E keni parasysh kur sapo jeni zgjuar, përpara
keni një ditë të lodhshme, shumë impenjative, gjithë kohën në lëvizje dhe e
vetmja gjë për të cilën mendoni përpara se të bëheni gati për të dalë është
rehatia? Gjëja e parë që bëni është të shkoni te rafti i këpucëve dhe të
zgjidhni balerinat. Ato janë gjithmonë aty, gati t’ju qëndrojnë afër kur ju
keni më shumë nevojë, në ditët më të vështira, të gatshme për t’ju mbështetur
dhe për t’ju dhënë gjithë komfortin dhe rehatin për të cilën keni nevojë. Dhe
ju pikërisht për këtë arsye i doni! Edhe pse nuk ju japin atë adrenalinën,
emocionin dhe nuk ju bëjnë të ndiheni seksi si një palë taka. Edhe pse këto të
fundit i keni gjithmonë me vete në makinë, ose qoftë edhe në çantë, gati për
t’i ndërruar e për ti mbathur sapo jeni pak më të lira, apo sapo t’i keni dhënë
fund maratonës së gjatë të ecejakeve nëpër qytet. Dhe në momentin që balerinat
e mbarojnë “detyrën” e tyre, nuk e keni aspak problem ti flakim tutje, për të
mbathur një palë këpucë të larta, nga ato që të lënë pa frymë vetëm duke i
parë, e jo më kur i ke nën këmbët e tua. Sepse tashmë dihet që me këpucët e
duhura në këmbët e tua (dhe kjo nënkupton jo më pak se 15
centimetra taka) bota është e gjitha e jotja!
Nuk e di pse kjo marrëdhënia
që kemi ne femrat me balerinat dhe këpucët me taka, më duket si një marrëdhënie
tipike e një burri me bashkëshorten dhe dashnoren. Nëse do të bëja një paralelizëm,
gruaja është si balerinat: ti je martuar me të sepse ajo është idealja, ajo është
gjithmonë aty për ty në ditët më të vështira, gati të të mbështesë, gati të japë
ndihmën e saj për të të lehtësuar sado
pak stresin e një dite të mbushur me pune dhe lodhje. Ndërsa takat, ehhh takat njësoj
si dashnoret janë aty gati për të të joshur, ato shpesh të turbullojnë, të
boshatisin xhepat, madje shpesh të shkaktojnë dhe dhimbje dhe vuajtje, por janë
aq ndjellëse saqë ti nuk bën dot pa to...
Pse e shkruajta gjithë këtë?
Sepse më në fund, pas dy javësh më erdhën këpucët që kisha porositur online, dy
palë balerina dhe një palë gjysmë çizme me taka, me shuuuumë taka, të cilat janë
bërë për t’u veshur vetëm në darkë! Me qejf të madh sot vesha një palë prej
balerinave, ato animal print me zinxhir përpara, të cilat i kombinova me një palë
jumpsuit në ngjyrë jeshile, që ka qenë një ndër veshjet e mia të preferuar të kësaj
vere. Pikërisht prej tij u frymëzova edhe për atë teorinë e takave dhe
balerinave. Deri më sot atë jumpsuit (më ndjeni por nuk di si ti them në shqip,
kominoshe?!) e kisha veshur gjithmonë me taka dhe (duke lënë pak mënjanë
modestinë) kisha marrë gjithmonë shumë komplimenta për mënyrën si më tregonte
trupin. Por kur e vesha sot me balerinat, se si m’u duk, sikur ishte tjetër veshje,
në një tjetër trup...Kështu qejfi i madh për balerinat e reja sikur më iku pak
dhe thellë brenda vetes po më qante shpirti për pak taka. Gjithsesi i mbajta
veshur, se përtoja shumë sot të ecja në majë të takave.
Më poshtë kam vendosur fotot
e ditës së sotme dhe disa foto që kam bërë këtë verë, me të njëjtën veshje por
të shoqëruar me taka. Si thoni? Më jepni të drejtë për atë që kam shkruar më sipër?
