Tuesday, January 22, 2013

"Pretty woman"


Sa origjinale e? Ti ke nje veshje me cizme siper gjurit, me nje fund te shkurter lekure dhe zgjedh qe titullin t'ja vendosesh "Pretty woman"...Kushedi perse! Ne fakt, te gjithe e dime perse! Edhe pse kane kaluar vite qe nga filmi i famshem me Richard Gere dhe Julia Roberts (te ciles me kane thene edhe qe i ngjaj....por pa merak nuk e kam besuar kurre kete), sa here qe shohim dike te vishet ne kete menyre asosacioni qe bejme menjehere eshte me veshjen e Julias ne film, e cila te gjithe e mbajme mend qe ishte nje prostitute. 
Sa e embel prej meje! Mos valle sapo shkruajta qe isha veshur si prostitute? :D Ne fakt jo, edhe pse per mua ka qene gjithmone shume e veshtire dhe e rrezikshme ndarja midis te dukurit vulgare dhe seksi, kur ke te veshura nje pale cizme siper gjurit, shoqeruar me nje fund te shkurter. Une nuk jam aspak nje fanse e cizmeve siper gjurit, aq me shume pas overdozes qe kemi patur keto dy vitet e fundit me kete stil cizmesh neper rruget e Tiranes, aq sa ndonjehere me shume se sa si cizme dukeshin si pantallona, sepse me te gjata ishin cizmet sesa vete kembet! Pervec rrezikut qe permenda me siper, ate te te dukurit vulgare, ekziston edhe rreziku tjeter qe me cizme te tilla mund te dukesh shemtuar. Ashtu si ka disa stile dhe lloje veshjesh qe nuk i shkojne cdo trupi, po ashtu mendoj se keto lloj cizmesh nuk mund ti veshe kushdo dhe jane bere me shume per vajza me kembe relativisht te gjata dhe jo shume te mbushura.
Une per vete as sot e kesaj dite nuk e di c'duan keto cizme ne dollapin tim, duke qene se nuk jam ndonje fanse e madhe e tyre dhe gjithe vitin mund ti vesh vetem nje here. Per kete vit e mbusha normen dhe i vesha te shtunen e kaluar. Dhe meqe nga pjesa e poshtme isha shume "slut" (cizme siper gjurit dhe minifund lekure), ne pjesen e siperme u kujdesa te isha pak me serioze dhe zgjodha nje kemishe dhe si gjithmone syzet si "intelktuale". Pra perfundimi? Isha nje slut intelektuale! Ne fund te fundit a nuk eshte kjo moda e diteve te fundit?

P.S: Sekreti me i ri qe kam zbuluar eshte qe pasi ke pire goten e trete te veres, te duket vetja vertet Julia Roberts dhe fillon e pozon gjithe qejf e lumturi me buzen vesh me vesh. Taksirat te filloj poncin qe ne mengjes, qe te pakten te bej ca foto te bukura per ne blog!

P.S.S: Fotot si gjithmone Dorian Bushati

23 comments:

  1. Fundi me kemishen shume bukur,cizmet nuk me pelqejn fare fare...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Eee kam pershtypjen qe keto cizmet bejne pjese ne ate kategorine "love them, or hate them" :)As une vete nuk e di, i dua, apo i urrej :D hahahahaaha :P

      Delete
  2. Me pelqen shum shum, je nje yll i vrtet

    ReplyDelete
  3. Sa te gjataaaaa! Mua me dukesh relativisht e gjate dhe imagjino sa duhet te jene cizmet qe prape duken shume te gjata. Ndaj te njejtin mendim me ty per cizmet e gjata. Une kam vetem nje pale dhe jane te sheshta, se edhe te gjata edhe me take do dukesha si ato kllounat qe hipin mbi kembe druri :P.
    Kemisha dhe pamja prej intelektuale me pelqejne shume.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahaha e imagjinova veten per nje moment si ato kllounat...po qe nuk ngjaja keq :P

      Delete
  4. me plq shume, vetem çizmet sipas gustos time me len pak per te deshiruar, pastaj te tjerat me plq shume :)

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
  5. Kemi te njejten pallto, un sigurisht qe e kam te bardhe... skam shume guxim per ngjyra :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ndersa une s'kam patur kurre guxim per pallto te bardhe...as per cizme dhe kepuce te bardha, edhe pse ka plote te tilla qe kur i shoh te te tjeret me pelqejne shume :)

      Delete
  6. kombinim i lezetshem, un fiksim i kam pasur kto cizmet po jam pakez e shkurter dhe skam guxuar ti ble ndonjehere :( Mgjth ty te shkojne, dhe sdukesh aspak si slut!!!

    P.s: Mos kujto se te harrova. Kam qene shume keq me organizimin e kohes dhe skam mundur te punoj ne headerin tend. Nderkohe po mundohem te shikoj per ndonje layout te kendshem ne blogger.com dhe te shikoj ku mund te te gjej ngjyrat qe i ke kaq shume qejf :D
    Komentin seshte nevoja ta publikosh,rendesi ka qe ta lexosh ti :D
    P.S.S: Aktivizova shpejt e shpejt blogun qe kam pasur me pare, po ashtu hidhi dhe sy layoutit dhe me thuaj nqs te pelqen struktura kshu sic eshte, ngjyrat ja futim vete ne pastaj :P

    te perqafoj

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nga nuk po kerkoj per kete blogun tend, po s'po me del gjekundi. Me shkruaj pak adresen qe te futem te shoh blogun ne radhe te pare dhe pastaj layoutin :D

