Sa keq më vjen për muzikën shqiptare! Është bastarduar në një
formë saqë mua si dëgjuese më vjen turp kur e dëgjoj. Dhe them me vete:
Imagjino si duhet të ndihen ata që e këndojnë! Por jo, duket se vetë
këngëtarëve nuk u bën aspak përshtypje. Të rinj a të moshuar qofshin, pa
eksperiencë apo me shumë vite karrierë mbi shpatulla, e vetmja gjë që
ka rëndësi për ta është leku. Duket se pjesa më e madhe e këngëve që
prodhohen kanë vetëm një synim, të pëlqehen sa më shumë në diasporë,
atje ku emigrantët, të djegur nga malli për atdhe, janë edhe më të
gatshëm të shpenzojnë mijëra euro edhe brenda një nate. E ç’rëndësi ka
muzika? E aq më pak teksti...
Eh, tekstet e këngëve! Kam
mall të dëgjoj këngë si “Makina e memories” e Ardit Gjebreas, “Ante i
tokës time” e Rovena Dilos, “Nata” e Aurela Gaçes, e shumë të tjera.
Tekste frymëzuese, që të drithërojnë, të emocionojnë, tekste me kuptim,
tekste që shprehin dashuri, dhimbje, mall, me një poezi që ndërthuret
përsosmërisht me vijën melodike të këngës. Sa larg vulgares! Sa larg
banalitetit që dëgjojmë në këngët “moderne”. Sot janë bërë të gjithë
autorë tekstesh. Për të mos shpenzuar para, këngëtarët “rregullohen” me
njëri-tjetrin: ti më bëj tekstin, unë të bëj muzikën; po ma bëre tekstin
me gjysmë çmimi, unë do të të nxjerr në klip. Dhe të mendosh që këta e
quajnë veten artistë!
Më kanë rënë rastësisht në dorë disa
tekste bruto, të shkruara me shkrim dore prej këtyre “artistëve”. Të
thuash jam lebetitur është pak. A mund të pretendosh art, poezi, e
tekste të bukur, nga dikush që çdo fjalë shqip e shkruan gabim? A mund
të shkruajë bukur një analfabet? Më ka ardhur për të qarë për
bastardimin që i bëhet fjalës dhe poezisë shqipe nga këta palo artistë!
Dhe e keqja më e madhe është që shumë prej tyre janë nga ata këngëtarë e
këngëtare me emër, që mburren për karrierën e gjatë dhe suksesin e madh
që kanë ndër vite. Që shajnë të rinjtë dhe i ironizojnë për punët e
tyre. Ndërkohë që janë pikërisht këta të rinj tek të cilët unë shikoj
shpresën për një përmirësim në të ardhmen dhe për të dalë nga ky
banalitet që na ka pushtuar. Kuptohet, disa prej tyre! Siç janë për
shembull dhe dy artistët që kemi këtë numër, grupi “Lynx” dhe këngëtarja
Luar. I pari ka sjellë për publikun një këngë shumë të bukur dashurie,
“Gjysma ime më e mirë”, ku i kanë kënduar dashurisë ëmbël, plot ndjenjë.
E dyta, Luari, ka bërë gjithnjë diferencën nga pjesa tjetër e
këngëtareve duke u treguar shumë e kujdesshme në zgjedhjet që ka bërë në
muzikë. Aq më shumë në këtë fazë të karrierës së saj, ku po bashkëpunon
me producentë të huaj dhe shpreson që emri dhe suksesi të kalojë
kufijtë.
Janë pikërisht të rinj si këta që i nevojiten
muzikës shqiptare. Të rinj të cilët i kanë akoma disa ideale dhe që ende
nuk ua kanë shitur shpirtin atyre fletushkave jeshile, që fillojnë e të
tjetërsojnë dalëngadalë pa e kuptuar as ti vetë. Deri sa gjendja e
teksteve të muzikës bashkëkohore shqiptare të jetë në këtë gradë, unë do
të vazhdoj të shijoj këngët e Adriano Çelentanos me shokë. Edhe pse në
gjuhë të huaj, emocioni që më përcjellin është shumë më i madh, i fortë
dhe i thellë sesa ai i teksteve në gjuhën mëmë.
Nje postim i mrekullueshem e kam lexuar per here te pare kete vere kur isha ne Shqiperi ne nje gazete nuk e dija qe e kisht shkruajtur ti, dhe jam e te nje mendim me ty. Nuk ka me kengetare si me pare!!
ReplyDeleteMe pelqen shume blogu jot, faleminderit per ndjekjen dhe une po te ndjek me kenaqesi!!
Une e adhuroj menyren sesi ti shkruan
ReplyDeleteUaaaau! Faleminderit shume Alise, edhe pse, nuk e di perse mendoja te kunderten :P
DeletePergezime menyra sesi shkruani eshte me te vertete e veçante, edhe une si ti, kujtoj me nsotalgji kenget e athereshme, te cilat ishim muzike e vertete.
ReplyDeleteBesoj se aktualisht ne Shqiperi çdokush mund te behet kengetar thjesht per Hobi pa asnje lloj talenti, mos flasim ketu per videoklipet.
e hillur por mese e vertete!!!!!!!!
Me fol t'verteten,neper dasma kur kam qene eshte ngritur gjithe mileti me kengen e Aureles Origjinale, lere pastaj me Playback apo Tallava te Florit....Jane disa kenge qe e kane muziken aq te bukur dhe aq ''te cmendur''sa qe sdo tja dish per teksin.Ato bejne diferencen,ato pelqehen!Jane edhe kenget emocionuse dhe qe relaksojne si psh te Besen & Elvanes qe s'te merziten asnjehere, pastaj mos te permendim ato te tmerrshmet e Bbf-se se as emrin sja kam fiksuar. Stv ka nje gje te mire,i seleksionon kenget,nuk fut kenge dosido,te pakten ska vulgaritet..... Gjysma e se keqes....
ReplyDelete