Wednesday, June 5, 2013

Rrok me ngjyra!



E kam lavderuar aq shume partnerin tim keto kohe qe m'i ben shume mire fotot per ne blog, qe ja kaluar gjithe "fotografeve" te tjere "personal" qe une kam (ku futen, mami, motra, Fatma dhe Edi shoqja ime e ngushte), saqe me duket se e mora mesysh. Ose ai mori mesysh veten dhe i mori koka ere... tani kujton se eshte fotograf profesionist dhe nuk mjaftohet me qe thjesht te me bej mua foto, por do te bej art me fotot :D Keshtu me ndodhi per fotot e ketij posti, ne te cilat ne vend qe te isha une epiqendra, ne fakt ishte qielli qe reflektohej tek xhami i deres se madhe para se ciles une po pozoja. Aq shume i kishte pelqyer ai reflektim partnerit tim, saqe te gjitha fotot i ka shkrepur duke u kujdesur qe qielli te dilte ne fotografi, pak rendesi ka se si dilte subjekti tjeter i fotos, qe isha une. Prandaj nga 40 fotot qe kishte shkrepur vetem keto  ishin ne gjendjen e duhur :P Une tani po pres diten kur ai te vije dhe te me thote, "zemer do t'i le te gjitha, do te behem fotograf". Ose (dhe kjo ka me shume gjasa te ndodhe) pasi te lexoje kete post te vije dhe te me thote: "zemer, thuaj lamtumire nje here e pergjithmone fotove te bera nga dockat e mia (te medhaaaaja)). Nderkohe qe une pres me zemer te ngrire verdiktin final qe do te dale nga goja e tij, ju them qe posti i sotem me pelqen sepse me jep imazhin e rokut qe mua me pelqen. Zakonisht nuk jam nje natyre rrok, as ne stil, as ne sjellje, muzika rrok s'me ka pelqyer kurre.Veshjet e zeza nga koka te kembet qe karakterizojne zakonisht stilin rrok, me duken shume te zymta, por nga ana tjeter kam shume qejf veshjet e lekures, te cilat per mua mbajne vendin e pare ne hit parade-in e veshjeve seksi. Prandaj une vendosa te bej nje veshje rrok me ngjyra, duke miksuar copen time te preferuar te te gjitha koherave (qe eshte lekura) me ngjyren time te preferuar te momentit (qe eshte e verdha). Rezultati eshte ky qe shikoni ne foto. U mundova shume te gjeje nje lidhje mes veshjes time rrok dhe qiellit romantik te te dashurit, por nuk ja dola dot. Nese ju keni ndonje ide dhe gjeni ndonje lidhje, jeni te mirepritura ta shprehni lirshem :P






13 comments:

  1. aulona nuk thua shyqyr qe ka nerva te merret me shkrepje, se jane disa qe varin turinjte vetem kur shofin aparatin :D
    p.s mos harro muajin maj ne insta :)))
    u rock girl!!!

    ReplyDelete
  2. Eh moj aulona nuk I ve faj te dashurit tend ;) qielli me te ver8 qe ka dale shume bukur. Me pelqen kjo veshja dhe fotot jabe me te ver8 artistike.

    ReplyDelete
  3. hahahah you are funny... i imi e mban shtypur butonin pa pushim per nja 10-15 foto dhe pastaj thote, zgjidh ke te duash... dhe a e di se sa ndryshe jane nga njera tjetra?? - fare fare pervecse buzeve dhe syte gjysem mbyllur.

    na nxore jashte teme me kete post... me pelqen kombinimi

    ReplyDelete
  4. Me vjen keq por mua sme pelqen fare shija jote. Se di ku I gjen kto veshje. Sinqerisht me vjen inat dhe keq sepse ti ne emisionin thumb ke plot veshje te denja per nje blog mode jo si keto. Ato sandalet jane skandal-te isha ne vendin tend do I zhdukja nga garderoba dhe pastaj ajo varsja. A po t mos ishte ajo varsja sa mir do dukeshe,jo per gje po s eshte fare e bukur. Ndoshta e kane fajin dhe fotot por ti ke nje trup te papare qe te lejon te veshesh gjithcka. Pse kshu aulona? ??? Kam pare poste fantastike ndersa ky I sotmi tmerr. Madje dhe puna jote eshte nje pune eenderruar nga te gjith besoj se ta lejon te blesh nje aparat profesional. Ose t pakten zgjidh vende me te pershtatshme.dhe ky tualeti... sarrij ta kuptoj pse kaq te kuqe buzet ne mes te dites :/ shpresoj te kete postime me te mira se kaq sps mr te vertete linte per te deshiruar.
    Me fal per shkrimin e gjate dhe shpresoj qe te jem treguar e prere sigurisht dhe e sjellshme pa te cenuar ty. Nqs kam thene dicka qe te ka shqetesuar atehere prano faljen time. Njs ky eshte vetem mendimi im. Pres postime nga ato perfektet ashtu sic di ti ne te ardhmen. Gjithsesi te inkurajoj sps nuk eshte e lehte te menaxhosh nje blog dhe te kenaqesh te gjithe-e pamundur! Kalofsh mire dhe shpresoj ti marresh parasysh keshillat. Meggi

