Ne ka nje angazhim qe ka rrembyer gjithe mendjen, zemren dhe kohen time keto javet e fundit eshte "Dancing with the stars". Nje eksperience totalisht e re, sa e bukur aq edhe e veshtire, sa argetuese aq edhe stresuese "Dancing with the stars" eshte nje nder gjerat me interesante qe me kane ndodhur ne keto 29 vite (per 10 dite) jete :) Dite pas dite, cdo jave qe kalon, aq me shume ndjej qe perfshihem ne kete spektakel/gare dhe aq me shume impenjohem per te dhene maksimumin nga vetja. Qe e vogel e kam
dashur shume kercimin edhe pse asnjehere nuk jam marre seriozisht me te. Ama po
te shohesh kasetat qe kemi te xhiruara neper festa te ndryshme familjare, une
jam gjithmone duke kercyer. Edhe pse e vogel kam qene e shume e ndrojtur dhe
cohesha te kerceja vetem pas lutjeve te mamit, ne momentin qe cohesha nuk
kishte me njeri te me ulte. Kjo dashuri per kercimin erdhi dhe u be me e madhe
me kalimin e viteve, aq sa ne adoleshence dhe rinine e hershme une do isha e
para nga shoqeria qe do cohej sapo me shkelte kemba ne pub dhe e fundit qe do
ulesha. Me pak fjale, kush me njeh mire, e di mire se sa shume e kam dashur dhe
e dua une kercimin. Mbase kjo eshte dhe arsyeja qe pritshmerite ndaj meje ne "Dancing with the stars", kane qene te madhe. Megjithate te kercesh per qejf dhe te kercesh profesionalisht, me koreografi, jane dy gjera krejtesisht te ndryshme. Edhe pse e kisha degjuar shpesh nga konkurentet e edicioneve te kaluara kete fraze, vetem tani qe po e provoj vete e besoj plotesisht. Ajo per te cilen une jam shume e lumtur eshte qe jave pas jave ve re nje ngritje te performancave dhe aftesive te mia si "balerine". Ne fund te fundit qellimi i "Dancing with the stars" eshte pikerisht ky apo jo? Qe ti te futesh ne gare si nje amatore dhe te dalesh si nje profesioniste? :P
E ndersa une jam duke u pergatitur per kercimin e radhes qe eshte nje Charleston, kecim amerikan i viteve 20-30 dhe qe menjehere me hyri ne zemer, ne postin e radhes po ju sjell disa nga fotot dhe videon e kercimit te javes se kaluar, vallen e Rrajces te cilen e nderova e me nderoi :) Me kete valle kam marre dhe piket maksimale deri me tani ne gare, plote 38 pike dhe padyshim qe si per mua, edhe per publikun ka qene kercimi me i mire. Ehhh nuk ke cfare ti besh, jane rrenjet prej shqiptareje (edhe pse jo librazhdase, por vlonjate) qe te therrasin :)
Po ju jeni dakort qe ky ka qene kercimi me i mire ne keto kater jave? Edhe nje kerkese te fundit kam, dergoni nje mesazh me tekstin: VIP 10 ne numrin 51115 nese jeni ne Shqiperi dhe 55666 nese jeni ne Kosove se kjo do te thoshte disa vota me shume, e nje renditje me e larte ne klasifikim, cka do te me bente shume te lumtur :) Kam tre jave qe jam e treta ne renditje, se leviza pak dhe u ngjita nje vend me siper nuk do ishte keq :P
Pres komentet tuaja me shume padurim :)
Video e kercimit te valles
Video e kercimit plus vlersimi i jurise