Të dashura mikesha te United Colors Of Aulona, uroj që ky post i parë i ketij viti te ri t’ju gjejë të gjithave mirë me shëndet,
ta keni lënë hangover-in pas, t’ju ketë dalë pija, ta keni marrë veten nga dhimbjet e kokës, stomakut dhe këmbëve (kjo më shumë për vajzat me taka), ta
keni kycur frigoriferin me një dryn të madh të cilin t’ja keni dhënë dikujt për
ta fshehur deri dhjetorin tjetër dhe të keni ndalur së pari ëndrra me gjela
deti, përshesh dhe bakllava ccdo mbrëmje! Shpresoj të keni kaluar një mbrëmje të
ndërrimit të viteve sa më të bukur, të keni festuar dhe të jeni argëtuar dhe jo
të jeni cmendur dhe harbuar duke mos shijuar asgjë në fund.
Unë këtë vit, sic tashme ato qe me kane ndjekur e dine, zgjodha që vitin e
ri ta kaloja jashtë Shqipërsië (kjo eshte dhe arsye perse kam munguar kete jave ne blog). Gjithmonë kam qenë kurioze të ndjeja atmosferën
që krijohet në një mbrëmje të tillë, jashtë vendit tonë, në një prej qyteteve të
mëdha cilat gjithmonë shoqërojnë kronikat e lajmeve të edicioneve të para të
datës 1 janar. Neë York, Romë, Londër, Berlin,
Paris, janë vetëm
disa nga emrat e kryeqendrave të botës, të cilat cdo vit pres me padurim për të
mësuar se si kanë festuar. Dhe duhet ta pranoj që ajo që na ofrohet nga ekrani,
më ka bërë të ndjej gjithmonë zili për këto vende, të cilat festojnë aq bukur,
aq në paqe dhe harmoni. Më vijnë shumë mirë në mendje planet e atyre kronikave,
të cilat pjesë të tyre kanë njerëz që mbajnë në dorë nga një fishekzjarrë të
vogël, njerëz që brohorasin dhe puthen me njëri-tjetrin kur ora shkon 12. Cdo
gjë duket kaq e bukur dhe perfekte. Por ja që sic zakonisht ndodh, mbas gjithckaje
të bukur dhe perfekte në pamje të parë, nga pas qëndron dhe pjesa e shëmtuar!
Dhe këtë e vërtetova vetë!
Nuk do ma kishte marrë kurrë
mendja, që duke qenë në mes të Parisit, në një mbrëmje të cilën po e prisja me
padurim prej muajsh, në një moment të mendoja: “O Tirana ime ku je, sa do të
doja të isha atje tani!”. Gjithashtu në ato momente pata kohë edhe të
reflektoja dhe të pranoja që ndonjëherë të gjithë ne (me mua në krye) tregohemi
pak të ashpër me gjykimet që bëjmë për vendin dhe njerëzit tanë. Vërtet e
teprojmë pak me ato shashkat dhe kapsollat e shkreta, të cilave nuk po ja
nxjerrim dot lezetin, duke I bërë kolonën zanore të cdo fundviti, ama përvec tyre unë nuk kam arsye tjetër për të cilën të kem frikë kur dal në Tiranë mbrëmjen
e ndërrimit të viteve. Ndërsa në Paris, më besoni u friksova shumë! Kudo nëpër
rrugë kishte njerëz të pirë, shumë të pirë, të cilët ulërinin, bërtisnin,
ziheshin, ngacmonin, thyenin, prishnin gjëra. Në clubin ku isha kishte njerëz që
ziheshin, njerëz të gjakosur, rrugët ishin të mbushura me polica dhe ushtar të
cilët qëndronin në gadishmëri për të ndërhyrë në rast se do të kishte trazira.
Dhe më besoni të gjitha këto, ishin shumë larg atyre pamjeve me festime paqësore
që kisha parë deri dje në televizor.
Për të mos folur për filozofinë
“hajd ti vjedhim sa më shumë” që mendoja se ekzistonte vetëm në vendin tonë,
por që ishte po aq e dukshme edhe në Paris. Ti kishe të përfshirë tre pije
alkoolike brenda në cmimin e biletës, ndërkohë që në të vërtet ajo që të
jepnin ishte gjysëm gote akull me “amita”, ndërsa alkoolin e kishin vetëm në
mendje dhe harronin ta hidhnin në gotë.
E bëra gjithë këtë përshkrim,
sepse gjithmonë kur kam udhëtuar jashtë I kam ndarë eksperiencat e mia me ju
dhe thuajse përherë kam shkruar për gjërat e bukura të vendeve dhe njerëzve që
kam parë andej, duke ju referuar si shembull për vendin tonë jo dhe aq të
zhvilluar. Por ja që këtë herë u riktheva në Shqipëri, jo me atë ndjenjën e
madhe të mërzise dhe keqardhjes se pse nuk jemi edhe ne si ata. Kuptohet që
Parisi është Parisi, një nga vendet më të bukura në botë, të cilin e vizitova
me gojë hapur në ccdo pëllëmb të tij, por besoj se kjo është një gjë që dihet
dhe nuk ka nevojë për shumë komente. Prandaj këtë herë vendosa të përqëndrohem
te ajo pjesë jo dhe aq e bukur, e cila më surprizoi në kuptimin negative dhe që
më bëri shumë përshtypje, e një qyteti të cilin deri dje e kisha parë si vendin
e ëndrrave!
