Wednesday, December 4, 2013

All we need is love...:)


Eshte e habitshme se si nje interviste normale, ku ti thjesht flet per veten tende, angazhimet e tua, ditet e tua, dashurine tende, mund te shnderrohet ne nje beteje te vertete lufte midis dy paleve. E besoj se e kuptoni qe behet fjale per postin e heres se shkuar, ku une kam publikuar intervisten time dhene per gazeten Balkan dhe qe si gjithmone u analizua ne detaje nga nje pjese e ndjekeseve me te rregullta te ketij blogu, qe rastesisht jane ato qe nuk e duroj dot fare kete blog :D Ajo qe me habiti me shume ishte qe pjesa me e madhe ishin bezdisur nga fakti qe une kisha permendur angazhimet e shumta qe kam. Nga 20 pyetjet qe me kishte bere gazetarja, njera vetem ishte per angazhimet, por lexueset e rregullta te blogut, u lodhen duke degjuar nga mua qe punoj shume. Dmth sipas tyre pyetjen e gazetares une ose duhet ta kisha injoruar, duhet ti thoja nuk i pergjigjem kesaj pyetjet per angazhimet e mia, se ato qe po e lexojne po lodhen me shume sa une vete qe punoj. Ose duhet qe per variacion te jepja nje pergjigje tjeter dhe te thoja, qe s'jam fare e angazhuar dhe nuk bej pune, e kam gjithe kohen e lire. Per te mos folur pastaj per ca komente qe une kur i lexoj une e di te qesh, apo te ve duart nga koke nga injoranca: "Te ftoj te kesh pak me sh respekt per profesionet e te tjereve pasi nga eksperienca e di qe kur punon ne tv nuk eshte se te del djersa..." . shkruante njera. Shqeva syte fillimisht dhe ju ktheva edhe nje here intervistes per te pare se ku kisha folur dhe ku kisha ofenduar profesionet e tjera, por me thene te drejten nuk pashe gje. E sa per pjesen e dyte te fjalise, per faktin qe te punosh ne tv nuk te del djersa, as nuk dua te merrem fare e ta komentoj. Nuk merrem me njerez qe gjykojne dhe nuk kane respekt per profesionin e tjetrit ;) Gjithsesi nuk dua te rri e te merrem as me analizen e pjeses tjeter te komenteve. Ne fund te fundit mendimet jane te lira dhe cdo kush ka te drejten ti shprehe, edhe pse nje pjese e madhe e kane keqkuptuar kete pjesen e shprehjes se mendimit duke abuzuar pafundesisht me te. Ajo qe mua nuk me pelqen fare, po fare eshte momenti kur blogu im personal, ku une vendos c'te me doje qejfi, sepse eshte hapsire e IMJA PERSONALE dhe e perdor si te dua, fillon e behet pis deri ne nivel sharjesh mes komentueseve. Kete gje ka patur plote raste qe e kam toleruar, por nuk do ta bej me, ne radhe te pare per respekt te atyre qe e ndjekin kete blog me kenaqesi dhe qe bezdisen nga "palacolleqet" qe shpesh lexojne ne te. E kam thene qe heren e pare, kush nuk e pelqen blogun eshte i lutur te mos kthehet me. Une nisem nga vetja ime, nje gje qe nuk e kam qejf nuk e shikoj, lexoj, degjoj, ndjek. Ky eshte nje blog qe une e kam per qejfin tim dhe te atyre qe e pelqejne, eshte nje vend ku dua te kete shkembime ideshe, mendimesh, opiniones dhe jo nje vend sharje e shfryrje inatesh! Persa kohe i kam lene komentet e lira, do te thote qe vleresoj dhe mirepres cdo mendim te lire te gjithekujt qe futet ne kete blog, ama nese ju vete nuk e keni sensin e mases, do te detyrohem ta vendos une! E kuptoj shume mire qe une nuk mund t'i pelqej cdo kujt, sepse dhe mua vete ka shume njerez dhe gjera qe nuk me pelqejne, por ajo qe bej eshte ti evitoj. Besoj se cdo njeri deshiron qe ne jeten e tij te jete i rrethuar nga pozitivitet, nga gjera dhe njerez qe e bejne te ndihet mire, duke evituar energjine negative. Kaq e veshtire e keni ta beni kete gje? Ndiqni blogjet dhe njerezit qe ju pelqejne dhe ju falin qetesi dhe evitoni ato qe ju acarojne! Kaq e thjeshte eshte! :)
Dhe per te vendosur paqen dhe dashuria te mbizoteroj midis nesh, posti i sotem eshte i gjithe i mbushur me zemra! :) Duke qene se pas pese ditesh mbush 29 vjece dhe vetem nje vit me ndan nga nderrimi i prefiksit, :P keto ditet e fundit kam dashur te ndihem pak adoleshente, qofte edhe ne veshje, si ne postin e sotem.

58 comments:

  1. Ky post me ngjan shume me postet ne fillim te blogut. Dua te them qe mua nuk me pelqen ky stil edhe pse trikon mund ta vishja, por te kombinuar ndryshe. Se fundmi ke filluar te vishesh bukur, por ketu e ke prishur pak doren edhe pse e kuptoj idene e te kthyerit femije, pjese e cila na intrigon te gjithve.
    Sa per pjesen e komenteve u bera kurioze nga ajo qe kisha shkruar dhe i lexova. Me mire spo bej komente se kush e di cme shkruajn se per hic gje te benin biografine.....:) DENI

    ReplyDelete
  2. Nuk duhet ti kishe lene komentet e lira, u cmenden njerzit :P Aulona, keto kepucet a jane te rehatshme, se gjithmone me kan pelqyer, por me duken si te renda, me duket sikur do rrezohem :P je shume e mire ♥ Eni.

