Friday, August 31, 2012

Kopshti i plehrave


Ju kujtohet qe ekzistonte dikur një vend që quhej Kopshti Botanik? Ai vend ekziston akoma, vetëm se unë sugjeroj që t’ja ndërrojmë emrin në “Kopshti i Plehrave”. Dje në mëngjes vajta për të bërë disa foto atje dhe u trondita nga pisllëku dhe katrahura që gjeta. M’u duk, jo sikur isha në një ambjent ku duhet të mbizotëronte gjelbërimi, pemët, bimët, por sikur isha futur në ndonjë kosh gjigant plehrash që kutërbonte era. Qese me plehra të varura nëpër degë pemësh, shishe, kanaçe, qese patatinash, domate, bukë, jashtëqitje kafshësh dhe njerëzish, e shumë e shumë të tjera ishin të shpërndara nëpër çdo cepë. Sinqerisht që më erdhi për të qarë! Pse e duam dhe e respektojmë kaq pak natyrën? Pse nuk kujdesemi për të mbajtur të pastër ato vende, të cilat jemi po vetë ne që i shfrytëzojmë? Çdo ditë ai vend është i mbipopulluar nga njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve janë familjar, prindër, gjysh dhe gjyshe që sjellin fëmijët e tyre për të luajtur. Kështu që i bie që janë pikërisht vetë ata, që e kanë katandisur në këtë gjendje? Atëherë çfarë mësimi mund të presim se do t’i japin atyre fëmijëve, kur vetë prindërit japin shembullin më të keq?

Nuk e di, por ka momente që vërtet ndjej një revolt përbrenda përball fenomeneve të tilla. Dhe më besoni që do të isha e gatshme, nëse do të bëheshim një grup, të dilja dhe ta pastroja vetë kopshtin. Vetëm se e di që maksimumi për një javë do ta gjeja sërish në të njëjtën gjendje të mjeruar.

Gjithsesi, edhe pse më iku disi humori dhe dëshira, kisha vajtur atje me misionin për të bërë disa foto, të cilat i realizova shpejt e shpejt dhe ika me vrap e zhgënjyer dhe me breng nga ato që pash.














Thursday, August 30, 2012

Gezuar ditelindjen "My angel"

Dita sot eshte speciale per mua, ashtu si ka qene cdo 30 gusht i ketyre 12 viteve te fundit. Shoqja ime e ngushte, Edi ka ditelindjen! Ne fakt ndihem pak ne faj, sepse per here te pare ne keto 12 vjet kam shkelur traditen, e cila konsiston ne dergimin e para, ne oren 00.00 te nates, te urimit i cili me shume se sa urim eshte nje hartim. Por dje isha aq e lodhur saqe me zuri gjumi qe ne oren 22.00 dhe as zilja qe kisha vene per ne dymbedhjete nuk me beri derman. Kush na njeh, e njeh shume mire lidhjen tone, aq sa kur takojme ndonje shoqe/shok te gjimnazit pyetje e pare qe na bejne eshte: "Prape bashke ju?" Eh...prape bashke ne! Gjithmone bashke ne :) Kemi qe ne gjimnaze qe jemi bashke, per te vazhduar ne shkolle te larte dhe tashme prej kater vitesh edhe ne pune, bashke, nje here shpatull me shpatull, nje here perballe, e here te tjera kurriz me kurriz, varet nga pozicioni qe kemi qene te ulura, ama gjithmone bashke! :)As me motren time nuk kam ndare ndonjehere aq shume gjera, histori, mendime, ndjenja, gezim, dhimbje, dashuri sa me te! Ashtu sic i shkruajta edhe ne mesazh sot, edhe pse shume njerez hyjne e dalin ne jeten time, vendi i saj ka qene dhe do te jete gjithmone aty, ne rradhen e para!
"Ka njerez qe i gezohen miqesive nje mujore, apo nje vjecare, apo akoma me keq, miqesive online me njerez qe mund edhe mos ti kene takuar kurre, por qe me lehtesine me te madhe i quajne miq te ngushte! Mua me vjen per te qeshur sa here degjoj histori te tilla, sepse per mua miqesia, ajo me "M" te madhe eshte nje nga gjerat e shenjta ne jete! Eshte me fat ai kush e ka provuar vertet dhe une jam me fat qe per dymbedhjete vjet rresht kam patur prane meje, ne te mire e ne te keqe, ne paqe dhe sherre :P miken time te vetme dhe te ngushte! Lum kush provon miqesi te tilla! Dhe mjere kush i gezohet miqesive boshe!"

