Monday, August 20, 2012

Shkuma party? No, thank u!

Të kalosh fundjavat në Tiranë, gjatë verës dhe mbi të gjitha me këto temperatura të larta më duket një tmerr i vërtet. Fatmirësisht puna që kam, ndër shumë anë pozitive që ka, më krijon mundësinë që fundjavat ti kem gjithmonë pushim. Kështu që gjëja e parë që bëj ditën e shtunë (gjithmonë pasi hedh kopertinën e gazetës në Facebook dhe pres me padurim komentet) është t'i hyp makinës dhe të nisem për në Vlorë. Vlora gjithnjë ka qenë dëstinacioni im i preferuar për të kaluar fundjavat, por këtë verë kam thyer rekord, ju qepa e nuk ju ndava një fundjavë të vetme. Pervec origjinës që më thërret të shkojë drejt saj :P, janë disa arsyet përse më kanë bërë që Vlora të ishte my favorite për këtë vit.
Ah përpara se t'ju rreshtoj arsyet duhet patjetër të theksoj se për këtë sezon këmba ime nuk shkeli për asnjëherë të vetme në Dhërmi, Jal, e cfarë janë qytete e fshatra të tjerë bregdetar në Jug të Shqipërisë. E di, e di që kush po e lexon kete tani do kete shqyer sytë, por s'kam çfarë të bëjë pleqëria do qetësi, nuk ka takate për rrëmuja të mëdha :P

Në fakt më vjen keq, pasi bregdeti i Jugut më pëlqen pa masë. Mund të them pa frikë që është dhe ndër më të bukurit që kemi në Europë! Ama dora e njeriut si gjithmonë nuk është kursyer dhe në vend që të punojë e të vihet në shërbim të këtyre bukurive që nëna natyrë na ka falur, shkon dhe i shkatërron. Po s'dua ta filloj me kritika javën, kështu që thjesht po kufizohem në arsyet që më kanë mbajtu në Vlorë këtë verë dhe arsyet që nuk më kanë lejuar të zbresë më posht në Jug!

E para, është qetësia! Vlora (dhe këtu përfshihet Rradhima, Orikumi, e të tjerë me rradhë) ka pafund plazhe të qetë, familjare, ku ti nuk dëgjon upsi dupsi, muzikë house që në orën 9 të mëngjesit dhe që të shoqëron deri sa largohesh nga plazhi dhe mbi të gjitha nuk ka shkuma party! Nëse do një fundjavë për t'u relaksuar, për të marrë rreze dielli me një libër të mirë në dorë, larg kaosit e rrëmujës, atëherë për mua Vlora është zgjedhja perfekte. Pastaj nëse dëshiron të shohësh sfilata mode, femra "seksi" që sic kanë mbaruar partin e darkës, janë shtrirë të flenë dhe janë çuar pas dy orësh për të dalë në plazh, me të njëjtën veshje dhe tulet, atëherë zgjidh Dhërmiun, ose Jalën. Atje ke dhe "shkuma party" çdo ditë, trendi më i ri i këtij sezoni dhe ja ku u bo "jeta funit". Në fakt nuk e kam kuptuar kurrë se kush është qejfi kaq i madh i kësaj "shkuma party-it", se u çmend dynjaja me statuse në Facebook: "Uaaaaau crazy life! @Shkuma party Lollipop"!, "Going crazyyyyyyyy...Jeta fundit!! Nonaaaa nonaaaa te shkuma party @ Folie Marin", etj, etj. Gjithesesi nuk dua te gjykoj shijet e askujt. Sic thote dhe taljoni "ogni gusto e giusto" :P Thjesht per mua keto shkuma partit behen me shume sa per tangerllek, se sa per qejf e kenaqesi. Dhe nje histori te fundit ne lidhje me kete dhe e mbylla. Kete fundjave ne Vlore ishte dhe motra ime me te dashurin e saj dhe me nje cift tjeter miqsh me femije. Po flisnim te telefon dhe ime moter ishte e merzitur, sepse donte te kthehej qe te shtunen, por cifti tjeter (te cilet e kishin femijen tre vjec) as qe behej fjale te ktheheshin para te dieles mbasdite, pasi kishin degjuar qe organizohej nje "shkuma party" te Mju Mju-ja te dielen ne dreke dhe duhet te ishin patjeter! Booo...qejfe, qejfe kjo dynja!