E di qe mbase shume nga ju nuk prisnin kete si post te pare pas kthimit nga Parisi, por une mendova se ishte me mire te fillonim me gjene me pak te bukur per te vazhduar pastaj me ato me te bukurat. Ne fakt kam bere shuuuuume foto dhe do te me duheshin disa poste per ti vendosur te gjitha, por nuk dua edhe te behem e merzitshme per ju. Akoma nuk e kam menduar qarte se si do ti organizoj, sepse keto dy dite s'kam patur as kohen per ta bere nje gje te tille, aq shume pune te lena pas kam gjetur ketu. Gjithesesi e fillojme nje here me fotot e vitit te ri, pastaj shohim rruges :)
Kam edhe dicka te fundit per te theksuar. Ky udhetim ka qene i mbushur me peripecira, por per te cilat do te flas ne postin e radhes. Per faj te ketyre "peripecirave", edhe veshja e fundvitit nuk ishte tamam ajo qe une deshiroja. Kjo ishte veshja rezerve qe kisha marre, sepse kisha menduar qe do blija dicka atje per naten e nderrimit te viteve, por meqe sic thash disa gjera shkuan ters u detyrova te vishja pikerisht "veshjen rezerve". Dhe meqe do te na duhej te leviznim me metro, sepse taksi na paralajmeruar qe nuk kishte per ate nate dhe meqe binte shume shi (i cili me shkaterroi edhe floket) nuk mund te vishja dot kepucet qe une do te kisha dashur. Eshte pak "muhabet" i gjate dhe meqe u zgjat pak si shume ky post, une nuk po e shpjegoj ketu, por ne postin e neserm! Nderkohe nuk mund te rri pa vendosur dhe kombinimin qe do ti kisha bere veshjes, po te isha ne Tirane dhe te udhetoja me makina si "zojat" :P Kaq per sot!
Mireserdhe tek grupi 'it always rains the first 3 days one goes to Paris' Urime per 2013
ReplyDeleteHahahaha nuk e dija ekzistencen e nje grupi te tille, ne fakt mua me shume mu duk si nje klime tropikale, pasi te katerta ditet qe isha une atje ne mengjes kishte diell, ndersa sa shkonte ora 10 e darkes niste shiu! Cudi e madhe!
Deleteshuuum foto te bukura....me behet zemra mal qe me ne fund i hoqe ato syzet gay qe kishe :D
ReplyDeleteHahahahahahahaha sa kam qeshur :D Ne fakt meqe ky clubi ku isha ka nisur si nje club per gay, paskam bere gabim qe nuk i paskam vene :D :P
DeleteAulona te fotot e fundit je thjesht e mrekullueshme. Me vjen keq qe te paska zhgenjyer Parisi per vit te ri. Edhe une kam shume deshire ta vizitoj nje here ate qytet, por kam degjuar qe pranvera eshte periudha me e bukur dhe pas asaj qe lexova ketu me duket se do te zgjedh vertet pranveren. P9o pres me padurim fotot e tjera. Ola
ReplyDeleteooohh dhe un u zhgenjeva nga njerzit kur isha ne paris per pashke...te kam komentuar dhe ne postin ku thoje cfare te sugjeronim per te pare...njerez qe vraponin me semafor te kueq,qe te shtynin,qe hidhnin mbeturina kudo apo qe te benin pis me akullore...nuk ja vura fajin parisieneve por turisteve por ja qe paskan qen parisienet hahahahahahha
ReplyDeletemezi po pres fotot e tjera aulona...te lutem posto sa me shum foto te aventures tende ne paris
eni
haha ja pra kudo ne bot ne naten e vitit t ri njerezit "shkallojne" .:P se na kishte dal nami kot ne shqiptareve..;) Ne fakt un do t doja te beje nje postim ne lidhje me rutinen tende ne palester dhe me dietat qe mund t kesh mbajtur..na duhet nje postim i tille pas gjithe asaj bakllavaje q kemi ngrene..:D po kismet nga e diela se te henen fillohet dieta..;)
ReplyDeletehaha dmth edhe te huajt "shkallojn" x vit te ri.:P se na kishte dale nami vetem ne shqiptareve..;) ne fakt mendoj se duhet nje postim per rutinen tende ne palester dhe dietat qe mund te kesh mbajtur...na duhet nje postim i till pas gjithe asaj bakllavaje qe kemi ngrene..:P po kismet kur te kesh koh se dietat fillohen gjithmone te henave..;)
ReplyDeleteMe behet qejfi qe u riktheve dhe jo shume qe qenke zhgenjyer. Un cdo vit them "ah sikur te isha ne Shqiperi kete vit" se di pse por vetem aty pritet me me shume emocion se kudo, te pakten keshtu e kam dhe un te fiksuar. Gjithsesi, te uroj nje vit te mbare dhe plot emocion. Veshja rezerve duket yll ;)
ReplyDeleteAulona me vjen keq qe nuk e ke kaluar bukur nderrimin e viteve ne Paris. Ne pergjithesi ne perendim, ne shume qytete te medha ku kam qene, eksperienca qe ke pasur ti eshte tipike. Eshte nata e pirjes pa kriter, shnderrohen komplet njerezit.
