Thursday, October 4, 2012

Gusto gusto kjo dynja

Javet e fundit, gjithnje e me shume, po hasem me nje nga trendet me te reja te modes se ketij sezoni qe eshte ajo qe njihet me emrin "varsity jacket" (ose sic i them une per t'i rene shkurt, xhakete tute :D). Thuajse secila nga bloggeret e huaja qe une ndjek, e ka nga nje foto (por edhe me shume) me nje xhakete te tille. Ajo qe mua me ka bere me se shumti pershtypje eshte kombinimi qe i behet ketyre xhaketave, jo me xhinse, apo me dicka me sportive, sic do te ishte e pritshme nga te gjithe, por me fustane mendafshi, funde dantelle, apo kemisha "serioze". Te them te drejten kur i pashe per here te pare kombinime te tilla u habita. Dhe e pranoj, s'me pelqyen dhe aq (per te mos thene aspak). A nuk jemi mesuar ne me disa rregulla "strikte" sa i perket kombinimit te stileve, apo coherave? Si mund te kombinosh nje xhakete sportive, me nje fustan mbremjeje psh? Apo ky eshte nje tregues qe ka ikur koha e rregullava dhe e "ligjeve" te pathyeshme ne mode? Pikerisht ne lidhje me kete teme po lexoja nje artikull shume interesante dje (por si per dreq harrova ta bookmark faqen, ama fjalin qe me pelqeu me shume nuk harrova ta ruaj diku ;)), nga i cili, ajo qe me ngeli ne mendje dhe vecova ishte kjo fjali: "I remember fashion rules 40 years ago. No white after labor day, no stripes on someone who was over weight, gloves and a hat to go to church. But I thought we had gotten away from rules of fashion. My rule is if it looks good and you like wear it."
Dhe ne raste te tilla, ne menyre te pashmangshme une bej nje paralelizem me vendin tone. Nese do te shihnim ndonje dite, dike qe shfaqet ne rruget e Tiranes e veshur si  vajzat ne fotot me poshte, cfare do te mendonim? Do t'i paragjykonim? Do t'i etiketonim si pa shije? Apo kombinime te tilla jane vertet pa shije, por vetem sepse industria e modes thote qe jane trendy dhe duhen ndjekur dhe ne duhet te konformohemi me to? Apo moda nuk eshte universale dhe as individuale? Mbase moda eshte me shume rajonale? Psh, nese ti jeton ne Stockholm sa me shume te luash dhe te eksperimentosh me veshjet e tua, aq me fashionista je. Ndersa nese kete gje e ben ne Tirane psh, nje vend i vogel ne Ballkan kjo te ben te cuditshme dhe madje edhe pa gusto?
Kam shume pyetje dhe do te deshiroja shume nese marre ndonje pergjigje nga ju, se nuk dua te rri dhe nje nate tjeter pa gjume vetem per kete muhabet :P Do me ndihmoni?

http://www.bloglovin.com/frame?blog=182&link=aHR0cDovL3RoZXNhcnRvcmlhbGlzdC5jb20v


http://www.bloglovin.com/frame?post=570205227&group=1604906&frame_type=b&blog=1604906&link=aHR0cDovL2ZlZWRwcm94eS5nb29nbGUuY29tL35yL1N0eWxlU2NyYXBib29rL34zL0F1eThwQ1JwWnBJL2dyYXBoaWMuaHRtbA





http://www.bloglovin.com/frame?blog=492148&link=aHR0cDovL3d3dy5nYXJhbmNlZG9yZS5mci9lbi8


http://www.bloglovin.com/frame?blog=492148&link=aHR0cDovL3d3dy5nYXJhbmNlZG9yZS5mci9lbi8


32 comments:

  1. Xhakete tute me fustane mendafshi, funde dantelle, apo kemisha serioze a big don't pavaresisht se bloggerat i veshin apo ka dale si trend. Jane visualisht bezdisese (e kjo s'ka lidhje me te jetuarit ne Tr apo jo)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po atehere pse ato te "jashtmet" i veshin, lind pyetja? Dhe perse stilistet i propozojne? :)

      Delete
  2. jo po te veshim fustane elegante me atlete tani, ne fund te fundit bloggers mund te jete kush do e cfare duhet te ndjekim patjeter ca thone ata,
    sdo shume mend per te krijuar gjera te cuditshme.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Keto qe kam publikuar me siper jane disa nga bloggerat me te famshme dhe normalisht qe trendin nuk eshte se e kane shpikur ato, por stilistet, ato thjesht sa e kane pervetesuar...ne mase!

