Monday, October 29, 2012

Burrat Vs Balerinat


Perpara se te filloj postin e ri, dua te di urgjentisht se kush nga ju me ka marre mesysh?! :P Pasi bera nje post ku flisja gjithe zell per aktivitetin fizik, per kujdesin qe duhet te tregojme per te mbajtur trupin ne forme, shkoj dhe e kaloj gjithe fundjaven duke ngrene mish, ne pasivitet te plote.Kjo koha me shi me pelqen vertet, po kur e mendoj mire mire, nuk eshte se sjell ndonje gje shume pozitive ne jeten time, pervecse nje plogeshtie totale dhe nje deshire per te mos bere asgje. Ky ishte dhe aktiviteti im i preferuar kete fundjave te mos beja asgje! :D
Nderkohe qe sot dua te shkruaj pak, per nje nga temat me te diskutura me partnerin tim dhe meshkujt ne pergjithesi: balerinat! Eshte hera e dyte ne fakt qe shkruaj per nje teme te tille (ketu). E dini ju qe sa here do te hapet biseda me te dashurin tim ne lidhje me balerinat, do te perfundoje ne nje sherr te madh? Ai i urren balerinat. Dhe mesa kam pare, nuk eshte i vetmi. Kam kuptuar qe meshkujt ne pergjithesi i urrejne balerinat. Po zgjedh mos ta shkruaj ketu termin qe ai perdor per te treguar gjithe inatin, mllefin dhe antipatine qe ka per kete lloj kepuce, por qe ta keni te qarte idene, po bashkangjis me poshte nje foto, te cilen ma beri tag disa jave me pare ne Facebook dhe prej se ciles lindi nje debat shume i madh, qe perfshiu edhe nje cift tjeter miqsh. Si gjithmone, ne vajzat ishim nga njera ane duke bere tifo dhe duke bekuar balerinat dhe shpikesite e tyre. Dhe nga ana tjeter partneret tane qe mallkonin jo vetem ate qe kishte bere kete shpikje, po arriten deri te katragjyshet!



"Balerinat nuk jane absolutisht nje aleat i ju femrave, sepse ato ju tregojne te shkurtra, te shendosha, pa forma dhe nuk i japin shije asnje veshjeje" - me tha nje here, gjate nje diskutimi qe po benim ne lidhje me balerinat, pa harruar te shtoje neper dhembe: "Unless nuk e ke trupin si Naomi Campbell..." Une e degjova dhe se si vazhdoje debati, nuk po e them, po jam e sigurte qe mund ta imagjinoni vete :P Por kam pare gjithashtu se, neper disa anketime te ndryshme qe jane bere me meshkuj neper bote, balerinat jane pjese e top three, veshjeve me te papelqyera. Tani, jam dakort qe balerinat nuk jane maksimumi i "seksllekut", jo me kot edhe neper filmat erotik te gjitha llojet e kepuceve i kemi pare, madje edhe atlete, ndersa balerinat kurre (me te degjuar e kam kete eee...kjo ishte per mamin, per t'i evituar ndonje infarkt meqe lexon blogun :D), por gjithe kete urrejte vertet qe nuk e kuptoj. Edhe ne femrat nuk eshte se i kemi me aq qejf ato carapet tuaja te bardha qe dalin nga kepucet, apo ato kanatieret e bardha te cilave u duket forma poshte kemishes, apo ato bluzat shume te ngushta, qe ju bejne te dukeni si gra shtatezena, ama nuk e bejme kaq tragjike!
Po ju keni diskutuar ndonjehere me partneret, apo miqte tuaj ne lidhje me balerinat? Jane dhe ata kaq antibalerina, apo vetem partneri im eshte i cmendur pas Nicki Minaj dhe kepuceve te saj 30 centimetra, qe e kane bere t'i mohoje baleriant perfundimisht, duke mos dashur me asnje lloje marredhenie me to?
Gjithesesi une vazhdoj ti dua balerinat, aq me shume ato te ketij posti, te cilat vetem nje jave me pare m'i solli mami nga Vjena dhe u dashurova menjehere me ngjyren. Mes shume angazhimeve te dites, levizjeve sa ne njerin vend te tjetrin, ka dite qe kur kthehem ne shtepi e derrmuar, para se te mbyll syte per te fjetur them: "Zoti i bekofte balerinat"...(pasi te kete bekuar Xhemin kuptohet) :D









P.S: Kjo foto eshte per ata qe nuk kane kuptuar batuten me Xhemin, ne fund te shkrimit :D

26 comments:

  1. Qe meshkujt nuk i pelqejne eshte e provuar. Por nese perdoren me strategji si psh deri sa ta hedhesh ne gracke mashkullin ti vesh taka, dhe pastaj pasi ka rene ne dashuri koke e kembe e prezanton me 20 pale balerina qe ke ne dollap, ai nuk ka ku te shkoje. Nuk do prishi nje dashuri per mungese te 15 cm.

