...kuptohet qe vetem ne menyre virtuale, se per momentin jam ne dhomen e shtepise, duke ripar (per te 100 here brenda kesaj jave) fotot e Parisit te cilat po i perzgjedh per ti vendosur ketu ne blog. Ky do te jete posti i fundit ne lidhje me Parisin, prandaj besoj se do te kete pak me shume foto se te gjithe postet qe kam vene deri me tani dhe do te perfshije fotot neper te gjithe vendet qe kam vizituar. Ajo qe bie menjehere ne sy neper te gjitha fotot eshte qe ne 99% te rasteve une jam e veshur me te njejten pallto...Arsyeja? Sepse vetem ate kisha marre...Arsye (perse kisha marre vetem ate)? Sepse kisha bere ne plan qe do te beja shopping ne Paris dhe nuk doja te rendohesha, qe mos te me krijonin probleme me valixhen kur te kthehesha. Por ja qe shopping nuk bera...Aryesja? Do ta lexoni me posht, por me duhet te bej nje pushim nja tre minuta sepse edhe tani kur e kujtoj me krijon marrje mendsh...:P
Une e kisha prere bileten per date 28 me date 2, ku daten dy do ta kaloja te gjithen ne Rome dhe me pas ne darke vone do te kthehesha ne Tirane...Ne date 28, qe i binte dite e premte pasi mbylla gazeten dhe emisonin ne radio me shpejtesine e eres, shkoj ne aeroport dhe pasi kerkoj neper monitore se ku behej check in-i per ne Pizza (ku kisha tranzitin) nuk gjej gje. Shkoj te pyes te informacioni dhe pergjigja ishte: Avioni eshte nisur para dy oresh, pasi kishte nje nderrim orari! Kaq mbaj mend, pasi minutat ne vazhdim ishin nje black out total. E kisha pritur me aq padurim ate nisje, saqe ai informacion me hutoi komplet. Pa u zgjatur shume, ata te kompanise me thonin se i kishin njoftuar klientet qe para dy javesh se kishte nje nderrim te dates se fluturimit, nderkohe qe mua s'me kishte ardhur asnje sms e tille. Por pa u konfirmuar sic duhej gjithcka, ata nuk me siguronin dot nje kompesim bilete. Kisha vetem dy alternativa te anulloja udhetimin (gje qe nuk diskutohej fare, jo vetem sepse mezi e kishim pritur ate udhetim, por edhe per faktin qe kishim bere disa prenotime atje dhe mbi te gjitha po na priste mikja jone Eva, qe kishte mberritur qe ne mengjes) dhe alternativa e dyte te blinim nje bilete tjeter. Dhe keshtu beme! Por ate dite nuk kishte me udhetime per Paris, keshtu qe u nisem te nesermen ne mengjes. Mberritja ishte ne darke, keshtu qe dita e programuar per shopping u anullua :( Ditet e tjera ishin te gjitha te programuara, nje dite Disneylandi, dy ditet e tjera vizite neper Paris per te vizituar dhe pare sa me shume nga ky qytet (gje qe nuk me kishte lene mendja ta zevendosja me shopping-un), keshtu qe dita per te bere ndonje pazar te vogel mbeti dita e fundit, pasi ishin bere te gjitha fotot me te njejten pallto. Pervec kesaj, me bileten e re qe mu desh te blija, me iku dhe buxheti qe kisha programuar per shopping, sepse duke qene se jam nje rrogetare e thjeshte, edhe shpenzimet i bej me llogari :) Keshtu bleva shume pak nga gjerat qe kisha planifikuar :( Gjithesesi, rendesi ka qe Parisin e shijova ne maksimum, shijova bukurite e atij qyteti te jashtezakonshem, shijova kuzhinen e mrekullueshme dhe mbi te gjitha shijova shoqerine e dy njerezve shume te dashur per mua, njeriut tim te zemres dhe mikes time te mire...te gjitha keto vetem me nje pallto! :)
Kush eshte nje njeri qe kudo qe shkon vetem ha? AULONAAAA! :D
Sa bukur te gjitha fotot:) ti sh ne forme :D PS: ai fotografi yt sh profesionist lum ti :P
ReplyDeleteHahahahaha duhet ta kapesh me te mira dhe ate, se jo gjithmone eshte kaq i gatshem :P Gjithesesi per Parisin ja kisha marre me shkrim perpara qe do me bente foto sa here te doja une :D
DeletePer kater dite paske pare me shume gjera se une per 1 jave, hallall :) Kjo dmth qe duhet te shkoj edhe ca here te tjera :P
ReplyDeleteTe me kishte ndodhur mua ajo e nisjes se avionit pa me lajmeruar njeri s'e di ça do kisha bere (prandaj vetem 1 here e kam marre BellAir-in), do isha çmendur besoj :( Nje here me ka ndodhur 1% e kesaj tendes ne Rinas dhe ju thoja atyre gocave, "Pa merak, sa te marr pak avokatin tim ne Itali ne tel dhe e sqaron ai kete pune" (se avokati im eshte me i madh se ata te Alitalia-s, kupton ti, hahahahahaha).
