Monday, November 25, 2013

Nje eksperience e bukur per "OK" magazine


Eshte bere me shume se nje jave qe une nuk kam shkruar ne blog dhe vetem tani qe u ula per te shkruar u ndergjegjesova per kete fakt. E di edhe qe te kerkoj falje nuk ka asnje vlere, sepse e kam bere pak si shpesh keto kohet e fundit, po ashtu edhe justifikimet nuk "pine me uji" se te njejta vazhdojne te jene, mungesa e kohes, e cila sa vjen e behet me problematike, gjithsesi kush me ka xhan me kupton dhe me fal. :) Kush nuk me ka, kam pershtypjen qe lumturohet kur une bej mungesa ne blog, keshtu qe nuk kam fare pse ti kerkoj falje :)
Tani qe po shkruaj eshte ora 14.00 dhe une duhet te isha nisur per ne Kombinat, sepse sot eshte nata e katert e "Dancing with the stars". Por nuk do te flase per "Dancing..." sot, por per nje tjeter eksperinece, le ta quajme keshtu, te javes se shkuar, ku me perzgjedhjen e Niko Komanit une u bera pjese e revistes "OK", ne nje sherbim shume te bukur fotografik. Niko pati idene gjeniale te me sjelle totalisht ndryshe ne look, qofte ne model flokesh, qofte ne veshje dhe rezultati ishte shume pozitiv. Duke qene se jane realizuar foto me disa veshje te ndryshme, une nuk do ti "harxhoj" te gjitha ne nje post, por do ti sjell neper poste te vecanta. Per kete post te pare, do te gjeni edhe faqet e revistes ne PDF, me shpresen qe do te arrihen te lexohen, sepse nuk ka vetem foto, por edhe nje interviste. 
Pres me padurim mendimet tuaja!
Faleminderit qe me ndiqni gjithmone dhe qe me mbeshtesni ne gjithcka bej :)

21 comments:

  1. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  2. Aulona shuuume e bukur ke dal!! :))

    ReplyDelete
  3. Komplimente Aulona, veshjet dhe krehja e flokeve me pelqejne dhe te shkojne shume! Me pak mundim arrita ta lexoj dhe intervisten :D N

    ReplyDelete
  4. zoooom intervistes ahahahahah, floket po me pelqekan shume

    ReplyDelete
  5. aulona na trego pak sajimin,ky eshte nje fustan gri dhe ti i ke veshur bluzen e verdhe siper apo jo?duken sh yll

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sajimi ose kombinimi :D eshte bere nga Niko Komani, editor mode i revistes "OK" dhe eshte nje fustan gri leshi me nje pulover te verdhe leshi siper :)

      Delete
    2. o niceee.un kam nje fustan kshu leshi dhe ngaq kur e vishja me dukej vetja si katunare po kur e pashe si e kishte pershtatur Niko ose ti(se dija qe e kishte bere Niko) m pelqu kombinimi e do ja vjedh idene.Ajo ngjyra mustard te shkonte shume.Dhe dicka tjeter ate vallen e rrajces e qave fare,un jam prej andej dhe e di sh mire sa b... do ajo valle.bravo keep going like this!do not give a shit what other people say about you

      Delete
  6. kush i ka bere kto fotot,cili fotgraf?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Fatjon Hoxha i ka bere. Aulona Max Mara ose jo ti je gjithmone zonje burre:)

      Delete
    2. flm per pergjigjen .bukur i paska realizuar!ca dmth zonje burre q ngjan si burre??se jo per gje po vetem si burre nuk ngjan (mendimi im

      Delete
    3. Me falni po nuk rrija dot pa nderhyre...zonje burre? Aulona? Ne keto foto? Me kete embelsi qe ka ne fytyre? ti moj vajze duhet te jesh e krimbur perbrenda nga xhelozia qe shkruan te tilla gjera. Meqe paske lene edhe emrin e fotografit mesiguri duhet te jesh ndonjera qe punon ne revisten Ok qe paske kaq shume info. Aulona do me paguash viziten te okulisti se me dolen syte duke lexuar intervisten me keto germat e vogla :P

      Delete
    4. E krimbur po e krimbur fare. Zemra merr pak fryme se e ke marre me shume vrull. Pse duhet ta keqkuptosh gjykimin tim per xhelozi kur ne fakt kjo e fundit nuk ekziston fare dhe nese nuk e beson aq me ben😏. Dhe sa per info per te ditur emrin e fotografit nuk ka nevoje te punosh tee revista OK, ka plot menyra informimi. Ik tani mblidh veten se e ke marre sh ne kurriz tend kete pune

      Delete
  7. Aulona sa me pelqen te keto fotot dukesh kaq e embel. Kjo ngjyra e verdhe pastaj te shkon qamet

    ReplyDelete
  8. si gjithmon e cilter e sinqerte pa fjaleeeeeee keto veshje qe ke vesur duhet ti besh patjeter pjese te garderobes tede se te shkojne shumepuc ela

    ReplyDelete
  9. Aulona shume bukur ti ! Habitem si kesaj rradhe nuk te kane share kepucet, apo vetem se i the qe te ka veshur Niko Komani??!!
    Ky stil te shkoka shume ! Keep going! k

    ReplyDelete
  10. Per te patur titullin "fashioniste" duhet te jesh e famshme apo thjesht te kesh mik ??? Aktualisht ndjek disa blogje mode te huaja dhe me vjen keq kur pashe kete tendin...(duke qartesuar qe per mua je nje personazh pozitiv ne ekran u zhgenjeva kur u paraqite ne kete forme ) Si fillim veshjet nuk jane te kuruara dhe me detaj,fotot duken te marra me shume pertese dhe po zhvillon nje marketing kur nuk ke ofruar ndonje gje te madhe. ( Nderkohe qe blogiste te verteta te huaja duan vite per te marre titullin "fashioniste")

    ReplyDelete
  11. Ti siper dhe ju te tjeret boll se na lodhet!!!!! Nuk e kane quajtur Aulonen fashionista...me teper me duket si rubrik e revistes ku kane vendosur te ftojne Aulonen ne kete numer. Ajo asnjehere nuk ka thene qe jam fashionista apo qe e ndjek moden, apo qe vishet me emrat e medhenj te modes....thjesht ka then qe "moden" e ben sipas qejfit te vet...vishet sipas deshires duke ndjekur ndonje trend te fundit maksimumi! Te pelqen ose jo eshte tjeter gje..po boll bet krahasime idjote me faqet e tjera se e ka sqaruar mbi 100000 here qe nuk eshte blog i mirfillte mode..por me teper si nje ditar me foto! Libri nuk lexohet nga mesi goca...hapni faqen e pare dhe do sqaroheni mbi llojin e blogut..se kshu ngjani shume te trasha!!!!

    ReplyDelete
  12. Ato kartopecetat poshte kepuceve na knaqen fare te keto dy postet per OK! ...Shqiperi hesapi..

    ReplyDelete
  13. Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159

    Për magjinë e ribashkimit.
    Për magjinë e shtatzënisë.
    Magjinë fituese të lotarisë.
    Çështjen gjyqësore fituese.
    Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,

    HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.

    ReplyDelete