Si fillim, nuk mund ta nisja kete post pa ju treguar se sot ne mengjes jam zgjuar si mekatare...Kam nevoje urgjente per t'u rrefyer dhe ju do te jeni "priftereshat" e mia...:P Dje ne darke, ekzaktesisht ne oren 23.25 une kam bere nje mekat te madh, nje mekat nga ata qe nuk i bej kurre, nje mekat qe gjithe naten me ka perpelitur neper krevat dhe cdo nje ore me ka lene te dera e frigoriferit per te shuar etjen dhe zjarrin qe ndjeja perbrenda....dje ne darke, ne oren 23.25 une...Aulona Musta...ju rrefej qe...kam ngrene nje pice gjigande, te gjithen per vete!!! Uhhhh e thashe mo se po plasja...Ndihem me e cliruar tani qe e ndava kete sekret me ju, edhe pse vetem menderisht, sepse fizikisht jam me e mbushur se kurre, me nje bark qe me kujton vazhdimisht per krimin qe kam kryer dje ne darke!
E di qe mbase per ndonje nga ju, kjo mund te duket qesharake, por me besoni une kam hequr shume derisa arrita ta bind veten time gjate ketyre viteve qe nuk duhet ngrene kurre ne oren 23.00 te darkes, e aq me shume nje pice e tere supermegaekstrakalorike...Gjithesesi krimi u krye dhe tani eshte e kot te qahem. Nuk e di c'me kishte gjetur dje ne darke, po ajo Fatma e ka fajin, sepse kishte vendosur nje status ku tregonte qe po hante pica dhe po pinte cola dhe po shikonte "Shtepiake te deshperuara" dhe mua me hypi nepsi i madh dhe, edhe pse u mundova ta sabotoja darken e saj te shijshme duke i folur per celulitra, barqe me dhjam dhe krah qe varen nga tulet, si perfundim deshirat e egra per te shqyer nje pice fituan mbi mua...:'(
Aaaa e teprova me duket me kete muhabetin e pices, se nuk ishte per te qe doja te flisja sot. Ne fakt sot as nuk e kisha ne plan te shkruaja shume. Thjesht do plasja ca foto ketu ne post me nje nga veshjet e mia te preferuara qe eshte ai qe po e quaj fur vest, sepse nuk di si ta perkthej ekzaktesisht ne shqip (jelek leshi?! :D) Kjo eshte nje dhurate qe partneri im (qe dihet qe eshte me shume gusto per sa kohe me ka zgjedhur dhe mua :D:P) ma ka bere dhurata para dy vitesh per ditelindjen time. Fatmiresisht eshte nga ato veshje qe cdo sezon eshte ne mode dhe te "nderon" :P Kam zgjedhur ta kombinoje me nje pale xhinse te bardha dhe nje kemishe blu elektrike, qe sic e kam thene shpeshhere edhe ketu ne blog eshte nje nga ngjyrat e mia te preferuara, si dhe me nje pale gjysemcizme me nje take shume komode, perfekte per ditet e mia gjithe kohen ne levizje...Dhe per ato qe mund te pyesin si ka mundesi qe je veshur kaq "hollshem" ne dite kaq te ftohta, ne fakt keto fotot jane bere nja tre jave me pare, por une i kisha harruar fare. Dhe sa per fotot, s'me pelqejne fare si jane realizuar, sepse aparati im ka ca kohe qe po ben numra...Kur ta kullufis ndonje dite nga inat edhe ate me keq se picen ta shohi mire...
P.S: Kjo me poshte eshte nje shaka shume simpatike e te dashurit tim, te cilit pasi i hengra veshet me kete muhabetin e pices, me "plasi" kete gjene ne wallin e Facebookut...Ehhh pervecse me gusto eshte dhe me humor dreqi :D :P
Ou? Po une nuk paskam shpetim nga Ferri dmth, se cdo nate nga ora 00:00 deri ne 3 te mengjesit vetem ha... dhe sigurisht, jo perime dhe fruta :P
ReplyDeletete befte mire pica zemer .. dhe per veshjen kinge shum bukur ke shum gusto ..
ReplyDeleteShum e bukur veshja Aulona, e paske vertet te dashurin me gusto :P Per picen mos u merzit fare shiko cfare trupi ke ti sa elegante je
ReplyDeleteahahahahhahaha me pleqen shume si shkruan , paster, bukur , thjeshte,dhe funny .
ReplyDeletehahahhahahhaha sa here e am menduar dhe une kete gje duke ngren coollat po ca ti besh !
