Monday, January 14, 2013

Qukat...


.
...hahahaha nuk me besohet as vete qe e kam quajtur pikerisht keshtu kete post. Ne fakt nuk ishte dhe aq i pa paramenduar :P Duke e quajtur postin qukat, une i paraprij te gjithe atyre komenteve qe do te me vijne ne lidhje me qukat (e shumta) qe une kam. Jam mesuar tashme me fjalin: "Ua Aulona sa shume quka (ose nishane) ke ti!" Ou vertet, faleminderit qe me njoftove nuk e kisha vene re! :D Te them te drejten mua me pelqejne qukat e mia! I dua ato, kujdesem per to, i ushqej, i mirembaj...hahahahaha Bej shaka! Po me te vertet qe me pelqejne qukat, i kam patur gjithmone qejf, sidomos kur i shikoja ne fytyren e vajzave. Personalisht me duken shume sensuale, por edhe seksi ne te njejten kohe vajzat me quka ne fytyre. E sa per qukat e mia, kam patur shpesh debate me njerez te ndryshem, nje pjese i pelqejne, e nje pjese thone qe duhet ti fsheh, sidomos ato perpara, te pjesa e dekoltese, aq me shume kur dal ne televizor. Une nuk dua ta bej kete, sepse ndihem mire me qukat e mia. Pervec kesaj thone qe jane dhe fat, keshtu qe rrofshin qukat! Por do te perfitoj nga rasti, ti them te gjitha vajzave qe kane quka, sidomos ne fytyre te mos kompleksohen. Me ka ndodhur shpesh te lexoj ne gazete, vajza te shqetesuara per pamjen e tyre per shkak te qukave dhe kerkojne menyra per ti hequr ato. Madje ka raste qe i jane kthyer edhe ne fiksim! Me besoni, nuk ka arsye per t'u ndjere keq! Ka plot femra te famshme, shume te bukura, qe jane mbajtur si ikona bukurie dhe nuk kane hequr dore nga qukat e tyre, madje edhe i evidentojne ato me shume! Prandaj vajza te dashura, bejini qukat tuaja aleatin tuaj me te fort te bukurise!
Thene kjo, kalojme pak te fotot te cilat jane shkrepur diten e shtune ne mbremje nga nje mik i imi i mire, fotograf i ri ne profesion, por shume i talentuar Dorian Bushati (kush deshiron e gjen ne kete faqe facebooku). Ai ka vendosur te me "perdore" mua tani qe eshte ne fillimet e veta dhe padyshim qe mua s'me mbetet hatri per kete :D Midis dilemes se madhe te vishja fund, fustan, apo pantallona per te shtunen ne darke, fituan xhinset :D Gjithesesi per te mos u dukur me casual sec duhet, siper kam zgjedhur nje top pak me seksi. Edhe pse nuk jam nje fanse e madhe e xixave dhe teminave, edhe ne periudhen kur ato jane ne mode, kete here si xhinset edhe bustin i kam zgjedhur me disa detaje te tilla. Sa per fotot, Dorit mund t'i them vetem te lumshin dockat! :)

26 comments:

  1. O qukseeeee, Doriani te paska "perdorur" shume bukur!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahaha po praaaaa ashtu mendoj dhe une!

      Delete
  2. ...bukur, bukur, me pelqekan me shume akoma!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te them te drejten edhe mua....dua praaaape! :D

      Delete
  3. nese me lejon nje kritike: kushtoji me shume rendesi fotove

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhhh sa te drejte ke, por nuk e kam lluksin te kem nje fotograf profesionist gjithmone me vete :(

      Delete
  4. o aulona edhe un kam shum quka,ne fytyr jo,por ne trup komplet,edhe tek pjesa dekoltes madje sikur me jan shtuar ose zgjeruar me kalimin e viteve prej diellit...ne fakt un si dua aq shum qukat se te gjith me thon uaa sa shum keeee se ke trupin e paster e kshu gjerash :(
    un kam dashur perher nje tattoo prapa sic paske ti fluturen dhe me thonin mos e bej se sduket mir nga qukat,se duhet kurriz e paster e kshu gjerash...dhe akoma se kam ber...por ja kur ta shof ty duket shum bukur...pse mos ta bej o njerez???? :P
    Eni

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur, ne radhe te pare mos lejo kurre askend te te thote ty se cfare te shkon dhe cfare jo! Kush e ka thene qe kush ka quka nuk duhet te kete tatuazh se ngjan shemtuar? Mesohu me idene qe njerezit ate pune kane, duan vetem te japin mend. Nese te pelqen te besh tatuazhin beje dhe mos u mendo dy here. Eshte trupi yt, vendos ti se cfare ben me te! Mbase mund te duken patetike dhe teorike keto fjale, por me beso se sa me shume t'ja thuash vetes, aq me mire do te ndihesh me te! :)