    ReplyDelete
  3. Aulonke je supeeer yll :-) ce vret mendjen, njerzit kur skane pune do luajne deren ;-)

    ReplyDelete
  4. Une sdo guxoja kurre te vishja keto rroba..ti e ben dhe ia del..like..sa per komentet e punes une vleresoj sh njerezit qe punojne dhe angazhohen gjithe kohes..askush ste paguan kot...nese ju duket kaq e thjeshte le ta bejne..

    ReplyDelete
  5. Bluza dhe kepucet me pelqejne! Ti gjithashtu dukesh shume e embel te keto foto. Nuk mund te them te njejten gje per kombinimin, mendoj qe eshte bere nje shperndarje jo shume harmonike e ngjyrave dhe kam pershtypjen qe do dukej veshja goxha me e kendshme pa geta.
    Nuk munda t'i rezistoj tundimit per te lexuar komentet e postit te meparshem dhe ishin patetike! Une nuk arrij te imagjinoj asnjeren prej tyre si vajza/gra te qyteteruara, shkolluara, kulturuara e me pune te mira, kur shoh menyren si shprehen, shkruajne dhe mungesen totale te etikes. Me tmerron vetem ideja qe ndonjera prej tyre mund te jete ne administrate apo cfaredolloj pozicioni tjeter, ku kerkohet nje formim i caktuar intelektual, megjithese dyshoj vertete qe te jene. Besoj jane shtepiake te deshperuara, por per fat te keq jo si ato te serialit. Njeriu per shkak te natyres se tij egoiste eshte i prirur te adhuroje dhe te doje cfaredolloj gjeje qe ben vete, e si rrjedhoje te kete deshiren ta beje publike me te tjeret (kjo duket fare qarte nga popullariteti i rrjeteve sociale dhe manise se njerezve per te publikuar cdo detaj dhe te rendomte te jetes se tyre). Nuk kuptoj pse i bezdis kaq shume qe dikush qe realisht ka nje axhende te ngarkuar, te thote se ka nje axhende te ngarkuar! Jemi te cuditshem!
    Ne fund, me vjen shume keq qe per ne shqiptaret nuk eshte ende e qarte qe liria e mendimit nuk eshte e pakufijshme, perfundon aty ku fillon e drejta dhe liria e tjetrit.

    ReplyDelete
    Replies
    1. "perfundon aty ku fillon e drejta dhe liria e tjetrit" kisha qe ne 8 vjecare pa e degjuar kete.Rrofsh

      Delete
    2. O Esi une nuk e kuptoj kete gje, mire ne qe sipas teje s paskemi agende te mbushur, po ti mos i mban gje pishen agendes se Aulones? Se jo per gje po une prsh komentoj te blogu i Aulones dhe me kthen pergjigje ti. Nuk pres te me besh ti karakteristiken mi goce, jo shtepiake, jo e deshperuar, jo e lumturuar. Se edhe po te jemi shtepiake nuk ta marrim per ofendim sepse te tilla shoqeria jone ka plot si pasoje e sh faktoreve por ta siguroj jo nga deshira per te mos punuar por nga pamundesia. Kshuqe kujdes kur e perdor si sharje. Sa per Aulonen, kur thua kam nje interviste interesante per te postuar mundohu qe 75% te pergjigjeve mos ti kesh copy paste nga blogu se pastaj ne lexuesetbe blogut ta themi dhe ty ste vjen mire

      Delete
    3. E dashur e panjohur, une nuk te kam kthyer pergjigje as ty, e askujt tjeter. Ne asnje moment nuk gjykova axhenden e asnjeres prej jush. Jam perpjekur te jap pershtypjet e mia, bazuar mbi ate qe lexova. Nese e sheh me vemendje kam perdorur "besoj" qe do te thote se une nuk "po te bej karakteristiken" (ta dish qe kjo eshte nje shprehje pa kuptim), por po supozoj, e megjithate nuk ishte ideja te te ofenduarit duke quajtur dike shtepiake, theksi duhet te bjere te pjesa "e deshperuar", sepse vetem i tille mund te jete dikush qe ndjek nje blog i cili i shkakton bezdi dhe irritim (sipas konceptit tim, teresisht subjektiv). Mendoj qe ne femrat duhet te zhvillojme ndjenja solidariteti mes njera tjetres, te inkurajojme ato femra qe marrin iniciativa e guxojne ne fusha te ndryshme, te perpiqemi te bejme kritika konstruktive per t'u permiresuar e jo ndjenja urrejtjeje, mllefi etj. U zgjata meqe me ishe drejtuar mua personalisht, e shpresoj te jete pak me e qarte ajo qe kam shprehur me lart.

