Monday, November 18, 2013

Nje dhurate e bukur dhe e cmuar :)


Kam kohe qe kam dashur ta realizoj kete post (sic e shikoni edhe nga data ne foto, ato jane shkrepur gati nje muaj me pare), por gjithmone me dilte dicka e paparashikueshme qe me detyronte ta shtyja, por ja, me ne fund momenti erdhi! E dini cila eshte nje nder gjerat me te bukura dhe kenaqesite me te medha qe me ka dhuruara ky blog? Fakti qe kam njohur dhe bere disa mikesha, te cilat edhe pse vetem virtuale, i dhurojne diteve te mia ngjyra, njesoj sic bejne edhe mikeshat ne jeten reale. Me prezencen e tyre te vazhdueshme, me vleresimet, kritikat, keshillat dhe dashurine qe me kane dhuruar ne kete nje vit eksperience si bloggere, me kane shtyre qe edhe kur kam patur ato momentet e lekundjes per ta mbyllur blogun per shkak te mungeses se kohes, ta mendoja dy here vendimin. Do kisha shume deshire ti permendja te gjitha me radhe, por nuk dua ta shnderroj kete post si ato emisionet pershendetje nga ekrani te kohes se xhaxhit prandaj po e evitoj me mire.
Magjithate njeren prej tyre, vajzen qe ne blog-un tim eshte nder me populloret dhe qe jam e sigurte qe edhe lexuesit e blogut e kane fiksuar si emer, CHRISEDA, nuk mund te rri pa e permendur. Sepse edhe ky post i sotem eshte nje post falenderimi per te, se pari per prezencen e vazhdueshme me ane te komenteve dhe se dyti per dhuraten e bukur qe me ka bere. Edhe pse kane kaluar ca muaj qe nga dita kur e kam marre dhuraten dhe falenderimi mbase po vonon pak, si themi ne shqiptaret me mire vone sesa kurre, apo jo? :P Chriseda si nje ndjekese e rregullt e ketij blogu, kishte fiksuar dashurine qe une kam per lulet si print dhe guess what? Nga Amerika ku jeton, vendosi te me beje nje dhurate, nje xhakete me lule, pikerisht xhaketen qe shikoni ne keto foto. Me besoni qe nuk ka gje me te bukur, kur shikon njerez qe nuk i njeh personalisht, te shprehin dashurine dhe vleresimin e tyre jo vetem me fjale. Une dua ta falenderoj publikisht Chriseden, per xhaketen e bukur patjeter, por mbi te gjitha per faktin qe eshte gjithmone prane meje, ne te gjitha gjerat qe une bej. Me besoni qe ndonjehere ndihem e bekuar, nga gjithe dashuria qe me japin njerez te cilet edhe pse nuk i njoh personalisht, jane shnderruar ne pjese te rendesishme te diteve te mia :)

20 comments:

  1. Dhurata qenka vertet shume e bukur,bravo vajzes per guston,dhe per idene fantastike qe paska patur! Dukesh shume e fresket,keto ngjyra dhe lulet te dhurojne shume energji dhe shkelqim edhe ne fytyre..Ta kam thene dhe here te tjera pavaresisht se nuk te kam takuar asnjehere:Je nje person shume pozitiv dhe gjithe kete pozitivitet dhe miresi qe transmeton,ja kalon edhe te tjereve,qofte edhe ndjekeseve dashamirese te blogut!
    Mos te shkoje neper mend te mbyllesh blogun ...eshte kercenim! haahahah Suksese per sot! Simply falling eshte nje nder te preferuarat e mia!

    ReplyDelete
  2. sa e bukur xhaketa ;)

    ReplyDelete
  3. Oh sa e bukur dhe sa te shkon dhe me pelqen shume kombinimi. Getat dhe kepucet e errta sikur e theksojne me shume pjesen e siperme :)

    ReplyDelete
  4. Shume shume bukur ne teresi,xhaketa teper e bukur,e gezofsh.Bravo vajzes per gjestin e bukur :)
    M.