Rendesi ka qe ke shkuar dhe je kenaqur!
M.
Hahahahahah te falenderoj se me dhe nje ide me kete avokatin, qe do ta vendos ne zbatim ;) Ne fakt kompania eshte Alitalia dhe jane duke u marre me kete ceshtje, po une o kompesohem mbrapsht ose bej namin, i coj avokatin tim hahahaahha :P
DeleteDo te te grij se me fute mallin per ate vend aq te bukur. Duaaa te iki prape.
ReplyDeleteIkkkkk Eniiii :) Edhe une, sic kam thene te nje post me pare dua te iki serish mbas ca vitesh, por me shume per Disneylandin :D
Deletepaskeni qene tek ura e drynave eeeeeeeee...shume bukur...pashe qe kishit qene edhe prane operas, qe do te thote shopping :)
ReplyDeleteEhhhh Ina, jo dhe aq shume shopping se i lame leket neper bileta :'( :P
Deleteajo nisja e avionit pa te lajmeruar e tmerrshme, po si perfundim nuk te kompesuan? per pallton mos e vrit mendjen per me teper ti nxjerr format perfekt. puc E
ReplyDeletePasi pashe keto fotot tuaja nje pyetje me vjen ndermend...........did your boyfriend propose to you.....to get married dmth? Jo per gje por ne qytetin me romantik te mundshem eshte normale qe te ndodhin keshtu gjerash......! Urimeper blogun, fjalet e mencura qe thua gjithmone, sportivitetin qe tregon ne cdo rast, dhe gjithcka tjeter. Kalofsh sa me shume eksperince te bukura si kjo e Parisit ......pa pjesen e biletes. Te pershendes Jona.
ReplyDeleteJona te falenderoj shume per keto fjale kaq te ngrohta :)Me behet qejfi qe ne kete blog vlereson pikerisht ato cilesi c'ka une perpiqem te transmetoj dhe qe dua te me vleresohen. Sa per pyetjen e pare, edhe pse kjo gje dihet tashme pak a shume nga te dy, propozimin zyrtar ma beri muajin e kaluar, per ditelindjen time, me nje unaze ne dore...:) Ishte bukur! Te pershendes shume!
DeleteUaaaauu urime Aulona,uroj qe te kete qene tamam ashtu sic e ke enderruar ti........urime dhe nje here dhe qofsh gjithmone e lumtur. Jona
DeleteShume foto te bukura!
ReplyDeleteFaleminderit Ada :)
DeleteSa bukuuuur, te gjitha fotot. Cizmet e sheshta shume interesante nje here duken blu njehere jeshile. Pallto gri eshte shuuuume e bukur e do ta shkruaj kete sa here ta veshesh.
ReplyDeleteParisi nje mrekulli e vertet (duaaaaaa dhe unaaaaaa). Po ne Rome erdhe??
Kujtimet me te bukura mbeten ato qe kane peripecira brenda, qe pastaj t'i mund t'i kujtosh duke qeshur pa fund. Te perqafoj.
