Te dashura mikesha te "United Colors Of Aulona", si fillim uroj te keni kaluar nje fundjave sa me te bukur, relaksuese per ato qe kane patur nevoje per pak qetesi dhe plot adrenaline per grupin tjeter qe kane patur nevoje per emocion. Per mua ishte nje fundjave e zakonshme, pjesen e pare te se ciles e kalova me familjen, te ciles per fat te keq keto kohet e fundit nuk po i kushtoj vemendjen dhe kohen e duhur :( dhe pjesen e dyte ne pune. Nderkohe ditet e mia kane filluar te pushtohen nga emocionet e fundvitit qe do te kaloj ne Paris. Me ne fund prenotova clubin, per te cilin kam 2 muaj qe kerkoj online, pyesja andej ketej dhe prape nuk me mbushej mendja. Keshtu eshte kur ke shume alternativa, nuk di ke te zgjedhesh pastaj. Gjithesesi vendosa per "Queen Club", duke patur si kriter paresor muziken. Duke qene se ne Paris, me aq sa kuptova pjesa me e madhe e klubeve luajne house dhe elektronik edhe per naten e vitit te ri dhe meqenese personalisht kete muzike nuk e duroj dot me shume se 5 minuta, do te ishte torture ta kaloja gjithe naten e Vitit te Ri duke degjuar ate lloj muzike. Gjithesesi per gjithe miqte qe e lexojne kete post dhe qe jo vetem kane qene ne Paris, por kane edhe ndonje eksperience personale me kete club, jane te mirepritura mendimet :)
Por sot nuk do te shkruaj per Parisin, per te cilin patjeter qe do te shkruaj gjate e gjere pasi te kthehem. Duke qene se ju me keni kerkuar here pas here te postoj foto dhe te flas per udhetimet jashte Shqiperise dhe une patjeter qe do t'ja u plotesoje kete deshire :) Dhe meqe jemi ne periudhen e festave te fundvitit, edhe une per nje udhetim te bere gjate kesaj pariudhe do t'ju shkruaj. Kjo eshte hera e dyte qe une e kaloj Vitin e Ri jashte Shqiperisw. Para tre vitesh kam qene ne Egjyt, Sharm El Sheik per te pritur vitin e ri 2010. Ne ate periudhe Sharm El Sheik ishte ne kulmin e tij (se nuk kishte akoma nga ato historite horror me agjensi qe falimentojne dhe turista shqiptar te mbajtur peng :P) dhe une kisha qene edhe dy hete te tjera me pare, nje here ne 2007-en dhe nje here ne 2009-en per pushimet e veres. Ceshtja ishte qe doja te prisja nje here fundvitin jo e veshur me xhup, shalle e dorashka, por me rroba banjo :) Keshtu qe bashke me shoqen time te ngushte, Edliren, vendosem qe ate vit te festonim ne Sharm. Padyshim qe ishte nje eksperience shume e bukur. U nisem te veshura me triko leshi dhe kur mberritem atje dolem me rrobabanjo ne plazh. Ndersa komunikonim me njerzit tane ketu dhe i thoshim se ishim duke marre rreze, te gjithe habiteshin. Ne fakt, per vende si Egjypti, dhjetori eshte periudha ideale per te bere plazh, pasi temperaturat jane diku te 25-30 grade, nderkohe qe ne vere shkojne deri ne 46 grade, duke u kthyer edhe ne shqetesim.
Padyshim qe gjeja me e bukur e atyre diteve ishte plazhi, deti dhe dielli i Dhjetorit! Dilnim qe ne 9 ne mengjes dhe futeshim brenda ne shtate mbasdite. Dite relaksi total, kaluar duke marre rreze me kufje ne vesh, duke biseduar me njera tjetren dhe duke kaluar ne skaner gjithe plazhin :P, duke notuar ne detin e mrekullueshem te Sharmit qe me aq sa kam pare dhe vizituar une, eshte deti me i bukur ne bote sa i perket pasurive natyrore, i mbushur me peshq te shumellojshem shumengjyresh qe notojne ne siperfaqe dhe ke mundesi ti shohesh e ti fotografosh (sic do te shihni dhe ne fotot me poshte). Sa i perket nates se nderrimit te viteve, nuk ishte asgje te jashtezakonshme. Pervec faktit qe ne nje moment u ndjeme pak te vetmuara, mbi te gjitha gjate nje feste te tille familjare sicc eshte ajo e Vitit te Ri, pjesa tjeter ishte mire. Tavolinat ishin te percaktuara qe me pare dhe ne na ra te uleshim ne nje tavoline me disa polak, ku ishim tre "cifte" gjithesej. Nje cift nga Polonia burre e grua, nje ccift tjeter po nga Polonia babe e bire dhe ne, cifti i shoqeve te ngushta nga Shqiperia. Kishte shume gjera te mira per te ngrene dhe muzike te lezetshme per te kercyer.