Po për teorinë time në lidhje me “balerinat/grua” dhe “takat/dashnore” jeni
dakord?
ME "GRUAN"
ME "DASHNORET"
Je shume rende per kombinime. nuk ja thua fare po fare fareee ama! meru me mire me gazetari dhe shkrime ku vertet ka talent.
ReplyDeletembeshtes totalisht mendimin tuaj...sidomos kreu i blog-ut, fare pa shije...perkundrazi!
Deletetamam dashnorja ta nxjer trupin yll ,jo se nuk duket trupi e me balerinat ee ,po ngjan me feminore me lozonjare ,kurse me takat sexy normale ,cdo dite e lexoj blogun tend me pelqen ,e perdite duam eee se mos na ben pushim ne fundjave :P shaka kalofsh mire
ReplyDeleteMoj po sa te bukura i paske dhe keto balerinat, super. Sa per shkrimin jam plotesisht dakort me ate qe ke thene, e kam menduar dhe une ne fakt vetem se nuk di ta shkruaj kaq bukur sa ty :P Te pershendes Tea
ReplyDeleteLove it!!!!! What a beautiful place :)!!!!!!
ReplyDeletewww.ohmylooks.com
mos fshi komentet se le nam te pakten mqs ke hap faqe publike kthe pergj ;) kot e ke se un prap do shkruj
ReplyDeleteE dashur anonime, po te jap ketu pergjigjet per te gjithe komentet pa fund qe ke bere gjate kesaj fundjave...(me vjen vertet keq per ty, sepse njerzit me mend ne fundjave argetohen dhe nuk e kalojne kohen duke lexuar blogje qe nuk ju pelqejne :))
DeleteFaqja perpara se te jete publike, eshte e IMJA, keshtu qe une mbaj dhe fshij cilat komente te dua. Per sa kohe nuk kam bere asnje censure ne komente dhe kam lene opsionin qe te publikohen direkt, duke qene se ka dhe nje opsion qe ti i kontrollon mesazhet para se te publikohen dhe zgjedh vete ke te publikosh, do te thote qe me kritiken, apo verejtjet kam marredhenie shume te mire dhe jam shume e hapur ndaj tyre. Te doja vetem fjale te mira, e kisha bere sic te shpjegova me siper.
Komentet me dashakqesi, mllef dhe inate personale, patjeter qe do t'i fshij GJITHMONE! Jo se ndjej ndonje detyrim per ta bere, gjithesesi po te them qe kete blog e kam hapur per qejfin tim dhe te njerezve qe duan ta lexojne ate. Nese do te ishe aq e zgjuar dhe do te kishe aq mend, do te kuptosh qe nuk jap keshilla mode, nuk e quaj veten eskperte mode dhe nuk flas per rroba. Ne pjesen me te madhe te postimeve te mia bej ate qe ti vete ke thene se bej me mire (ne gjysmen e komenteve qe ke bere gjate ketyre ditev), shkruaj. Fotot i ve sepse kam qejf, sepse me pelqen te bej foto. Sepse ashtu sic dua ta ndaj diten me shkrime, me njerezit qe me ndjek ketu, dua ta ndaj dhe me foto.
Tani, meqe ti me ke dhene kaq shume keshilla, nje nga te cilet eshte dhe te mbyll blogun sepse ty po ta shpif, me lejo te te jap dhe une ty nje keshille. Ekzistojne me qindra, miliona, blogje. Aq shume sa po te kishim 100 jete nuk do te na dilte di vizitonim te gjithet. Keshtu qe te humbesh kohen duke ndjekur blogje qe ta shpifin dhe aq me shume te kalosh mbremjet e se premtes, te shtunes dhe te dieles, duke bere komente kilometrike, ti ose duhet te jesh mazokiste, ose e semure mendore, ose duhet te kesh ndonje inat te madh personal me mua. Ose te treja keto se bashku :D
Ti do vazhdosh te besh komente, une do te vazhdoj t'i fshij :) Dhe keshtu do te jetojme te gjithe te lumtur dhe te gezuar!;)
Jave te mbare e dashur kritike arti!
