Tuesday, September 25, 2012

Një psikopate më përndjek...







E di që tani po bëj pikerisht atë që s'duhet të bëja, ti dedikoj një post të tërë, po gjithsesi duke u frymëzuar prej saj, do e prek më gjerë si temë.
Ashtu sicc jemi mësuar tashmë prej kohësh në Shqipëri, t’i hap një blog për qejfin tënd, të miqve të tu, apo të atyre 5 njerëzve që të vlerësojnë për gjërat që bën dhe ccfarë ndodh? Plas lufta e dytë botërore! Pse? Sepse një psikopate (meqë kam lexuar dhe një libër së fundmi që ka për temë pikërisht gjithë gamën e psikopatëve që ka nëpër botë jam dhe e frymëzuar), s'ka gjë më të mirë për të bërë merret me blogun tim dhe me komentuesit e tij. Pse marr përsipër unë ta quaj psikopate këtë njeri? Po ja, kam disa aryse:

  • Në radhë të parë ky “person/psikopat”, ccdo mbrëmje fillon rreth orës 23.00, të marrë me radhë postet në blogun tim dhe të bëjë komente negative në to. Unë ja fshij dhe ajo prapë të nesërmen në të njëjtën orën bën të njëjtën gjë. Unë ja fshij prapë dhe ajo prapë vazhdon...
  •  Në radhë të dytë, ky “person/psikopat” thote se e urren blogun tim dhe se i vjen për të vjellë sa herë e shikon. E megjithatë sërish vazhdon ta ndjek ccdo natë. Kjo gjë më bën të mendoj që: ose është bulemike dhe preferon të provokojë ushqimin jo në mënyrë tradicionale duke futur gishtat, por duke parë blogun time (dhe kjo më bën të ndihem mirë, se të paktën po bëj një veprim bamirësie, edhe pse padashje); ose personi në fjalë është mazokiste dhe ka gjetur mënyrën që të torturojë veten duke lexuar blogun tim që aq shumë e urren dhe aq shumë ja shpif...
  •  Në radhë të tretë ky “person/psikopat” harxhon kohë pa fund jo vetëm duke shkruar, por edhe duke lexuar postimet e mia dhe te komentuesve të tjerë në këtë blog dhe i kthen përgjigje të gjithëve me radhë. Kjo gjë më duket pak pa shumë logjik, sepse sic I kam shkruar edhe asaj në një nga dhjetra komentet e bëra: “Ekzistojne me qindra, miliona, blogje. Aq shume sa po te kishim 100 jete nuk do te na dilte di vizitonim te gjithet. Keshtu qe te humbesh kohen duke ndjekur blogje qe ta shpifin dhe aq me shume te kalosh mbremjet e se premtes, te shtunes dhe te dieles, duke bere komente kilometrike, duhet te jesh mazokiste, ose e semure mendore, ose duhet te kesh ndonje inat te madh personal me mua. Ose te treja keto se bashku :D”. Kjo zonjusha në përgjigje më tha që s’kishte asgjë personale me mua, madje as nuk më njihte far, edhe pse vetëm disa rreshta më poshtë harroj që nuk më njihte fare dhe më tha që të këshillohesha me Niko Komanin për ceshtje mode, meqë e kisha dhe mik…Dmth një njeri që nuk më njeh fare, di se kë kam mik unë….Si e cuditshme tingëllon kjo…

E kështu që thoni ju, se sic shkruajta edhe në fillim, mbase nuk duhet ta kisha bërë kaq të madhe, sepse në fakt nuk ka asgjë për të bërë të madhe, por ky është një fenomen që e vë re përditë, sidomos nëpër rrjetet sociale. Janë disa njerëz që gjithë kënaqësinë më të madhe të ditës së tyre e kanë tek të vjellurit vrerë mbi të tjerët. Dhe ajo cc’ka më bën më shumë habi është që zakonisht ato që shajnë më shumë, janë ato femra që me gjithë respektin do bënin mirë të dilnin një herë para pasqyrës dhe të shikonin veten e tyre. Pikerisht ne lidhje me këtë kam bërë një shkrim para disa kohësh të cilin po e botoj këtu. E di që me këtë që bëra I kam hapur punë vetes, se do më përmbytet blog-u nga komentuesit “anonym”, po në fund të fundit, po bëj atë opsionin e kontrollit të komenteve më parë (që e kam shumë inat, sepse nuk më pëlqen censura) dhe po bie të gjithë rehat! :)




Luftëfemrash...

