Saturday, December 7, 2013

Muaji Nentor ne Instagram

Aaa sa muaji i bukur qe ka qene Nentori, i lodhshem (apo nuk duhet ta them qe ka qene i lodhshem se mos bezdiset ndonjera prej jush :D :P) por shume i bukur! I mbushur me emocione, kryesisht pozitive dhe tek tuk ndonje negative Nentori me ka dhuruar shume momente te bukura, kryesisht te lidhura me sferen profesionale, por padyshim edhe ate personale. Sic do ta shikoni edhe nga fotot, "Dancing with the stars" ka mbizoteruar jo vetem ditet e mia, por edhe Instagramin tim ne muajin qe lame pas. Per me shume keni nje permbledhje me foto te muajit qe lame pas. 
Ju falenderoj nga zemra qe me ndiqni dhe qe pavarsisht pelqimit, apo mos pelqimit tuaj e mbani kete blog shume aktiv :)

Kercimi i preferuar i muajit Nentor...uroj qe eksperienca ne "Dancing with the stars" te zgjase sa me shume ne menyre qe listes se kercimeve ti shtohen edhe sa me shume te tjere :)


Ka disa personazhe te cilet kur i sheh nga afer te "carmatosin" fare dhe te bejne te ndryshosh komplet mendim. Nje nder to ishte edhe Gjyste Vulaj, pervecse nje super femer me shalen dy metra, edhe nje personazh shume i kendshem dhe me humor :)

Nata e dyte ne "Dancing", nate qe dhe sot kur e kujtoj kam emocione...ama nga ajo nate dhe ai kercim kam disa foto te bukura dhe kjo eshte njera nder to :)


Mire qe kemi "burrat" shok se te ishte per ne te dyja, s'do dilnim kurre per dreke bashke :D :P :P

Mbas nje dite te lodhshme, ky eshte momenti me i bukur i dites...shplodhja ne krahet e dashurise time! :)
"Lloqet" e konkurenteve para spektaklit :D

Dilema me e madhe e imja vazhdon te mbetet kjo: per cfare te duan ne Facebook dhe Instagram, kur nuk te durojne dot?!

Me pelqen qe here pas here, sidomos ne ato ditet e zymta me shi, ti rikthehem fotove te vjetra ne plazh. Ketu kemi qene ne Budva, para tre vitesh, kur ishim ende te rinj dhe seksi...hahaha :P

Pjese e nismes "Te pastrojme Shqiperine ne nje dite" u bera edhe une. Shume shpejt do te vije edhe nje post (pak i vonuar) ne blog



Ky ka qene refreni i muajit Nentor: Votoni ne 51115 per Shqiperine dhe 55666 per Kosoven: Vip 10

Ne pritje te nisjes se spektaklit diten e hene, disa lyhen e disa bejne foto. Pjese shume e bukur pervec tre oreve te spektaklit, jane edhe momentet ne backstage :)

Intervista e muajit nentor per revisten "OK"...dhe qe t'ju bjeri shpirti ne paqe, jo,une nuk jam fashionista! As nuk e kam kerkuar, e as nuk ma ka dhene njeri kete titull. Eshte thjesht emri i rubrikes ne revisten "OK". Uroj qe jetet tuaja te behen me te bukura tani mbasi moret vesh kete informacion :D :P

Nuk di cilen nga keto kater gjerat e shijshme te ha me perpara...keto tre pjatat, apo kete seksin perball :D :P

Aty te beautiful kam disa dyshime edhe vete...:D pastaj gjithe te tjerat jane proudly checked...;)

E shtuna eshte bere per mikeshat e zemres, te cilat edhe pse nuk i takoj me aq shpesh sa me pare, me dhurojne gjithe lumturine e botes sa here jam me to :)

Kopertina e preferuar e muajit Nentor...sepse me nje bukuroshe si Viola Spiro nuk kishte si te ndodhte ndryshe :)
 
Vallja e Rrajces, nje kercim qe me dha shkelqim :D 

Nga rubrika "who wore it better"? :D #sexy red head #sweet red head

Kenga e muajit...kenga qe e dashurova qe kur e degjova per here te pare dhe qe pati ndikim absolut qe tango te cilen kerceva naten e trete, te pelqehej dhe vleresohej shume :)

Kater jave ne "Dancing with the stars", kater disiplina te ndryshme kercimi: paso doble, cha cha cha, tango dhe vallja e Rrajces. Cila ishte e preferuara juaj? 


7 comments:

  1. Tek Vallja e Rrajces ndricoje Aulona!! :)))

    ReplyDelete
  2. Hahahaha Aulona..thanks qe ma konfirmove punen e rubrikes fashionista...pa e patur asnjehere revisten ne dore arrita ta dalloj...po kto gocat ose jane shume te Trasha ose duan me patjeter te te shajne po se kuptojne qe dalin komplet bllof! Nejse se nuk meritojne me vemendje!!

    Je shume e mire ne cdo gje...suksese ne Dancing, meriton te shkosh deri ne fund!!!

    ReplyDelete
  3. Tek ajo Beautiful je Super Check qe ta dish <#

    ReplyDelete
  4. Shume suksese Dancing dhe ne cdo gje qe ben. Nuk besoj se eshte vetem pershtypje e imja, po ti ja del shkelqyer ne cdo gje qe merr persipser te besh. Te falenderoj qe sukseset e tua te vogla apo te medha i ndan me ne. Te pershendes :)

    ReplyDelete
  5. tantissimi auguri per Dancing with the Stars! Ti seguo sempre in streaming live su you tube.
    Sei bravissima.



    The Chic and Cheap Blog
    The Chic and Cheap Blog on Facebook
    The Chic and Cheap Blog on Instagram
    and on Bloglovin



    Join my giveaway and win 50 $ to shop on Oasap



    ReplyDelete