Te nesermen e kaluam serish te gjithen ne plazh dhe te pasnesermen u kthyem qe ne mengjes ne Shqiperi, nje udhetim qe do ta mbaj mend si me te frikshmin deri me sot. Per shkak te kushteve te keqija atmosferike, shiut me gjyma, vetetimave dhe bubullimave te frikshme avioni kishte lekundje te tilla qe edhe ne filma kur i shikojme trembemi, e jo me aty brenda ne avion. Gjithsesi ne fund mberritem shendosh e mire dhe e harruam udhetimin sapo takuam familjaret qe gjeja e pare qe na thane ishte "uaaa sa qenkeni nxire" :D
Ky ishte shume shkurtimisht pershkrimi i atyre diteve te bukura dhjetori te mbushura me diell dhe det. Padyshim qe do te zgjidhja serish te kaloja fundvitin ne nje vend te nxehte, madje edhe kete vit kur po bisedoja me partnerin tim per te caktuar vendin dhe llojin e pushimeve qe donim te benim per kete fundvit ishim te dyzuar mes nje vendi te ftohte, apo nje vendi larg Europes ku te benim edhe plazh, gjithesesi deshira per te pare Parisin triumfoi dhe pushimet dimerore ne plazh i lame per vitin qe vjen :)
Me shume deshire pres te degjoj eksperiencat tuaja. E keni kaluar ndonjehere vitin e ri ne det? Si ju duket si ide? Jeni me shume per Vitin e ri me bora, po me diell dhe det? Me shkruani! :)
P.S: Ju kerkoj ndjese per cilesin jo te mire te fotove, po nuk i kam ne kompjuter, keshtu qe u detyrova ti marre nga Facebooku dhe rrjedhimisht cilesia nuk eshte dhe aq e mire :)
Nje "ruski" duke shijuar cdo rreze dielli, ashtu sic vetem ruskit dine :P
Hello beautiful! Kisha disa dite pa hyre tek blog-u per shkak te kohes dhe tani sapo mendoja ne lidhje me pushimet, mu kujtua qe kam lexuar me pare nje shkrim i yti ne lidhje me pushimet dhe mendova ta hap ate shkrim dhe te te shkruaja dicka ne lidhje me padurimin qe kam ne lidhje me fotot dhe eksperiencen qe do te kalosh ne Paris. Si per fat tani sapo e hap blogun dhe shoh perseri nje fjale te magjishme "pushime". Me pelqyen shum keto foto dhe ideja gjithashtu e te qenurit ne det per te pritur nderrimin e viteve, per me teper e veshur ne rrobabanjo. Ambjenti paska qene i mrekullueshem, ai deti aq i paster, and ur body is perfect bukuroshe. Ne listen e vendeve per te udhetuar ne te ardhmen do te doja te shtoje edhe UK, aty ku dhe une jetoj, pasi ja vlen me te vertete. Duke u nisur dhe nga stili aq i vecante qe ke do ishte shume bukur qe Aulona ti jepte pak drite kesaj Londres shpeshhere te zymte nga koha. Eshte nje vend shum i pershtatshem edhe per shopping ku nuk mungojne vintage clothes neper dyqanet perkatese. Wish u all the best. To the smartest girl in the world, by Ola.
ReplyDeleteOla faleminderit shume for all the beautiful words :)Ehhh ta dish ti sa qejf do te kisha te vija ne Angli, por problemi me i madh eshte ai lidhur me vizen per ne Angli. Ka aq shume procedura, aq shume veshtiresi per te marre nje vize per ne Angli saqe te bejne me dhimbje koke vetem po ta mendosh, e jo me te fillosh e te merresh me to. Gjithesesi, patjeter qe do ta vizitoj edhe Angli sepse do te ishte mekat te humbja nje mrekulli sic eshte Londra :)
DeleteTe perqafoj fort dhe faleminderit edhe nje here per kete koment te bukur qe me mbushi me gezim qe ne mengjes :)
Kur te vish dije qe do te takohemi me sesben, hope qe Shqiperia do beje dicka dhe te hiqen dhe ato vizat me UK. T'perqafoj lovely. Ola.
