Oh sa harraqe jam! Do ta lexoni shpesh këtë fjali në këtë
blog, kështu që duhet të mësoheni me të! Sic eshte mësuar mami, I dashuri,
shoqja ime e ngushtë dhe shefi im! Dhe tashmë askush nuk nxehet më me mua kur
harroj për ccdo gjë. Thjesht më mëshirojnë…Ku dua të dal me këtë fjalim hyrës? Thjesht
dua t’ju mësoj edhe ju me këtë defekt (jo dhe aq) të vogël timin, që kur të mos
vë ndonjëherë foto, apo mos të hedh shkrime, ju ta dini që nuk është për fajin
tim, por thjesht kam harruar…
Sic me ndodhi sot psh, që kisha bërë gati rrobat që dje në
darkë, kuptohet më me merak se sa I bëj zakonisht - hej tani kam një blog,
duhet të tregoj kujdes – kisha nxjerr aparatin në një vend të dukshëm që mos ta
HARROJA; vura dhe bateritë në karikim dhe kështu rash të flija e qetë se ccdo
gjë që do të ishte gati për nesër (dmth sot). Sot u zgjova, I futa të gjitha në
ccantë, kuptohet jo rrobat, ato nuk harrova ti vesh dhe u nisa për në punë. Përpara
se të shkoja në radio, pasi kisha emisionin e detyrova kolegen time të “shtrenjtë”
Fatmën të më bënte disa foto, për blogun. Me atë rast zbulova dhe një anë të
mirë të sajën, dinte të bënte fotografi (një njeri më shumë për të bezdisur me
kërkesat e mia për foto) dhe mezi po prisja sa të mbaroja emisionin dhe të
shkoja me vrap në zyrën e gazetës për të hedhur fotot në blog. Vetëm pasi
arrita dhe parkova, u kujtova: Kisha HARRUAR fishën që lidh aparatin me
kompjuterin! U bëra tym! Për të qarë më vinte nga inati, të cilin s’po dija sit
a nxirrja. Dhe c’bëra do thoni ju? U futa nëpër dyqane dhe bleva rroba, nga
INATI! Kështu që si përfundim, kur dola që andej nuk isha vetëm pa fishë në ccantë,
por edhe pa lekë në kuletë!
Gjithësesi duke qenë se nuk më rrihet pa postuar gjë, deri sa
të vijë dita e nesërme (meqënëse as në shtëpi nuk kam internet për momentin dhe
nuk Ivendos dot në darkë) dhe të vendos fotot me fustanin tim të bukur, me
ngjyra, po vendos disa nga revistat ku është shfaqur “surrati” im këto dy muajt
e fundit, por edhe më parë. Se që do thoni ju e ka një zanafill dhe kjo
ccmenduria ime për të hapur një blog, e për të bërë sikur marr vesh nga moda.
Ja më kanë gënjyer ca gazetarë që më kërkojnë herë pas here për të shfaqur
stilin tim nëpër revistat e tyre :P Tani, unë jam vetë në këtë profesion dhe e
di si funksionojnë këto punë, hajde marrim njërën të mbarojmë punë shpejt e
shpejt dhe të mbyllim revistën, po do ti që na u rrit mendja dhe mendojmë me tërmend
që marrim vesh nga moda, aq sa të hapim edhe një blog…Ja kaq e kishte dhe kjo
punë, kemi filluar të flasim edhe në vetën e parë numri shumës tani...
Ika, ika, kaq për sot, se ja kam kaluar dhe atyre Big
Brotheristat që flisnin për veten e tyre, në vetë tretë…Lexohemi nesër, po nuk
harrova të marr frymë…
sa me kenaqesi i lexoj kto shkrimet e tua o aulon dhe me duken sikur po lexoj ndonje roman artistik te pasur me shume aventuramezi prse te shoh fotot tani un se jam e sigurt qe fatma do i ket qare apo nuk ishte me humor te mire qe iu dallonte nga alegria me zerin e saj sot ne emision :*
ReplyDeleteFlm shuuume Enxhi! Ne fakt Fatma nuk i kishte qare fare fotot dhe e terheq mbrapsht ate qe kam thene me siper: Nuk di te beje foto te bukuuuuuraaaaa!!!!! :P
DeleteNga shkrimi dukesh si nje 16 vjecare e talentuar, eshte kenaqesi te shikosh te kunderten e "Rinise se plakur"..! :) Shume e bukur dhe pikante neper foto!
ReplyDeletePjesa e pare nuk e mora vesh ishte kompliment, apo jo :P Per pjesen e dyte faleminderit shume!
DeleteHa ha une shpresoj gjithmone qe inati te me kape ne vende ku nuk kam mundesi te bej blerje,se jam shume impulsive dhe shpesh blej gjera qe nuk i vesh asnjehere me pas! :P
ReplyDeleteSa per harraqe kushedi sa here me ka ndoshur qe te kerkoj me minuta te gjitha se ku e kam lene telefonin (qe sigurisht e kisha ne duar)! :P
Urimeeeee per blogun!!! :)