Tuesday, January 29, 2013

Butterfly


Me ka pelqyer gjithmone flutura si insekt, edhe pse kur thua insekt vetem te gjerat e bukura nuk te shkojne mendja. Pervec se eshte e bukur ne paraqitje, e mbushur me ngjyra ashtu sic me pelqen mua, edhe simbolika qe flutura ka eshte nje tjeter gje qe me ka pelqyer gjithmone, aq sa jo me kot me te bukurin e insekteve e kam bere edhe tatuazh (sic mund ta keni pare edhe ne kete post). Flutura simbolizon liri dhe nje fillim te ri. Si shigjetare qe jam, lirine e kam karakteristiken time kryesore, nje domosdoshmeri absolute. Por pervec dashurise se madhe per lirine, periudha kur kam bere tatuazhin ka qene ne nje fare menyre edhe nje fillim i ri per mua, keshtu qe cfare me mire se sa flutura mund te qendronte ne shpinen time :) Ne fakt, meqe jam te tatuazhi po e shtjelloj edhe pak me shume historine e tij. Behet fjale per nje tatuazh te cilin e kam bere se bashku me tre shoqet e mia te ngushta, Edliren, Erten dhe Albanen. Realizuam te katerta te njejtin tatuazh, nje flutur dhe poshte tij te shkruajtur kemi 4F (kater fantastiket, epitet qe na ka mbetur kohe me pare dhe qe i referohet miqesise sone :) Per te mos u dukur si burgaxhie me te njejtin tatuazh (sic benin atehere spirancat, apo numrin e qelise te parakrahu) :P vendosem qe secila te bente ne vende te ndryshme. Edhe pse kur e beme tatuazhin kishte shume qe na thoshin mos e beni se do ju merzitet, do pendoheni, etj, etj une jam shume e lumtur qe e kam bere. Gjithmone me kane pelqyer tatuazhet qe kane nje kuptim.
Por per te mos dale jashte teme, fluturen kete here vendosa ta zhvendos nga shpina ne pjesen perpara, ne fustan. Dje isha e ftuar ne Top Show dhe kjo eshte veshja qe kisha. Me pelqen ky fustani jo vetem sepse ka nje flutur ne te, por me pelqejne ngjyrat dhe modeli. Dhe meqe rastet kur grimohem nga dora e nje profesionisti (sic jane grimieret e Top Channel) mezi i pres, nuk mund te rrija pa shkrepur disa foto menjehere sapo mberrita ne shtepi. Nuk e di se kur do te shfaqet puntata qe xhiruam, por menjehere sapo te hidhet online une do ta vendos edhe ne blog, pse jo ta vazhdojme diskutimin edhe ketu. Aq me shume qe eshte nje teme qe jam e bindur qe do t'ju beje te debatoni, por po e le surprize :P

Saturday, January 26, 2013

Behu burre!

Deri para disa kohesh nese shikoje nje kombinim te tille, pulover me rombe dhe kemishe poshte, automatikisht e etiketoje ate si nje veshje per burra! Sot fatmiresisht gjerat kane ndryshuar dhe mendesi te tilla nuk ekzitojne me. Fal tendencave te vazhdueshme qe stilistet ofrojne, stili masculine eshte shnderruar ne nje trend te cilin e kane perqafuar shume femra.Te rrembesh veshja nga garderoba e te dashurit, burrit, apo edhe babit eshte kthyer ne argetimin me te madh te vajzave, por edhe ne stresin me te madh te meshkujve qe tashme u duhet te ndajne garderoben me partneret e tyre. Pikerisht kete kam bere edhe une me kete veshje, pulovres time me rombe (dhe duhet te pranoj qe rombet me pelqejne shume) i shtova poshte kemishen e te dashurit tim. Nuk e mohoj qe sa here me duhet ndonje kemishe, gjeja e pare qe bej eshte ti drejtohem garderobes se tij, duke qene se ka pafund te tilla me ngjyra dhe stile te ndryshme. Pjesa tjeter e veshjes eshte e imja. Kohet e fundit kam filluar gjithnje e me shume te synoj drejt komoditetit dhe cfare veshje mund te kete me komode se sa xhinset? Edhe pse ne darke, kur bej zakonisht gati veshjet, nxjerr fustane, ose funde (qe une i dashuroj) ne mengjes pertoj dhe kthem serish te xhinset, modeli i preferuar i te cilave eshte ky qe kam veshur ne keto foto, ose sic quhet ndryshe cowboys (xhinKSe kaubojse :D). Per ta mbyllur, keshilla qe do t'ju jepja te gjithave eshte:Bej dhe ti si une! Behu burre! :D

