Meqe pak kohe me pare, disa prej jush me kane kerkuar te bej nje post ne lidhje me blogjet e mi te preferuar, erdhi momenti qe une ta bej dicka te tille :) Do te postoj linqet, disa fotot dhe arsyet (shkurtimisht) perse me pelqejne dhe i ndjek keto blogje.
1. E para ne liste dhe ne preferenca eshte Garance Dore, francezja qe jeton ne New York dhe qe me shume se sa per fotot, apo per moden e ndjek dhe me pelqen per menyren e te shkruarit. Blogu i saj eshte ai qe ne kendveshtrimin tim eshte nje blog ideal, pasi permban gjithcka aty brenda, foto, shkrime, mode, personazhe, eshte nje ditar personal i Garance ne te cilin ndan gjithcka nga e perditshmja e saj. E adhuroj blogun e saj dhe eshte i vetmi qe nuk ka dite qe mos ta kontrolloj! Dhe pasi i shkruajta keto, po them dhe arsyen e vertet perse me pelqen Garance dhe blogu i saj, sepse ndryshe nga 90% e blogereve te tjera ajo nuk ka floke te gjate dhe te mrekullueshem, perkundrazi... Ka shkruar gjithmone neper postet e saj qe ka shume probleme me floket, qe nuk i pelqejne aspak dhe kjo eshte arsyeja perse i mban gjithmone te kapura! A ka me ngushellim se sa kjo, per nje person si une, qe floket i jane kthyer ne makth? Je t'aime Garance!
2.I dyti ne liste eshte La pinella, blogu i prezantuese se famshme Alessia Marcuzzi, te cilen une gjithmone e kam patur shume qejf, por qe pasi kam zbuluar blogun e saj, e kam edhe me shume. Ky blog eshte vendi me i mire per te kuptuar se si thjeshtesia, dashamirsia, humori, ciltersia jane arma me e mire per kedo, edhe per nje superyll sic eshte Alesia. Edhe pse ajo eshte nje nga prezantueset me te paguara dhe me te dashura ne vendin e saj, nuk e ka aspak problem te dale ne foto fare e pa lyer, te mos preke asnje nga fotot e saj me fotoshop (madje ky eshte nje nga kushtet qe ka blogu i saj, te cilin e ka theksuar vete Alessia qe kur e ka hapur, s'do te perdore kurre fotoshop edhe per ti dhene nje mesazh vajzave qe bukuria nuk eshte gjithcka), te pozoje ne menyra te cuditshme, shume spontane dhe aspak seksi, apo ato pozat tipike te blogereve. Me pak fjale eshte nje blog te cilin ja sugjeroj te gjithave, sepse jam e bindur qe mjafton te futeni nje here dhe do ngecni vete aty pastaj :)
3.My daily style eshte blogu te cilin vizitoj sa here dua te inspirohem per ndonje veshje. Sic e thote edhe vete emri i blogut, behet fjale per nje blog ne te cilin nuk ka veshje qe ta shohesh dhe te te duket e ekzagjeruar, behet fjale per nje stil per jeten e perditshme te cdo vajze. I thjeshte dhe i bukur!
4. Man repeller eshte ai blog leximin e te cilit e shoqeroj gjithmone me te qeshura te medha. Edhe pse stili i Leandres me duket shpesh i cuditshem dhe pak me i guximshem per mua dhe vecanerisht vendin ku jetojme se mbase po te isha dhe une diku ne Amerike, apo cdo shtet tjeter s'do e kisha shume problem, shkrimet jane ato qe me terheqin me shume dhe me bejne te jem nje ndjekese e rregullt e ketij blogu. Keshilluar per ato qe nuk duan te shohin vetem figura, por jane te afta te lexojne me shume se sa tre fjali ne nje shkrim...:D
5. Ehhh Carla, Carla, sa e bukur je ti Carla...Dakort e pranoj, blogun Carla's Closet e ndjek vetem sepse me pelqen shume Carla! Eshte shume e bukur, aq e bukur saqe ndonjehere me duket vetja si ndonje lac bishtpllum me cizme me maje dhe tuta me percina, qe rri me gojen hapur duke pare Carlen e tij, te cilen nga momenti ne moment do ta rrembeje sepse ka rene ne dashuri...(jo nuk jam lesbike, thjesht po bej shaka). Por duke i lene menjane shakate padyshim qe me pelqen shume edhe si vishet Carla, keshtu qe edhe ky eshte nje listen e blogjeve te mi te preferuar.
