuar Fatma. Mendohe njehere ti presesh floket e shkurtra, te shkojne shume :)

    ReplyDelete
  4. Je shuuum e bkr si gjithmone... te pash ate dite qe more fustanin ,1 dite para xhirimeve mos gaboj, dukeshe super e bukur. Te xshendes e te uroj cdo te mire . Mila

    ReplyDelete
  5. Fustani qenka shume i bukur por ti qene bere e mrekullueshme. Keto floket te shkojne shume dhe je bere shume e bukur

    ReplyDelete
  6. O aulon a ke ndermend te postosh me?

    ReplyDelete
  7. dhe thua pastaj bej 100 pune. Kshu i bejm te gjithe ne, as te Nitro as ktu asgje :S

    ReplyDelete
  8. Sinqerisht shpresoj qe te kete nje arsye pozitive pse nuk ke postuar dhe qe gjithcka te shkoje mire

    ReplyDelete
  9. Nuk arrita te te shoh gjekundi ne tv me kete veshje, ama ne kushte zyre duket cdo gje super (make up-floket-fustani).
    Te pershendes dhe te uroj nje vit plot ngjyra !!

    ReplyDelete
  10. mbylle fare blokun nese sdo postosh ose na bej nej lajmerim

    ReplyDelete
  11. Dicka e madhe po vjen...
    LoL :D Se pse mu kujtua ky slogani i Teg-ut.. Nejse, DWS perfundoi keshtuqe ne blog jemi duke te pritur taniii :D Kurse per Thumbin me duket se vlen vertet ai slogani i lartpermenduar ;) Dicka na ka thene Fatma ne nje nga postimet e saja ne fb ;)
    We are waiting... :)

    ReplyDelete
  12. Aulona ti e perdore blogun per ti bere publicitet vetes dhe ja dole por me c shoh nnuk eshte se po i mungon njeriu dhe pse nuk shkruake me;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mesa duket, ty te pares qe ke kontrolluar blogun tim aq sa per te ndjere mungesen, madje ke marre dhe mundimin dhe ke shkruar, te kam munguar ;) E ku ka me bukur :D

      Delete
  13. Aulona ti e perdore blogun per ti bere publicitet vetes dhe ja dole por me c shoh nnuk eshte se po i mungon njeriu dhe pse nuk shkruake me;)

    ReplyDelete