      Delete
    4. E para c'lidhje ka kritika apo opinioni me mllefin. Nqse ka nje gje qe vertete me acaron nuk eshte blogu por fakti sesi ti komentosh Aulones per cilesine e intervistes (se kjo eshte bere ne postin e meparshem) quhet mllef dhe ato qe komentojne per komentet tona ose te miat prsh qe leri keto shurrat... Shurrufullat, vrromset, k...., shtepiaket etj qenkan komente normale. Sa per info shtepiake deshperuar verja theksin ku te duash njesoj me tingellon mua dhe kur thua qe nuk imagjinoj asnjeren prej ketyre te jete ne administrate etj i bie qe me ke bere karakteristiken (qe meqe ra fjala ka kuptim si shprehje). Sa per pjesen mbi solidaritetin femeror une nuk kam pse te jem solidare me cdo femer qe wants to make it on tv sidomos kur eshte jashte shijeve te mia sepse do hyja ne konflikt me veten:)

      Delete
    5. Dukshem kemi koncepte te ndryshme mbi ate cka mund te quhet kritike dhe ate qe eshte thjesht negativitet e ofendim. Kur them qe nuk imagjinoj asnje prej komentueseve qe jane shprehur ne menyre ordinere ne postin e meparshem, ne pozicione qe kerkojne formim intelektual, e kam per ato qe kane perdorur nje gjuhe te pahijshme, qe kurresesi nuk mund te perdore nje njeri i kulturuar dhe ketu sigurisht qe se kam vetem per ato qe kane komentuar kunder Aulones, por dhe per ato qe e kane mbrojtur. Une nuk i drejtova gishtin asnjeres, sepse dhe te doja nuk do mundesha pasi jane te gjitha ne anonimitet, e nuk mund te bej diferencen. Si rrjedhoje, nuk kuptoj pse ti indinjohesh. Nese je ne ate kategori komentesh ku eshte share e jane perdorur epitete si ato qe ke permendur dhe vete, atehere me vjen keq per ty. Gjithe te mirat!:)

      Delete
  6. O lali hiq dore nga moda. Kjo eshte nje keshille pa interes, ska dashakeqesi, ska negativitet. Po kur shumicen e komenteve e ke negative, ka dicka qe nuk shkon. Nuk ia thua fare fare fare. Une te ndjek vetem per te pare diten kur ti do kesh nje ourfit te realizuar, po me duket se qenka e parealizueshme. Kshuqe mjaftuho duke bere gazetaren

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahahhahhah ti priske te outfit te realizuar hahha kurse une e ndjek ne shume te paktat raste qe ndihem pak mazokiste dhe skam asgje me interesante apo te nevojshme per te nxjerr gjumin vetes apo kur gjerat sjan ne vijen e duhur ngushelloj veten me shife ka dhe me keq jan njerzit komplet jasht vijave dhe ndjehen shume te realizuar :P

      Delete
  7. Sinqerisht Aulona kam shume per te te thene per te gjitha ato qe kishe shkruar. Une te pergezoj shume per seriozitetin me te cilin i merr gjerat qe ben por te permendet e ripermendet sesa mire e menaxhon ti kohen midis angazhimeve te panumerta me duket nje gje e ezauruar tashme. Dua te them me mire te diskutohet per vlerat e tyre sepse keshtu do kuptohej edhe sesa cilesor e ben menaxhimin e kohes. Une i qendroj shprehjes time qe nuk te del djersa sepse imagjinoj pastaj si duhej te ndihej nje mjek, mesues, financier etj, profesione qe krahas gjithckaje kane pergjegjesi te medha. Modestisht ti duhet te ndihesh e lumtur qe ne kemi kuriozitetin te lexojme intervistat e tua dhe te evidentojme pikat e dobeta te tyre por nese nuk te pelqen kjo gje ok e leme fare. Arsyeja pse futemi ne blog nuk je vetem ti por edhe reagimet e nderveprimi me komentues te tjera. Une do te te thoja shqetesoheshe me shume per nivelin qe ti japin blogut ato komentuese qe edhe pse te mbrojne me mish e me shpirt jane aq te pista e te varfra ne fjalor. Une apo ne nuk bezdisemi ngaqe ti je sh e impenjuar por sinqerisht me vjen pet te qeshur qe e ben big deal gjithandej sepse me beso po te filloj une me agenden time te bej dalje komplet sepse pervecse ne karriere jam edhe nene e nje bebi 2 vjec.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Gjeja me me klas dhe e arsyetuar qe kam lexuar ne nje blog.Bravo!

      Delete
    2. EDHE UNE E MENDOJ NJESOJ, ME KE LEXUAR MENDJEN. (T)

      Delete
    3. E shyqyr :))) Bravo goca :)

      Delete
  8. Ato fjalet qe ke shkruar per njerzit qe lexojne blogen tend me duket shume pa shije ..ti blogun se ke per veten tende sepse nuk e ke ber per pjestaret e familjes e dashur e ke bere publik ,kshuqe arsyetimi qe un e bej per qefin tim ju thoni cte doni bie posht ,,se fare mir ke instagramin dhe vishu bej foto merr komplimenta ( fallco ) dhe kaq ,,por nje blog mode eshte shume me kaq eshte ti japesh njerzve ide dhe frymezim per moden...ca frymezimi jep ti ?? qe vishni nje fund 5 cm dhe pse jeni 30 vjec dhe pse mund te ngjani qesharake ?? apo si te zgjedhim kombinimet me palidhje ....skemi fare pse te kemi zili ...eshte mendimi im dhe perderisa ke hapur blog sic thua ti po te pelqeu mir ..ama te arri ne ate lloj fallciteti qe te te them ty qe uaaa sa gjynaf lodhet e shkreta qe ben 100 pun skam pse ta bej se i ben te gjitha per interes personal :) edhe dicka boll the qe masteri eshte nje pun tj qe po ben se ka dhe nga ato qe kan mbaruar edhe shkollen edhe masterin dhe i kan hyre nje arsimi te dyte ....