Thursday, January 24, 2013

"Thumb"-i shkon te "Zone e lire"


Meqe sot eshte e enjte dhe une te enjen e kam diten me te ngarkuara te javes, sepse eshte dita kur bej faqosjen dhe mbyll pjesen me te madhe te gazetes, koha ne dispozicion per t'u marre me gjera te tjera eshte shume, po shume e paket. Imagjino sot jam bere aq vajze e keqe sa as ne shkolle nuk kam vajtur, per mungese kohe kuptohet, jo mungese deshire :P Keshtu qe duke mos patur kohe per te shkruar gjate e gjere dhe per te vendosur foto, qe mos te rri pa postuar fare mendova me vete "pse mos te vendos nje link me mire", qe edhe ju te keni me cfare te merreni :P Duke qene se gjithnje e me shume komentet tuaja, edhe ne blog, lidhen me Thumbin", edhe une po ja dedikoj kete post sot ketij emisioni. Ne fakt, jo tamam tamam "Thumb"-it, sepse ate tashme e dini te gjitha ku ta gjeni dhe s'keni me nevoje per ndermjetesine time, por emisionit "Zone e lire", ku isha e ftuar javen e shkuar per te folur per "Thumb"-in. Kush nuk e ka pare, mund ta ndjeke ne kete link. Nese keni deshire mund te me thoni si ju duk paraqitja, qofte look-u, qofte ato qe u thane. Shkurt muhabeti, nje pershtypje e pergjithshme e asaj qe pate dhe degjuat. Kuptohet nese nuk keni asgje tjeter me te mire per te bere!
Une nderkohe po i kthehem faqosjes, se kam mbetur te nje rubrike qe do te jete kete jave dhe qe me pelqen shume, madje me pelqen aq shume saqe kam menduar ta vendos edhe ne blog, pasi te kete dale ne gazete :D




Tuesday, January 22, 2013

"Pretty woman"


Sa origjinale e? Ti ke nje veshje me cizme siper gjurit, me nje fund te shkurter lekure dhe zgjedh qe titullin t'ja vendosesh "Pretty woman"...Kushedi perse! Ne fakt, te gjithe e dime perse! Edhe pse kane kaluar vite qe nga filmi i famshem me Richard Gere dhe Julia Roberts (te ciles me kane thene edhe qe i ngjaj....por pa merak nuk e kam besuar kurre kete), sa here qe shohim dike te vishet ne kete menyre asosacioni qe bejme menjehere eshte me veshjen e Julias ne film, e cila te gjithe e mbajme mend qe ishte nje prostitute. 
Sa e embel prej meje! Mos valle sapo shkruajta qe isha veshur si prostitute? :D Ne fakt jo, edhe pse per mua ka qene gjithmone shume e veshtire dhe e rrezikshme ndarja midis te dukurit vulgare dhe seksi, kur ke te veshura nje pale cizme siper gjurit, shoqeruar me nje fund te shkurter. Une nuk jam aspak nje fanse e cizmeve siper gjurit, aq me shume pas overdozes qe kemi patur keto dy vitet e fundit me kete stil cizmesh neper rruget e Tiranes, aq sa ndonjehere me shume se sa si cizme dukeshin si pantallona, sepse me te gjata ishin cizmet sesa vete kembet! Pervec rrezikut qe permenda me siper, ate te te dukurit vulgare, ekziston edhe rreziku tjeter qe me cizme te tilla mund te dukesh shemtuar. Ashtu si ka disa stile dhe lloje veshjesh qe nuk i shkojne cdo trupi, po ashtu mendoj se keto lloj cizmesh nuk mund ti veshe kushdo dhe jane bere me shume per vajza me kembe relativisht te gjata dhe jo shume te mbushura.
Une per vete as sot e kesaj dite nuk e di c'duan keto cizme ne dollapin tim, duke qene se nuk jam ndonje fanse e madhe e tyre dhe gjithe vitin mund ti vesh vetem nje here. Per kete vit e mbusha normen dhe i vesha te shtunen e kaluar. Dhe meqe nga pjesa e poshtme isha shume "slut" (cizme siper gjurit dhe minifund lekure), ne pjesen e siperme u kujdesa te isha pak me serioze dhe zgjodha nje kemishe dhe si gjithmone syzet si "intelktuale". Pra perfundimi? Isha nje slut intelektuale! Ne fund te fundit a nuk eshte kjo moda e diteve te fundit?

