Sot vendosa te bej pak pushim nga Parisi qe edhe per ju mos te behem shume e bezdisur :P dhe do te postoj fotot e dites se djeshme. Nje e diel shume normale, ne pjesen me te madhe te se ciles shijova te qenit prane familjes, e cila me kishte munguar keto dite qe isha larg saj. Nderkohe qe mengjesin dhe paraditen e se dieles e kalova pak duke bere pazar, per dreken e mrekullueshme qe gatoi ime me, e cila eshte duararte kur vjen puna te gatimi (dhe jo vetem) dhe pak duke shijuar nje kafe me njeriun tim te zemres, nen rrezet e mrekullueshme dhe te ngrohta te ketij fillim janari. Ne fakt, nje nga arsyet perse bera nje "pushim" nga fotot e Parisit, per te postuar keto te sotmet, eshte fakti qe mezi po prisja te tregoja xhaketen e re qe bleva ne Paris :P(nder te paktat gjera qe bleva). E kisha pare prej kohesh kete xhakete te Zara dhe gjithmone me kishte pelqyer, prandaj e dija shume mire qe ne udhetimin e pare jashte Shqiperise do ta merrja. Pjesa tjeter e veshjes eshte shume casual dhe sportive, fiks si per nje te diele pertace, atlete (te cilat mi keni pare edhe ketu), nje fund xhins shume komod dhe nje pulover ngjyre portokalli.
Nderkohe qe nje tjeter arsye qe me shtyu te beja nje post te ndermjetem midis posteve te Parisit, ishte per t'ju pergjigjur nje komentuesje e cila me kishte kerkuar te beja nje post ne lidhje me regjimin qe po mbaja dhe qe keshilloja per pas festat. Te them te drejten, une i lejova vetes edhe nje jave pushim pas pushimeve :P, te cilen e kalova te gjithen duke ngrene embelsira perdite :( E di qe kjo nuk eshte nje gje e mire dhe nuk ja u keshilloj, por kjo ishte nje dhurate e vogel qe i bera vetes per vitin e ri. Megjithate sot ju riktheva palestres, me konkretisht Zumbes dhe kam filluar nje regjim te kontrolluar ushqimor. Une keshillat e mia i kam dhene shpesh edhe ne kete blog, padyshim qe e para eshte aktiviteti fizik. Gjeni mundesine qe te pakten tre here ne jave te ushtroheni patjeter. Une per vete, i kam vene qellim vetes qe ti rikthehem axhendes se meparshme, minimumi 4-5 here ne jave aktivitet fizik. Vetem nje keshille kam, mos prisni te vije marsi dhe prilli per t'ju drejtuar palestrave, apo liqenit per vrape, sepse rezultati nuk do te jete asnjehere ai qe deshironi. Sa me pare te nisi aktivitetin fizik, aq me te lehte do ta keni per te fituar proven e veshtire te rrobave te banjes, qe cdo femer kalon ne vere :)
Ju uroj nje jave te mbare dhe gjithe energji te gjithave!
Foto plot diell :'( Dje jam kthyer nga TR pas dy javesh qe koha dukej si vjeshte dhe sot i kisha varur turinjte e me vinte per te qare mes mjegulles dhe lageshtise :(
ReplyDeleteM.
Shume e bukur xhaketa. Edhe une e kam pare neper disa blogje dhe me ka pelqyer shume. Me pelqen kombinimi qe i ke bere, i thjesht tamam per nje dite fundjave me diell. Bravo dhe per vullnetin qe ke, sa here lexoj postet e tua te kam zili. Te pershendes Flavi
ReplyDeleteSa bukur Xhaketa:))
ReplyDeleteFollow me :)
The Little Artist
U kenaqa duke pare Thumbin, hahahahahaha, ishalla vitin tjeter e prezantoni ju te dyja Festivalin (po pa fustanet e Joni Peçit hahahahahaha).Shume e sakte cdo gje qe keni thene, sidomos ajo PER FESTIVALIN E 11-teeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.E gjeta englendisjen per sonte ;)
ReplyDeleteM.
wooow xhaketa qenka fantastike
ReplyDeletePershendetje Aulona,
ReplyDeleteEdhe une jame nje ndjekese e rregullt e blogut tend qe kam lexuar cdo postim dhe me ndodh shpesh ne fund te dites te hy ne blog per te pare a ke postuar diqka te re dhe do me pelqente sikur te ishe me aktive ne blog. Pervec menyres se shkrimit qe me pelqen tejmase se si shkruan qe tashme ta kane thene te gjithe me pelqen edhe guximi qe ke ne kombinimin e veshjes ku dallohet nji stil personal edhepse une nuk jame adhuruese e shumellojshmerise se ngjyrave(gati te gjitha rrobat e mija perbehen nga ngjyra e zeze dhe blu)ka shume kombinime veshjes qe me kane pelqyere.
Gjithashtu teksa lexoj nje shkrim tendin gjeje shume mendime te perbashketa dhe me duket sikur i kam shkruar une ndoshta kjo ka te bej me faktin e te qenit shigjetare te dyja :) qe nenkupton edhe pasionin per ushqimin :)Dhe ne lidhje me kete te fundit doja te te pyes diqka: Une sapo kam perfunduar nje diet te gjate(me sakte nje regjim ushqimor)dhe tani kame arritur peshen time ideale por kame shume frike mos i shtoj ato kilogramet e humbur. Ne lidhje me ushqimin duke u bazuar ne veten tende qfare me sugjeron te bej? Pas arritjes se peshes tende ideale a fillove ti shtosh disa produkte ushqimore si buken,pijet e ndryshme apo ndonje pica dhe sa vakte ne dite ushqehesh?
Gjithe t emirat :)