Ne fakt jo vetem titullin, por as brenda ne tekst nuk di cfare te shkruaj sot...Do ta kem ose ngaqe sapo kam dale nga dentisti, ose ngaqe ky post nuk ka ndonje gje speciale per t'u shkruar (nga ato gjerat e mencura e kam fjalen une :P) Keto qe kam veshur jane te gjitha rroba te reja te cilat une nga qejfi i madh i vesha te gjitha bashke dhe i vura ne blog. Me pelqen bluza per ngjyren qe ka (nje nder ngjyrat e mia te preferuarat ne veshje); me pelqejne pantallonat e shkurtra, sepse mua ne pergjithesi me pelqejne gjerat e shkurtra, ku do vecoja pantallonat e shkurtra me belin lart, qe me duket se te evidentojne me shume format. Per te mos folur pastaj qe keto pantallonat ishin te nje firme te njohur dhe une i kam marre per nje cmim qesharak (por qe te mos behem si kjo shoqja ketu nuk po permend as firme dhe as cmim :D). Ndersa cizmet me pelqejne se jane fiks modeli qe une doja, te bukura dhe shume komode, per me teper edhe keto me nje cmim qesharak (sepse qe thoni ju une vdes kur gjej gjera te bukura me cmime qesharake ;)) Kuptohet qe te gjitha keto u blene ne Paris, sepse ne Shqiperi cmimet vertet jane qesharake, por ne te kunderten, jane qesharake per nga shtrenjtesia qe eshte gjithmone ne disproporcion te zhdrejte me cilesine!
Kaq per sot, neser ka gjera te tjera :P
Shume e bukur bluza. Me pelqejne shume edhe kepucet!
ReplyDeleteveshja ne teresi eshte shume e bukur,me pelqen.ke filluar te permisohesh goxha.vazhdo kshu dhe hiq dor nga ato kombinimet pa shije qe beje.nje keshill doja te jepja:kujdesu gjithmone per floket,psh sic i ke ktu te shtrira i ke shume bukur dhe te shkojne.ti kam par ne disa raste te tjera pa rregulluar dhe nuk dukeshe bukur.kot nuk thon FLOKET JAN GJYSMA E BUKURIS...e di qe ke pasur probleme me floket se e kam lexuar ate shkrimin,por tashme demi eshte bere,edhe nqs nuk i rregullon dhe i mban ashtu sic i ke,floket nuk eshte se do behen ashtu sic i ke pasur(per fat te keq).gjithe te mirat Elona
ReplyDeleteAulona me pelqen shume kjo veshja. une nuk te kam patur dhe shume qejf ty por qe kur te kam pare te thumb ke filluar te me pelqesh shume. me fal per sinqeritetin eee. ketu dukesh yll
ReplyDeletesuper nga koka te kembet me kete veshjeeee !
ReplyDeleteKombinimi i ngjyrave eshte shume i bukur dhe harmonik per stinen. Bluza me pelqen vecanerisht, sepse pantallonat nuk i gjykoj dot, bej lart e poshte me scroll neper faqe dhe ta them mos ta them, ta them mos ta them, por ndoshta do rrinin pak me mire po te ishin 1/2 numri me te medha, por nuk jam eksperte se s'kam veshur kurre vete. Cizmet shume interesante dhe te ngrohta ne pamje. I gezofsh te gjitha Aulon. Ska gje me te bukur kur nuk kthehesh bosh nga udhetimet. Une zakonisht mundohem mos t'i vesh 2-3 gjera te reja bashke, sepse dua te shijoj me shume pamje me gjera te reja, si dhe nuk dua te dukem palidhje nese i kam blere vec e vec, por ti i paske blere me paramendim per t'i veshur bashke dhe dukesh shume mire ;)
ReplyDeleteveshja dhe komponentet e saj shume te gjetur po ato qe me terhoqen vemendje porsa e pashe ishin ... kepucet te ngjallin nje ngrohtesi tamam per kete stine .ela
ReplyDeleteCdo gje bukur, pervec cantes qe nuk me pelqeka. :P
ReplyDeleteEdhe mua me pelqejne shume gjerat e bukura te blera me shume pak leke. Pjesa me e madhe e garderobes time blihet me pak leke. Ti gezosh te gjitha robat e rreja, qe me qe ra fjala jane shume te bukura :)
ReplyDelete