Thursday, June 13, 2013

Mbyllur!


Me ne fund erdhi dita e shumepritur, po nisem per pushimeeeee! Mbingarkesa qe kam patur kete jave, duke u perpjekur te lija sa me shume pune gati edhe per periudhen kur une nuk do te jem, me ka detyruar te hiqja dore nga blogu, sepse realisht e kisha te pamundur. Deshira ime e madhe eshte qe te postoj edhe andej ku do jem,por nuk e di sa do i kem kushtet per ta bere kete! Nese jo, atehere bashke do te shihemi pas 15 ditesh! Uroj mos te me harroni dhe t'ju marre malli per mua! :P Per ato qe do i marre malli vertet, e dini ku te me gjeni, keni "Thumb"-in ;)

Monday, June 10, 2013

Nje nuse ne Top Fest...:P


Kete fundjave ne kryeqytet u mbajt nje nder eventet me te rendesishem te muzikes shqiptare "Top Fest 10". Sic eshte bere tradite tashme prej vitesh, perpara nisjes se spektaklit, gjithe te futarit kalojne me pare ne "Tapetin e Kuq", tapet te cilin paten fatin ta preknin edhe kembet e mia :P Zakonisht kur merr ftesa te tilla per te qene pjese e eventeve te rendesishme, momenti i pare eshte shume kenaqesi qe edhe ti je nje nder te ftuarit e rendesishem. Vetem nje minute me vone, fillon pjesa e panikut: "cfare do te vesh". Kjo me ndodhi edhe mua, shto dhe gjithe stresin e javes qe lame pas si pasoje e punes se shumte dhe e nje detyre te rendesishme qe kam per te dorezuar sot, ne nje moment mendova mos te shkoja fare. Por nuk e bera. Sa i perket veshjes, pak a shume e kisha te qarte ne mendjen time si e doja, nje fustan te gjate, te derdhur, po te ishte i bardhe akoma edhe me mire. Dhe fiks ashtu e gjeta! Per te mos u dukur si nusja e mbremjes :P dhe per ta thyer pak elegancen e fustanit, vendosa nje rrip lekure ne mes qe per mendimin tim e beri fustanin te duket edhe me i vecante. Per fat te keq, ate mbremje aparati im i dashur pati disa probleme teknike dhe fotot nuk jane aspak cilsore, sepse jane te bera me celular, por do te me vinte shume keq po te mos beja nje post ne lidhje me kete event, keshtu qe me mire foto me cilesi te keqe sesa ASIGJOOOO :P
Do kisha dashur te shkruaja me gjate dhe te pershkruaja me detaje gjithe mbremjen, pare nga kendveshtrimi im, por per tre ore duhet te dorezoj nje detyre te rendesishme sicc ju thashe dhe me duhet te merre ende me te. Gjithashtu, kjo jave parashikohet te jete nje ferr i veretete per shkak te gjithe puneve qe duhet te mbyll, meqe te premten me ne fund nisem me pushime, keshtu qe nuk e di sa do ja dal te postoj serish :(  Por nje gje eshte e sigurte, kur te kthehem nga pushimet do t'ju bombardoj me postime dhe fotoooo :P

P.S: Suksese Samantes per fitoren e Top Fest. Nje balade shume e bukur...















Friday, June 7, 2013

Muaji Maj ne Instagram

Mos jemi gje ne qershor ne? Mos valle une duhet prej nje jave te kisha bere nje post qe do te quhej "Muaji Maj" ne Instagram? Hmmm, me duket se po! :P Por nuk ka problem edhe pse jemi nje jave me vonese, sepse sic thote edhe ajo fjale e urte popullore "me mire vone se sa kurre". Dhe kjo shprehje ka qene kryefjala e muajit maj, i cili nisi me temperatura mbi 30 grade, qe na "detyruan" te shkonim cdo fundjave ne plazh dhe perfundoi me temperatura nen 20 grade dhe shi pa fund, qe na "detyroi" te mbylleshim fundjavave ne shtepi. Pjesen tjeter te ngjarjeve, episodeve dhe njerezve interesant te muajit Maj, e gjeni te permbledhur me poshte. Faleminderit qe me ndiqni! :)

Nje prej "arratisjeve" te zakonshme te dashurise gjate fundjaves, me diellin tim personal qe e kam gjithmone me vete, edhe kur jashte bie shi :)

Nje nder momentet me intersant te muajit ka qene dasma e mikeshes time, per te cilen kam shkruar edhe nje post. Nje dasem shume e bukur buzedetit, si ne per filma :P

 Meqe pa ardhur akoma mire vera po shohim shume te tilla neper rruge, pranojeni kete keshille te vogel prej meje... Ne radhe te pare eshte per te miren tuaj...:)

Zakonisht pushimet pese minuteshe ne zyre, shoqerohen me disa foto te shpejta vetes. Nga 100 shkrepje, kuptohet qe nje e hajrit do te dale :P

Na erdhi dita edhe ne te na vijne fansat ne radio, per te na takuar...:P Faleminderit Kevin per surprizen :)

Kenga shqiptare e muajit per mua. Sa e degjova per here te pare me ngeli fiksim. Elvana dhe Kresha nje bashkepunimi i "frikshem"...