Arsyeja e dyte perse zgjedh Vloren para vendeve te tjera qe permenda me siper, eshte sepse gatuhet shume, po shume mire! Ka disa vende që me te vertet i dashuroj per menyren si gatuajne, ne vend te pare qendron nje restorant qe per momentin s'po me kujtohet mire emri "San Giorgio" a dicka e tille, gjendet prane portit dhe nese ju bie rruga ne Vlora mos u largoni pa e bere nje ndalese. Gatuhet mire dhe ka cmime vertet te arsyeshme. Gjithashtu, nje tjeter vend qe do t'ju sugjeroja, nese jeni te fiksuar pas akulloreve eshte "Gelateri Arjoli", (se tani ti motra e kemi taljoncen ne gjak ne lebrit dhe i themi Gelateria :P)

Arsyeja e trete, jane cmimet mese te arsyeshme qe gjen kudo, ne restorant, ne supermarkete, cmimet e shezlloneve, gjithcka eshte brenda kufijve te normale dhe jo si ne Dhermi qe me sa kam degjuar ka shkuar cmimi i shezllonit edhe 800 leke (te reja) dhe i rizotes 1000 leke!

E keshtu, keshtu se me duket se shkruajta pak si shume! Per ta mbyllur, edhe fundjava qe kalova ishte ne perputhje me ate qe kam pershkruar me siper. E thjeshte, relaksuese dhe shume e bukur!


Po ju nga ma kaluat kete fundjave? Jam shume kurioze te di, si i keni marredheniet me "shkumen" dhe me "party-it" me shkume? :P














10 comments:

  1. Cfare te thuash per ty dhe blogun tend Aulona Musta ?! Ke vetm oak dite qe eke hapur dhe po vazhdove keshtu si e ke nisur do ti besh te gjithe te hapin blogje :D Ti mire ben qe i kalon kto fundjavat ne Vlore,se njerez 'me ngjyra " si ty kemi nevoje te shohim verdalle :D <3

    ReplyDelete
  2. sa mire e ke thene,gje me te bezdisshme dhe acaruese se kjo shkuma party nuk ka. Nje here kam rastisur ne nje te tille qe u be ne nje resort ku po pushoja vjet ne Turqi dhe u betova nuk shkoj me ne te tilla party me shkume,uje me zorre etj. Plazhi eshte per t'u relaxuar jo per tu budallepsur e te perfundosh duke te te djegur syte gjithe diten pastaj. Ahtu si ty dhe une e dashuroj Vloren dhe pths cdo fundjave kam qene aty,edhe nje fundjave qe kalova Llogaran vajta ne Livadh ku nuk degjoje nje kenge ne sfond por ishte nje qetesi absolute,parajse(ishalla deri vitin tjeter nuk hapin ndonje "moter" te Folie Marine dhe aty se Livadha mund te jete nder te paktat plazhe dhe gjire te qeta te jugut. na kenaqe me blogun,gjejm veten ne cdo gje qe thua :) te puth

    ReplyDelete
  3. Zhuli party ^_^ Se mos tju genjej mendja qe behet per arsye tjeter pervecse te heqesh zhulin e nje nate me pare...une personalisht kam zgjedhur saranden aty ku ndodhem tani dhe eshte shuuuuuuuuuume mire

    ReplyDelete
  4. Me pelqen shume vecanerisht ajo foto me Anabel. E paske shtrire dhe Andresen ne Vlore se bashku me veten. I paske vene dhe vaj. Po keto fotot s'i ben dot me te medha?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po c'kuptim do kishte plazhi pa Anabel, o Anna? Madje nese do ta dish familjes tone i kushtoi 7500 leke kete here Anabeli :P E bleva javen e kaluar ne plazh dhe ma vodhen nga cadra. Dhe motra nga inati e bleu serish. Po ja vlejti ;) Sa per fotot, une me opsionin large i uplodoi, por kam pershtypjen se perpara se te hapja blogun duhet te kisha bere ndonje kurs per informatik :P

      Delete
  5. Shkrimin nuk e lexova thash ti hedh nje sy fotove dhe rashe ne dashuri me shikim te pare me fustanin tend :'( shum i bukurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

    ReplyDelete
  6. me kenaq shume ti AULONA..
    SHKRUAN BUKUR DHE PA TANGERLLEK APO PA PO... NE GJUHEN LETRARE
    GENTA

    ReplyDelete
  7. SHUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUME NICE AULONA ....PER TE MOS U HUMBUR CDO SHKRIM NGA TY :))

    ReplyDelete
  8. jam shuuuuume dakort me ty..ajo shkuma ne lekure eshte e padurueshme...rastisa nje fundjave te mju mju dhe shkuma pervec se e bezdisshme u be edhe e rezikshme. gota dhe shishe rezoheshin nga tavolinat duke u thyer e nga efekti shkume asnje nuk i dhikonte :(

    ReplyDelete
  9. Nuk e di si funksionojne gjerat ne blogje, po i kam marre radhe te gjitha postimet, e doja te komentoja ketu, se sdua te behem negative, te gjerat qe sme pelqyen. Adhuroj fustanin dhe bikinit!
    ps"Stili i te shkruarit eshte relaksues, aq sa po shtyj gjumin per te lexuar postimet" :)

    ReplyDelete