Friday, December 14, 2012

SOLDIER...(komoditeti mbi te gjitha)


Nese ka dicka qe e dua me patjeter, ne keto dite te ftohta dhe super te ngarkuara me pune, ku jam gjithe kohen ne levizje, eshte rehatia. Jo taka (edhe pse vazhdoj ti dashuroj per elegancen, sex appeal-in, apo bukurine qe te japin) edhe pse udhetoj me makine, gje qe ma ben levizjen me taka shume me te rehatshme, serish kur bej veshjet gati nje nate me pare dhe qendroj para raftit te kepuceve, mendja (e cila shkon drejt te sheshtave) fiton mbi zemren (e cila syte i ka per nga takat). Keto tri ditet e fundit kane qene nje tmerr i vertete persa i perket ngarkeses dhe ritmit. Nuk kam marre vesh kur ka nisur dhe kur ka perfunduar dita, e cila fatkeqesisht nis shume shpejt dhe perfundon shume vone (rrathet posht syve e vertetojne kete). Keshtu qe mes nje vrapi andej e nje ketej neper Tirane, gjeja me e bukur e ketyre diteve ishte nje pale cizme te rehatshme, nje pale xhinse, nje pulover oversized dhe nje xhakete ushtarake me te cilen kam rene ne dashuri. Sic kam thene edhe ne nje tjeter post, nje nga trendet e ketij sezoni qe me pelqen me shume eshte ai ushtarak, te cilin me ne fund e bera timin me anen e nje xhakete. Po ju, ka arritur t'ja u fitoje zemren ky trend? Ne c'forme e pelqeni me shume, pantallona, xhupa, apo dicka tjeter?
Si perfundim mezi po pres fundjaven time te dashur, ku te mbyllem ne shtepi per 48 ore dhe vetem te fleeeee! :)




15 comments:

  1. Po me pelqen shume me kete veshje, eshte stili qe une dua. Big like

    ReplyDelete
  2. Me pelqen edhe mua! S'kam provuar asnjehere asgje ushtarake, s'ja kam idene si mund te ngjaj.Do ta fus ne liste ;)
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mua me ka pelqyer gjithmone ushtarakja, prandaj sa here kthehet ne mode nuk mund vecse te jem shume e lumtur :) Te pershendes!

      Delete
  3. Kohet e fundit me pelqejne shume leggings ushtarake por nuk po arrij ti gjej askund!
    Ka nje "Tag" per ty ne blogun tim, nese ke deshire hidhi nje sy:
    http://najadastyle.blogspot.it/2012/12/dear-santatag.html

    Happy weekend!

    ReplyDelete
    Replies
    1. E pashe dhe me pelqeu ideja. Do te kete nje post te tille besoj edhe ne blogun time :) Faleimnderit!

      Delete
  4. sa e mire xhaketaaaa just love it

    ReplyDelete
  5. cozyyyy Aulona te pershendes :)

    ReplyDelete
  6. Rihanna kendoi tek Saturday Night Live veshur vetem me nje xhakete ushtarake (kot per kuriozitet dmth :p)
    Oversized sweaters jane te preferuarat e mia kete sezon, edhe pse marr persiper rrezikun e te ngjarit si obeze :P Ti te pakten e mbyt me gjatesi efektin.
    Cheers! Stay warm :)

    ReplyDelete
  7. shume e bukur kjo jacket aulona po mua me pelqeu dhe shume canta ! shume in eshte ne kete sezon !te lumte shume bukur je veshur :)

    ReplyDelete
  8. Dukesh shume bukur.un hy ne blogun tend plot qejf,sepse me pelqen sa bukur shkruan.
    te uroj fat :)

    ReplyDelete
  9. amon mi, i her ne hene blu poston ti? na hongre shpirtin tu i bo reload faqes tate :(
    leni punet, leni ngarkesat ene zumben po qe, vec posto :)

    ReplyDelete
  10. Nuk do ma kishte marre mendja qe ky stili mund te te shkonte kaq shume. Nuk me dukesh shume tip per xhaketa te gjera me kapuc, por ne kete post nderrova mendje :) Dukesh super cool dhe uroj te te shoh serish me kete stil. I love your blog!

    ReplyDelete
  11. si per shpi ketu. dislike :( (canta vetem me like) ...miki

    ReplyDelete