Saturday, December 1, 2012

Kurre mos thuaj kurre...


E mbani mend para disa javesh, kur ne nje post, une kam shkruar per disa kombinime te cuditshme qe me kishin bere shume pershtypje sic ishte kombinimi i bluzave dhe xhaketave sportive me funde, apo fustane me elegante, medafshi, apo dantelle? Nese kishte nje gje ne kete bote per te cilen isha e sigurte, ishte qe kurre nuk do te beja kombinime te tilla. Edhe pse shpesh me kane quajtur te guximshme per kombinimin e ngjyrave, ne kete pike  mendoja se guximin nuk do ta gjeja kurre. Por kot nuk kane thene disa njerez te mencur me shume se sa une, "kurre mos thuaj kurre". Zbulova qe qenkam me e guximshme se sa duhet. Per te ma vertetuar kete sherbyen nje palte atlete dhe nje fund me dantella, te cilat s'ma kishte marre mendja kurre se mund ti kombinoja ndonjehere bashke.Gjithcka lindi shume natyrshem. Dy dite me pare isha e ftuar ne nje emision dhe veshja qe zgjodha ishte fundi qe shikoni ne kete foto, bashke me xhaketen dhe nje pale kepuce te larta me taka. Teksa po dilja nga shtepia, ne koridor me kapen syte atletet qe kam blere nje jave me pare dhe qe akoma s'me ishte dhene mundesia t'i postoja me ndonje veshje ne blog. Eshte per t'u theksuar qe diten qe bleva atlete e kam shenuar ne kalendar, pasi pervec atleteve te palestres te cilat jane nje pale Rebook qe une i dashuroj dhe qe kane pese vjete qe qendrojne stoike dhe m'i kane bere dhurate, keto jane atletet e para dhe te vetme qe une kam dhe qe i blej me duart e mia. Nuk kam qene kurre tipi i atleteve, nuk kam veshur kurre atlete dhe s'me ka pelqyer kurre vetja si ngjaja me atlete. Po kur i pashe ne vitrine keto, me mbeti mendja dhe vendosa qe do t'i merrja. Dhe nuk jam bere aspak pishman, perkundrazi deri tani m'i kane pelqyer shume.
Per t'u kthyer aty ku e lame, te korridori...Pasi me kapi syri atletet, ne fraksjon sekondi me shkrepi ne mendje ideja qe t'i kombinoja me fundi portokalli qe kisha veshur. Nuk di si ta shpjegoj, por besoj se te gjithave do t'u kete ndodhur ndonjehere qe shikon nje veshje te caktuar dhe direkt ne koke te shfaqet i gjithe kombinimi, pa patur nevoje fare te mendohesh dhe te sforcohesh. Kuptohet qe per ne emision nuk mund t'i vishja dot, keshtu qe mezi prita te gdhinte dita qe te beja kombinimin e famshem. Te them te drejten, mua vete rezultati me pelqeu, madje me shume sec e kisha menduar. Edhe ata njerez qe me pane me komplimentuan, nder te tjera edhe Armanda nje nga bloggerat shqiptare te cilat une ndjek me me kenaqesi dhe qe i adhuroj stilin e guximshem dhe te vecante qe ka ne kombinimin e veshjeve. Per ata qe jane kurioz mund ta ndjekin ne blogun e saj http://mandislondon.blogspot.it/. Armanda jeton ne Londer prej 13 vitesh dhe studion per fashion design. Njohja jone ka qene virtuale, fale blogjeve perkates, por keto dite ajo gjendej ne Tirane dhe me shume deshire vendosem te takoheshim. Ishte nje takim shume i bukur, qe me la mbresa shume te mira.Manda madje me beri edhe disa foto, te cilat sapo te kthehet ne Londer do t'i vendose ne blogun e saj dhe une po pres me padurim.
Nderkohe jam vertet kurioz te di dhe mendimin tuaj per kete kombinim. Si ju duket? Shkon pjesa siper e veshjes me fundi dhe xhaketa me elegante, me atletet sportive? Cila ka qene veshja dhe kombinimi me i guximshem qe keni bere? Po pres me padurim te degjoj mendimet tuaja :)
Fundjave te mbare te gjithave!

15 comments:

  1. yllllll ...sh kombinim i bukur!

    ReplyDelete
  2. Perveç byzylykeve, çdo gje tjeter me pelqen.Ngjan shume mire me fund dhe atlete, me pelqen shume edhe Rita Ora p.sh qe shpesh here vesh fustane me atlete....me duket shume gje e veçante, jashte korrnizave, dhe ne syte e mi, e bukur! Fundjave te bukur edhe per ty!
    M.

