Thursday, November 28, 2013

A brand new me...vetem per nje dite :)


Eshte shume bukur kur te pakten per nje dite, ose me sakte per disa ore ti ke nje staf njerezish ne dispozicion, duke filluar nga parukier, editor mode, e fotograf, te cilet kujdesen per ty dhe te shnderrojne nga ajo qe je ne te perditshmen tende. Kjo ishte edhe ideja e ketij sherbimi fotografik realizuar per revisten "OK", per te cilin une ju fola edhe ne postin e kaluar dhe do te vazhdoj ta bej edhe sot duke ju sjell disa foto te tjera realizuar nga Fatjon Hoxha (meqe edhe kishit pyetur ne komentet e postit te kaluar). Qe kur Niko Komani, editor i modes i revistes "OK" me propozoi idene e tij, per te realizuar nje look ndryshe, pak retro, pak vitet 60' ideja me pelqeu shume, edhe pse kisha pak frike si mund te dukej tek une, duke qene se ishte hera e pare qe shfaqesha me nje look te tille. Qe ne momentin e pare kur mbarova grimin dhe floket dhe po shikoja veten ne pasqyre u ndjeva cuditshem, me pelqente por nuk isha UNE. Megjithate sapo pashe veshjet e perzgjedhura nga Niko dhe me pas, kur keto veshje i mbajta ne trup panorama u plotesua e tera dhe une u ndjeva shume mire me "veten e re" qe po shihja ne pasqyre :) M'u be qejfi qe edhe reagimi i njerezve, pasi pane revisten dhe setin e fotove ishte pozitive. Kuptohet qe do kete edhe nga ato qe mendojne se "me Max Mara ose jo une do vazhdoj te jem nje zonje burre :D", sic kishte komentuar ndonje "zonje e nderuar" me siguri ne postin paraardhes, por rendesi ka qe per disa ore une u kenaqa dhe u ndjeva nje Marilyn Monroe e vertete brune, e veshur me bojeqielli kur era padashje tentoi te me ngrinte fustanin :)

14 comments:

  1. Aulonaa ti je perfekte me cdo stil te veshuri, je e bukur dhe kur ke nje staf te tere qe kujdeset per lookun tend, dhe kur vishesh me tuta... sepse ke nje personalitet te mire dhe trasmeton vetem energji pozitive dhe kjo te zbukuron pamase.. :* ♥

    ReplyDelete
  2. Uauu nje yllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll..me plot gojen e plot gishtin ne tastiere..:)Spikat teper me kete veshjen bardh e zi..Je e admirueshme.. xoxo Saida!

    ReplyDelete
  3. fotua e fundit Fantstike ,shume bukur i gjithe seti i fotove XH :)

    ReplyDelete
  4. Nje yll i vertete!! Ske vend per shume fjale,shkelqen!! Ashtu sic shkelqeve te henen,qe e ndeze skenen!! Te puth!!!

    ReplyDelete
  5. vetem keto kepuce kishit per setin e fotove?jo se sjan mire po thjesht po pyes per kuriozitet.Kete bluzen e gjate me strecet e zeza e kam dhe une ,e kam blere ne usa .esht nice

    ReplyDelete
  6. Uuuaa Aulona, sa te shkoka ky stil!

    ReplyDelete
  7. Cfare tatuazhi ke tek dora e maje? Shum yll po dukesh. Tpershendes nga Kosova,Bruna

    ReplyDelete
  8. SHYYYYYQYYYRRRR QE QENKE FTILLU O GOC. TE SHKON LOOKU I RI. DHE DUHET TE KUJDESESH PAK ME SHUM PER VETEN. ;)

    ReplyDelete
  9. Un nuk e di se kush ta ka mbushur mendjen por ti vetem e paraqitshme nuk jee.me vjen keq! Do ishte me mire qe komentet rreth paraqitjes tende mos ti komentoje fare

    ReplyDelete
    Replies
    1. LOL isha tu mendu jam qerru un apo ca...ok ngjan me mire qe skur sajohet vete se Niko i ka mbuluar defektet e trupit po prap snuk snuk

      Delete
  10. Atehere me fustanin shume e bukur, poooor me veshjen e dyte akoma me shuuuume!!!
    Me pelqen jashtmase edhe modeli i flokve, po si nuk del asnjehere keq mi goc ne foto!???!! :P
    Je shume e mire, sinqerisht ta them dhe me buzqeshjen tende transmeton shume pozitivitet.
    xo xo

    ReplyDelete
  11. Ketu duket qe ka shume inate personale. Une nuk kam qene shume dashamirese ne disa raste me Aulonen (gjithmon per veshje jo per aspekte te tjera, nuk do tja lejoja vetes kete gje, madje kam komplimentuar shume menyren e te shkruarit) por te kalosh ne mllefe personale eshte e tepert. duket qe eshte e njejta dore ne disa poste rresht.
    Aulona vertete te shkon shume kjo ngjyre flokesh, pastaj per kombinemet e Nikos nuk kemi cte themi....suksese ne Dancing (u be kohe qe nuk kam shkruar por blogun e kam ndjekur)......DENI

    ReplyDelete
  12. Une do e them ate qe mendoj dhe po me moren sikur kam inate personale me Aulonen le te me marrin. Une mendoj qe edhe ne keto foto relativisht profesionale ti ske dale gje, e para se ti nuk di te pozosh dmth je shume jo e natyrshme, me ca poza me embelsi e qendrim shuuuume te imponuar aq sa te them te drejten behesh antipatike sepse duket sikur po shtyn me mundim qe te jesh dicka qe sje dmth nje fytyre televizioni. Nuk po them qe je e shemtuar, absolutisht, je nje vajZe normale dhe deri diku simpatike por nuk e ke ate hijeshine per te bete tv me vjen keq. Me kete nuk po them qe te gjitha ato qe bejne tv ne Shqiperi jane domosdoshmerisht fytyra skenike dhe ti je e vetmja qe stonon por une ne kete rast po te drejtohem ty. Ne anen tjeter me dukesh shume me elokuente se disa vajza te tjera ekrani edhe pse duhet ta them je pak fallco ne reagim dhe dallueshem e pergjeruar per pak tv. Nejse me kete nuk dua te them nderro karriere se nuk me takon por desha te tregohem e sinqerte dhe shpresoj qe keshtu do ta kuptosh, edhe pse
    Pak hidhur

    ReplyDelete
  13. Floket ne kete ngjyre dhe model te shkojne shume!!

    Ps. Kjo siper paska lujt menc...looool

    ReplyDelete