Nuk kam absolutisht asgje personale me ty ,dhe as te njoh fare.Me vjen aq keq qe flet me kaq kopentenca per gjera qe as nuk je e infromuar dhe as deshiron te informohesh per me teper.Po ti hedhesh nje sy 100 blogjeve me te mira te vitit http://www.signature9.com/style-99 do kuptosh edhe ti ,qe edhe pse asnjera prej tyre(ndoshta) nuk eshte gazetare ,ne cdo postim behet nje lloj hyrje apo pershkrimi i postimit.Kshuqe ti ske ber agje te vecante nga fashion bloget e tjera.Edhe Lorna Juka,Lori Hoxha apo Eranda Janku ka ber postime te ndryshme ,madje me me shume fjale se foto,po kjo sdo te thot qe eshte gazetare.Ti po tenton te besh nje fashion blog ne menyren me te keqe,dhe per me teper nuk pranon as keshillat dhe as kritiken me te vogel.E dashur blogjet nuk jane ti kopjosh ,ato jane te ndjekesh tendecat ,te maresh frymezime ,po ti kete sje asbolustisht duke e bere,ose ndoshta je duke dhene nje shembull shume te keq.Ndoshta do ishte mire te keshilloheshe me ndonje stilist ose (fashion advisor) si niko komani ndoshta,te cilin me c'kam pare e ke edhe mik.ska asboslutisht asgje te keqe.Nqs e ke mar per siper kete blog,thjesht kujdesu per te ashtu sic duhet....KAQ E VESHTIRE ESHTE ?! Duke qen se je nje figure deri diku publike, nuk te lejohen dot te tilla gafash per mendimin tim, sepse nuk quhet guxim , po jomaturi nga ana jote.... dhe te shugjeroj te shofesh te pakten 5 blogje te tjera ,nga ato te siper permendurat ,dhe do te kuptosh qe edhe cilesia e fotos ,apo poza e mar ,jane shume me spontane dhe cilesore ,nuk kalon as ne vugaritet ,as ne ato pozat adolenteske. jam e sigurt qe do ta fshish edhe kte koment ,po shpresoj te pakten tet ngeli dicka ne mendje ,dhe meri si keshilla ,se ke shume nevoje per te tilla .
DeleteAhaha, me pelqeu shum paralelizma. Une jam shume rende kur vjen puna te gruaja se vesh vetem biker boots ose atlete pasi deri me sot nuk kam gjetur akoma bakerina qe mos te me gjakosin kembet, biles kam nje teori: sa me te shtrenjta ti blesh aq me shum do te vrasin.
ReplyDeleteE dashur Aulona, Ke vertet nje nga blogjet me te bukur dhe qe e ndjek me shum deshire. Mgjth behu edhe pak me shum aktive ne instagram 😉. Te uroj shum suksese...
ReplyDeleteO anonime ne rradhe te pare meso te shkruash afersisht sakte....
ReplyDelete..... nga nje anonime qe te pakten mund te mos jete e sakte ne fushen e modes, por shkruan dhe lexon saktesisht ato qe ka mesuar deri ne klase te katert.
Sa kam qeshur me kete shkrimin. Perfundimisht je e madhe. Nese pranon nje keshille, qente injorant le te lehin, karvani te shkoje perpara. akoma s'je mesuar me shqiptaret ti? Vetem inate e mllefe kane
ReplyDeleteCili karvan?? Ai i Ismail Qemalit valle?!!! Ai , po mund te quhet karvan...te tjerat jane imitime bajate... :/
DeleteQenke nje debile ti mi goc...Ik mi shiko punen tende se spo te flet njeri me goje e ju duke na bezdis pak si shume.
DeleteGruan e paske yll!! :) (paralelizem i gjetur)
ReplyDeleteme pelqen krahasimi :) shume i gjetur ;)
ReplyDeleteshkruani me te vertete bukur, eshte kenaqsi te lexoj postimet tuaja, urrime per blogun sh i lezetçem.
ReplyDeleteseriozisht e ke ti moj??? apapappapap cjan keto veshje pff
ReplyDelete