Ne dilemen e madhe nese duhet ta realizoja, apo jo, kete post me fotot e shkreputa me celular dhe me cilesi jo shume te mira, vendosa qe po "let's do it" :P Ne fund te fundit ashtu sic e kam nisur kete blog, si nje ditar te jetes time te perditshme, pa shume "lajle lule" e pa shume "lukse", duke pozuar edhe ne mes te plehrave e ne vende jo shume te bukura per syrin, sepse ky eshte realiteti i vendit ku une jetoj, por me deshiren e mire per te mbledhur ne kete "shtepi" time online te gjithe ata miq qe kane qejf te jene pjese e saj, por dhe ata "armiq" qe e kane pare kete blog si nje vend per katharsis, per t'u shfryre e per te pastruar shpirtin :P, vendosa qe postin ta realizoj edhe pse me foto jo shume cilesore.
Diten e enjte ne mbremje Top Channel organizonte ate qe tashme eshte kthyer ne nje tradite, "Galane" e pervitshme e cila eshte e ndertuar shume bukur ne formen e nje spektakli artistik e argetues me shume te ftuar, por mbi te gjitha me nje mision shume human, si nje mbremje bamiresie ne ndihme te familjeve te ngujuara nga gjakmarrja. Nje mbremje shume e bukur, te cilen ju do te keni mundesi ta ndiqni ne daten 1 Janar ne mbremje, date kur do te transmetohet nga erkani i Top Channel.
Qe ne momentin kur mua dhe Fatmes na erdhi ftesa per te qene pjese e Galase, na kapi paniku i madh: "Mbremje Gala? Obobo cfare do te veshim!" Te them te drejten nuk eshte se ne garderoben time gjen fustane per mbremje Gala, keshtu qe mendimi i pare ishte te dilnim e te blinim dicka. Por edhe kjo pjese nuk ishte aq e lehte sepse koha e kufizuar, vetem dy dite dhe mbi te gjitha vendet e kufizuara ku mund te gjesh veshje te tilla na e benin edhe me te veshtire zgjedhjen. Per fatin tim te mire, mikes time te mencur shume Fatmes :P i erdhi nje ide "gjeniale": "Ami Events" vendi ideal ku mund te gjenim ate qe kerkonim. Dhe ashtu ndodhi. Stresi nga frika se mos nuk gjenim fustanet e duhura, u shnderrua ne nje tjeter stres, ai i pamundesise per te zgjedhur mes shume fustaneve qe kishte tek "Ami Events". Gjithsesi ne fund, pas shume fustanesh qe u pane, te gjate, te mesem e te shkurter, me ngjyra, te bardhe e te zinj, me xixa e temina dhe fare te thjeshte, zgjedhja ime ishte fustani qe shikoni ne fotot me poshte. Ne fakt ai ishte fustani i pare qe me mbeten syte dhe qe kapa me dore qe ne fillim dhe, edhe pse me pas pashe shume te tjere ne fund ju riktheva "dashurise se pare". Dhe mendoj se bera mire sepse fustani, se bashku me modelin e flokeve qe Jetmira Dushi e ka gjithmone ne sintoni me veshjen dhe vendin ku jam e ftuar, me ben te ndihem mjaft mire dhe komode ne kete mbremje Gala, te cilen u perpoqa ta respektoja sic duhej. Ne fund, pavarsisht faktit qe deri ne oren 8 isha ne pune duke mbyllur gazeten dhe u detyrova qe te lyhesha e te vishesha ne zyre pa pasur mundesi te kthehesha ne shtepi, pavarsisht faktit qe nje pjese te madhe te dites e kisha kaluar ne prova per kercimin e radhes dhe me xhirime per Dancing, e mbi te gjitha pavarsisht faktit qe isha me grip, mbremja kaloi bukur :)
Ju kerkoj edhe nje here ndjese per fotot por jane realizuar ne kushte zyre dhe banjoje :( hahahahahahaha :P