      Delete
    2. Fustanet me atlete me kujtojne kengen Smile te Lily Allen. Pse jo?

      Delete
    3. Fustanet me atlete me pelqejne dhe mua. Me duket nje kombinim shume cool.

      Delete
  3. Une i kam pare pothuajse tere fashion week e nuk e rastisa kete trend (skandaloz ne mendimin tim)e s'di kush stlist mund ti kete propozuar. Oseee do kene hedhur nje sy ketej nga ne ku disa 'meshkuj' veshin tuta me kepuce serioze :p & iu ka marre per ters & atyre

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahaahahahah sa kam qeshur me kete koment...me kujtove meshkujt shqiptar me floket "bisht pllumi", tuta me percina dhe kepuce llustrafine me maje :D

      Delete
  4. Them se i veshin pasi ndihen rehat se sado te rrine tere kohes chic e te kuruar kane nevoje per rehati...eshte joshje e madhe kjo e fundit!

    ReplyDelete
  5. Vizualisht bezdisese s'eshte, a ndoshta mua qe jetoj ne Milano me eshte mesuar syri aq shume & s'me ben pershtypje.
    Varet nga vendi! Keto kane qene duke shkuar ne sfilata ose per te fotografuar, s'kane shkuar ne dasem te Xibraku te veshura keshtu.Une me nje veshje te tille do dilja per nje xhiro, per nje kafe, s'ka naj gje skandaloze.
    Mua me pelqen shume stili i Rita Ores p.sh.,shpesh here me fustane dhe atlete,me duket shume e bukur, e veçante (se fustane elegante me kepuce me taka s'ka njeri qe s'e di).S'shoh asgje te çuditshme ketu.
    Marsida

    ReplyDelete
  6. Marsida kur ti kuptosh komentet e mia flasim ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kush po fliste me ty i her????

      Delete
    2. Vajza c'eshte kjo mani per t'u zene kot. Secili eshte i lire te jape mendimin e tij.Po qe per t'u zene aman zihuni me mua, por jo me njera-tjetren :P

      Delete
  7. nese vishen kto ktu ,te thon ku po shko kjo kshu mi me ble buken e :P lol

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jo mi jo, se nuk shkojme te veshura aq bukur per te blere buken, mos ja fut kot tani :P

      Delete
  8. Ngaterrohet gjithnje ideja e te veshurit bukur, kombinueshem, me stil, etj, etj... Te jesh fashionist, do te thote gati-gati te besh "koleksionin" tend pertej asaj qe sugjerojne stilistet me ne ze per sezone te ndryshme. Te jesh fashionist do te thote te eksperimentosh, te guxosh dhe t'i lejosh ekstravaganca vetes deri ne kufi te se çuditshmes.

    Aulon', provoje njehere se mund te dale nice... :*

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt ma thote nje mendje te vishem nje here keshtu dhe te dal rrugeve te Tiranes...E sigurte qe do me gjuajne me domate, po do ja vleje ama :P

      Delete
  9. Puna e stilisteve eshte te krijojne dhe meqenese rrota nuk mund te shpiket nga fillimi, u mbetet vetem te luajne me stilet ekzistuese, te kthehen mbrapa ne dekada, te kombinojne te pakombinueshmet, te mbivendosin tekstura dhe printe per te krijuar nje rryme te fresket.
    Duke qene se njerezit e thjeshte jane mesuar me rregullat e permendur sakte ne citatin me siper, stilisteve u ngelet te luajne me blogger-at, t'u dergojne atyre rroba apo propozime dhe keta te fundit i veshin, i stilojne dhe i publikojne qe te krijohet trend-i sa me shpejt.
    Kjo eshte menyra me e thjeshte dhe me e shpejte per te bere nje trend te fuqishem, sepse genjeshtrat menjane, nuk mjaftojne javet e modes as kataloget sezonale per te bere dicka te vesheshme (sapo shpika fjale), duket te shikohet e veshur dhe e kombinuar tek shume njerez te tjere (sidomos ne internet) per ta bere sa me te thjeshte procesin e perqafimit nga ne njerezit e thjeshte ne gjithe boten. Pra sa me shume ta shohesh dicka te qarkulloje, aq me shume do mesohesh me te, ne fund do te pelqeje dhe pse jo do ta provosh.
    Tani,persa i perket dilemes te madhe qe e kane te gjithe natyrshem nese te veshurit cuditshem apo pa kombinim tolerohet vetem jashte dhe ndoshta ne Shqiperi nuk guxohet, une mendoj qe s'ka shume vend per paralelizem sepse keto vajza e gra ne fotot me siper blogging e kane punen e tyre full time, sepse nxjerrin para dhe mundesi nga kjo gje, madje disa bejne shuma maramendese vetem nga followers, pa permendur gjerat qe marrin falas apo dhurate (veshje, aksesore, podukte kozmetike, udhetime, sete fotografike, ftesa etj). Pastaj pervec faktit qe nuk shkojne te blejne domate apo ne leksione 9 oreshe apo ne pune ne administrate kur vishen keshtu, ka te beje shume nese rrobat i vesh apo te veshin.

