Tuesday, December 18, 2012

(S)'po vjen fundi i botes...


Blogista dhe blogiste si jeni? Ku po ju gjen kjo jave? Jeni bërë gati për fundin e botës, apo jo? I keni bërë gati valixhet? Keni vendosur çfarë do merrni me vete? Jeni pajisur me kremra me Spf të lartë, shumë të lartë, mbi 100 se njëra nga teoritë që kemi dëgjuar në lidhje me 21 dhjetorin thotë se nuk do të kemi më një diell, por dy diej. Imagjinoni çfarë qejfi, plazh 12 muaj të vitit, do bëhemi të gjithë zezakë. Sa mirë kështu, me këtë rast do të zhduket edhe racizmi dhe  diskriminimet se do të bëhemi të gjithë të zinj. Ja, e shikoni që ka edhe një gjë të mirë që mund të nxjerrim nga fundi i botës?
Gjithsesi, duke i lënë mënjanë shakatë, mua personalisht ky diskutimi në lidhje me 21 dhjetorin dhe parashikimin e famshëm të fisit Maja më ka ardhur në majë të hundës. Nuk mundem më po ju them! Hap gazetat, lexoj për fundin e botës; hap televizorin, shoh e dëgjoj për fundin e botës; ulem në tavolinë të pi një kafe e të çlodhem me muhabet të këndshëm me miqtë e mi, edhe aty do të flitet për fundin e botës! Në rregull, që të jemi të gjithë të qetë, po jua them dhe fiksojeni një herë e përgjithmonë: nuk do të ketë asnjë fund të botës në 21 dhjetor 2012, prandaj rrini të qetë! Nuk do të ketë përmbysje, shkatërrime dhe çarje të tokës që do të na thithë të gjithëve poshtë, nuk do të vërshojnë detet nga të gjitha anët, nuk do të ketë as një rikthim të dinozaurëve, të cilët e sigurt që nuk do të zbresin me krah fluturues nga qielli (po, po, më besoni që edhe këtë teori e kam dëgjuar). Normalisht që këtë nuk e them vetëm unë, se nuk jam aq e zgjuar sa të marr përsipër të bëj deklarata të tilla, e ka thënë edhe NASA, e cila pasi pa panikun që u shpërnda në gjithë botën, dha disa ditë më parë një konferencë për shtyp ky shpjegoi shkurt, qartë dhe pastër të gjitha pyetjet në lidhje me 21 dhjetorin. Madje jo vetëm që nuk do të ketë përmbysje bote siç kemi parë në filmin “2012” (nuk thonë kot që ky Hollivudi po i prish njerëzit), por mesa duket as nuk do të ndodhë ndonjë nga ato fenomenet e çuditshme që kanë përshkruar, si ai që përmenda më sipër, p.sh. që nga një diell, do të kemi dy të tillë apo që do të ketë një mbivendosje të tillë planetesh që për tri ditë do të bëhet një errësirë totale.
U qetësuat tani? Do t’i zbrazni valixhet? Do të dilni nga tunelet ku jeni future? Sepse kam lexuar dhe dëgjuar edhe lajme të tilla qesharake, si p.sh. që qeveria amerikane ka hapur qindra tunele të nëndheshëm ku do të strehojë banorët e tij për t’i shpëtuar përmbytjes. Përmbysja nuk do të vijë nga qielli, se nuk është luftë e bombardimeve që vijnë nga lart dhe ti futesh në tunele të nëndheshme apo bunkerë. Nëse ndodh përmbysja vërtet, të paktën siç e kemi parë në çdo film, nga poshtë ndodh, d.m.th nga toka, është ajo që çahet dhe në këtë rast tunelet sikur s’bëjnë shumë punë, apo jo?
 Kështu që, pasi i sqaruam të gjitha këto budallallëqe në lidhje me fundin e botës, më lini të them edhe një gjë të fundit, por shumë të rëndësishme. Kam dëgjuar shpesh njerëz të thonë që janë mediat që po përhapin panik mes njerëzve me gjithë këtë bombardim informacioni për përmbysjen e botës. Kanë pjesërisht të drejtë. Mediat, veçanërisht ato online dhe të pakontrolluara, kanë shpërndarë shumë informacion, pjesa më e madhe të pasaktë, të pavërtetë dhe të ekzagjeruar. Kjo ka bërë që shumë njerëz, e sidomos të rinj dhe adoleshentë, t’i kapë një gjendje paniku, aq sa ka pasur dhe raste vetëvrasjeje. Në këtë rast është detyra parësore e prindërve të kontrollojnë mediat me të cilat janë në kontakt fëmijët e tyre, sidomos ata në moshë të vogël që nuk janë në gjendje të kuptojnë dhe të arsyetojnë siç duhet dhe përveç kësaj, ç’ka është dhe më e rëndësishmja, t’u qëndrojnë pranë dhe t’u përgjigjen e shpjegojnë çdo pyetje që kanë në lidhje me këtë temë mjaft delikate dhe abstrakte sidomos për moshat e reja.
Per me shume ne lidhje me kete teme, mua do te me keni diten e enjte ne mbremje, date 20 per 21 ne studiot e Top Show duke pritur se bashku fundin e bote :D :P
Po ju c'mendim keni per parashikimin e fisit më të famshëm në botë, që ia ka kaluar dhe Kardashianëve, fisit Maja? Ka ndonje nga ju qe e beson se do te ndodhe vertete dicka ne 21 dhjetor, apo jo?