    ReplyDelete
  3. nuk mund te them qe me pelqen ky kombinim,por as qe nuk me pelqen apo qe ngjan shemtuar.se di jam ne medyshje,ndoshta per faktin qe mua nuk me pelqen te ngatroj nje veshje elegante me sporiven.duke u munduar te nxjerim dicka te vecant me kombinimet qe bejm duhet te kemi kujdes mos te ngjajm shemtuar.do me kishte pelqyer me shume qe te kishe veshur nje pal balerina ngjyr te zeze ose portokalli me te zeze.do ishe shume me bukur se veshja ne teresi eshte e kendshme.

    ReplyDelete
  4. Lloji i kombinimit eshte vertet i kendshem,duke perjashtuar byzylyket qe jane te pavend.

    ReplyDelete
  5. Po shihja gjate te gjitha fotot derisa te komentoja, pasi ashtu sic shkruajne vajzat me lart, na ke vene ne nje dileme te madhe :) Mua personalisht me pelqen ideja e kombinimit, guximi dhe fakti qe ke qendruar ne dy ngjyra (edhe pse ende ke frike nga 2 ngjyra te vetme dhe ke futur byzylyket per t'u ndjere mire :P).
    Duke qene se fundi eshte pak i shkurter (edhe per kembet e tua) per paradite, do preferoja nese pulovra do ishte e gjate, stil boyfriend dhe fundi te dukej vetem nje pellembe poshte saj. Ose po te ishte xhaketa me prerje me te gjate dhe te drejte ndoshta do dukej me e "mbledhur" si veshje.
    Megjithate, ne teresi votoj pozitivisht per idene dhe faktin qe pranon se nuk duhet thene kurre "kurre".
    Te uroj nje fundjave dhe muaj te mbare!

    ReplyDelete
  6. Shume e kendshme xhaketa per te zbutur tigra;)

    ReplyDelete
  7. Une vazhdoj akoma me skepticizem per keto kombinimet, nuk e di ne do e gjej ndonje here guximin.
    Fundi me pelqen shume.

    ReplyDelete
  8. i bashkohem mendimit e jonkit...se di pse sme ngjit...skam per ti ber ndo1her si kombinim..do them gjithmone kurr :P

    http://doityourselfideas.blogspot.com/

    ReplyDelete
  9. Faleminderit serisht per nje promovim tjeter! Je teper e mire!! Veshja sic te thashe me pelqen shume, me pelqejn guximtaret!! Fotot do ti fus se shpejti!

    ReplyDelete
  10. Edhe me pelqen , edhe sme pelqen :P...me pelqen pasi ti marr ato gjera vec e vec ti shikoja diku ne nje dyqan mendoj se do me terhiqnin shume vemendjen. Si Xhaketa, edhe atletet dhe sidmos fundi me ate ngjyre te mrekullueshme...persa i perket cantes sme pelqen por kjo sepse une jam tip qe preferoj nje cante shkolle me dy krahe 100 here me mire sesa nje cante te atille,..Jane shume me praktike. Por te marresh kte kombinim sebashku nuk duket keq por sdo i kisha veshur bashke...por secili ka shijet e tij :)))...

    ReplyDelete
  11. Kujdes me kete pasionin e atleteve, se pastaj rehatia e madhe dhe mundesia per te gjetur stile te ndryshme atletesh dhe jo si nje here e nje kohe qe te gjitha ishin me design vetem per vrap...do beje qe ti zonjushe te kthehesh ne nje koleksionuese te atleteve 'stylish'.
    pastaj nqs ta ka aprovuar dhe Armanda look-un nuk ka me diskutim :-)

    ReplyDelete
  12. Pershendetje Aulona, une kam vetem pak jave qe e ndjek blogun tend dhe kjo eshte hera e pare qe te shkruaj. Te kam shtuar ne bloglovin dhe kur me doli ky post perpara me foton e pare m'u duk si nje post i huaj, njesoj sikur ta kishte bere ndonje nga ato bloggerat. Nuk e di perse me terhoqi kaq shume kjo veshja, edhe pse po te them qe une vete nuk do ta vishja kurre, mbase ngaqe s'jam shume tipi i fundeve te shkurtra dhe atleteve por kur e pashe te ty me pelqeu goxha. Meqe po me jepet rasti dua te te uroj dhe per emisioin ne Youtube, ta dish qe te gjitha vajzat te puna ime e shohin dhe e pelqejne shume. Suksese te metejshme
    Klodeta

    ReplyDelete
  13. Po qe inspirimi i Karla's closet ka bere te veten :D

    ps. me pelqen shume vecse do kisha zgjedh vetem dy "orange" ne vend te tre qe ke zgjedh ti... :D kombinimi do ishte njesoj me cilin do, atletet do ishin definitisht IN ;) love them

    ReplyDelete
  14. ketu je shuuuum bukur. motra yll yll ylllll. me pelq fundi,xhaketa shum, atletet dhe floket... thjesht bukur cdo gje. prsh miki

    ReplyDelete