    Nese nuk ndihesh rehat me ate qe po mban, le te jete e shtrenjte e bukur apo e kombinuar sa te doje, prape do dukesh sikur e ke marre borxh a ta kane veshur me zor. Ne Shqiperi ka shume vajza (edhe djem, ndonese me pak) qe vishen ndryshe nga te tjeret, qe guxojne, qe shihen cuditshem, qe nuk ua ndjen por ndoshta edhe ua ndjen, Tani, te kuptohem qarte, kjo kategori ndahet ne dy nenbashkesi, ata qe vishen keshtu sepse duan te ndihen mire e te lirshem, per te mos ndjekur verberisht standartet e ligjet qe te tjere kane krijuar, por eshte dhe pjesa qe e bejne kete gje vetem per t'u dukur pak ndryshe, rebele, per te imituar dike tjeter apo per t'u fshehur pas dickaje qe nuk jane.
    Une kam qene nga ato vajza qe kam guxuar shume, kam ndryshuar stile ne te veshur, kam eksperimentuar derisa kam arritur te kuptoj cfare me pelqen, cfare me shkon dhe cfare me duhet sepse jo te treja jane njelloj. Une kam veshur rroba djemsh, rroba me te vogla apo me te medha, kam grisur e kam lidhur e kam shqepur e kam ngjitur pafund rroba te vjetra e te reja. Mbaj mend nje periudhe qe nuk shihesha as ne pasqyre para se te dilja, me mjaftonte qe kisha veshur ate qe me pelqen dhe ndihem mire. Nuk po them qe kjo eshte menyra e duhur, por nese ke deshiren te vishesh ndryshe, nuk eshte fare e veshtire deri ne momentin qe mendon "cfare do thone te tjeret" dhe qe ketu humbet beteja. Ekstremet jane te lodhshme ndonjehere, por te ndihmojne te clirohesh, te kuptosh veten tende dhe te ndihesh e bukur edhe kur kalon rruges dhe te tjeret mund te thone lloj lloj gjerash. Asnjehere nuk do u dukesh e veshur mire te gjitheve, por rendesi ka se si ndihesh ti dhe nese ndihesh mire, dhe me nje thes te lidhur ne mes do dukesh si e dale nga pasarelat apo duart e stilisteve.

    Pra zonja e zonjusha, s'ka lidhje me rregullat, ka lidhje me qendrimin apo "attitude" per te qene e sakte.

    Ok, Aulona, ti po me ndihmon te shkruaj librin tim te pare me keto komentet super te gjata qe me frymezon te shkruaj, sinqerisht. Faleminderit!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uroj te pakten te me permendesh ne hyrje te librit dhe te thuash qe une kam qene nje nder ato qe te kam frymezuar :D T'i ke thene gjera te mencura dhe te verteta, permes te cilave kam kaluar edhe une. Mua me pelqejne eksperimentet kudo, jo vetem ne mode. Monotonia dhe e zakonshmja eshte shume boring (prandaj dhe rralle do ndodhe te me shohesh me kombinimin bardhe e zi psh :)) Duhet pak cmenduri ne jete, qofte kjo e shprehur edhe nepermjet veshjes!

