Sunday, June 2, 2013

In love with a cowboy...:D


...ne fakt jo tamam tamam me nje cowboy, por me "kaubojset", ose per te qene edhe me te sakte me pantallonat "kaubojs".Do pyesni ju, cfare tamam kam ne mendje kur them "pantallona kaubojs"? Po ja, ato pantallonat e ngushta siper, qe vijne te gjera poshte. Ju mund te vazhdoni me pyetjet, perse e quaj kete lloj prerje "pantallona kaubojs"? Une ju them se nuk e kam fare idene, keshtu qe beni mire t'i ndaloni pyetjet ketu :P Ama nje gje e di me siguri, qe kete prerje pantallonash une e dua shume. Nuk ka rendesi nese vijne shume te gjera poshte, ose me pak te gjera, e rendesishme eshte te mos jene te ngushta. Ne fakt nje post ne lidhje me kete prerje pantallonash kam kohe qe dua ta bej, frymezuar edhe nga disa komente te here pas hershme ketu ne blog. Kam vene re qe ne shume raste, prerja e pantallonave qe kam patur ne disa poste, sidomos ate qe nuk kane qene "skinny jeans", jane shoqeruar me komentet: "me mire po te kishin qene pantallonat e ngushta, ose skinny". Me duket se ne Shqiperi femrat jane fiksuar me kete modelin skinny, te cilin per fat te keq e veshin edhe ato qe nuk e kane trupin per te mbajtur veshur nje prerje te tille. Mua padyshim me pelqejne xhinset, apo cdo lloj pantalloni i ngushte, ama po me aq qejf kam edhe modelet e tjera te pantallonave, duke filluar nga boyfriend jeans, per te perfunduar te "kaubojset" e famshme. Nuk e di pse eshte ky fiksimi masiv per pantallonat e ngushta? Madje ndonjehere jane aq te ngushta, saqe bashke me kopsen e tyre eshte gati te shpertheje edhe celultiti qe ka arritur te dale edhe siper "skinny jeans". Mua per vete me pelqejne shume pantallonat e gjera, kudo qofshin ato te gjera, si ne pjesen poshte, ashtu edhe lart, ato pantallonat qe duket sikur jane nje numer me i madh, qe rrine pak te lirshem, por qe ty te bejne te ndihesh aq rehat, sidomos ne disa dite "speciale" per ne vajzat, ku gjeja e fundit qe do te doja, eshte te kisha gjera te ngjitura pas trupit...Si ne rastin e ketyre fotove!

6 comments:

  1. Sa bukur qe dukesh Aulon. E thjesht dhe shume e kendshme. Une jam nje nder ato njerez qe i ka inat pantallonat skinny dhe pelqej shume ato te gjera poshte ose sic shkruan ti kauboj. Me pelqeu ky post. Te pershendet nje fanse e jotja prej kohesh

    ReplyDelete
  2. Super! Dukesh shume bukur e te shkojne shume. Me pelqejne shume pantallonat 'kaubojs' me kepuve/sandale me taka se u del ne pah prerja e tyre e bukur. Buzekuqi te shkon shume e floket keto kohe i ke shume bukur :)

    P.S. Nuk ke ftohte? Une skam mundur te dal pa xhakete keto dite e jo te mendoj te vesh sandale
    brrrrrrrr

    ReplyDelete
  3. Nuk me pelqejne pantallonat e gjera,s'e di pse.Madje po shihja ne Instagram Jonida Maliqin me nje pale xhinse shuuuuuume te gjera......s'me pelqeu.Ti ngjan mire e veshur,po sikur je dobesuar keto kohe? Floket shume mire!
    M.

    ReplyDelete
  4. hey.. po qe te rrine yll kto... me pelqen ;)

    ReplyDelete
  5. Bukur dhe thjeshte nga koka tek kembet dhe e kuruar ne cdo detaj. Ceshtja e pantallonave eshte nje debat i nxehte, por mbetet zgjedhje personale. Ti hyn tek ato qe u shkojne te dyja modelet, keshtu qe s'te mbetet vecse te kenaqesh teksa i nderron :)

    ReplyDelete
  6. Me pelqejne dhe mua, por keto me duken me teper si prerje straight sesa cowboy. Por tek beli te rrinkan shume shume bukur, dhe kombinimi me bluzen jane perfekt.
    Looking good girly :)

    ReplyDelete