6. Si fillim duhet te them qe emri Andy Torres me duket shume seksi. Po nuk eshte kjo arsyeja perse e ndjek kete blog! Besoj se nje pjese e madhe e juaja duhet ta njohin se kush eshte, pasi Andy eshte nder blogeret me te famshme dhe te dashura ne bote, por dhe ne Shqiperi me sa kam pare. Rrjedhimisht shume nga ju duhet ta njohin blogun e saj Style Scrapbook. Mua me pelqen sepse me duket se me shume se sa te ndjeke copy paste tendencat, Andy ka shume guxim te beje kombinime qe peshtaten me tipin dhe natyren e saj. Dhe gjithmone gjithcka i duket bukur.
7. Nje tjeter e preferuar sa i perket stilit dhe kombinimit te veshjeve eshte dhe Aimee Song e blogut Song of Style. Me pelqen cdo kombinim qe ben dhe me duket shume e natyrshme dhe aspak e sforcuar ne zgjedhjet e saj te perditshme.
Keto ishin ata me kryesoret, pastaj ka edhe disa blogje te tjere tek tuk te cilet i vizitoj here pas here. Gjithesesi jam kurioze te di cilet jane disa nga blogjet tuaja te preferuara. Cfare ndiqni me me kenqesi dhe cfare do te me sugjeronit te shtoja ne listen time? Jane te mirepritur sidomos blogjet ku fjala eshte me e rendesishme se sa fotot :)
e pa pame je ,me shkrive me ate krahasimin e lacit bishpllum :D ahahah ,e une sic ben ti me keto blog-ist atebej e une pernate sa here qe vij nga puna e dua pak shplodhje ,p.s te kam pare duke i dhene makines e aty te adhuroj pamja jote mahnitese mbi timon ,stela
ReplyDeleteStela me bere te qesh me kete p.s-en :D Jam kurioze te di si mund te jete pamja ime mahnitese ne timon, duke qene se une pjesen me te madhe te kohes jam me nerva kur jam ne timon :D Hahahahaha :p Te falenderoj qe me ke shkruar :)
Delete:D e pa pame fare je si bobe ,ate dite ishe e qete nuk ishe me nerva skishte trafik :D ,gjithmone te lexoj :) te pershendes
Deletekete trendin e blogut fatkeqesisht po e ndjekqe ngahapja e faqesse Lori Hoxhes ,me pelqen te follow tendin,te chiares ,ndjeva nje gezim kur pashe qe dhe Alessia paska nje blog parapak kohesh ndiqja ne blog teEstela Ujkes po sja mbaj mend emrin e blogut dhe e lashe fare.Ciao Ela
ReplyDeleteEla te falenderoj qe me ndjek :) Isha e sigurte qe nje pjese e madhe do te gezoheshin kur te mesonin per blogun e Alessias sepse e di qe ajo ka shume fansa edhe ne Shqiperi :)
Deleteblogu i esteles quhet sharminstyle http://sharminstyle.blogspot.com/ e mendoj se duhet te vazhdosh ta ndjekesh!!!
DeleteTe vetmen qe nuk njihja ishte Alessia... Te gjitha te tjerat jane te preferuara te miat prej shume arsyesh qe ti vete i ke permendur.
ReplyDeleteDisa extra nga te miat jane:
"The Glamourai" sepse stili i saj eshte ai qe me pershtatet me teper mua po ashtu si dhe i Carles.
