Wednesday, August 15, 2012

Hajt per hajer...

Hmmm ka kohe qe ne mendje me vertitet ideja per te hapur nje blog. Madje mesa po shikoj, kete blog e paskam hapur qe ne janar,po duke qene se memoria nuk eshte pika ime me e forte kisha harruar fare. Nuk e di per cfare konkretish do te flitet ne te, pasi nuk e kam krijuar ende nje ide te qarte ne mendje, por si shqiptare qe jam thash: "kur te gjithe e kane hapur nje blog, perse mos ta hap dhe une?" Tani, te them te drejten nuk e di sa high do kem qene kur i kam vene kete emer "Fashion is drug", sepse ne rradhe te pare une nuk eshte se jam ndonje e fiksuar pas modes, e aq me pak e varur prej saj dhe e dyta, si mund te vihet fjala drug ne titullin e nje blogu? Gjithsesi duke qene se me teknologjine nuk kam ndonje marredhenie te mire dhe mbi te gjitha duke qene se sapo kam dale nga puna dhe po pertoj shume, vendosa mos t'ja ndryshoj (per momentin) dhe t'ja le ashtu: "Fashion is drug"!

Une qe po shkruaj jam Aulona Musta, jam 27 vjece dhe ndryshe nga nje pjese e madhe e femrave qe njoh, por edhe qe kam pare neper filma, nuk e kam aspak problem ta them moshen. Dhe as nuk i vuaj vitet qe ikin. Perkundrazi me duket se sa me shume kalojne vitet aq me e pjekur, e pergjegjshme, me e sigurte dhe me e mencur behem (edhe pse per kete te fundit nuk jam shume e sigurte :D) E vogel kam enderruar te behesha psikologe. Frymezim i kesaj deshire, ka qene Taylor qe luante ne serialin Beautiful. Gjithmone mendoja se psikologet ishin te mira, te bukura, te zgjuara dhe te ndershme si ajo. Edhe pse kam studiuar per psikologji, psikologe nuk u bera kurre, e rrjedhimisht as e bukur, e mire, e zgjuar dhe e ndershme si Taylor-i...ha ha ha.

Prej 5 vitesh punoj si kryeredaktore ne gazeten Paloma. Te famshmen, te shumeperforluren dhe me te shituren Paloma, te cilen tashme e konsideroj si femijen time. Edhe pse, jo nje femije bilogjik, duke qene se nuk e kam lindur une, por e gjeta dy vjecc, serish i kam dhuruar gjithe dashurine, perkushtimin dhe devotshmerine time per ta rritur sa me te shendetshme dhe cilesore. Dhe tani Paloma dalngadale po rritet e po behet nje zonjushe 10 vjecare, qe ju befte mamaja ju befte...:D Por gjithashtu prej 4 muajsh jam bere serish nene e nje tjeter "foshnjeje', "Sillikon"-it. Jo, jo nuk me ka lene akoma mendja te quaj femijen time me kete emer te "tmerrshem". "Sillikon" eshte nje emision radiofonik, per te cilin kam investuar po aq shume dashuri e perkushtim.

Si nje shigjetare e vertet adhuroj udhetimet; jam e fiksuar pas astrologjise; po te haja ashtu sic dua dhe sic di une, e sigurte qe do te isha nje obeze per librin guiness; palestra eshte nje shoqeruese e mire e diteve te mia, e cila me ben te ndihem ne forme jo vetem fizikisht, por edhe menderisht; karakteristika qe me pelqen shume te vetja eshte humori, ironia dhe mbi te gjtha autoironia. Kaq per momentin!

Perpara se te nisja te shkruaja mendova se do ta kisha te veshtire dhe nuk do te gjeja dot fjalet, por shoh qe paskam ecur mire. Shpresoj qe deshira e blogu-t mos te me largohet pas nje jave, sic me ndodh zakonisht me cdo gje qe e marr me shume pasion ne fillim dhe pastaj pasioni fillon te venitet pak nga pak. Ky blog do te me sherbeje si nje ditar, per aq sa mund te jete ditar nje faqe publike, ku do te ndaje emocionet, ndenjat, mendimet, shqetesime, deshirat dhe gjithcka tjeter timen. Nje gje eshte e sigurte ne kete blog nuk do te flitet per marka dhe firma te shtrenjta. Jam e ndergjegjshme qe jam thjesht kryeredaktore e gazetes "Paloma" dhe jo e revistes "Vogue", rroga qe marr me del per te bere nje jete te kenaqshme, per t'i plotesuar disa deshira vetes, por jo per te shitur mend per veshje firmato qindra dhe mijera euroshe. Prandaj nese po kerkoni per te tilla, po ja u them qe ne fillim, mos beni fare pitstop ne kete blog, se do dilni te zhgenjyera. Per gjithe te tjerat qe duan te me bejne shoqeri, te ndajne mendime, ide e shumcka tjeter, jeni te mirepritura.

P.S: Po qe qenka qejf te kesh blog...:D
P.S.S: Po e ve kete foto meqe me kane genjyer qe i ngjaj Taylor-it ne te...ha ha ha

11 comments:

  1. Aulon shume suksese e dashur dhe pac fat ne kete aventure te re dhe pergezime per suksesin qe e ke dhuruar dy "femijve " te tu :D

    ReplyDelete
  2. Shuuumeeee sukseeeeseeee,u will rock this Blog.Ah cmu ngrit dhe mua...mendja tani,uh cna bere.Po spo e bej se kush zihet per flokesh pastaj hahahahaha.Puc,sukses i garantuar!

    ReplyDelete
  3. Po beje mi beje ama, te pakten keshtu do kem nje arsye per te te shkulur leshrat e kokes...hahahahahaaha Thnx zemer! Mendoje se te shkon dhe ty nje blog, ke shume per te thene dhe per te treguar ;)

    ReplyDelete
  4. Fillim me kembe te mbare, me duket mua:) Te vafte mbare!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Flm shume e dashur Ulpiana! Eshte kenaqesi dyfish per mua kur marr nje koment te tille, nga nje femer qe aq shume e vleresoj, sic je ti :)

      Delete
  5. Komplimente per blogun! Me behet qejfi qe dhe ne Shqiperi vajzat kane deshire te flasin dhe te tregojne stilin e tyre lirisht permes nje blogu!
    Blogim te mbare!

    Kisses
    Ada
    www.justgoshopping.net

    ReplyDelete
  6. shum perfekte dhe te perditshme cdo gje qe thuhet ne kete blog! un jam nje ndjekese e rregullt e jotja ketu edhe e juaja ne thumb e ne fb! vazhdo keshtu se je me e mira!

    ReplyDelete
  7. http://andasspace.blogspot.com/

    ReplyDelete
  8. Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
    Ai është WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete