Nje nga arsyet kryesore të debateve mes meje dhe mamasë time, është për garderobën!
Unë gjithmonë mendoj se kam pak dhe kurrë mjaftueshëm për të përmbushur egon
dhe kënaqësinë time, ajo gjithmonë mendon se kam shumë, shumë më tepër nga sa
duhet dhe nga sa mund të mbajë dollapi. Prandaj një herë në të shpesht dëgjojë
fjalinë urdhërore, të shkurtër, por shumë bindëse: “Hidhi”! E pse duhen mbajtur
kaq shumë “rraqe”, që bëjnë kaq shumë rrëmujë dhe nuk lënë vend të marrësh frymë
– kjo është dilema e madhe e saj. Edhe pse të them të drejtën nuk kam arritur
asnjëherë ta kuptoj mirë këtë punën e frymëmarrjes: kush duhet të marrin frymë,
rrobat? “Po rrobat nuk marrin frymë o ma” –
mendoj me vete – “E vetmja që rrezikon të mbetet pa frymë në këtë mes, po më
the edhe një herë “hidhe” për çdo veshje që marr në dorë, jam unë”. Po nuk
guxoj ti them me zë të lartë dhe thjesht përpiqem ta bind se moda riciklohet
dhe se shumë veshje që mund të mendonim se nuk do ti vishnim më kurrë, ja tek
rikthehen një ditë të bukur sërish në modë.
Siç janë psh fundet, apo fustanet e gjyshes, të cilët këtë sezon kanë bërë namin.
Kudo nëpër revista, apo blogje të ndryshme mode, lexoje një këshillë: “Gërmoni
në garderobën e gjysheve dhe mamave tuaja dhe nxirrni që andej, fustanet, fundet,
këmishat e tyre sepse janë rikthyer në modë”. Fundet me pala deri posht gjurit,
fustanet e gjatë deri te kyçet, pantallonat me belin lart, njësoj si ato që
shikojmë nëpër fotografitë e nënave dhe gjysheve tonë në rini, mund t’I merrni,
t’i bëni tuajat, pse jo, duke i shtuar ndonjë detaj që t’ju identifikojë dhe ja
ku jeni shndërruar në një fashionista të vërtet. Kuptohet nëse ndiheni rehat me
këtë stil, sepse rregulli numër një është: “Asnjëherë mos përqafoni një tendencë,
apo një stil që nuk ju përshtatet dhe me të cilin nuk do të ndiheshit rehat,
sepse parehatinë që ndjeni me veten dhe atë që keni veshur, do t’ja transmetoni
edhe të tjerëve. Vishni atë që ju bën ju të ndiheni mirë dhe të kënaqura me
vete dhe jo vetëm sepse e thonë stilistët, apo revistat e modës.”
Për t’ju rikthyer edhe një herë debatit konstruktiv, “të ruajmë apo të
hedhim”, që bëj çdo javë me mamanë time. Siç u kuptua edhe më sipër, unë jam për
ruajtjen e rrobave. Kuptohet jo të gjitha, ato pulovrat dhe trikoat e pushëzuara,
ato pantallonat apo këmishat e dala boje, fundet dhe fustanet e arnuara, më
besoni nuk do të jenë asnjëherë në modë, kështu që më mirë hidhni. Ndërsa për të
tjerat, sidomos kur janë gjëra të shtrenjta dhe cilësore, më mirë ruajini diku,
për t’I rihapur sërish kur t’I vijë kohë. Sepse të jeni të sigurtë, që do t’i vijë
sërish koha…
Si ky fustan që kam veshur dhe që në vend që ta kisha blerë, mundet fare mirë
ta kisha marrë nga garderoba e rinisë e sime mëje, kuptohet nëse ajo nuk do të
kishte maninë për të hedhur gjithçka…
P.S: Mami të dua!
Po ju në cilën kategori bëni pjesë në atë që
ruani gjithçka, apo në atë që I hidhni të gjitha? C’mendim keni për riciklimin
e modës? Cila është ajo periudhë që pëlqeni më shumë sa i përket stilit të
veshjeve?
P.S.S: Ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve! Bëfshi sa më shumë qejf!
Bashkë do të takohemi të hënë kur të kthehem nga Vlora, për t’ju treguar për
fundjavën time dhe konstatimet e ndryshme që do të bëjë gjatë këtyre dy ditëve në bregdet, pwr t’ju raportuar mw pas njw mw njw!
Aulon, te kam njohur ne Ibiza (ajo qe bertiti: 'shqiptare!') :P dhe qe aty me bere pershtypje shume te mire...
ReplyDeleteUrime per blogun dhe per shkrimet. Kjo puna e 'sherrit' me mamin eshte kaq e pergjithshme mesa duket..
Te falenderoj shume Enis! Me behet shume qejfi qe me shkruajte. :) Po jam kurioze te di si e gjete blogun? :D Te pershendes!
DeleteE gjeta ne Facebook, tek faqja e emisionit tend.
DeleteTani te lexoj rregullisht!
Je super ok ;)
I looove ur blog Aulon XD Keep writing :-)
ReplyDeleteTe ishte per mua kisha ruajtur gjithcka por mami im ka manine qe nje here ne muaj ti fali rrobat qe sbejn me ose qe sjane ne mode. Une jam shume ok.me xhestin e faljes atyre qe kane nevoje por kur mendoj per ca rroba aq te bukura qe si kam me, ose ato qe sme benin i kam humbur kilet dhe tani mund te me vinin them me vete "eh moj mami ! " Gjithsesi, bej si une, une se le me te mi afrohet dollapit :PPP
ReplyDeleteFale mamit tim une nuk hedh asgje dhe fal shume pak..ne dollapin tim gjenden shume rroba te pervetesuara nga te mamit...si dhe rroba kur kam qene shume e vogel, po nga menyra se si jane qepur me bejne akoma :D
ReplyDelete