    ReplyDelete
  5. Do te them vetem nje gje dhe nuk do te zgjatem me shume, sepse s'mund te diskutoj shijet. Ato Sandalet aq te tmerrshme qe ti me keshillon ti hedh, jane D&G, nder te paktat gjera firmato qe une kam ne garderobe, jane blere shuuuume shtrenjte (mi ka bere dhurate nje mikesha ime shume e mire, sepse po te kishte qene per mua nuk besoj se do ti kisha marre aq shtrenjte) dhe kushdo qe i ka pare deri me sot m'i ka komplimentuar dhe pelqyer shume. Ti nuk i pelqen. Ok, eshte shija jote, por te thuash jane skandaloze, kjo ke te vertet me le me gojen hapur. E sa per buzekuqin, me vjen keq te te zhgenjej, po fotot jane bere ekzaktesisht ne oren 8 te darkes, perpara se te shkoja ne kinema. Keshtu qe dhe ketu ja ke futur pak fare kot :) Apo thuaj, pse i leve buzet e kuqe ti ne kinema do shkosh dhe atje eshte erresire :P Gjithsesi une te falenderoj qe me ke shkruar dhe qe me ndjek ne punen qe bej. I vleresoj vertet sidomos komentet e gjata, sepse tregojne qe ke marre kohe nga koha jote per te me shkruar mua :) Te pershendes!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aulona per te disaten here te degjoj te mbrosh rrobat e tua duke perdorur si argument marken, cmimin e tyre dhe vendin ku jane blere. Me fal por kjo me duket shume e ceket nga ana jote duke menduar sesa mire ne pergjithesi ti i argumenton mendimet e tua. Mua me pelqejne sandalet, ne fakt me pelqejne shume por kjo s'ka lidhje me faktin nese jane apo jo Dolce. Kam pare gjera te tmerrshme D&G, Cavalli, Armani, Gaultier etj. Gjera qe pavaresisht cmimit te kripur dhe emrit nuk do t'i blija kurre, ashtu sic kam pare edhe gjera te bukura te tregu cam:). Kete te fundit e thashe per te bere krahasimin sa me te forte por besoj se ti me kupton drejt se ku dua te dal, se ne vuajme njecik te veshim ndonje gje "firmato" (sic i quajme) sidomos ato Armanit e ngushta me jake V ku EA eshte gjithe dizenjo e veshjes dhe sa me madhe aq me mire:PPPPP

      Delete
    2. Nderkohe po te them qe ja ke futur pak kot, sepse eshte thjesht hera e dyte kur e bej kete gje dhe ne te dyja rastet e kam bere kur komenti ka qene: "eshte cante, apo sandale skandaloze hidhi ne plehra". Nese do ti kisha blere te tregu cam sic thua ti, edhe mund ti kisha hedhur ne plehra, por nese jane blere shtrenjte, atehere me vjen keq po nuk e kam luksin t'i hedh ne plehra. Kjo eshte ajo qe kam dashur te them kur kam permendur firmen e sandaleve. Dhe per te vertetuar qe nuk jam fare nga ato qe mburren me firma kam thene edhe qe i kam dhurate nga nje shoqe, sepse te ishte per mua nuk do ti kisha blere, sepse nuk jam aq e pasur sa te blej emra te medhenj te modes. Edhe rastet kur kam permendur ndonje emer marke, kane qene ne komenet, si pergjigje ndaj ndonje komentuese. Nese ti me gjen ndonje post ku une gjoja mburrem per firma, atehere do te te kekroj falje publikisht! ;)Por kam pershtypjen qe do gjesh te kunderten, sepse nje nder gjerat qe urrej me shume ne kete bote eshte mburrja per firmat qe vesh :)

      Delete
    3. Ndersa une mendoj qe ti nuk po me kupton. Une nuk hedh ne plehra rroba vetem sepse nuk i pelqejne njerezve te tjere aq me pak atyre virtuale edhe sikur t'i kem blere te camet apo te gabi. Pra per mua pak rendesi ka vlera monetare e veshjes, boll qe mua me pelqen dhe kaq. Besoj qe e njejta gje vlen edhe per ty dhe per kedo. Prandaj nese dikush me thote: "uaaaa sa te shpifura sandalet, hidhi ne plehra. Yne personalisht nuk do i thoja: "uaaaa pse t'i hedh une i kam Dolce dhe jane blere sh shtrenjte". Me fal por per mua ky nuk eshte kunderargument i mencur!

      Delete
  6. Hahahaha cfare thote kjo komentusja me siper hidhi sandalet?aman o aulona po i hodhe hajde hidhi te koshi im i plerave se une rash ne dashuri me ato sandalet.qenkan fantazi.me pelqen shum dhe pjesa tjeter e veshjes,i ke kombinuar bukur

    ReplyDelete
  7. Hahahahaha komplimenta te dyve,edhe ty edhe fotografit qe po ja merr doren goxha kesaj pune ;)
    M.

    ReplyDelete
  8. Me pelqen shume veshja e sotme. Kombinimi verdhe me te zi duket shume i paster dhe ato cka ke veshur jane rinore dhe te pershtatshme per ty. Je me fat qe ke fotograf me shije artistike :)

    ReplyDelete
  9. Aulon seksi fare me kete veshjen. Une e kam shume qejf lekuren per vete, me pelqen dhe kombinimi qe ke bere me ngjyren e verdhe dhe prerjen e bluzes. Shume nice

    ReplyDelete
  10. Makes me wanna sing the song "Black and yellow, black and yellow"
    I love yellow, dhe ty te shkoka. Komplimenta fotografit, mos ia trego te gjitha keto komentet ketu se do filloje t'i pelqeje me shume vetja... lol Ne fakt besoj se dhe ti ndihesh me e lirshme kur te fotografon ai, apo jo? :)

    ReplyDelete