Dua ta filloj këtë post sot me një urim për veten, meqë neser kam ditëlindjen: Gëzuar ditëlindjen, e dashur Aulona! :P Uroj edhe shumë vite të tjera të lumtura, të suksesshme, të mbushura me dashuri dhe shëndet të mire! Kjo është ajo që unë uroj për veten time dhe këtë urim do të doja të merrja nga miqtë e mi, jo atë urimin e zakonshëm, që shpeshherë duket sikur bëhet (dhe në fakt bëhet) sa për të kaluar radhën: u bëfsh 100 vjeç! Unë nuk dua të bëhem 100 vjeç! E ç'ta dua ta festoj 100- vjetorin nëse jam një plakë e rrjedhur, që më ka zënë skleroza, e paaftë pë të njohur dhe veten time, apo nëse jam e paralizuar në një karrige me rrota? Apo nëse gjatë jetës kam kaluar aq shumë gjëra, vështirësi dhe vuajtje, saqë ai 100- vjetori të më duket si mallkimi më i madh që dikush të më ketë bërë?
E di çfarë do të më pëlqente shumë? Një urim i mbushur me optimizëm. Një urim i tipit: Qoftë çdo ditë e jetës tënde e mbushur me optimizëm! E ku ka më bukur? Unë mendoj se optimizmi është arma më e mirë për çdo njeri për të pasur ato që do dhe për ta bërë jetën e bukur. Pak a shumë si ajo teoria e famshme e universit, që thotë se nëse ti i dërgon universit mesazhe pozitive, ai do të t’i kthejë mbrapsht ato. E nëse bën të kundërtën, pra i dërgon mesazhe negative, ai do të bëjë të njëjtën gjë me ty. E di që mbase disa nga ju tani do mendojnë me vete se këto janë budallallëqe ose që për një pjesë të madhe tuajën hallet e mëdha që nuk lënë asnjë hapësirë për të qenë pozitiv, por përse mos ta provoni një herë?
E them këtë frymëzuar nga një mesazh shumë i bukur që lexova dy ditë më parë, shkruar nga një shkrimtar kosovar, Albatros Rexhaj. Po e ndaj me ju me shpresën që të ketë të njëjtin efekt: "Disa i gëzohen të sotmes. Dhe me padurim e presin të nesërmen. Por shumë më shumë janë ata që të sotmen e harxhojnë duke u ankuar për të shkuarën. Këta me shumë përtaci e presin të nesërmen. Të tillët nuk jetojnë. Ata vetëm ankohen. Më të lehtë e kanë ta fajësojnë të gjithë botën sesa të marrin përgjegjësi për veten. Nëse edhe ti je një nga këta, mjaft! Mjaft u ankove! Përqafoje përgjegjësinë tënde. Shiko përreth teje! Dhe do ta shohësh se gjithçka funksionon në cikël. Drita i lëshon vend errësirës, vetëm e vetëm që më pas përsëri të shkëlqejë drita. Gëzimi i lëshon vend dhimbjes, vetëm e vetëm që më pas përsëri të shpërthejë një gëzim tjetër. Një sukses i lëshon vend dështimit, vetëm e vetëm që nesër të kurorëzohet në një sukses tjetër. Andaj mos u anko për atë që nuk mund të kthehet. Jeto! Sepse vetëm ata që besojnë në jetë janë të aftë që të luftojnë. Dhe këta gjithnjë fitojnë. Fitojnë edhe atëherë kur i humbin të gjitha betejat”.
A ka mesazh më të bukur sesa ky? Dhe ju lutem mos mendoni: Është e lehtë ta thuash këtë kur nuk ke problemin tim! E di që të gjithëve problemet e tyre u duken më të rëndat, por më besoni, nuk ka njeri në këtë botë mos të ketë kaluar te paktën një herë në jetë një dhimbje, apo fatkeqësi të madhe.
Jemi në dhjetor, muaji i festave, një nga muajt më të pëlqyer të vitit për shumë nga ju, pikërisht për shkak të frymës pozitive dhe optimiste që ka. Le të qëndrojmë të tillë, optimist jo vetëm gjatë këtij dhjetori, por edhe për vitin që do të vijë. Gëzojuni festave! Dilni në qytetin tuaj, kudo që jeni, qoftë për të bërë një xhiro dhe për të ndjerë atmosferën festive, edhe pse mundet që zbukurimet të mos jenë vënë akoma. Përfitoni nga rasti për të bërë urime të bukura për njerëzit e dashur për ju! Thoni fjalë dashurie. Bëni dhurata, jo dhurata të shtrenjta, s’ka rëndësi vlera monetare, por ajo shpirtërore. Mjafton një kartolinë e blerë diku ose edhe e bërë vetë, por shoqëruar me shumë fjalë dashurie, për të dhënë efektin e duhur!