DeleteJam kurioze per Vitin e Ri ne plazh, por nuk e kam provuar akoma.Ne Zvicer eshte fiks si ne kartolinat tipike; shume bore, shtepite prej druri plot me drita dhe zjarri i ngrohte.Atje e kam pritur disa here Vitin e Ri, por kujtimet me te bukura i kam me Tiranen, dmth darka ne shpi deri ne 12, pastaj jashte per te pare fishekzjarret ose koncertin ne qender (tallu me mua po deshe, po kur je jashte te mungojne keto gjera ;) ).
ReplyDeletePer sa i perket clubit ne Paris, nuk ja kam idene, por nuk do e le pa pare nje here ne jete spektaklin e Moulin Rouge (edhe pse jam shume goce e turpshmeeee :P)
Nuk e di pse e kam me siklet te leviz me shoqen apo motren.....o do jem grup o me burrin.Ndoshta mosha.Kete fundjave na u anullua avioni per shkak te bores dhe na propozuan nisjen nga nje qytet tjeter.Une isha me motren, ky qyteti ishte 4 ore larg, do na conin me autobus keta te aeroportit po une s'pranova.....Ju lumte ju qe paskeni shkuar 2 goca vetem.Booo po plakem me duket, kam filluar te behem frikacake :(
M.
Une jetoj ne Florida, dhe fatkeqsisht festat e fundvitit i kalojme me temperatura te larta si sot psh qe eshte 29. Kete vit ketu do jemi prap (dhe fotografite e Christmas do i bejme afer detit), po mbase vitin tjeter te shkoj ne nje vend ku ka bore e te jete aq ftohte qe te shijoj nje shalle e nje pallto e nje pal cizme :)
ReplyDeleteKalofsh sa me bukur ne Paris Lona. Looks like you had a great time in these pictures.
o United Colors of Aulona, veshja jote spaska qene dhe aq colorful 2 vjet me pare ;) Liar liar...
ReplyDeleteooooo sa qef duket qe jeni knaqur, sa do doja dhe une te ikja nga ky i ftohti i tmershem, Aulon kjo eshte periudha qe ke qen dobsuar shume? tani je me mir e mbushur je me feminile gjithsesi trupi jot eshte perfekt. puc E
ReplyDeleteEndrra ime ne sirtarin e pare eshte te pres Vitin e Ri ne Australi :DDD.
ReplyDeleteNe sirtarin e dyte ndodhet endrra per te pritur Vitin e Ri ne cfaredo kryeqyteti te botes me debore.
Kete vit taksirat na gjen ne Rome Viti i Ri :DDD
Te perqfoj fort e takoemi ne Rome :D (nqs do kesh kohe)
Hii, cke bere moooj !!:/ :D
ReplyDeleteHave fun in Paris ;)
ReplyDeleteAulona sa i bukur deti ne Egjipt, nuk ma kish marre mendja ndonjehere se mund te shikoje peshq ekzotik ne mesdhe aq me teper afer bregut. S'paskeni pasur nevoje fare per snorkeling apo zhytje. Persa i perket festave te fundit une preferoj ti kaloj ne klime te ftohte, me bore. Ketu ku jetoj une bie bore gjate asaj kohe dhe eshte magjike, por tamam fare me pelqen te marr me qera kabine druri ne fshatrat ku behet ski. Per ski s'jam dhe aq e zonja por xhirot ne slite me qen ose reshkitjet me tuba ne bore jane shume qejf. Plus si familje kur mblidhemi per festat kemi nje turnamet te pervitshem loje golfi ne Wii. Po ku te le njeri te fitosh aman :)
ReplyDeletewow. i really need to Egypt once, i have heard so many people talk me good about it and your photos just show me how beautiful it is!
ReplyDeleteHave fun in Paris! I can't wait to see all the photos!!
The Chic and Cheap Blog
The Chic and Cheap Blog Facebook Page
te uroj qe paske zgjedhur nje klub gay ne Paris...duhet te jete vertete funny:) Me pare quhej "le boy"...shpresoj te kenaqesh dhe te mos merzitet shuem i dashuri yt. F
ReplyDeleteNe fakt me aq informacion sa kam marre )dhe keto kohe me kane dale syte neper internet per te pare per clube:P) "Queen" ka qene nje gay club, sot nuk eshte me i tille. Thuajse te gjithe miqte e mi, heteroseksual, qe jetojne apo e kane vizituar Parisin ma rekomanduan si nje ne 5 klubet me te mire, keshtu qe besoj se as une dhe as i dashuri im nuk do merzitemi fare :P
Delete