ReplyDeleteDua te shtoj edhe kete, Parisi eshte nje qytet shume i shtrenjte, dhe klubi qe ke zgjedhur (si nga cmimi si nga vendodhja) s'ka qene ideal. Hajt tani na trego per gjerat e bukura...:)
Edhe ne Rome kishte kapsolla pa fund :/
ReplyDeleteUne qendrova ne shtepi ate nate per te shmangur njerezit e bere tap rrugeve dhe metrote gjate nates.
Dhe ishte gjeja me e mire qe kam bere. Vitin e Ri do e rifestoj kur te kthehem ne Shqiperi. Ne Tirane edhe fundjavave me te zakonshme i kushtohet rendesi njesoj si per Vitin e Ri.
Me vjen mire qe e ke nisur vitin me sinqeritet dhe qe vazhdon te ndash me ne eksperiencat e verteta nga udhetimet e tua, e vleresoj shume. Sa per zhgenjimin, besoj se ndodh edhe ne Shqiperi, te pakten une ne Tirane e kam ndjere pothuajse pervit. Perfundimisht kam arritur ne konkluzionin se Viti i Ri kalohet me bukur ne atmosfere familjare ose diku larg, por qete, pa clubbing dhe ecje rrugeve, ashtu sic e kalova sivjet :)
ReplyDeleteHej, te pakten e shijove Parisin gjate festave...Shpresoj te vesh me shume foto, ska rendesi t'i organizosh, edhe random e japin efektin ;)
Gezuar!
E Dashur Aulona, per momentin s'kam ende kohe ta lexoj postin. Kam nja 4 postet e fundit per te lexuar ne fakt. Mgjth nga fotot mund te them qe ja keni kaluar shume shume bukur. Me pelqen shume veshja seksi me mini fundin gold, bluzen e zeze dantelle & sidomos ato kepucet yll. Te lutem DUA TA DI PATJETER, ku i ke blere ato kepuce aq te bukura? (Me kthe pergjigje ne faqen time, po s'e pate problem). Ishte kjo veshja qe zgjodhe per Vitin e Ri?
ReplyDeleteFlmd qe kalove nga faqja ime se kishe bere mungesa. =P Aulona, po keto jane dite te bukura & me te qeta se zakonisht pasi kam qene ne shtepi prej nje jave. Edhe nja 2 jave kane mbetur tani, maks deri ne 4 jave. Shtatzania deri me sot eshte gjeja me e mkrekullueshme qe kam provuar. Kur ta provosh edhe ti, te me kujtosh kete qe te thashe. =)
P.S. Kam kaluar nga faqja jote edhe pse s'te kam lene komente. Gjithmone te lexoj. ;-) Jo gjithnje mund te komentoj, ama.
Perqafime edhe ty! =)
mos u merakos nuk je e vetmja qe je zhgenjyer ne Paris per fundvit. edhe une vjet per Vit te Ri jam tmerruar ne Paris nga atmosfera kaotike qe u krijonte kudo, aq sa une dhe shoqja ime u kthyem menjehere ne hotel ate nate. mendova se vetem ate vit qe isha une u be ashtu, por qeka ''tradite'' ne Paris kaosi per fundvit....te pershendes Ema
ReplyDeletePo une prandaj te pata paralajmeruar qe nuk eshte kjo periudha me e bukur e vitit per te vizituar Parisin (dhe shume metropole te tjera te jashtme)....Une e nisa leximin nga postet e fundit dhe mora vesh qe mgjth peripecite ti qenke kenaqur. E kjo ka rendesi! Sa per bileten e bellair kerkoji demshperblim kesaj kompanie plehre...
ReplyDeleteI'm really inspired along with your writing abilities as neatly as with the structure in your blog. Is this a paid theme or did you customize it your self? Either way keep up the excellent high quality writing, it's rare to peer a nice blog
ReplyDeletelike this one today..
My page :: sell house property quickly
This design is steller! You certainly know how to keep a reader amused.
ReplyDeleteBetween your wit and your videos, I was almost moved to start
my own blog (well, almost...HaHa!) Great job. I really loved what you had to say, and
more than that, how you presented it. Too cool!
Take a look at my webpage viagra generique canada