Dhalle dhe provime....Provimet nuk kishin te sosur edhe gjate Majit dhe meqe kur kam provime mendja me rri vetem te ushqimi prej stresit, gjeta zgjidhjen...embelsirat i zevendosova me dhalle :D

Underwater love...Nje nder fotot e mia te preferuara :)

Te dashur shikues, ju falenderojme qe keni ndjekur serialin "Lufta e pjatave". Ju ftojme te na ndiqni ne episodet e radhes, ku lufta do te jete po kaq e ashper...:D

Meqe nga mesi i muajit dielli ja la vendin shiut, ne pamundesi per te bere foto te reja ne plazh, nxorra nga arkiva ato te vjetrat. Corfuz, 2011

Ne ka nje ushqim qe dashuroj me shume kete periudhe, eshte receli i mamit tim duararte :)

Mbas kaq vite me floke te virgjer, vendosa ti "rizhvirgjeroj"...se eshte dhe moda jo per gje, te "virgjerohesh" dhe "zhvirgjerohesh" disa here gjate jetes...:DD:PP


Nje interviste shume interesante ne "Thumb" me Bjordin, i cili eshte burreruar goxha :P

Nje nder te paktat gjera qe me pelqen te shoh ne tv keto kohe...;)

Dileme e madhe...ke te marr e ke te le, naten gjumi nuk me ze :D 

Kete muaj isha dhe une pjese e revistes "Psikologjia", me nje teme qe e kam shume perzemer: Buzeqeshja :)

E kisha shtyre per shume jave kete momentin e nderrimit te rrobave te dimrit me ato te veres, me ne fund e bera zemren gur dhe i rregullova...Edhe pse nuk u be java dhe motra i beri serish lemsh nga e para...:/:/

E ftuar ne "Big Brother Fan Club"

Nje enderr qe po behet realitet pak nga pak, pulpa muskuloze...:D  I dashuroj pulpat me muskuj!

Nepse te oreve te vona...mekate te embla dhe shume te demshme, ashtu sic vetem embelsirat dine te jene...

"Girl giving blow jobs for Louboutins..." Ehhh sa emra me vijne ne mendje duke degjuar kete kengen...Nejse. per mua eshte e preferuara e muajit!

Wednesday, June 5, 2013

Rrok me ngjyra!



E kam lavderuar aq shume partnerin tim keto kohe qe m'i ben shume mire fotot per ne blog, qe ja kaluar gjithe "fotografeve" te tjere "personal" qe une kam (ku futen, mami, motra, Fatma dhe Edi shoqja ime e ngushte), saqe me duket se e mora mesysh. Ose ai mori mesysh veten dhe i mori koka ere... tani kujton se eshte fotograf profesionist dhe nuk mjaftohet me qe thjesht te me bej mua foto, por do te bej art me fotot :D Keshtu me ndodhi per fotot e ketij posti, ne te cilat ne vend qe te isha une epiqendra, ne fakt ishte qielli qe reflektohej tek xhami i deres se madhe para se ciles une po pozoja. Aq shume i kishte pelqyer ai reflektim partnerit tim, saqe te gjitha fotot i ka shkrepur duke u kujdesur qe qielli te dilte ne fotografi, pak rendesi ka se si dilte subjekti tjeter i fotos, qe isha une. Prandaj nga 40 fotot qe kishte shkrepur vetem keto  ishin ne gjendjen e duhur :P Une tani po pres diten kur ai te vije dhe te me thote, "zemer do t'i le te gjitha, do te behem fotograf". Ose (dhe kjo ka me shume gjasa te ndodhe) pasi te lexoje kete post te vije dhe te me thote: "zemer, thuaj lamtumire nje here e pergjithmone fotove te bera nga dockat e mia (te medhaaaaja)). Nderkohe qe une pres me zemer te ngrire verdiktin final qe do te dale nga goja e tij, ju them qe posti i sotem me pelqen sepse me jep imazhin e rokut qe mua me pelqen. Zakonisht nuk jam nje natyre rrok, as ne stil, as ne sjellje, muzika rrok s'me ka pelqyer kurre.Veshjet e zeza nga koka te kembet qe karakterizojne zakonisht stilin rrok, me duken shume te zymta, por nga ana tjeter kam shume qejf veshjet e lekures, te cilat per mua mbajne vendin e pare ne hit parade-in e veshjeve seksi. Prandaj une vendosa te bej nje veshje rrok me ngjyra, duke miksuar copen time te preferuar te te gjitha koherave (qe eshte lekura) me ngjyren time te preferuar te momentit (qe eshte e verdha). Rezultati eshte ky qe shikoni ne foto. U mundova shume te gjeje nje lidhje mes veshjes time rrok dhe qiellit romantik te te dashurit, por nuk ja dola dot. Nese ju keni ndonje ide dhe gjeni ndonje lidhje, jeni te mirepritura ta shprehni lirshem :P