Strecce me ngjyra, barku jasht dhe një bisht në maj të kokës?
Ccfarë ju kujtojnë këto tre element së bashku? Asgjë? Atëherë po ju jap një
ndihmë! “O llaci bojs iz ënadhër bejbe…”. Po
kjo frazë ju thotë ndonjë gjë? Eee isha e sigurtë që me të nuk do të ngatërroheshit.
Vitet 90! Vitet që pjesa më e madhe e jona I kujton për ritmet e jashtëzakonshme
dance, të cilat edhe sot e kësaj ditë I dëgjojmë më me kënaqsi se sa “Dalinda”,
apo “Chicka loca”. Apo për serialet “Beverly Hills”, e “Melrose Place” të cilat
unë I shikoja gjithmonë fshehurazi, sepse mami mi kishte ndaluar kategorikisht,
duke qenë se isha ende e vogël dhe në to kishte dhe skena me puthje (atje nuk
kishte vetëm skena puthjesh në fakt, kishte edhe më shumë, por mami nuk e dinte
këtë. Dhe aq me pak e dinte që unë e dija dhe I shikoja madje :D)
Por krahas muzikës, apo serialeve të atyre viteve, ajo që më
ka tërhequr gjithmonë nga vitet 90 ka qenë stili. Edhe pse këto vite, kurrë nuk
janë shquar për ndonjë stilt ë jashtëzakonshëm, ka patur diccka në të që
gjithmonë më ka tërhequr. Veccanërisht ngjyrat e theksuara dhe kombinimi mes
tyre. Prandaj nuk mund veccse të gëzohesha, kur moda e viteve 90 u rikthye
sërish këtë sezon. Streccet shumëngjyrëshe si të Coronës me shoqe, janë të
preferuarat e mia. Por edhe cropped tops, bluzat e shkurtra të cilt këtë sezon
erdhën edhe më creative me asimetrinë e tyre, të gjata pas, e të shkurtra para,
janë në listën e të preferuarave. Sidomos gjatë stinës së verës. Edhe pse
fillimisht kam qenë disi skeptike në lidhje me këtë trend, të cilin kur e
shihja te të tjerët më pëlqente, ndërsa për ta veshur vetë nuk guxoja, duke qenë
se barku jasht është quajtur gjithmonë si vulgar dhe banal, më në fund gjeta
guximin dhe dje e vesha. Në fakt dje isha gjatë gjithë ditës në një 90’ mood,
sa I përket stilit kështu që vendosa të
bëj një miksim mes tyre:paradite një cropped top, të cilën e mora në Barcelon për
vetëm 4 euro :D Shumë e thjesht, por që mua më pëlqeu shkrimi në të “I love
me”. Dhe në darkë, kur dola për të pirë diccka në një nga baret e shumtë dhe të
mbipopulluar të Tiranës, zgjodha streccet e mia të preferuara, të cilat kanë
filluar të më pëlqejnë edhe më shumë pasi ja kam parë të veshura dhe Jessie J
:P Fillimisht mendova të bëja një kombinim të bluzës dhe strecceve bashkë, por
ishte too much! Ngjaja si një 16 vjeccare e harbuar kështu që hoqa dorë!
Përpara se ta mbyll dua të jap dhe disa këshilla sa I takon
mënyrës si mund ta vishni një “crop top”, I cili ndër të tjera do dhe pak
guxim, si dhe fizik të mirë.
- Zgjidh gjatësinë: “Crop Tops” janë të llojeve, stileve dhe gjatësive të ndryshme dhe zgjedhjen mund ta bëni në varësi të guximit që keni,për të treguar vetëm një gisht bark, ose për të vënë në pah gjithë muskujt qe keni. Por kujdes thash muskujt, jo dhjamin! Nëse barku juaj nuk është në formën e tij më të mirë, atëherë ju lutem, për të mirën tuaj, por edhe të syve tanë hiqni dorë nga ky trend! Ose, nëse vërtet nuk doni të hiqni dorë prej tij, zgjidhni pantallona me belin lart, kështu barku do të jetë brenda dhe të gjithë do të jetojmë të lumtur dhe të gëzuar.
- Trego kujdes me pjesën tjeër të look-ut: “Crop tops” janë të lezetshme dhe duken bukur, por në të njëjtën kohë ai është një stil që rrezikon t’ju bëjë të dukeni vulgare. Prandaj tregoni kujdes me pjesën tjetër të veshjes. Nëse do të më pyesni mua, do të thoja jo për kombinimin me pantallona të shkurtra. Mjafton barku që është jashtë, nuk ka nevojë të ekspozohen edhe këmbët. Vetëm nëse jeni në plazh, atëherë po që vendi justifikon (zh)veshjen.
- Kujdes ku e vesh: Ashtu sicc ndodh me minifundet, apo dekoltet, edhe nxjerrja e barkut nuk lejohet nëpër zyra, institucione, apo shkollë. Prandaj kujdes për ku e vishni. Dritë e kuqe për vendet që përmenda më sipër. Dritë jeshile për paradite për të pirë një kafe nga blloku, për fundjavë, për plazh, për mbrëmjet nëpër clube.
- Kaq kisha unë për sot. Pa më thoni ju një herë ju pëlqen ky stili I viteve 90’ që është rikthyer sërish në modë? Ccfarë nuk do të vishnit kurrë prej atyre viteve?
P.S: Fotot mund të ishin bërë shumë më mirë, por duke qenë
se askush nuk u ofrua I gatshëm për të më fotografuar dje, këtë detyrë ja
ngarkova nipit tim 8 vjeccar. Rezultati duket qartë…:D
me pelqen shume ky stil, dhe ty te shkon :)))
ReplyDeleteperfundimisht ti je e cmendur pas ngjyrave dhe te qofte hallall qe di ti kombinosh sh mire lol c:
ReplyDeleteMe pelqen kombinimi qe i ben ngjyrave. Edhe ky stil, ty te shkon pasi ke fizikun. B.
ReplyDeleteNuk jam shume fanse e gjerave te viteve 90 ama strecet i dua. I kam veshur ne gjimnaz ne vitet 90 dhe i vesh edhe sot. =) Plus qe jane komode dhe te thjeshta per te kombinuar. Ada
ReplyDeleteVajza faleminderit shume te gjithave :)
ReplyDeleteVeshja shume e shume e bukur, dhe une keshtu mendoj nese do nxjerresh barkun apo nje bluze shume te hapur perpara s'duhet te nxjerresh dhe kembet ose e kunderta!!
ReplyDeleteme pelqen shum ke keto foto. trupin e ke yllll :) miki...
ReplyDelete