"My angel" u befsh edhe 100! Te dua shume! Your "pill" :) <3 <3 <3


P.S: Dhuraten ta kam blere, po me vinte shume turp te ta thoja...e kam HARRUAR ne shtepi...:'(

 
    Viti i Ri 2011

    Koncerti i Snoop Dog, ne Prishtine

    Corfuz 2011, duke kercyer tallava :D

    Corfuz 2011, duke bere kalendarin e pervitshem qe e blejme vetem vete :D

         @ Folie, te dasma e Edlira Cepanit dhe Gert Bogdanit

            @Planet Bar
                     Kur ishim te reja dhe te dobta...:P
                             @ Lollipop, ne nje nate speciale per mua...:)
    Corfuz
   


Wednesday, August 29, 2012

Budva day 2

Dita e dyte ne Budva kaloi per mrekulli: shume plazh, shume ushqim, shume vere dhe pak jete nate! Paraprakisht e kishim bere ne plan qe ne darke te shkonim tek "Top Hill", e cila eshte disko me e madhe ne Budva dhe ku nuk ka probleme me policine bashkiake, por ishim bere aq telef gjate gjithe dites, saqe plani ra posht dhe pasi dolem te hanim nje darke te shpejt u kthyem ne dhoma dhe e kaluam naten duke luajtur peskatsh! Meqe ra fjala te peskatshi, une jam e fiksuar pas tij dhe ne pergjithesi pas te gjithe lojrave me letra, keshtu qe nje nga kriteret kryesore kur zgjedhim miqte per te shkuar me pushime eshte nese dine apo jo te luajne me letra :D Une dhe partneri im fitojme gjithmone ne pesekatsh, por kuptohet, kjo, jo per meriten tim!
Nje nga gjerat qe me ka shijuar me se shumti ne kete udhetim, ka qene vendi ku ndenjtem. Nje vile shume e kendeshme, e pozicionuar ne nje vend shume te mire, shume prane nje prej plazheve me te mire ne budva Jazz plazh, me nje pamje fantastike, e rrethuar nga kodra me detin perball. Dhomat brenda ishin te arreduara shume mire, kishte pishine, pronaret ishin shume te sjellshem dhe te gjitha keto per nje cmim te papare, aq lire saqe po te ma thoshin te tjeret nuk do ta kisha besuar: 25 euro personi per dy nete.Gjate dites per ne plazh leviznim me makinen tone, ndersa ne mbremje merrnim taksi, per te qene me te sigurte ne rast se e tepronim me alkoolin. Nese e keni bere ne mendje te shkoni ndonje fundjave ne Budva, atehere une po vendos me posht adresen e hotelit ne booking.com, e cila eshte faqja ku prej kohesh bej te gjitha prenotimet e hoteleve sa here qe shkoj jashte. Une ju siguroj qe do te mbeteni te kenaqur!

P.S: Po vendoset ndonjeri prej jush te shkoje, aman pyetini pak pronaret a i kane gjetur keto syzet e bardha Ray Ban qe une si HARRAQE, i lash peng atje :( :P

http://www.booking.com/hotel/me/milna-apartments.en-gb.html?aid=318615;label=English_Whole_Site_Reset__inurl%3A.en.html;sid=4d99e02d9e61956824de950a48b1381f;dcid=1;checkin=2012-09-01;checkout=2012-09-02;srfid=a0118f9f6966b1b3ddd55ebf0036db47X64


