Joooo Jonki, nuk erdha ne Rome sepse sic kam shkruar edhe ne post me bileten e dyte u nderrua itinerari i pare qe kishim :( Gjithesesei besoj se do ta bej nje rruge andej nga Roma brenda vitit, se me ka mbetur merak :)
Deletefototttt yllll ,,ushqimiiiiii na lengezoviiii ahhaha kepucet J.Cambell I like,, sa per pallton mbaje ter vitin pozitiviteti qe ti percon eshte kryesori ciaooo ela nga ko
ReplyDeleteFaleminderit shume per keto fjale Ela :)
DeleteAulona te ka rene audienca fare;). E para se poston shume me rralle dhe nuk ben me nga ato kombinimet e tua aq polemike qe shkaktonin rrahje mendimesh ne blog! Se dyti sepse nuk ju pergjigjesh me komentueseve dhe kam pershtypjen qe "ne" vdesim per njecik begenisje dhe s'nA pelqen te flasim me veten;)! Konkluzioni: I liked it better! Nuk e di c'ke ndermend te besh pasi me duket se te ka rene interesi per blogun fare! Sa per thumb, puntata mbi opinionin ishte e goditur:)
ReplyDeletePershendetje e dashur anonime (po lereni te pakten nje inicial se me pelqen me shume kur ju theras qoft edhe me iniciale :)) Ne radhe te pare duha te te falenderoj sinqerisht per kete koment, pasi e vleresoj vertet. Mendoj se pjeserisht ke te drejte! Jam marre me pak me blogun keto kohe, por jo se me ka rene interesi, perkundrazi...Arsyeja e vetme eshte mungesa e kohes. Me beso qe blogu do perkushtimin dhe kohen e tij dhe sidomos kete periudhe, para pushimeve ku me duhet te punoja shume qe te lija gjithe gjerat gati kur te ikja, gjate pushimeve ku normale nuk mund te merresha me blogun dhe pas pushimeve ku ishte mbledhur aq shume pune, une e kam patur kohen shume te limituar. E megjithate jam munduar qe mos te bej mungesa te gjata :( Sa i perket pergjigjeve te komenteve, ke te drejte edhe ne kete pike, une gjithmone jam munduar ti pergjigjem komenteve (per kenaqesi, jo per detyrim), por edhe kjo do kohen e vete. Gjithesesi, jane keto komente qe me shkundin dhe nga e hena premtoj qe do te rikthehem fuqishem...bashke me kombinimet e mia polemike :P
DeleteTe falenderoj qe me ke shkruar edhe per Thumb :)
Jam pak e vonuar por pashe qe e kishe mbajtur fjalen:P. Me vjen mire pasi blog-u jot ka krijuar nje lloj pritshmerie tek njerezit dhe kur e ben refresh e sheh qe nuk ka postime e komente...opssss :((((. Urime per zhvillimet qe pashe tek posti mbi Instagram, me behet aq shume qejfi edhe pse nuk ju njoh personalisht (por thjesht per sinergjine qe une mendoj se krijojne keto bashkime ndjenjash...njerezish). Nuk e di, me duket se e ke thene edhe ti diku por une besoj shume qe nese e ngarkojme veten dhe universin me ndjesi pozitive gjerat cuditerisht do te shkojne me mire:). Te uroj gjithe te mirat,inicialisht S:)
DeleteParigi è bellissima!!! che belle le foto che hai fatto!!!sembra che ti sei divertita davvero un monte!! hai fatto bene!!
ReplyDeleteGrazie tesoro :)
ReplyDeleteJo per te ofenduar fotografin por you need me my dear :D ti modele, un fontongrafe ;)
ReplyDeleteduket qe je kenaq :D
fotot shume te bukura,me bere te kujtoj me mall udhetimet e mia,parisi eshte magji me vete,kam qene dy here e do shkoja pafund.je kaq e re dhe ke arrit kaq shume,suksese Aulona. nga Ariola
ReplyDeleteAulona fotot yll :-)) Po tani me habite mi goc ... Do me shku ne Paris per Eurodisney???!!!
ReplyDeleteUne te keshilloj Museun D'orsey e Louvre me mire se sa Eurodisney :-)) une kam vajt 3 here e asnjehere
Ne Eurodisney .... (kam nji anekdote me kete Eurodisney edhe e kam marre inat)
Urime per unazen! :-))) k
P.s. Roma me nji dite nuk shef dot shume se ja vien si qytet. La città eterna!!!
ReplyDeleteTe pershendes'! k