ReplyDeletemire te gjitha, po ne foto pse e mban gojen hapur mi?! ngjan si e stisur :/ simple is the new cool Lona :)
ReplyDeleteKu e kam gojen hapur mi? Vetem ne nje foto :D Dhe s'e mbaj nga qejfi, po nga halli ngaqe gjithe kohen qe bej poza jam duke folur se jap direktiva gjoja dhe ndonjehere me del goja hapur, po ta siguroj jo se dua te bej si seksi, po thjesht se jam llafazane :P
Deletehahaha me pelqejn llafazanet, se jam dhe vet :D :D
DeleteO Aulona sa e bukur eshte ajo varsja jote! :P <3
ReplyDeleteAulona " kill me" per kete koment por do t'a bej se ketu me ka mbetur:). Une kam fobi pantallonat e bardha qe kur qemoti moren shume zgjerim dhe i gjeje ne te gjithe modelet dhe materialet e mundshme. On top te fobise kam ato lino me cope pak transparente dhe dy xhepa gjigande tek prapanicat. Per me teper i gjithe kombinimi nuk eshte ne gustot e mia por artikujt vec e vec me pelqejne:), is that super bad????
ReplyDeleteCoolio... your shirt - my favorite
ReplyDeleteE bardha me blu-ne elektrik me pelqen shume si kombinim. Edhe pse vete nuk i perdor pantallonat e bardha, tek ty me pelqen si dukesh. Te pershendes :)
ReplyDeleteHahahahahahhahahahahahah me shkrive me muhabetin e pizzes, ty tu befte gjak ishalla (jo dhjam, jo).Mua ndonjehere me del gjumi naten dhe shkoj te biskotat.Ishalla s'ma jep truri per naj bakllava thuaj, hahaha.
ReplyDeleteMe pelqen gjithe veshja, por jo varesja, sorry.
M.
hahahhaha i rate your post funny,interesting and cool :) because that's the way it is :)
ReplyDeleteabout the pizzaaa..we are partner in crime together for that.lol
wish u luck :*
hahahaha jelek leshi :P
ReplyDeletePjesa e siperme me pelqen shume, mendoj qe jeans bexhe/fango do kishin qene me mire. Mua jeans te bardha nuk i kam fare qef.
1:me gjithe ate neps mos je shtatzene moj? :p
ReplyDelete2:ajo qe shikoj une te ajo gjeja leshit mos eshte gje etiketa?
3:pjesa lart( pa varesen) hahet(pak a shume si pica :p) kurse pjesa poshte sme ngjit fare
KAQ :)
1. Jooooo nuk jam shtatezeneeeeeee, une kam gjithmone neps keshtuqe i bie te jem 365 dite te vitit shtatezene :P
Delete2. Jooooo nuk eshte etiketa, eshte pjese e "jelekut te leshit" :P Pastaj une vertet jam qorre, por jo aq sa per te mos te pare etiketen per dy vjet rresht :D
3.Po te hahej si pica dmth qe te shijon shume, keshtu qe me mire thuaj hahet si aparati....hahahahaha :P
4.Kaq dhe une :P
Hahahaha sa qeshaaaaa idioteeeee. Me beje dhe moral per lleret pale,hahahaha. Une per ta shlyer fajin pas pices bera 20 pompa hahshsha
ReplyDeleteMe pelqen veshja ne teresi, e thjeshte dhe e bukur per paradite. do vecoja jelekun i cili ma beri me sy sa e pashe :P
ReplyDeleteoh my god the shoes are hideous..sorry :(
ReplyDeleteKete pellushin e ke perdorur edhe tek Thumb-i apo me duket mua?
ReplyDeletehttp://fjale.tumblr.com/
very cute combo!!! i like the fur vest!! you really look very good with this look!
ReplyDeletethe final photo-joke is so funny!!!! :)
The Chic and Cheap Blog
The Chic and Cheap Blog Facebook Page
te befte mire pica dhe mos e vrit mendjen fare se e ke trupin sh ne rregull.:)
ReplyDeletepjesa e siperme goxha e lezetshme. Por xhinset e bardha sikur nuk shkojne per kete sezon dhe e bejne veshjen ne teresi te duket sikur je munduar sh per asgje.kepucet, me fal per sinqeritetin, me bjene tia fus vrapit. ku te con mushka moj shoqe me ato? ti do thuash, ku sme con prej punes po gjej ndonje pal me te kombinueshme te pakten :P
Xh
tregu cam koke e kembe
ReplyDelete;)
DeleteLove the fur! Me habit vetem nje gje keto specialistet qe bejne te gjitha si te ditura, lexova njeren qe thoshte qe pantallonat e bardha sjane ne mode. Une per vete cdo blog te huaj qe shikoj me pantallona te bardha i shoh, po keto katunaret tona dine me shume. Aulona vetem nje verejtje, posto me shpesh :( Lori
ReplyDeleteLori te karakterizon qytetaria zemer ;)! Pyetja ime eshte: Si i ke marredheniet me te lexuarin dhe kuptuarin e asaj qe ke lexuar:)
Deleteketu nuk me pelqen e dashur. je munduar po nuk me terheq ketu. te prsh miki
ReplyDelete