Nese kjo puna ime si gazetare, qofte te Paloma, qofte te "Thumb", ka nje te mire shume te madhe qe eshte, te mos paturit e nje orari fiks tete oresh, ku ti cdo dite duhet te shfaqesh dhe te largohesh nga zyra ne te njejtin orar, ku nuk mund te levizesh per shume gjate nga zyra gjate ketij tete orarshi, po ashtu ka dhe nje te keqe tjeter shume te madhe: nuk pyet fare per ditet e festave! Pak rendesi ka qe gjithe bota eshte pushim dhe feston, ti duhet te jesh ne zyre sepse gazeta do te dale gjithesesi te shtunen, po ashtu dhe episodet e radhes se Thumb. Kjo me ndodhi edhe mua dje, diten e Krishlindjes, te cilen per fat te keq e kalova gjithe diten ne pune, madje per te qene me e sakte ne tre pune! Ne mengjes isha ne gazete, ku duhet te punoj per numrin e radhes te cilin duhet ta mbyll nje dite perpara meqe te premten nisem per rruge. Me pas isha ne radio, sepse kisha emisionin "Sillikon", pastaj nje kthim tjeter ne gazete, nje mbledhje e shkurter ne zyrat e "Thumb" dhe me pas xhirime gjithe naten deri ne 2 te mengjesit per episodet e radhes. Kuptohet qe keto nuk ishin Krishlindjet me te bukura qe kam kaluar ndonjehere. Gjithesesi mes ketij vrulli pune, patjeter qe e gjeta kohen te beja nje ndalese te vogel ne shtepi dhe te lija dhuratat e babagjyshit poshte pemes :) Lumturia ne kenaqesine e familjareve te mi kur pane dhuratat, ishte per mua dhurata me e bukur per kete Krishlindje :) Dhe meqenese dita e djeshme nuk kishte asgje, nga nje dite e zakonshme feste Krishlindjesh, edhe veshja nuk e kishte ngjyren tradicionale te kesaj feste, te kuqen. E megjithate Krishlindja eshte dite feste, qe do s'do te mbushe me optimizem, shprese dhe ndihet nje arome gezimi e lumturie ne ajer. Prandaj dhe veshjen doja ta kisha te mbushur me ngjyra, si nje mesazh dhe urim per te gjithe njerezit e mi te dashur: qofte cdo dite e jetes tuaj e mbushur me sa me shume ngjyra!
Ky mesazh vlen edhe per ju te dashura mikesha, por edhe miq te ketij blogu! Qofshi perhere te lumtur dhe rrezatofshi vetem gezim ne fjale, fytyre dhe veshjen tuaj!
E zeza me "teal" apo gurkali qe i afrohet me shume ne shqip si ngjyre me pelqen shume shume. Te pergezoj per zgjedhjen qe ke bere, edhe pse nuk jane ngjyrat tradicionale, jane perseri festive. Trikon nuk e percaktoj dot mire nga fotot po nese eshte e verdhe, eshte ok. Te kam zili qe ndihesh rehat gjithe diten me nje fustan kaq te shkurter :)
ReplyDeleteJe nje njeri me zemer te madhe qe mes vrullit te dites ke menduar per dhuratat e familjareve te tu. Me pelqejne njerezit altruiste :)
Gezuar festat e dashur!
Ahhh Lisa, po te zbuloj nje sekret (qe ne fakt nuk eshte dhe ndonje sekret aq i madh) :P Une i kam shume qejf fundet e shkurter, por besoj qe kjo eshte kuptuar edhe nga blogu tashme :) Pas nje analize qe kam bere :P ky "fiksim" le ta quajme, i imi me fundet dhe fustanet e shkurter e ka origjinen qe nga koha kur une kam qene e shendoshe dhe i kisha shume zili shoqet e mia qe vishnin funde te shkurter :) I kam pelqyer gjithmone veshjet e shkurtra dhe qe nga momenti qe arrita te dobsohem, i vesh shpesh :)Dhe meqe ra fjala, ky fustani nuk me duket dhe aq i shkurter :P
DeleteHugs!
Hahaha nuk po ta ve me ne dukje pra. Ne fakt, edhe une kam vrare mendjen shume here per faktin se nese do isha ndonjehere super e dobet, a do kisha qejf te vishja funde dhe fustane super te shkurtra. Nderkohe qe eshte e vertete qe ne periudhat kur jam me e dobet ndihem me rehat me dicka pak me te shkurter edhe ne vere, por ne pergjithesi ndjej nevojen te jem "safe", sidomos ne ditet me shume aktivitete te ndryshme. Sigurisht qe eshte ceshtje personale :)
DeleteGezuaaaaaaar :DDDD
ReplyDeletelovely... Gezuar!!
ReplyDeleteTi je e vecante ne gjithcka ben, thua dhe vesh. Ne keto foto thjesht e adhurueshme. Qofte edhe jeta jote e mbushur me ngjyra sic e meriton. Je e mrekullueshme
ReplyDelete