Monday, January 21, 2013

Dimer miqesor


Nese ka nje gje qe me pelqen me shume nga Tirana, eshte dimri. Nje dimer i bute, me temperatura qe mund te ngatarrohen fare mire me temperaturat e vjeshtes, apo te pranveres. Edhe pse dëgjoj shpesh këto kohë ankime për të ftohtin (të ankohesh edhe për këtë të ftohtë me thënë të drejtën është gjynah), apo nostalgji për stinën e verës, unë nuk lëkundem aspak nga dashuria që kam për janarin dhe dimrin në përgjithësi. Nëse do të jepja një përkufizim për këtë stinë, do ta cilësoja si stinën më familjare. Jo më kot imazhi që kemi për dimrin është ai i në zjarri bubulak në mes të shtëpisë, me gjithë familjen të mbledhur përreth që bisedojnë, hanë gëshenja dhe qeshin me zë të lartë. Dakort ky është ai portreti ideal familjar, që më shpesh e shohim nëpër filma, apo fotografi revistash sesa e përjetojmë me të vërtetë, gjithsesi mos më thoni që nuk jeni dakort me mua që dimri është vërtet familjar? Nëse në verë, pas pune zakonisht sorollatem nëpër lokale, tako një mik këtu, e një të njohur atje, jo pastaj edhe një gotë  në darkë për të mbyllur gjithë ditën, tani në dimër unë pres me padurim sa të përfundoj të gjitha angazhimet e ditës dhe të shkoj me vrap në shtëpi, të futem posht batanije dhe të shoh ndonjë film, apo të lexoj ndonjë libër interesant.
Por "dimri tiranas" me pelqen  edhe per mundesite e shumta dhe komoditetin qe te jep ne te veshur. Ti nuk ke nevoje te mbeshtillesh per cdo dite me shaje, kapuce e doreza, te vishesh me pulovra, xhaketa e xhupa te trashe siper njeri-tjetrit, sepse nuk ben asnjehere aq ftohte. E nese ben, e sigurte qe nuk do te zgjase me shume se sa tre dite, duke te te dhene ty mundesine qe brenda javes te kalosh nga palltot, apo xhupat e medha me lesh, ne xhaketa me te holla vjeshtore. Njesoj sic kam bere une me kete veshjen, e cila edhe pse mund te duket si pak hollshem per dimer, eshte perfekte per "dimrin miqesor" te Tiranes :)

13 comments:

  1. Aulona ishit sh lezetcem tek Cani...edhe Dasara sh interesting. Le te themi qe Cani matej kur e grricte me ju & kjo eshte priceless

    ReplyDelete
  2. ajo canta per ne muze eshte :p

    ReplyDelete
  3. Leje se me qan zemra kur flas me familjen ne TR dhe me thone per kohen andej.Ketu eshte nje lageshti qe sa te hapesh dritaren e ndjen ne trup, le pastaj shiun e mjegullen :( Kjo gje me ka bere ta urrej dimrin.E mira jone e vetme eshte qe i kemi shtepite e ngrohta kurse ne Shqiperi jane akull :(
    Si qenka kjo puna e Bleros me ju te dyja??? Ja sa te informohem pak dhe do ja tregoj qejfin atij :P
    M.

    ReplyDelete
  4. Oboboooooo sa seriozisht e paska marre ky, hahahahahahahaaha.Varja Aulona, Blero le te lehi, gocat te shkojne perpara!
    M.

    ReplyDelete
  5. je fejuar???? urimeeee

    ReplyDelete
  6. E di cfare me pelqen me shume te ty? qe veshjet jane te thjeshta dhe shume praktike per cdo dite. duket qe nuk vishesh per blog, por sepse ashtu ndihesh. me pelqen blogu yt vetem te lutem posto me shpesh

    ReplyDelete
  7. ske thene me te rendesishmennnnn qe po shohim ne unazen ne gisht shumeeeeeeee urimeeeeeee qofsh e lumturrr cdo dite e me shume ,stela

    ReplyDelete
  8. Aulona shpesh nuk me pelqejne ngjyrat qe perdor per buzet (ciklamin apo lejla). Mund te duket detaj i parendesishem por ja qe nuk eshte, si kjo lejlaja ketu prsh brrrr:P. Nese mundem do te te keshilloja ngjyra natyrale dhe ndonjehere per t'u theksuar "red of all times" dhe vishnje (kam pershtypjen qe ty do te te rrinte shume mire. Une adhuroj ngjyren e mandarines dhe te gjithe tonalitetet kafe/portokalli.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une e dashuroj portokalline, e kam te preferuaren time madje dhe e perdor shpesh. Te them te drejten mua edhe pse me pelqen buzekuqi dhe mesa kam pare dhe mesa me kane thene me shkon (te gjitha ngjyrat) nuk para e perdor per paradite, sepse kam vesin e keq qe kafshoj buzet :( Edhe te kuqen qe me thua ti e perdor shume shpesh, vishnja eshte e vetmja ngjyre qe nuk e kam me qejf, aq me shume kete periudhe qe te gjitha lyen me vishnje. Se kam nje gje te keqe une, por e perdoren nje gje te gjithe une nuk e dua me :P Te falenderoj per komentin dhe keshillen :)

      Delete
  9. shuuuuume bukur..aulona e kam une nje xhup si tendin por me ngjyre roze me cfare kemishe mund ta veshi????

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nese ben pjese te ato personat qe kane frike te eksperimentojne me ngjyrat dhe jane me shume per kombinimet e sigurta, atehere dihet qe e bardha, e zeza, por dhe gri jane ngjrat e para qe te vijne ne mendje. Nese do ta kisha une vete xhaketen roze, atehere do ta kisha kombinuar me nje kemishe ngjyre bojqiell, por pjese jo edhe me nje kemishe ngjyre roze por me nje tjeter tonalitet. Ka kohe qe kombinimet e te njejtes ngjyre ne tonalitete te ndryshme jane shume ne mode, keshtu qe guxo pak :) Te falenderoj qe me ke shkruar dhe ke kerkuar nje mendim prej meje :)

      Delete
  10. Canta :( e shemtuar

    ReplyDelete
  11. Me pelqen shum pulovra qe ke veshur Aulona.
    Te them te drejten kam zili te gjithe ju qe jeni andej per punen e dimrit sepse ketu ku jam un po nuk veshe pallto, pulover, shall, kapuc, doreza nuk del dot nga shtepia. Sidomos kete jave qe temperaturat kane qene diku te -10.
    Pergezime per blogun dhe Thumb!!!!

    ReplyDelete