    ReplyDelete
  9. Sinqerisht Aulona kam shume per te te thene per te gjitha ato qe kishe shkruar. Une te pergezoj shume per seriozitetin me te cilin i merr gjerat qe ben por te permendet e ripermendet sesa mire e menaxhon ti kohen midis angazhimeve te panumerta me duket nje gje e ezauruar tashme. Dua te them me mire te diskutohet per vlerat e tyre sepse keshtu do kuptohej edhe sesa cilesor e ben menaxhimin e kohes. Une i qendroj shprehjes time qe nuk te del djersa sepse imagjinoj pastaj si duhej te ndihej nje mjek, mesues, financier etj, profesione qe krahas gjithckaje kane pergjegjesi te medha. Modestisht ti duhet te ndihesh e lumtur qe ne kemi kuriozitetin te lexojme intervistat e tua dhe te evidentojme pikat e dobeta te tyre por nese nuk te pelqen kjo gje ok e leme fare. Arsyeja pse futemi ne blog nuk je vetem ti por edhe reagimet e nderveprimi me komentues te tjera. Une do te te thoja shqetesoheshe me shume per nivelin qe ti japin blogut ato komentuese qe edhe pse te mbrojne me mish e me shpirt jane aq te pista e te varfra ne fjalor. Une apo ne nuk bezdisemi ngaqe ti je sh e impenjuar por sinqerisht me vjen pet te qeshur qe e ben big deal gjithandej sepse me beso po te filloj une me agenden time te bej dalje komplet sepse pervecse ne karriere jam edhe nene e nje bebi 2 vjec.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pa dashje i kam bere submit dy here

      Delete
    2. Moj vajze e dashur qe vazhdon te insistosh, ti nuk me gjen dot pikat e dobeta mua ne intervisten personale duke me treguar cfare pergjigjesh duhet dhe s'duhet te jap, cfare duhet te them dhe s'duhet te them, se na habitet fare tani. Eshte interviste PERSONALE! Gjithsesi thjesht ajo fjalia e fundit qe ke shkruar flet dhe tregon shume "po te filloj une me agenden time te bej dalje komplet"...Se cfare mund te kesh dashur te thuash ti me kete fjali, vetem ti duhet ta dish. Me ben dalje? Pse jemi gje ne ndonje gare? Ti moj vajze/grua e dashur perpara se te fillosh garen dhe te me besh dalje prezantohu nje here, nxirr nje emer, nje foto dhe mos u fshi pas anonimatit dhe pastaj hajde bej kritikuesen dhe sugjeruesen ne blogun tim. Sepse une te pakten pavarsisht 1 milion te keqijave qe mund te kem dhe gjerave qe ty te acarojne, dal me emer dhe fytyre, duke i dhene mundesine edhe anonimeve si ty te mbushin kohen te cilen edhe pse e kane shume te zene, gjejne mundesine ta harxhojne me gjera qe nuk i pelqejne!

      Delete
    3. avash se na shkrive tani..boll mi se le nam, une une une .. boll mi se na hape barkun

      Delete
    4. PS. nuk jam komentuaesja te ciles i ktheve pergjigje (Ana)

      Delete
    5. Ke te drejte s'ia vlen te merrem me ty. Kshuqe shume urime ne sajimet profesionale dhe ato personale (dmth masakren qe ben me rrobat).

      Delete
    6. Aulona,meqe eshte hera e disate qe e permend thumbin,kam harruar te ta them ,une personalisht te kam perzemer,por thumbi te ka ulur shume pike dhe ka shume njerez qe mendojne keshtu.Nuk eshte per nivelin tend ai program,as per nivelin e Fatmes.Por veshjet qe vishnin aty me pelqenin :)

      Delete
    7. Nga pergjigjet qe ti u kthen ketyre gocave duke theksuar sesi intervistat apo blogu jane dicka Personale atehere une nuk kuptoj nqse i ke kaq personale pse ke zgjedhur ti besh publike???? E meqenese ke zgjedhur kjo eshte ajo cfare vjen me publicitetin qe te behet, njerez me kendveshtrime te ndryshme ndajne pikepamjet e tyre. Nuk ka vend ketu per zili e mllef ti vete e ke thene ka njerez qe te pelqejne dhe qe nuk te pelqejne

      Delete
    8. o zot i madh ca mban ky dhe... Moj goc moj...moj Aulona po e di ti kuptimin e fjales Personale dhe diferencen me fjalen publike..Po moj vajze per shumicen je nje Pseudo gazetare qe fiton fame duke hedhur vrere mbi te tjeret por nuk pranon as kritiken me te vogel per veten..Imagjno cfare shoku psikologjik do pesoje nese dikush do te bente ty ate qe ti ju ben te tjereve te thumbi, je pa shije fare ne veshje dmth mund te jesh robi me i keq kombinuar qe kam pare , ke shume komplekse me veten prandaj ke keto lloj reagimesh deri ne histerizem. Po goce ka goca 29 vjec qe punojne 2-3 pune ndoshta dhe me te lodhshme se ty dhe me me shume pergjegjesi, jetojne te pavarura nga familja pra lajne pastrojne gatuajne vete ose jane dhe te martuara me ndonje fmi te vogel, dhe mund dhe te mos flene tere naten prej femijes dhe i bejne punet shkelqyeshem e sthone nje llaf, dhe prap gjejne kohen per ti bere qefin partnerit shoqerise familjes dhe per te argetuar veten e tyre. Kshu qe te lexosh qe ti po lodhesh shume duke bere gjithe keto punet e tua per te disaten here seshte interesante...por te kuptoj aq ke aq jep ...cte "shesesh" tjeter ti? Besa

      Delete
  10. Looking amazing like always!!!

    I've opened a giveaway on my blog.. you and your readers can win 50 or 30$ if you join!!