Monday, August 27, 2012

Budva day 1

Jo se nuk e prisja, pasi nga eksperiencat e mia te meparshme, sidomos me Facebook-un, e di qe kjo puna e blogut do te ishte si nje virus i rrezikshem, qe po t'u ngjit s'te shqitet me, megjithate u surprizova edhe nga vetja qe gjithe fundjaven, mes gjithe qejfit dhe argetimit mendja me rrotullohej vetem ne nje pike: "blogu".
Kete fundjave, isha bashke me nje grup miqsh ne Budva, per t'i thene mbase mirupafshim per kete vit sezonit "pllazhor" jasht kufijve te Shqiperise. Tani, asnjehere nuk i dihet cfare ndodh dhe, po pati ndonje rruge tjeter neper pllazhrat jasht ne e mirepresim, gjithsesi per momentin e kam mendjen e fjetur se ky ishte i fundit. Qe kur nisa te bej gati valixhen me kapi ankthi: "Cfare rrobash te marre per blogun". Kuptohet, jo per dy ditet qe do ta kaloja atje, por per fotot qe do te beja per blogun. Pas shume stresi dhe dollapeve te kthyera permbys, e bera me short, ose me sakt me kujt i bie dhjeta :P dhe futa ne valixhe gjysmen e shtepise!
Dita e pare shkoi shume mire, pervec nje ndalese ne dogane, ku na bene nje kontroll te imtesishem duke na hapur valixhet e duka na nxjerr gjithe c'kishim brenda, e duke na cmontuar deri te sediljet e makines, gjithcka tjeter ishte shume argetuese. Ne fakt, po ta mendosh mire, edhe ky episod argetues ishte, duke qene se kam udhetuar shpesh me makine neper shtete te tjera dhe kurre me pare nuk me kishte ndodhur te isha pjese e nje kontrolli te tille. Nuk e di kush nga ne ju eshte dukur fytyre e dyshimte, apo ndoshta e ben edhe ata te doganes si une me rrobat, me short dhe lapsi na ra ne, gjithesesi nuk ishte nje ndjesi aspak e bukur. Te dukej vetja si kriminele kot:P pa bere asgje. Te them te drejten fillimisht u revoltova, por pastaj te gjithe ata qe ishin me mua ne makine me shpjeguan se eshte e drejta e doganiereve te bejne kontrolle te tilla ne dogane, keshtu qe asnje shkelje nuk po na behej. Prandaj teksa ata na cmontonin makinen dhe na nxirrni breckat nje nga nje nga canta per ti kontrolluar, une perfitova nga rasti te beja ca foto :D Gjithesesi te na e kishte bere ndonje gjerman, a ndonje freng edhe e kishim kaluar turpin me buke, por te ta bejne malazezet thaaaa...Nejse, ai episod ishte sa per te prishur syrin e keq. Shyqyr Zotit drogen nuk na e gjeten...ha ha ha :PPP
Budva si gjithmone nje mrekulli, duke filluar nga plazhet e per te mbaruar te jeta e nates. Njerez plot, njerez te bukur, njerez te gjaaate, njerez shume te gjate, njerez te qeshur, njerez te sjellshem. Ushqim i mire, ushqim shume i mire, ushqim i shijshem ashtu sic vetem ushqimet kalorike dine te jene. Une per vete u denda ne pljeskavica, i cili eshte ushqimi qe dashuroj! E di qe turp eshte ta pranoj, por si te mos mjaftonte vete pljeskavica dhe era qe ajo leshin, ajo ishte e shoqeruar edhe me qepe, te cilat u asgjesuan ne sekonde nga te peste ne! Kuptohet qe pastaj ne cdo klub qe futeshim, na kthenin mbrapsht qe te dera...ha ha ha :P Edhe atje per fat te keq, policia bashkiake mbinte te dera e lokaleve pas nje ore te caktuar, por te pakten e kishin lejen deri ne oren 1 te nates. Gjithesesi ne nuk u merzitem, pasi, pasi dolem nga klubi e vazhduam party-n te vila. Keshtu dita, ose me sakt nata e pare kaloi per mrekulli!

Wednesday, August 22, 2012

O llaci bojs, iz enadher bejbe...