      Delete
  5. hahaha une i kisha ven re dhe doja te pyesja nese te ishin ber nga dielli duke qene se ne fytyre nuk ke.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt nje pjese e madhe jane shtuar gjate viteve dhe shkaku kryesor ka qene dielli, edhe pse une perpiqem te jem e kujdesshme kur shkoj ne plazh. Gjithesesi une kam shume nishane ne trup, madje kur kam lindur mami me ka thene qe kam patur nje nishan te madh ne gjithe ballin, por qe per fat te mire me ka ikur pas muajit te pare se sot e kesaj dite do isha identifikuar si "njeriu me shenje" :P

      Delete
    2. haha prap yll do ngjaje.E

      Delete
  6. Un i kam dhe me shumice por se kam problem fare... Perkundrazi i adhuroj edhe pas gjithe llafeve lart e poshte qe degjoj rreth tyre... :D Me bejne te vecante ;)

    sot me pelqejne gjyslyket... shume yll

    ReplyDelete
    Replies
    1. Thnx ylli. I kam vene edhe here te tjera, por mbase ne keto foto jam fotografuar shpesh nga afer te kane rene me shume ne sy :)

      Delete
  7. Fotot kane nevoj per drite .... Nuk jane kushedi se ca duken si foto amatore.....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Urime Dori, fotot kane dale shume bukur

      Delete
    2. Sic e kam thene edhe ne post Dori eshte fotograf i ri dhe patjeter ka nevoje per kohe dhe eksperience. Sa per driten, ishim ne darke, ne nje shtepi gjysem erresire (per zgjedhje personale), keshtu qe besoj eshte kjo arsyeja perse nuk kane dale me shume drite. Pervec kesaj, kam pershtypjen qe Dori i ka bere vete me te tilla efekte.

      Delete
  8. e dashur Aulon. Me vjen keq te te vihem kunder sepse me pelqen shume, por qukat qe ke ti nuk jane quka por nishane si pasoj e ekspozimit te tepert ne diell pa SPF dhe kjo gje nuk domethene qe nuk eshte e bukur, por nuk eshte e shendetshme. Duhet te kontrollohesh here pas here pasi mund te krijohen melanoma dhe nishane kancerogjene.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt ke te drejte :( Une e kam shkruar edhe ne nje koment me siper qe nje pjese me kane dale me kalimin e viteve, madje edhe ne shkrim e kam theksuar disa here quka\nishane. Gjithesesi me beso qe nje pjese jane vertet quka pasi me dalin dhe me zhuken serish :) Sa per keshillen ne fund ke shume te drejte, edhe une jam shpesh e preokupuar dhe gjithmone perpiqem te tregohem e kujdesshme kur ekspozohem ne diell.

      Delete
  9. une kam shume nishane, dhe quka ne fytyre, ne pjesen e hundes kryesisht, just love them.

    ReplyDelete
  10. He mi mos u tallni

    ReplyDelete
  11. 1. qukat jan sexy , madje ka shum agjensi modelesh qe zgjedhin shum shum goca me quka ne fytyr dhe per me teper i theksojn qukat gjat seksioneve fotografike me ane te ekspozimit te drites. por per qukat ne trup di qe duhen kontrrolluar pasi ekspozimi i tyre per nje koh shum te gjate ne diell ka pasoja negative
    2. Aulona ti je shum e lezetshme,edhe blogu eshte nice por te lutem vishu me mir sepse ti mund ta besh, edhe pse casual kto xhinset me pika apo xixa (nuk i dalloj dot cjane) dhuroj per bamirsi!
    3. suksese fotografit, dhe i sugjeroj qe her tjtr te luaj me shum me driten e ambjentit ,dhe mos te perdore shum flashin (blicin) e aparatit pasi nuk esht shum efektiv ,zakonisht bejn qe portretet te duken shum 'flat' , do dilnin me mir portretet nese perdorej nje flash i jashtem. dhe sipas meje do ishte me bukur sikur ne fotot e para mos te theksohej kaq shum e kuqja dhe te mos rritej shum kontrasti . gjithsesi per foto blogu jan mir :)

    blogim te mbare

    ReplyDelete
  12. Qukat jane absolutisht seksi!! k

    ReplyDelete
  13. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  14. Un jam nje vajze 17 vjeqe dhe e kam fytyren plot me quka te them te drejten un i urrej shum nuk mundem ta shikoj veten ne pasqyre e kam fytyren plot.Kam perdorur shum lloje kremash por pa efekt.Gallat eshte sepse shum njerez me thone te shkoj edhe per aktore se edhe floket i kam te kuqe te gjith me thon vetem provoje se te marrin per aktore direkt dhe ma ken bere fiksim. Do te doja shum ta vazhdoja karrieren po sikur te kisha ndihmen e dikuj qe eshte i famshem sepse jam disi e veqant ....Dhe sic thone se qukat jane me fat pse mos ta provoj kete qe se ndoshta ku i dihet behem dikushi ne jete...

    ReplyDelete