      Delete
  10. Bloggeret neper bote dhe ketu pelqehen sepse guxojne. Japin pikerisht kete mesazh qe duhet te guxosh, te shprehesh veten dhe te prishesh ca rregulla. Rregullat jane bere per tu thyer etj etj. Kjo sdo te thote se mund te dalesh me breke neper rruge. Por qe je ne ate stad qe i di shume mire rregullat dhe fillon e eksperimenton, fut nga vetja, guxon te eksperimentosh me dicka. Ne street style ne bote, te kenaqet syri nga diversiteti, edhe pse ndoshta mund te te mos pelqeje stili, te pakten sheh qe ka njerez qe eksperimentojne, ndersa ketu vishen te gjithe njesoj, copy/paste! Te gjitha gocat qe jetojne jashte, bien ne sy ne Tirane sepse jane te veshura "ndryshe". Ska rendesi fare trendi, e rendesishme eshte te mesohemi me te ndryshmen dhe mos ta fusim direkt te "Uaa po kjo ku shkon keshtu?". Ne trembemi shume nga "e ndryshmja" dhe jo vetem per veshjet (une jo! normalisht :PP) . Por ka dhe ne Tirane ploot njerez qe vishen me shume shije dhe bukur dhe jo te gjithe jane te prapambetur.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Absolutisht qe ne Tirane ka shume njerez qe vishen bukur dhe me shume shije, madje sa me shume kalon koha aq me shume shtohen ne numer. Ama serish pjesa me e madhe vishen bukur, por brenda disa kornizave. Ja psh nje kombinim te tille une ende nuk e kam pare ne rruget e Tiranes. Pse nuk e provon ti e pare? :D :P

      Delete
  11. Aulona, une disa prej ketyre qe ke postuar, i ndjek personalisht dhe te them te drejten sa do qe dikush mund ti paragjykoje, mendoj se ska asgje te keqe. Foto e dyte dhe e trete edhe pse ka veshur ate lloj xhakete, duket e kombinuar bukur, eshte po brenda rregullave te ngjyrave. Ne Shqiperi shume prej njerezve ose me mire gocave, preferojne te ndjekin nje stil "te paster" dmth pa guxuar te kombinojne dy stile sebashku prej "opinionit" nqs mund ta quaj keshtu te njerezve por personalisht nuk shikoj asgje te keqe ne kete kombinim te siperpermendur apo ne kombinimin e nje fustani me atlete :) (ndoshta sepse me jane mesuar syte ketu a ku di une) :)) Por sigurisht qe cdo veshje ka dhe vendin e vet xXx

    ReplyDelete
    Replies
    1. Fustani me atlete eshte nje kombinim qe haset shpesh dhe madje shpesh eshte shume i bukur. Por ky kombinimi te foto e para, me duket sikur nuk haet as me vaj as me uthull :P
      Te pershendes dhe faleminderit qe me shkruan gjithmone :)

      Delete
  12. Eshte e vertete qe me shume se sa cfare eshte ne mode, bukur quhet ajo qe te rri bukur dhe te pelqen vertet ne trupin tend apo te dikujt tjeter. Para pak vitesh, nuk do ta mendoja kurre qe do rivishja pantallona me shtat te larte apo kemisha me lule. Megjithate mendimi me ka ndryshuar e tani me duken shume fashionable. Por kur shikoj nje komnbinim te tille, nuk besoj se do ndryshoj ndonjehere mendim. Eshte nje perzierje shume ekstreme stilesh dhe personalisht nuk do ta provoja kurre, kudo ku te isha neper bote.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une keshtu them, edhe pse nje ze i vockel, thelle shume thelle brenda meje me thote: "Provoje Aulonaaaa, provojeee" :)

      Delete
  13. Aulona, pergjithesisht stili im hyn tek elegantja dhe klasikja (besoj se je dakort me kete, me sa me njeh)? Megjithate me raste kam veshur edhe fustane te thjeshta/casual me atlete/tennis shoes dhe siper me nje xhakete sportive. Nuk ka asgje te keqe, mjafton te ndjehesh mire.

    Une psh edhe pa dale mire ne mode (pa ju rikthyer modes gje qe ka ndodhur nga 2011-ta e ketej), kam nja 5 vjet qe vesh funde midi-style sikurse ti e ke pare vete, pra funde poshte gjurit, zakonisht pak stil i hapur veref "A-line". Ne punen time aktuale, jam e vetmja qe vesh keto lloj fundesh dhe ne fillim shifesha cuditshem se mbase njerezve u ngjaja demode dhe s'eshte dicka qe e sheh shpesh ne Shqiperi me thene te drejten, aq me shume qe 50% e fundeve te mia per te mos thene me shume jane mendafsh. Po pastaj edhe syte e tyre u mesuan. Madje, ne nje kompani ngjitur me ate ku punoj une, ku jam njohur e miqesuar edhe me 3 vajza qe punojne atje, ato qe me te me pare (fillimisht) nga larg e pelqenin kete stil timin (gje qe e mesova me vone prej tyre), ishte menyra ime fundja, my signature. Njehere, njera prej tyre e theu akullin pikerisht me kete bisede dhe vendosi te me fliste. Tani me te treja jemi bere mike, shpesh e pij kafen e mengjesit me to dhe shpesh-here diskutojme edhe moden, ku ne te shumten e rasteve diskutohet ajo qe vesh, apo fakti qe i nderroj perdite bizhute dhe aksesoret.