Strecce me ngjyra, barku jasht dhe një bisht në maj të kokës? Ccfarë ju kujtojnë këto tre element së bashku? Asgjë? Atëherë po ju jap një ndihmë! “O llaci bojs iz ënadhër bejbe…”. Po kjo frazë ju thotë ndonjë gjë? Eee isha e sigurtë që me të nuk do të ngatërroheshit. Vitet 90! Vitet që pjesa më e madhe e jona I kujton për ritmet e jashtëzakonshme dance, të cilat edhe sot e kësaj ditë I dëgjojmë më me kënaqsi se sa “Dalinda”, apo “Chicka loca”. Apo për serialet “Beverly Hills”, e “Melrose Place” të cilat unë I shikoja gjithmonë fshehurazi, sepse mami mi kishte ndaluar kategorikisht, duke qenë se isha ende e vogël dhe në to kishte dhe skena me puthje (atje nuk kishte vetëm skena puthjesh në fakt, kishte edhe më shumë, por mami nuk e dinte këtë. Dhe aq me pak e dinte që unë e dija dhe I shikoja madje :D)
Por krahas muzikës, apo serialeve të atyre viteve, ajo që më ka tërhequr gjithmonë nga vitet 90 ka qenë stili. Edhe pse këto vite, kurrë nuk janë shquar për ndonjë stilt ë jashtëzakonshëm, ka patur diccka në të që gjithmonë më ka tërhequr. Veccanërisht ngjyrat e theksuara dhe kombinimi mes tyre. Prandaj nuk mund veccse të gëzohesha, kur moda e viteve 90 u rikthye sërish këtë sezon. Streccet shumëngjyrëshe si të Coronës me shoqe, janë të preferuarat e mia. Por edhe cropped tops, bluzat e shkurtra të cilt këtë sezon erdhën edhe më creative me asimetrinë e tyre, të gjata pas, e të shkurtra para, janë në listën e të preferuarave. Sidomos gjatë stinës së verës. Edhe pse fillimisht kam qenë disi skeptike në lidhje me këtë trend, të cilin kur e shihja te të tjerët më pëlqente, ndërsa për ta veshur vetë nuk guxoja, duke qenë se barku jasht është quajtur gjithmonë si vulgar dhe banal, më në fund gjeta guximin dhe dje e vesha. Në fakt dje isha gjatë gjithë ditës në një 90’ mood, sa I përket stilit kështu që vendosa  të bëj një miksim mes tyre:paradite një cropped top, të cilën e mora në Barcelon për vetëm 4 euro :D Shumë e thjesht, por që mua më pëlqeu shkrimi në të “I love me”. Dhe në darkë, kur dola për të pirë diccka në një nga baret e shumtë dhe të mbipopulluar të Tiranës, zgjodha streccet e mia të preferuara, të cilat kanë filluar të më pëlqejnë edhe më shumë pasi ja kam parë të veshura dhe Jessie J :P Fillimisht mendova të bëja një kombinim të bluzës dhe strecceve bashkë, por ishte too much! Ngjaja si një 16 vjeccare e harbuar kështu që hoqa dorë!
Përpara se ta mbyll dua të jap dhe disa këshilla sa I takon mënyrës si mund ta vishni një “crop top”, I cili ndër të tjera do dhe pak guxim, si dhe fizik të mirë.

  • Zgjidh gjatësinë: “Crop Tops” janë të llojeve, stileve dhe gjatësive të ndryshme dhe zgjedhjen mund ta bëni në varësi të guximit që keni,për të treguar vetëm një gisht bark, ose për të vënë në pah gjithë muskujt qe keni. Por kujdes thash muskujt, jo dhjamin! Nëse barku juaj nuk është në formën e tij më të mirë, atëherë ju lutem, për të mirën tuaj, por edhe të syve tanë hiqni dorë nga ky trend! Ose, nëse vërtet nuk doni të hiqni dorë prej tij, zgjidhni pantallona me belin lart, kështu barku do të jetë brenda dhe të gjithë do të jetojmë të lumtur dhe të gëzuar.
  • Trego kujdes me pjesën tjeër të look-ut: “Crop tops” janë të lezetshme dhe duken bukur, por në të njëjtën kohë ai është një stil që rrezikon t’ju bëjë të dukeni vulgare. Prandaj tregoni kujdes me pjesën tjetër të veshjes. Nëse do të më pyesni mua, do të thoja jo për kombinimin me pantallona të shkurtra. Mjafton barku që është jashtë, nuk ka nevojë të ekspozohen edhe këmbët. Vetëm nëse jeni në plazh, atëherë po që vendi justifikon (zh)veshjen.
  • Kujdes ku e vesh: Ashtu sicc ndodh me minifundet, apo dekoltet, edhe nxjerrja e barkut nuk lejohet nëpër zyra, institucione, apo shkollë. Prandaj kujdes për ku e vishni. Dritë e kuqe për vendet që përmenda më sipër. Dritë jeshile për paradite për të pirë një kafe nga blloku, për fundjavë, për plazh, për mbrëmjet nëpër clube.
  • Kaq kisha unë për sot. Pa më thoni ju një herë ju pëlqen ky stili I viteve 90’ që është rikthyer sërish në modë? Ccfarë nuk do të vishnit kurrë prej atyre viteve?

P.S: Fotot mund të ishin bërë shumë më mirë, por duke qenë se askush nuk u ofrua I gatshëm për të më fotografuar dje, këtë detyrë ja ngarkova nipit tim 8 vjeccar. Rezultati duket qartë…:D