    ReplyDelete
  5. Shuuuume e bukur, ta gezosh!! :)))

    ReplyDelete
  6. xhaketa shume e bukur dhe fustani por e ke lodhur fare veshjen me keto kepucet e shemtuara dhe aspak ne harmoni me fustanin dhe xhaketen si dhe me ate canten kot me kot e geta te zeza. dynjaja bejne bamiresi te dergojne rroba qe nga usa ti prape i kokoleps sipas menyres tende hahaha

    ReplyDelete
    Replies
    1. ahh se nuk e kisha vene re...edhe me ate unazen cheap jeshile

      Delete
    2. As si shaka nuk ka lezet pjesa e fundit e komentit tend gjithsesi, vertet kam shume vite larg Shqiperise por jam e bindur qe asnje ska me nevoje per rroba atje.

      Delete
    3. Chriseda nuk e kisha ne kuptimin qe ska rroba por qe edhe rrobat e lezetshme i sajon keq.

      Delete
  7. Teper e bukur xhaketa, më pëlqejnë tejmase kur janë të kësaj gjatësie. Gjoksin, mos e bere gje operacion, ka mbushur dekoltenëb:) Gjithsesi shaka :), nuk ka nevojë dhe për operacion, konsumo rregullisht lëng portokalli (juice) dhe do vëresh ndryshim, por mos e tepro se rezultatet mund të jenë më shumë sesa ç'doni. Me siguri keni degjuar per kete,
    Cheers ...
    A.C

    ReplyDelete
  8. Me behet qejfi qe ne rradhe te pare te ben se qe do te pelqente as e vija ne dyshim duke marre parasysh dashurine qe ke per ngjyrat. E mbajtsh me shendet e dashur... ;)

    ReplyDelete
  9. ok getat edhe po i kalojme po ate cante moj moterrrr me ca e ke kombinuar ??? pash nja dy foto profesionale qe te kishte veshur niko komplet tj gje ..ne kte dalim ne konkluzionin qe nuk mjafton vetem idea kur nuk ben per kete pune nuk ben...vazhdo me ato te tjerat dhe lerja njerzve qe dine ta bejne moden .....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Getat nuk jane te zeza, jane jeshile. Canten me cfare e kam kombinuar? Meqe po beke si eksperte mode me komentin tend, po te them qe ka kohe qe ka ikur moda e kombinimit te cantes me pjesen tjeter te veshjes. Apo duhet ta kisha kombinuar me kepucet qe te isha "ne mode". Gjithsesi ti faleminderit qe me ndjek si ne blog, edhe ne instagram. E ku ka gje me te bukur se sa kur krahas njerezve qe te duan dhe te pelqejne, te ndjekin dhe madje te komentojne rregullisht edhe ata qe nuk te pelqejne.

      Delete
    2. Meqe po beke ti si eksperte mode canta eshte sh e shemtuar dhe nuk shkon fare me asgje qe ke veshur. Mos me thuaj qe e ke blere ne Milano hahaha????

      Delete
    3. Getat jane jeshile????????????????????????????????????????? No way.....Paske probleme me dallimin e ngjyrave ti aulona...

      Delete
  10. NQS do beja si eksperte mode do kisha nje blog ,,,dhe getat si blu si te zeza i ke mere me leng aq me teper mos u hidh perpjet o goc sesa thumba leshon diten ti ca i ke nja dy qe te kthehen mbrapsh ...po cte te them qe je shum bukur kur je skandal ...boll se le nam edhe po e shikoj blogun tend ,qe te mbaj mendt ne kok dhe te mos perfundoj kshu .....ata njerez qe te kan mbushur mendjen ty qe vishesh bukur duhet ti kapi fashion police ti fusi brenda :P

    ReplyDelete
  11. Blog i bukur, syzet i bejne fotot me elegante :)

    ReplyDelete
  12. Pse nuk je me aktive ne blog? Miss you :(

    ReplyDelete
  13. Une akoma nuk arrij ta kuptoj pse njerzit akoma lodhen duke te then si te vishesh????? Per me teper nuk arrij ta kuptoj pse akoma te ndjekin??? Ku eshte kenaqesia e tyre?? Apo vdesin te bejne te zgjuaren mbas nje anonimati...bohhhh njerez te cuditcem!
    Gjithsesi....xhaketa eshte shume e bukur e te rrin shume mire ne trup! Ke bere zgjedhjen e duhur Chriseda. Ne total me pelqen e gjith veshja...por sidomos fustani!! :)

    ReplyDelete