    Morali i kesaj historie eshte ajo thenia e famshme Italiane "Tutti Gusti Sono Justi!" Dmth cdo veshje e ka nje person qe i'a jep firmen asaj lloj veshje, atij lloj stili dhe nje stil i caktuar eshte per dike te caktuar. Edhe ti psh ke stilin tend qe une do e quaja si nje trinom mes trendy, girly & a little Rock n'Roll. This is your signature Aulona. While elegant, dressy and midi skirts are my signature. Bukuria eshte kjo qe edhe ti dukesh bukur ne ato qe vesh pasi jane stili jot, tipi yt, edhe une gjithashtu sepse ndjek stilin dhe natyren time.


    Puc Puc Ada F.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ada e dashur, duke qene se ti ke jetuar per shuuuume vite ne Amerike kam pershtypje se ke nje kenveshtrim dhe perqasje totalisht te ndryshme nga ne per moden. Cdo njeri qe ka jetuar ne Amerike dhe eshte kthyer ne Shqiperi gjeja e pare qe thone eshte: "Me mungon liria". Dhe besoj behet per fjale per lirine pare nga kendveshtrim duke filluar nga ato me themeloret sic eshte liria e fjales, e deri te gjera ne dukje jo dhe aq te rendeishme, por qe ne vertet luajne nje rol te rendesishem qe perditshmerine dhe mireqenien tone, si psh te dalesh me pizhame nga shtepia per te blere buke. Besoj se edhe per ty ka qene e veshtire ne fillim kur je kthyer, por e rendesishme eshte qe nuk je "dorezuar" :)
      Te puth

      Delete
  14. Te veshesh nje xhaket tute me nje fustan mendafshi me lule esht nje kombinim i guximshem. Besoj se jo vetem ne rruget e Tiranes por edhe te New Yorkut apo Tokios nje veshje e tille nuk kalon pa u vene re. Per mendimin tim qe te kombinosh dy veshje te kunderta duhet te kesh shum personalitet, duhet te dish ta mbrosh lookun tend. Nqs un do dilja ne rruge e veshur ne kete menyre do isha shum ne siklet dhe besoj se rezultati do te ishte qesharak. Ajo cfare po mundohem te them esht qe duhet te kesh nje background dhe nje identitet si fashion icon qe tja lejosh vetes nje ekstravagance te tille.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lorna komplimenta per blogun,e pashe dje per here te pare dhe me pelqyen shume veshjet e tua! :)
      Marsida

      Delete
  15. Pershendetje e dashur! Faleminderit per komentin e bukur ne blogun tim, do te thote shume per mua!
    Ky post po me pelqen tej mase shume! Pasi sjell nje realitet dhe nje pyetje per te tere ne! Une personalisht e adhuroj ate stil dhe do te gezohesha nese dhe ketu futet ky "ajer i ri" ne rruget e Tiranes. Por nga ana tjeter dua te shtoj qe te mos behet dhe mbingarkimi i veshjes ose "katundarizimi" sic e quaj une, pasi ndonjehere duke u munduar per mire njerezit kalojne ne nje stil tjeter te pa kuptueshem dhe jo te kendshem per syte!
    P.S : post i ri ne blogun tim, me ver ne dijeni cmendon ;)

    Follow my blog on Facebook(it would mean a lot) : http://www.facebook.com/KikisBookOfDreams

    My cooking blog : http://www.facebook.com/KikisCookingTime

    Hope to hear again from you!

    Hope you're having a great day!
    http://kikisbookofdreams.blogspot.com/

    My cooking blog, support me:
    http://kikiscookingtime.blogspot.com/

    xoxo Kiki

    ReplyDelete
  16. Mua me plq, goxha origjinal, pastaj me anfibe ose me çisme prej lekure pak sportive pak kalsike do te shkonte me shume, mendja ime e ka veshur edhe me all stars converse (po kjo eshte argument me vete :P ), e rendesishme eshte qe looku te jet origjinal i mendjes sone, sepse shpesh here duke u frymezuar diku apo kopiuar dike, rezultati eshte shume medioker.!!!!!!!

    flm qe vizitove blogun tim ^_^

    ReplyDelete