    ReplyDelete
  2. Le te thone c'te duan, ne prape do i veshim dhe prape do i marim me vete kur kthehemi nga pub-et :P

    P.S kombinimi shume i bukur dhe balerinat yll, rofte mami :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mami definitivisht paska gusto.Pse nuk lejon te te veshi mami ende :)

      Delete
    2. Une jam 100% PRO BALERINAVE. Ti e di qe i vesh shpesh dhe i pelqej shume. Madje kam tere Veren dhe 90% te kohes qe kam ardhur ne Shqiperi qe vesh zakonisht kepuce sheshka apo flats, kryesisht Balerina, por edhe Loafers, Moccasins, etj. Partneri im nuk i urren, madje i pelqen. I duken te lezetshme dhe te rehatshme ne pergjithesi. Vetem para pak ditesh mesoi se ato shkurt quhen "sheshka". =D

      Une i shikoj balerinat si kepuce fine, shume vajzerore, femerore, te kendshme, te lezetshme dhe sidomos te rehatshme. Me pelqejne edhe mua me shume ato me ngjyra te ndezura, ato leopard dhe me fjongo (te tuat jane YLL dhe me pelqen kombinimi i tyre me canten ngjyre luleshtrydhe dhe fustanin me lule te vogla). Kjo ngjyra Kobalt eshte yll dhe t'i gezosh balerinat e reja, me pelqejne edhe fjongot e tyre moderne!!

      E meqe ra fjala te kepucet, me kishe pyetur sa kam. Ne koleksionin tim ne Shqiperi kam te pakten nja 75-80 pale. Por garderoba ime ka minimalisht edhe njehere sa kaq, se i kam lene gjysmat ne USA. I have a shoe problem, "a minor addiction". Balerina kam te pakten nja 25-30 pale, njehere. =D

      Delete
    3. Jonki faleminderit shume :)

      Ne fakt, nuk jane te rralla heret kur "me vesh" mami, duke qene se qe e vogel, e deri me sot, eshte personi me te cilin keshillohem me se shumti kur vjen puna per veshjet, apo per shopping. Me vjen keq, por te doli huq batuta :)

      Ada, edhe une jam por balerinave, por ama jam edhe po aq pro takave. Ti ke nje bebe tani ne bark dhe normale qe do heqesh dore nga takat :)

      Delete
  3. Duke marre parasysh faktin qe jam e gjate 1.73, i dashuri im preferon me shume kepucet e sheshta sesa takat 15 cm. Ndersa une vete kam pesuar traume nga balerinat pasi shumica e atyre qe kam nuk jane te rehatshme dhe te vrasin tek thembrat

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahaha ja qe ka dhe keshtu :) Ne fakt kam degjuar shpesh vajza qe thone se ndihem me rehat kur ecin me taka, se sa me balerina. Mami im ka qene nje nder te, pasi, mesa me ka thene, kur ka qene e re nuk dinte te ecte me te sheshta, vetem me taka :)

      Delete
  4. Cudi, burri im loves them :)
    Burri me thote qe me shkojne sepse jam e gjate "dhe skam nevoje per taka" (dhe kete muhabet e kemi bere dhe me cifte te tjera dhe te pakten keta meshkuj qe njohim ne, bien dakort qe i kam qejf flats) Meshkujt ne shqiperi i urrejne? Wow.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po ne jemi para ketu ne shqiperi ju jeni te prapambetur. nuk e shikon ke kemi shembuj gaga e nikin :)

      Delete
    2. Jo, nuk eshte ceshtja meshkujt ne Shqiperi, apo meshkujt jashte, po flas per meshkujt ne pergjithesi, kuptohet jo duke u nisur nga mendja ime,por nga shkrime te ndryshme qe kam lexuar dhe qe balerinat bashke me disa veshje te tjera, i fusin ne listen e atyre veshjeve qe meshkujt nuk i kane shume qejf. Por kuptohet qe kjo nuk do te thote, qe meshkujt duan t'i shohin balerinat te digjen ne furren e druve :P (disa mbase dhe po :P)

      Delete

  5. Aulona, ti me pelqen shume....je pak si ato drag queens, shfaqet e te cilave i pelqej shume :))) Te komplimentoj :)) M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uaaaaa sa ma ke bere qejfin tani, une kam gjithe jeten time qe enderroj te jem si Drag Queen, prandaj vendosa te nderroja seks kur isha e vogel dhe nga mashkull te behesha femer :D :D :D

      Delete
  6. Po te ishin takat e rehatshme, balerinat s'do i shihja me sy! Sidomos femrave te shendosha nuk ju shkojne fare (ose vetem nese jane te gjata).Une i vesh vetem se jane te rehatshme.Me pelqen veshja jote :)
    M.