      P.S: E shikon qe i hape vetes pune me kete blogun tim :D :P

      Delete
  7. mi piace davvero da morire questo outfit, adoro il cappotto verde, la gonna di pelle , gli stivali ma soprattutto la camicetta! :)
    ti sta tutto benissimo! :)

    ReplyDelete
  8. Ato cizmet!Ajo kemisha!Ai fundi!<3

    ReplyDelete
  9. Hahahahahahahhaaha pergjigja juaj ndaj Bleros, hahahahaahahhahaha :D Jeni te papara goca, sidomos "o xemla u melxite ti,hajde pajtohemi" hahahahahahahahahaaha.Aulon je per aktore!
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhhhh shume vone tani per t'ju futur aktrimit :P Gjithesesi po mundohem te shpreh gjithe talentin tim te "THUMB". Me behet shume qejfi qe te ka pelqyer :)

      Delete
  10. Kemisha yll . ku e ke blere?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dyqani quhet Fashion Girl. Mund te lidhesh me te ne kete adrese Facebooku https://www.facebook.com/pages/Fashion-Girl/371597832884949?ref=ts&fref=ts
      Ka gjera vertet te bukura :)

      Delete
  11. NJE HERE ATO CIZMET NUK TE SHKOJNE FARE ME ATE VESHJE,,GJYNAH KE BERE GJITH AT VESHJE PER TA PRISHUR ME ATO CIZME TE SHPIFURA,,,MOS TE FLAS PER PALLTON PASTAJ,LERE SE NUK SHKON FARE ME VESHJEN,STONON KOMPLET,,PO AT RRIP TE SHPIFUR PSE JA LENN ATY NE MES,,,AULONA PO NA ZHGENJEN E DASHUR,,PERMIRSOHU NE TE VESHUR

    ReplyDelete
  12. kur ben dhe ti si e ebukur OIIIIIII O ZOT SA PA SHIJE QE JE. SADO MUNDOHESH E SADO TE TE DUKET VETJA SI E BUKUR ,AQ ME SHPIFUR DEL SEPSE NUK PASKE GUSTO FARE MI GOC. GJYNAH QE HARXHON KOH DUKE BER GJITH KTO FOTO E DUKE MAR GJITH KETO POZA...KOT......

    ReplyDelete
  13. Përshëndetje të gjithëve, emri im është Aisha Sadat, unë jam martuar për 20 vjet me burrin tim dhe kemi dy djem, Plakun një 16 dhe më të ri është 11 vjet. Burri im më donte shumë, por arriti në një pikë kur ai u përfshi në lidhje me një grua që është Bashkëpunëtori i saj. Asnjëherë nuk e imagjinoja, por disi qëndrimi i tij ndaj meje dhe fëmijëve ndryshoi, ardhja e tij e vonë nga puna më bëri të mendoj mbi çështjen, Edhe në përvjetorin tim të 20-të të Dasmës në mars, e mbaj veten larg seksit pasi premtojmë ta bëjmë atë në Dasma dita e përvjetorit, 15 ditë para përvjetorit të Dasmës ai rrëfeu se po ai kishte marrëdhënie seksuale me bashkëpunëtorin e tij.
    Ai e solli atë në shtratin tim kur isha jashtë punës, kjo do të thotë se ndjenjat e mia ishin plotësisht të pavlera ndaj tij, Gjendja ime mendore është plot agoni, unë mendoj se nuk mund ta harroj dhe ta rikuperoj dhimbjen, kjo grua ishte në kontroll të plotë të ajo dhe unë kurrë nuk kam dashur ta bëj atë me Dhunën, ajo dëshiron të fitojë mbi mua ndërsa është e divorcuar, ajo tha se ishte xheloze për marrëdhënien tonë dhe ajo do të më shkatërrojë duke marrë burrin tim. Unë duhej ta diskutoja me një mik që më kërkoi të gjeta një caster të mirë shqiptimi, para së gjithash kurrë nuk kam besuar në këtë Drejtshkrim të Cast, por duhet ta provoj derisa të takoj emailin e PROPHET NOSA UGO në internet se si ai ka ndihmuar shumë njerëz që të kthejnë ish-in e tyre dhe të ndihmojnë për të rregulluar marrëdhëniet dhe t'i bëjnë njerëzit të lumtur në marrëdhëniet e tyre dhe disa histori të tjera në lidhje me sëmundjen Shpirtërore.
    Unë ia shpjegova situatën time dhe ai më ndihmoi të kryeja disa lutje, disa barishte dhe rrënjë dhe një sakrificë të vogël që bëra, dhe brenda 7 ditësh ai u kthye të kërkojë falje dhe ishte thjesht si një mrekulli për mua, Unë jam i lumtur sot se ai më ndihmoi dhe unë mund të them me krenari se burri im tani është përsëri me mua dhe ai tani është i dashuruar me mua si kurrë më parë.
    A keni nevojë për ndonjë ndihmë në marrëdhëniet tuaja, si kthimi i burrit tuaj, gruaja, i dashuri, e dashura, fitimi i lotarive, kurimi bimor për sëmundje, HIV, STD, Astma, Arthrit, Fybroid, Stroke ose ndonjë lloj sëmundje, Problemi shpirtëror , Promovimi i Punës, Shikuesit që lexojnë postimin tim për të cilën keni nevojë për ndonjë ndihmë lidhur me ndonjë sfidë jetësore duhet të kontaktojnë PROPHET NOSA UGO dhe do të jeni të lumtur që bëtë.

    Email: karnataka.temple@gmail.com
    WhatsApp: +37258031247

    ReplyDelete