P.S: Sekreti me i ri qe kam zbuluar eshte qe pasi ke pire goten e trete te veres, te duket vetja vertet Julia Roberts dhe fillon e pozon gjithe qejf e lumturi me buzen vesh me vesh. Taksirat te filloj poncin qe ne mengjes, qe te pakten te bej ca foto te bukura per ne blog!

P.S.S: Fotot si gjithmone Dorian Bushati

Monday, January 21, 2013

Dimer miqesor


Nese ka nje gje qe me pelqen me shume nga Tirana, eshte dimri. Nje dimer i bute, me temperatura qe mund te ngatarrohen fare mire me temperaturat e vjeshtes, apo te pranveres. Edhe pse dëgjoj shpesh këto kohë ankime për të ftohtin (të ankohesh edhe për këtë të ftohtë me thënë të drejtën është gjynah), apo nostalgji për stinën e verës, unë nuk lëkundem aspak nga dashuria që kam për janarin dhe dimrin në përgjithësi. Nëse do të jepja një përkufizim për këtë stinë, do ta cilësoja si stinën më familjare. Jo më kot imazhi që kemi për dimrin është ai i në zjarri bubulak në mes të shtëpisë, me gjithë familjen të mbledhur përreth që bisedojnë, hanë gëshenja dhe qeshin me zë të lartë. Dakort ky është ai portreti ideal familjar, që më shpesh e shohim nëpër filma, apo fotografi revistash sesa e përjetojmë me të vërtetë, gjithsesi mos më thoni që nuk jeni dakort me mua që dimri është vërtet familjar? Nëse në verë, pas pune zakonisht sorollatem nëpër lokale, tako një mik këtu, e një të njohur atje, jo pastaj edhe një gotë  në darkë për të mbyllur gjithë ditën, tani në dimër unë pres me padurim sa të përfundoj të gjitha angazhimet e ditës dhe të shkoj me vrap në shtëpi, të futem posht batanije dhe të shoh ndonjë film, apo të lexoj ndonjë libër interesant.
Por "dimri tiranas" me pelqen  edhe per mundesite e shumta dhe komoditetin qe te jep ne te veshur. Ti nuk ke nevoje te mbeshtillesh per cdo dite me shaje, kapuce e doreza, te vishesh me pulovra, xhaketa e xhupa te trashe siper njeri-tjetrit, sepse nuk ben asnjehere aq ftohte. E nese ben, e sigurte qe nuk do te zgjase me shume se sa tre dite, duke te te dhene ty mundesine qe brenda javes te kalosh nga palltot, apo xhupat e medha me lesh, ne xhaketa me te holla vjeshtore. Njesoj sic kam bere une me kete veshjen, e cila edhe pse mund te duket si pak hollshem per dimer, eshte perfekte per "dimrin miqesor" te Tiranes :)

Thursday, January 17, 2013

Ne palester sport, apo sexy?