    ReplyDelete
  7. Une nuk e di ku i gjeni ju keto, po balerinat jane fantastike. Kam idene se nuk eshte problemi tek ato por tek ata. Eshte pune prefencash. Ca duan ta bejne me partnerin e tyre dhe ca duan ta bejne me ato femrat qe vishen si oficere naziste ne shtepi publike.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt, mire do ishte qe here pas here te gjitha te visheshim ndonjehere si oficere, ose police, e keshillojne edhe psikologet qe i bene mire marredhenies, te hyjme ne "rol" :D Me thene te drejten edhe une po te isha mashkull dhe e dashura ime te me rrinte vetem me balerina, do i beja nje pale kepuce me taka dhurate, gjoja si me stil :P

      Delete
  8. Fatkeqsisht me duhet te them se vetem kesaj here jam dakort me meshkujt :(
    Nuk ka si takat..dukesh seksi, sensuale, ecen ndryshe, ndihesh ndryshe :P
    Edhe pse kjo veshje me duket shume cute..dhe balerinat me pelqejne shume :)
    Edhe nje gje...Aulona me pelqen shume me floket e drejta :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhhh ta dish ti sa me pelqen mua Aulona me floke te drejta :) Dhe meqe paske permendur kete detaj, po te them qe ne postin e radhes do te shkruaj pikerisht per kete :)Sa i perket takave, jam dhe une plotesisht dakort me ty. Une per vete kam qene gjithmone tipi i takave, i dashuroj, ama kur vjen puna te rehatia, di ta bej ndarjen, midis atyre hereve kur ja vlen dhe eshte e domosdoshme te vuash per nje pale kepuce me taka dhe disa hereve te tjera, kur balerinat jane gjithcka dua nga jeta :P

      Delete
  9. fotot me pelqejne shume,aman sa te rehatshme jane keto balerinet
    ps: kishe nje tatuazh te kyci,cfare eshte? :)

    ReplyDelete
  10. Aulona je shume simpatike dhe origjinale, i lexoj me shume kenaqesi temat per te cilat ti shkruan. Kam degjuar dhe une qe meshkujt nuk i pelqejne balerinat, por ata harrojne pjesen e komoditetit, per te cilen ne femrat shpeshhere vuajme shume per hir te paraqitjes :) Gjithsesi jeni nje cift shume i kendshem, ti dhe i dashuri jot :)
    A.Z

    ReplyDelete
  11. zemer, ti me ngjan ndonjehere si Maradona mua, apo e kam gabim?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt une enderr kam patur gjithe jeten ti ngjaj Ronaldos, po dhe Maradona nuk eshte keq ;) :D

      Delete
  12. Nje nga debatet qe kam dhe une me te dashurin kjo eshte...ai urren balerinat ndersa une jam shume rehat me to sepse me taka sdi te eci fare...i shkaterroj (nqs e mban mend te kam shkruar te artikulli paraardhes qe doja te ndiqja nje kurs per te mesuar te ecuren)...normalisht qe takat jane shume te bukura dhe te tregojne edhe me sexy dhe une qe jam e shkurter duhet se sben ti vesh se e kam dhe te dashurin te gjate...por ama rehatine qe ta japin balerinat nuk ta jep asnje kepuce tjeter...ti je e gjate, ke nje trup yll kshu qe ngjan shume bukur me balerina! sidomos kto te fundit qenkan shume yll! te perqafoj Era!

    ReplyDelete
  13. Duhet te pranosh qe me balerina kembet duken me te trasha. Ndoshta aty e kane meshkujt e shkrete per te miren tone e thone. Mua balerinat sme kane pelqyer kurre dhe nuk me duken aspak te rehatshme por kam qene e detyruar ti vesh ne disa raste. E urrej pamjen e kembes time me balerina por cti besh gjysme takat jane akoma me te shemtuara

    ReplyDelete
  14. Kepucet si te ato qe kishe blere para nje muaji,por vendosa ti dhuroj se nuk me pelqenin aq shume,tani kur shikova sa bukur duken tek ty,jam penduar shume :(

    ReplyDelete
  15. Audrey Hepburn, Coco Chanel dhe Alexa Chung jane ikonat e mia dhe ishin/jane femra shuuume seksi edhe pse vishnin/veshin vetem balerina!! Une i adhuroj dhe i vesh gjithmon, me pelqen ti kombinoj me fustane apo funde qe mos te dukem shume e veshur per perdita!! Patjeter takat me pelqejn dhe eci kollaj dhe me to por nuk jane per perdita jane vetem per mbremje, ne Shqiperi vajzat i veshin 10cm edhe ne supermarket apo per nje drek me miq neper bote i hypin taxis ven per dark apo neper evente te ndryshme dhe i hypin prapa taxis pertu kthyer ne shtepi!! Nuk mund te veshesh stileto neper rruget e Shqiperis!!

    ReplyDelete