    The Chic and Cheap Blog
    The Chic and Cheap Blog on Facebook
    The Chic and Cheap Blog on Instagram
    and on Bloglovin



    <a href="http://thechicandcheapblog.blogspot.it/2013/12/my-first-giveaway-win-50-30-coupon-at.html”>Join my giveaway and win 50 $ to shop on Oasap </a>


    ReplyDelete
  11. Vishu si te te doje zemra.. varet nga kendveshtirmi i cdikujt nese i pelqen apo jo stili jot.. mua me jep pozitivitet dhe prandaj te ndjek.. per te tjeret? who cares? :*

    ReplyDelete
  12. po car ben mi se le nam, si sajohesh n ket fare feje.. e tmerrshme. OMG

    ReplyDelete
  13. Po sajesen ku e shohin keta njerez se ma hoqen trurin? Lexova dhe ne nje vend me siper qe nuk ka harmoni ngjyrash nderkohe qe ne kete veshje vetem dy ngjyra ka dhe nuk ka vend fare per mungese harmonie. aulona e ka thene shume mire edhe vete qe me kete veshje ka dashur te kthehet pak adoleshente dhe ngjan shume bukur. Nuk do ta kuptoj dot si ka mundesi te jeni kaq mendjengushta apo vetem aq dini ju te visheni me kemisha e funde mudnesisht ngjyre te zeze ose kafe si gra dhe kjo eshte moda. aulona vazhdo te jeesh kaq solare dhe pozitive dhe do ti vesh vete te plasin keto shpirtzezat

    ReplyDelete
    Replies
    1. O shpirtbardhe vazhdo ndiq shembullin e bukur te Aulones ne veshje se do i kesh rruget e hapura, na ler ne shpirtzezave qe s'kuptojme e s'dime te vishemi:)

      Delete
    2. haahhahaha ne jemi shpirt zezaaaa shpirt katran hahahhaa shtriga shtriga oh car gallate. aman ju shushkat katnare te aulones vazhdoni i cik kto komentet se po qesh me lot ahahahahah (Tila)

      Delete
  14. Vajza te dashura,me axhenda te ngjeshura e te pangjeshura,me femije dhe pa femije,me pune apo pa pune,kafedashese ose jo kafedashese,shtepiake apo zyrtare,hidhini nje sy komenteve per te kuptuar qe e keni tepruar me acarimin ndaj njera tjetres,megjithese nuk njiheni fare,se jeni 3 cereku anomine!! CDO GJE qe thuhet ne nje blog(jo vetem ketu) eshte totalisht personale,dhe ajo qe e ka hapur e ka bere per qejfin e saj..Jo per tju bere qejfin ju..Juve bravo ju qofte qe jeni kaq realiste dhe e shprehni mendimin tuaj hapur dhe pa doreza,sido qe te jete,ama fjalori i perdorur nuk ju pershtatet aspak me nivelin intelektualo-kulturor dhe me 3 4 5 6 masterat dhe universitetet qe keni bere!! Fisnikeria e njeriut nuk matet me vitet e shkolles,as me vendin ku e ke zyren..(meqe dikush e permendi ketu qe e kishte zyren ne mes te bllokut hahahha kam qesh me lot)
    Pastaj nqs ndonjera prej jush i ben dalje Aulones me axhenden e saj( meqe qenka hapur gara e axhendave) le te hapi nje blog te sajin dhe te tregoje cdo dite axhendat e veta,mos gerricet kot te ky blog qe e ka inat dhe e acaron! Une se kuptoj pse harxhoni ato minuta per te shkruar ketu,kur ky blog sju pelqen! Une BESOJ se njeriu i shmang gjerat qe si pelqejne! Por ekziston nje shprehje shume e vertete qe shpjegon cdo gje:Inati eshte si acid qe demton me shume enen qe e mban sesa vendin ku derdhet! Keshtu qe goca ,shpetojini enet tuaja nga gerryerja!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Oj sheqere,nuk e ka hapur vetem per qejfin e saj ajo,e ka hapur edhe per te marre reagime,se per qejfin e saj i hedh ne instagram ajo ku i cojne lavderime besoj se jane me emer.Blog kam patur dhe e kam mbyllur se mu duk dicka jo interesante ,pa nuk eshte zor i madh.Dhe po,e kam patur me emer mbiemer.Ky nuk eshte inat,se sic kishin shkruar dhe dje ne komente,inati dhe mllefi nuk arsyeton kaq mire ;) Dhe po ti hedhesh syte me lart,vajzat flasin shume qarte.

      Delete
  15. Faleminderit per fjalen sheqere ,me pelqeka! Une nuk e kisha per te gjitha vajzat qe shkruajne ketu.Bravo atyre qe arsyetojne pa ofenduar..E kisha per disa komente specifike qe me dhane ndjesine e inatit...Dhe ndjesite qe me krijohen mua jane po aq personale sa mendimi im,smi drejton dot njeri! Mu duk si inat dhe kaq!!! Ty te duket ARSYETIM I MIRE,mua me duket INAT ! Prandaj jemi te ndryshem nga nj tj dhe asgje seshte absolute!!

    ReplyDelete
  16. Te me falni qe po komentoj si anonime, por nuk kam nje blog timin.

    I lexoj me interes keto komente, jo si dashakeqese ndaj Aulones, por thjesht si nje fenomen shoqeror.