Nje jave me pare isha e ftuar ne emisionin "Takimi i pasdites" ne Tv Klan, per te folur per nje nga temat e mia te preferuara, palestren. Ne fakt tema nuk ishte e perqendruar tek aktiviteti fizik ne vetvete, por tek veshja dhe stili ne palester: "a ka nje kod veshjeje edhe per palester"? Per ata qe me kane ndjekur live gjate emisionit, e kane degjuar edhe mendimin tim, per ata qe nuk e kane ndjekur dhe duan te dine per cfare eshte folur kane mundesine ta bejne ne kete link ku eshte i gjithe emisioni (vetem beni pak durim pasi kjo teme nis pjesen e dyte dhe te trete). Por per ata qe, as nuk me kane pare dhe as nuk duan te me shohin sepse pertojne, atehere une po bej nje permbledhje shume te shkurter sepse do te deshiroja te dija edhe mendimin tuaj, kush e mendon si une dhe kush jo? 
Per mua gjeja e fundit qe ka rendesi ne palester eshte veshja dhe te dukem bukur. Qe te mos keqkuptohemi, patjeter qe ka shume rendesi qe veshja te jete e duhura dhe mbi te gjitha te jete material i pershtatshem per palester, pambuku ze vendin e pare, por kjo lidhet me shendetin, jo me pamjen e jashtme. Sic e kam thene edhe ne emision, kur e kam nisur palestren nente vite me pare, ngaqe nuk ndihesha mire me trupin tim, vishja tuta dhe bluza shume te gjera (madje ndonjehere ja merrja edhe babit). E ndjeja qe trupi im kishte difekte dhe nuk doja ti beja ato te dukshme, prandaj zgjodha te gjerat deri sa nisa te vija ne formen qe une doja. E megjithate te gjerave kam deshire ti kthehem here pas here edhe sot, kur me trupin tim ndihem shume mire. 
Mua nuk me pelqejne veshjet ekstravagante ne palester, veshjet qe terheqin vemendje, veshjet qe ulerasin: "heeey me shikoni sa seksi qe jam". Aq me shume ne palestrat tona, ku shpesh meshkujt behen aq te bezdisur me shikimet saqe te vene ne siklet dhe ti nuk e ke me mendjen per te bere ushtrimet, por si ti ruhesh shikimeve kureshtare dhe te neveritshme te ca tipave pa piken e taktit. Ashtu si nuk jam as dakort me ato femra qe jane mbipeshe dhe nuk jane ne forme te mire fizike dhe ne vend ta fshehin kete gje, e evidentojne edhe me shume me ane te veshjeve te ngushta, apo te shkurtra. E pastaj aq me pak jam dakort me ato femrat qe vijne ne palester te krehura dhe i kerkojne profesorit te mos ti djersise shume sepse i prishen floket (nje histori te tille, por edhe nje tjeter shume te lezetshme i kam treguar edhe te emisioni). 
Jam shume dakort qe ne palester, si vajzet edhe djemte te veshin ato veshje qe evidentojne edhe me shume pikat e tyre te forta ne fizik, sepse kjo eshte shume motivuese. Madje kjo eshte keshillja qe do t'ju jepja dhe qe funksionon edhe me mua. Kur vesh kanatjere dhe shoh ne pasqyre krahet e definuar, ky eshte stimulimi me i madh per mua per te vazhduar edhe me fort. Ama gjithmone brenda normave dhe pa ekzagjeruar...
Me ka ndodhur nje here qe nje vajza te vinte ne palester gjithmone me boksera dhe gjysmen e prapanices e kishte jashte! Me besoni nuk ishte aspak nje pamje e bukur per tu pare!
Po ju c'mendim keni per kete teme? Nese do te ishit te ftuar ne nje panel per te folur ne lidhje me kodin e veshjes ne palester, cili do te ishte mendimi juaj dhe argumentat qe do te jepni. Aty te paneli ku isha e ftuar une, te ftuarit e tjere m'u vune pak kunder, po thuaj shyqyr qe kisha Rudinen qe e mendonte njesoj si une :)
Uroj te kete debate neper komente se si shume te urte jeni bere keto kohe :) :P Nderkohe kam bashkangjitur edhe tre foto, te vetmet qe kam nga nente vitet e mia ne palester! :P