"Brooklyn Blonde" eshte fantastike sepse di te vishet dhe me gjera jo teper te shtrenjta, gjera qe na i perballon xhepi dhe ne fukarenjve :P
"Lovely Pepa" e adhuroj... me duket teper e embel ne cdo veshje te saj, ndonjehere me duket sikur me ka ik mosha te ndjek stilin e saj por me pelqen vec ta shikoj dhe nqs smund te vishem si ajo :D
"Wendy's Lookbook" eshte nje tjeter preference... i pershtatet veshjes se moshes time :P
dhe embelsiren per ne fund edhe pse sjane sipas rradhes "United Colors of Aulona" sepse ka nje stil te shkruari teper te vecante dhe dashje pa dashje te ben te klikosh cdo dite per te pare cka shkruar e cka veshur :D
Kam dhe shume te tjere por keto boll i ke e dashur.. Fale Bloglovin.com i ndjek te gjitha te rejat njeheresh :D
Aman o goce si me perkedhel ti mua :) Te falenderoj nga zemra jo vetem qe me ndjek, por qe me paske dhe si embelsire :) Nje nga aryet kryesore qe me bejne te umtur qe kam hapur kete blog, eshte qe kam njohur disa vajza te mrekullueshme ku patjeter ben pjese dhe ti :)
Deleteaulona duke pare qe i ke shume fiksim floket, une ta keshilloj nje super parukiere MIREN, e ke parukerin nje kat siper zumbes, ajo ka nje lloje balte ose sic i them une llac me shaka qe ajo e quhan kna qe eshte fantastike per ushqimin e flokeve.
ReplyDeleteune personalishte kam pare Arbana Osmanin kur ka ardhur ne fillim tek Mira ka pasur nje flok shume te djegur te holle dhe nje ngjyre te shpifur tashme i ka floket shume te shendeteshme, te zgjatura dhe ngjyra mua me pelqen shume.Sikurse dhe shume figura te tjera te ekranit.
dhe une vete kam pasur nje flok shume te ashper me probleme duke qen qe i kam pasur me dekolorim dhe jam super e knaqur. per mos te folur per ondet qe i qan e ka krehjen fantastike
Ta keshilloj ta provosh. kisses E
E. besoj se eshte per Ervana, shoqen time te zumbes :) Te falenderooooooj shuuuuuuuume, per keshillen. Me dolen xixa nga syte nga qejfi, kur e lexova :D Do ta provoj patjeter! Faleminderit edhe nje here!
Deletehaha un jam mendova se nuk ma mban mend emrin prandaj nuk ta shkruajta. te puc. E
DeleteNderkohe une sapo u ktheva e zhgenjyer nga Zumba, mendova se do benim sot, po me lajmeruan se Gera ishte ne Turqi :'(
Deleteiiii sa keq dhe te betohem qe me shkoi ne mendje qe ndoshta se dije se te henen ike shum shpejt. e kemi len per te marten oooo po ti ke sillikonin.
DeletePooooo :'( Do qaaaaaaaaajjjjj!! Se dhe kete jave qe kaloi vetem 2 here bera! Ufaaaaaaa!
DeleteNuk ndjek asnje blog sepse duke jetuar ne Milano jam e rrethuar nga blogger-at dhe me jane bere shume bajat.Ndjek Lori Hoxhen dhe ty (opa patriotizmi :P) per te marre vesh edhe çfare behet nga Tirana e dashur! Ketu te ti kam zbuluar edhe Lornen, me ka pelqyer (Lorna's Look Book).
ReplyDeleteVdes fare per: http://surisburnbook.tumblr.com/ :D
M.
Nje shoqja ime ishte ne Milano para disa javesh dhe u kthye me depresion :D "Une isha me obezja atje" - me tha...dhe te mendosh qe eshte vetem 60 kilogram. I kishte "ikur truri" nga femrat dhe meshkujt e bukur dhe te veshur si neper sfilata. Keshtu qe te kuptoj fare mire qe blogjet nuk te bejne pershtypje, ashtu sic kuptoj dhe deshiren per te ndjekur blogje shqiptare :) Me kete linkun qe me ke postuar, me fiksove fareeeeee! I papare :D
DeleteAulona une do te keshilloja dhe dy te tjera qe pervec qe vishen shume bukur jane edhe shume te bukura. kenzas.se dhe Angelica Blick. E
ReplyDeleteBlogu i Alessias te ben vertet per vete me thjeshtesine dhe humorin.
ReplyDelete