    Eshte e vertete qe dita e shume prej femrave qe shfletojne kete blog mund te jete shume me shume e zene se ajo e Aulones, por ketu qendron dhe ndryshimi: Aulona eshte person publik, ne jo. Aulona ishte ajo qe ndau privacine e saj me ne vite me pare kur zgjodhi te ishte pjese e nje reality show (cka ishte pak tabu, meqe ishte ne fillim); ne e ndajme privacine tone me miqte ne Facebook, Instagram, etj. Aulona eshte ajo qe perballet me shume me komente dashamirese, komente fallso apo dhe komente negative ose (ne me te miren e rasteve) me verejtje konstruktive nga te njohur e te panjohur, nga admirues e joadmirues - ne ne fotot qe postojme apo mendimet qe shprehim ne rrjete sociale marrim vetem komentet dashamirese (apo fallso) te atyre qe kemi pranuar si "miq".

    Duke zgjedhur jete publike, Aulona, nuk mund te pretendosh qe intervista (po i referohem rastit te fundit) eshte PERSONALE. Si mund te jete personale kur ka dale ne gazete dhe lexohet nga qindra vete?! Nese del ne gazete (me vullnetin tend), s'ka si te jete personale. Meqenese konsiderohesh person publik, sigurisht qe do jesh ne qender te vemendjes per mire apo keq.

    Nuk dua te te jap leksione te te qenit person publik (une s'jam e tille, as nuk jam e specializuar ne marredheniet publike), por ajo qe dua te te them eshte qe menyra qe ti zgjedh ndonjehere per t'iu kunderpergjigjuar apo per te reaguar ndaj komentuesve nuk eshte ai i duhuri. Mendoj se je aq e zgjuar dhe aq e mira me fjalet, sa te gjesh menyren me te mire per te reaguar (menyra me e mire eshte indiferenca dhe postimi i rradhes). Kaq kisha per kete pjese.

    Persa i perket veshjes, une nuk kam komentuar asnje here me pare, por i kam pare vazhdimisht postimet qe ti ke bere. Mendoj qe ti ende nuk e ke krijuar stilin tend, je ende ne eksperimentim. Nese rrobat i merr vec e vec, shume prej tyre jane investim i mire, por kombinimi le shume per te deshiruar. E kuptoj qe te pelqejne ngjyrat, por nuk ke pse i perfshin te tera ne nje veshje. Nuk dua te te jap mend, por ekziston nje "rrote ngjyrash" (color wheel), e cila paraqet kombinimin me te mire/duhur te ngjyrave.

    Me pelqen qe ndonjehere ben zgjedhje te guximshme dhe qe deshiron te jesh ne trend-in e sotem, vetem kujdes kombinimin

    Nje gje te fundit per ty dhe te gjitha komentueset ketu: Ju lutem, perpiquni te shkruani me gramatike dhe me shenjat e duhura te pikesimit, pavaresisht natyres se komentit (pozitiv/negativ). Ju qe jeni adhuruese te se bukures dhe paraqitjes, duhet te jeni akoma dhe me te kujdesshme me paraqitjen e shkrimeve tuaja.

    Per Aulonen: Shpresoj ne mirekuptimin tend. E kam shkruar cdo gje me dashamiresi dhe te kam folur sic i flas nje shoqeje, kur dua t'i them dicka pa dashur ta lendoj.

    Te uroj suksese, si tek "Dancing with the Stars", ashtu dhe ne profesionin tend.

    Ina Balla

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ina te falenderoj shume per komentin tend. Te falenderoj qe ke marre kohe per te shkruar nje koment te tille, te gjate dhe kaq mire te argumentuar :) Nuk e ve fare ne dyshim dashamiresine ne komentin tend, sepse kjo gje duket nga menyra se si eshte shkruar :) Dua vetem te bej nje sqarim te vogel per ty, sepse mesa shoh e ke keqkuptur fjalen "personale" qe une kam perdorur me siper. Kur them personale nuk e kam fjalen qe eshte dicka qe e kam bere per veten time, sepse persa kohe eshte interviste qe botohet ne gazete, sic e thua dhe ti nuk do te kishte kuptimi pretendimi i nje interviste personale. Fjala personale nenkupton faktin qe eshte dicka e imja, pergjigjet jane sipas menyres se si une i perceptoj gjerat, jane pergjigje te miat dhe ne nje interviste qe eshte kaq personale, une nuk mund te pergjigjem ashtu sic do ti pelqente X-it, apo Y-it dhe prandaj mendoj se nuk mund te gjykohet, apo komentohet kaq gjate. Nese per veshjet e kuptoj shume mire qe, pavarsisht menyres skandaloze qe kane ndonjehere ne te komentuar disa njerez, mund t'i pelqejne, apo jo, mund te gjykojne shijet dhe zgjedhjet e mija, po ashtu edhe per shkrimet e ndryshme qe postoj, kur behet fjale per nje interviste nuk mund te jesh kaq i ashper ne gjykim. Mendoj une gjithmone dhe patjeter qe mund ta kem edhe gabim :) Mbase ke te drejte edhe kur thua qe nuk duhet t'i kthej pergjigje dhe une ne me te shumten e rasteve e bej kete, por me beso qe ka momente kur eshte e pamundur ta mbaj veten :) Gjithsesi edhe ne pergjigjet qe jap une perpiqem mos te ofendoj askend, packa se tek tuk mund te kete edhe doza ironie.
      Sa per pjesen e veshjeve e vleresoj mendimin tend, madje mund te them qe jam dakort ne ate qe ke shkruar, qe nuk e kam krijuar ende nje stil timin, kjo per faktin qe mua me pelqen te eksperimentoj gjithmone dhe nuk dua te mbetem vetem brenda nje stili. Une nuk e kam hapur kete blog per te dhene keshilla mode dhe meqe thua qe i ke lexuar postet e meparshme nuk e kam bere kurre kete, packa se mund te kem folur per veshjet por ne planin personal, cfare me pelqen, cfare jo, jo duke dhene keshilla, apo duke pretenduar te bej eksperten qe nuk jam. Dhe jam shume e ndergjegjshme per kete! Ashtu sic jam e ndergjegjshme qe ka patur plote raste qe edhe kur i kam pare me pas fotot kam thene, po une seriozisht e kam veshur kete...hahahahaha
      Mua per nje gje me vjen keq, perse nje pjese te komentueseve dhe ndjekeseve te ketij blogu nuk u bie shpirti ne paqe dhe nuk e kuptojne qe une nuk do ta marr kurre seriozisht moden dhe nuk do te jete kurre nje gje nga e cila une do perfitoj dicka. Nuk e kam hapur kete blog sepse nuk po gjeja menyren si te behesha e famshme dhe ja ku me lindi ideja per te hapur nje blog dhe per te dale pak anonimati. E kam thene dhe sterthen, ky blog eshte si shtepia ime ne te cilen mirepres gjithe miqte dhe njerez te dashur per mua, qofte dhe te panjohur te cileve ti dhuroj dhe te me dhurojne kenaqesi. Se pastaj ketej i bie rruga edhe ndonje "armiku", nuk ka problem dyert e shtepise jane te hapura per te gjithe, kot nuk na ka dale nami si mikprites ne shqiptareve...hahahahaha
      Ina te falenderoj dhe nje here per komentin dhe uroj shume te me ndjekesh dhe te jesh pjese aktive e ketij blogu edhe ne vazhdim!