Gëzojuni jetës, edhe pse ajo është e vështirë, edhe pse ka ulje-ngritje dhe ndonjëherë më shumë ulje sesa ngritje! Mos u dorëzoni përpara dhimbjes dhe vështirësive!
Ju uroj një dhjetor të mbarë të gjithëve!
na e shote dhe ne optimizmin! dhjetor te mbare dhe ty!
ReplyDeletehttp://doityourselfideas.blogspot.com
Shtove*
DeleteE kemi ditelindjen ne te njejten dite,na pelqen Albatros Rexhaj te dyjave :) Sa me pelqejne shigjetaret!Ashtu si dhe ty,urimet ndonjehere me duken copy-paste te njera tjetres pa vlere,boshe.
ReplyDeleteNdaj uroj nje ditelindje ndryshe per ty,plot me gezim,buzeqeshje dhe shume ngjyra,e dashur!
so inspiring!!
ReplyDeleteHappy birthday ( even if late) ! Wishing u all the best ! :)
Me pelqeu shume ky shkrim,dhe me shkaktoj nje efekt te kendeshem e shoqeruar me nje buzqeshje. :)
ReplyDeleteGezuar ditelindjen Aulona! Cdo deshire e jotja u beft realitet, mbi te gjitha pac shendet dhe harmoni ne shpirt, sepse po i pate keto te dyja te tjerat vin vet. :P
Ja kalofsh sa me bukur kete dite speciale. :)
P.s:Edhe pse te njoh thjesht virtualisht, nuk mund te rrija pa te ber dhe un nje urime. :)
Gezuar ditelindjen Aulona!
ReplyDeleteGezuar Ditelindjen Aulona.
ReplyDeleteDita e neserme qofte fillimi i nje viti te mbare dhe te sukseshem per ty.
Fat e mbaresi... Me behet qejfi qe kemi folur bashke, edhe pse virtualisht :)
Kalofsh sa me bukur neser dhe ne ditet ne vazhdim.
Gezuar ditelindjen Aulona! Cdo dite e jetes tende qofte e mbushur me momente te paharueshme, me shume dashuri, shume suksese dhe mbi te gjitha zoti te dhente shendet!
ReplyDeleteNdaj te njejtin mendim me ty per urimet e tipit "U befsh edhe 100 vjec". N.q.se ske lumturi, shendet, e dashuri nga njerezit qe te rrethojne c'te duhen ato 100 vjet? Gjithe te mirat!
E gezofsh ditelindjen e dashur. Uroj qe te gjitha vitet e jetes t'i kesh te mbushura me sa me shume ngjyra :)
ReplyDeleteTi di si te besh te tjeret te buzeqeshin, te reflektojne, te debatojne dhe mbi te gjitha te perpiqen te jene ndryshe. Ky eshte nje bekim per ty dhe fat i madh per ata qe jane ne marrdhenie me ty.
ReplyDeleteUne mundohem t'i trajtoj ditelindjet jo si nje numer (qekur kalova te 17-at), por si nje "mbledhje" reflektimesh e eksperiencash dhe mundohemi festimet t'i shtrijme ne 1 muaj, sipas menyres tone, te vogla apo te medha.
Shpresoj qe dita e sotme te jete jete plot mirenjohje dhe falenderime per gjerat qe ke ne jete, eksperiencat qe ke perjetuar kete vit dhe nje festim i me te mirave qe ke shijuar. Te sugjeroj te shohesh sa njeri me i mire, me i ditur e me i mire je bere kete vit dhe te synosh me shume per muajt ne vijim.
Te uroj shendet, optimizem, gezim, fat dhe lumturi. Gezuar e dashur!
I need your email address :)
ReplyDeleteaulonamusta88@yahoo.com
DeleteVajza ju falenderoj te gjithave per urimet e bukura dhe fjalet e ngrohta. Jeni shume te mira :) Jeni bere nje pjese e rendesishme e jetes virtuale, aq sa ndonjehere me vjen keq qe eshte vetem e tille, nje njohje virtuale. Faleminderit edhe nje here :)
ReplyDeleteGezuar, qofsh e lumtur!
ReplyDeleteMarsida