8 comments:

  1. Une per vete jam shume e qete se me 21 kam avionin, dmth kur bota poshte te jete duke shkuar per l*** une do jem ne ajer duke i pare, la la la :P
    M.

    ReplyDelete
  2. hap tv shofim per 21 dhj...hapim radion prap 21 dhj...hap fb internetin prap 21 dhj...hap edhe blogun e aulones edhe prap 21 dhj..... stop people se nuk ben me interes kjo tema

    ReplyDelete
  3. Tere budallellqet do ti degjojme...
    ne 19 vitet e jetes sime kam degjuar 4 here qe do permbyset bota, dhe 3 here nuk ka ndodhur gje, ma merr mendja qe dhe heren e katert supozim koti ka qene :D fisi maja po te ishte aq i zgjuar qe te parashikonte fundit e botes tone, nuk do ishin zhdukur...
    megjithate, mund te them qe Gjermania eshte nga vendet qe nuk para kane nxjerre lajme per fundin e botes,ose te pakten skam pare un asnje...vetem artikuj ne shqip kam lexuar nepermjet ktyre faqeve ne fb qe perhapin panik kot e me koti dhe statuse nga adoleshente qe thone se do shpertheje nje vullkan dhe prandaj do vdesim :DDD
    un te premte jam ne nje nga clubet me te mira te qytetit ne nje party te quajtur Happy End haha :D

    ReplyDelete
  4. Boh boh.. sme besohet qe dhe kur hapa blogun tend pashe per fundin e botes... amon mi amoni lereni menjane kete muhabet :P
    Jam po aq e sigurt sa ty qe sdo kete asgje ne daten 21 Dhjetor dhe nqs per ndonje fraction te sekondes ndodh dicka, persa kohe qe i merr te gjithe njeheresh, do vdes e qete haha :D

    Vazhdo me outfits please... se na lodhi ky fundi i botes

    ReplyDelete
  5. Hahahah kete punen me dy diej nuk e kisha degjuar!!!

    ReplyDelete
  6. une me zor po e pres kete daten 21 sepse dikush thote qe do beje 3 dite erresire....Imagjino çfare qejfi!...3 dite gjume URRAAAA!!!!
    Jam duke lexuar keto dite librin "Area 51", qe zbulon sekretet e zones ushtarake amerikane me te njejtin emer. Eshte ajo zona e famshme ku sipas gojedhenave ruhen relike te Ufo-ve dhe qenie jashtetokesore, sdq me beri pershtypje nje paragraf ku tregohej sesi eshte perhapur ne Amerike kjo teoria e jashtetokesoreve. Diku nga viti 1938, dy spikere radiofonike kishin lexuar ne radio paragrafe te nje romani fantastiko-shkencor. Aq brilant kishte qene interpretimi i tyre, sa degjuesit kishin besuar se vertete toka po pesonte ndonje sulm nga jashtetokesoret, madje edhe radiot e tjera kishin nderprere transmetimet duke e dhene si lajm. Situata kishte degjeneruar ne kaos, sepse njerezit kishin vershuar rrugeve me makinat e mbingarkuara me bagazhe, linjat e telefonave ishin bllokuar dhe njerezit kishin vrapuar per tu falur ne kisha lol
    I gjithe ky reagim i palogjikshem ne 1938 behet i justifikueshem nga padija, por sot ne 2012 me gjithe sukseset e shkences te krijohet nje panik kolektiv boteror per nje gojedhene te pavertetuar ...boh nuk di ç'emer t'i ve...

    ReplyDelete
  7. Jemi zyrtarsiht te shpetuar.

    http://fjale.tumblr.com/

    ReplyDelete