      Delete
  17. Jam sh dakort me ty per shumicen e gjerave.Akoma dhe me shume per gabimet drejtshkrimore dhe meqe e paske me merak eshte "privatesi" jo privaci ;)

    ReplyDelete
  18. kepucet out komplet ...deshtim

    ReplyDelete
  19. U're so cooool!!! Une jetoj ne New York dhe me besoni qe nese njerezit do te shikonin nje vajze te veshur ne kete menyre do thoshin thjesht "she is so cool". Nuk e kuptoj mire se si aryestojne njerezit aty ne Shqiperi po ketu edhe me thas po te dalesh ne rruge nuk te shan njeri sic bejne atje. Ketu njerezit vishen si te duan dhe si te ndihen mire ata. Uroj qe ky mentalitet te ndryshoje edhe ne SHqiperi une kam 6 vjet pa ardhur. Aulona me pelqen shume blogu dhe thumb.

    ReplyDelete
  20. Po normal qe amerikanet do thonin qe Aulona is Cool, e di pse? Se skane piken e gustos. Njerez pa shije. Vetem New York kane per fashion. shtetet e tjera merri me leng. Aman t keqen mos bej as krahasimin me te vogel te Amerikes me Evropen. Kshuqe nuk na the gje. tung. ANA

    ReplyDelete
  21. Asnjehere si kam kuptuar pse flasin ne kete menyre ato qe jetojne jashte ..atjeeee atje dielli shkelqen ndryshe atjeeee te kuqes i thone bluuuu ( lere see te besuam ) nuk jemi ne kohen e komunizmit eee edhe ne qe jetojme ne shqiperi dalim shikojme ...sdo te thote qe jemi pa shije se jetojme ketu dhe ne amerik kane te gjith shije sejetojne atje ...argumenti me pa lidhje pervec asaj qe thoshtte ju jeni babrruse :p

    ReplyDelete
  22. Aulona mos e vrit ça thone njerezit se ne shqiptaret jemi vertet pa edukate,rrofte anonimati dhe vuuuuu ofendimet.Je per tu komplimentuar qe kalon nga njeri stil te tjetri gje qe jo çdokush mund ta beje.Intervisten e lexova dhe me pelqeu shume :)
    E vetmja "e keqe" qe dua te them per veshjen e ketij posti eshte qe fundi ngaqe eshte i zbardhur duket si shume i perdorur,por ama ti dukesh vertet 18 vjeçe :)
    M.

    ReplyDelete
  23. Kjo tjetra i thot fundin e ke shume te perdorur,,,dhe pastaj thot je per tu komplimetuar...dmth futja vetes..po pse ti ket rrobat mir miii se mos eshte blog mode ky fundja :P

    ReplyDelete
  24. Pershendetje Aulona, un e qe po te shkruaj jam nje vajze qe si humb asnjehere postimet e tua, nuk jam shume aktive ne pjesen e komenteve por ama cdo gje e lexoj me kenajqesi. Arsyeja pse e lexoj blogun tend....ose me mire te them arsyet jane: me pelqen menyra se si shkruan, me pelqen qe dhe pse njeri publik ndan me ne copeza te diteve te tua pas asnje dorashke, me pelqen kur ne postet e tua flet per vende, ngjarje etc ne shqiperi( edhe pse jam rritur ne shqiperi u bene ca vite qe sjam me aty dhe me duket sikur shpesh here ti me jep info for my to do list kur te vi ne shqiperi...psh restorante te mira per tu vizituar, vende per tu pare etc) e shume e shume arsye te tjera qe spo I rreshtoj ketu. Se kuptoj shpesh here se perse nga nje gje e vogel lindin gjithe keto diskutime, perdoret lloj lloj fjalori dhe nje pjese e komentueseve se kan per gje te kalojne dhe ne ofendime personale krejt ashtu pa lidhje. Habitem pse sillen te gjithe si fashion police, a thua se keta njerez gjithe diten merren me fashion, a thua se vetem keta e dine se si duhet te vishesh, te kombinohesh etc. Ne kemi fatin e mire qe po jetojme ne kete periudhe kur gjithsecili eshte I lire te sillet dhe vishet si te doje, eshte e pa mundur qe ta na pelqeje te gjitheve e njejta gje apo I njejti stil te veshuri, jam e sigurte qe shume prej nesh u ka ndodhur te mos ndjehen rehat as vete me zgjedhjet qe kane bere ne momente te caktuara...imagjinoni ca mendojne te tjeret. Do thoni ju Aulona prandaj I ve keto poste qe te komentohet etc.....jam dakort por ama fjalori I gjuhes shqipe eshte shume I gjere dhe te ofron mundesi per te shprehur pelqimin apo mospeqimin pa perdorur fjale, shprehje ofenduese. Disa komentues e bejne cdo gje tragjike, a thua se aulona ka bere krimin me te madh qe ka kombinuar kete triko me fustan etc etc......se di a lexoni neper internet......ka plot shembuj VIP neper bote qe vishen nga designers me te mire dhe prap se prap nuk pelqehen........por ama seshte fundi I botes, cdo njeri gabon dhe ne fashion asgje seshte e prere me thike.
    Persa I perket pjeses se komenteve per karrieren une do te te jap nje keshille, mendimin tim normalisht......mesa e kam kuptuar une cdo gje qe ke arritur ti e ke arritur me mund dhe me djerse, prandaj sduhet te lejosh njeri ne asnje moment te te komentoje per ate cfar ben apo si e ben. Se kuptoj se perse disave su pelqen qe ti flet shume here per punen dhe axhenden tende, nqs dikush te pyet per dicka do ti kthesh pergjigje, dhe sdo rrish te shpikesh gjera qe te duket disave qe ke thene gjera te reja ne kete interviste.
    Une te pergezoj qe ke kaq durim qe I le komentet e lira ne kete blog, qe ju jep mundesi nje pjese te shprehin talentin ne ate qe dine te bejne me mire.....te tregojne qe jane persona negative. Si dihet mbase e kane si terapi, kane gjetur vendin ku shprehin mleffin dhe pakenajqesit qe kan nga jeta, por ama sja vlen te behesh ti kurban, une do te te sygjeroja qe mos te lejoje njerez te panjohur te te prishin humorin, sic e the dhe vete kjo eshte shtepia jote dhe ne shtepine tende I ve rregullat ti. Mbase sdo jete aq popullor per nga komentet blogu por te jesh e sigurte qe ato qe te njohin dhe te vleresojne do ta lexojne cdo post tendin.
    Une te pakten do ti lexoj me shume kenajqesi ashtu sic kam bere gjithmone, te pershendes JONA
    PS. te me falesh qe komenti po postohet si anonymous por skam blog te timin.

    ReplyDelete
  25. Ti dhe fatma I keni dhene nje hije super fshatareske atij top show.veshjet sidomos te fatmes te vesh duart ne koke.sa pef diskutime sh vlen fare tu permendesh!!

    ReplyDelete
  26. I shari te shan!

    Aulona mos e vrit mendjen zemer, u got some balls to dress the way you do! :) Kto paragjykuset qe akoma tremben nga hija e vet nuk te hyjn ne pune fare. Ti ke shpirt te lire...mos lejo te ta perkufizojne!!
    Me kte veshje qe ke bere kete dite vetem kaq mund te them....0 fucks were given that day! :P looool

    Sidorela_c nga NY larget qe smerr vesh nga moda....hahahahahaha

    ReplyDelete
  27. Mua me pelqen shume veshja ne teresi. Ajo pulovra eshte supeeer. Per mendimin tim kepucet nuk shkojne shume, nje pale te sheshta dhe me ngjyre nutrale do dukeshin me bukur :)

    ReplyDelete
  28. Perdersa blogu eshte publik dhe ti je persozh publik ate pjesen "bej ca te dua " duket pa lidhje. Atehere dhe puna jote duket e pavlere perdersa ti perdite ben "llogje ne kurriz te te tjereve. Ka mundesi qe nje moment te flasesh per veshjen, per moden sepse ky blog i tille quhet...perdor fb apo instan per muhabete grash. Edhe si perfundim veshje shume papershtatshme, fotot koti si nga cilesia dhe nga pozat, ngjyrat palidhje...me pak fjale sben per kete pune kshu qe me normale eshte te heqesh dore "denjesisht"

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahaha sa e forte!!! Blogu eshte publik e atehere duhet te te pyesi ty si ti pergjigjet pyetjes per angazhimet e veta???!!! Apo para se te dali nga shpia te te marri ty e te tjerat ne telefon me ju pyetur si te vishet...
      Ah, e tani qe e the ti, qe te heqi dore nga blogu, jam e sigurt qe do heqi dore!! Je patetike!! Ti edhe te tjerat qe shprehen si ty!! Cdo njeri eshte i lire te bej blog, ta menaxhoje si do blogun, te vishet si do, te thote cfare do!! Ti si lexuese e me sa duket qarte ndjekese shume e rregullt te takon edhe te mos pergjigjesh ndonjehere se nuk te detyron kush me shkrujt keto gjera patetike!!! Se ben apo nuk ben Aulona nuk te takon ty ta thuash!! Eshte e drejta e saj te kete blog. Kur shqetesohesh kaq shume ti, mos lexo, mos e ndjek... Uroj ti te hapesh blog e te shikojme sa njerez do te te ndjekin ty!!! Po ti s'ke as guxim te thuash gjerat me emer,por me anonim....ky blog quhet United colors of Aulona, s'ka te bej me moden, por me menyren se si Aulona shef boten. Ketu eshte folur per pushime, per dhunen familjare, etj, etj ....
      k

      Delete
  29. Definitivisht "all we need is love"...!!!

    ReplyDelete