Si shpjegohet që femrat e shëmtuara janë ato që shajnë më shumë femrat e tjera? Më ka bërë gjithmonë përshtypje ky fakt! Po të shohësh nëpër blogje të ndryshme online ose në rrjetin social Facebook, komentet që bëjnë femrat për njëra-tjetrën janë të frikshme. Poshtë fotove të artisteve botërore, që shquhen për bukuri dhe që gjithmonë janë lakuar si ndër femrat më seksi e të dëshiruara të botës, si Angelina Jolie p.sh., lexon komente të tipit: Ua, sa e shëmtuar kjo! Kjo është shumë e shpifur. Kjo të tremb fare... Kur i lexon këto gjëra, pa e ditur se kujt i drejtohen, e vetmja gjë që mendon është se janë duke komentuar foton e shtrigës te Borëbardha! Por ja që kur shikon se personi të cilit i adresohen këto “komplimente” nuk është as më shumë e as më pak por Angelina Jolie, tronditesh pak.
Tronditja bëhet më e madhe kur shikon fytyrën e personave që nxjerrin helm të tillë nga goja. Një katastrofë! Unë mendoj se femrave të bukura edhe u lejohet të shajnë ndonjëherë, se të paktën nisen nga vetja e tyre për të bërë krahasimin dhe për të dhënë gjykimin. Po kur një e shëmtuar shan një copë ylli, që s'do shumë sy për t'u parë e shumë tru për t’u vlerësuar, këtë nuk e kuptoj hiç!
Për të mos folur pastaj për personazhet shqiptare, të cilat masakrohen sistematikisht me epitete nga më të frikshmet. Episodi më i fundit ishte vetëm dy ditë më parë, gjatë garës së “Dancing ëith the stars”, ku personazhet femërore u shndërruan në tabelë qitjeje të “shtëpiakeve të dëshpëruara” dhe “të histerikeve të shëmtuara”, të cilat mesa kam kuptuar të vetmin argëtim që kanë në jetën e tyre është të nxjerrin vrer e të hedhin baltë mbi këdo që qëndron më lart se to, si nga statusi e mbi të gjitha nga pamja e jashtme. Këmbët e Afërditës; sytë e Adelinës; dhëmbët e Anjezës; gjoksi i Ornelës; barku i Amit; dobësia e Elvanës... të gjitha e kishin nga një defekt, por që në gjuhën e popullit përkthehen në komente të llojit: “Elvana si fytyrë patate, vetëm hunda i kishte mbet”.
Personalisht më trembin reagime të tilla, të mbushura me kaq mllef, pasi tregojnë qartë që ka frustrime dhe komplekse të mëdha në jetën e këtyre femrave, të cilat gjejnë mënyrën më të mirë për t’u shfryrë dhe për të nxjerrë gjithë inatin që kanë me botën dhe me veten e tyre, duke sharë të tjerët.
Unë jam totalisht kundër të sharave masive nëpër faqe kolektive Facebook-u, ku për pak sekonda qindra femra me probleme të mëdha personaliteti dhe botëkuptimi të cekët, gati-gati arrijnë në orgazëm mendore duke ofenduar dhe përbaltur figurën e tjetrit. Por padyshim jam një fanse e madhe e kritikave! Do të doja shumë që në këtë vend të kishte kritikë të mirëfilltë, që të mos u dridhej syri e as zëri kur dalin në ekran, e të mos ndrydheshin nga frika se personazhet do të mërziten, por t’i thoshin gjërat hapur. Do të doja shumë të kishte njerëz specialistë, që bëjnë kritika konstruktive, me argumente, me logjikë dhe jo njerëz që kritikojnë sa për të thënë një gjë të keqe dhe kaq. Por fatkeqësisht këtë lloj kritike rrallë e ndeshim në vendin tonë.
Dhe në mungesë të saj na duhet të përballemi e të durojmë çdo ditë turma femrash të harbuara, të cilat shëmtinë e fytyrës së tyre, në vend që ta zbusin me sjellje dhe shpirt të bukur, e theksojnë akoma më shumë me fjalë e gjeste të shëmtuara. Kësaj kategorie femrash i trembem! Sepse ato nuk do të dinë dhe nuk do të munden dot kurrë ta vlerësojnë të bukurën. Dhe kjo pamundësi, i shndërron në qeniet e vogla dhe të cekëta që janë.



28 comments:

  1. Lona,nuk ka nevoje per shume koment,eshte ajo qe shkruan dhe ti te shkrimi jot,dufin q endjejn keto femra nga ndjenja e inferioritetit qe kane ne shoqeri e kudo,e nxjerrin duke hedhur vrer mbi nje femer te suksesshme ne te gjitha aspektet e jetes. Ti vazhdo me blogun tend se pervec fotove na kenaq dhe me ato qe thua,gjejm veten ne cdo fjale qe shkruan. te perqafoj fort! Ana :)

    ReplyDelete
  2. Jam shume dakord me cdo gje qe ke shkruar.. me duket sikur mi lexon mendimet dhe i hedh ne leter (ose ne microsoft word). Nuk e kam kuptuar dhe nuk do ta kuptoj asnjehere ofezat dhe sharjet qe femrat i bejen femrave, per me teper per pamjen e jashtme, te cilen ja u ka falur natyra. E per mos te folur pastaj per karakterin. Marin persiper te gjykojne dhe te ofendojne karakterin e sjelljet te njerezve qe nuk i njohin fare, e i kane pare vetem mbas ekranit te TV.

    P.S sa telepatike qe jemi bere. postojme pothuajse ne te njejten kohe :)

    ReplyDelete
  3. Ti aulona ose nuk do ti shofesh gjerat sic jane,ose do t'i besh qejfin vetes me zor,ose jeton ne boten tende,kete se di.Nuk po te thote njeri, as qe je e shemtuar ,as tet shaje per ndonje tipar a ku di un.Je nje vajze simpatike ,me nje trup te rregullt ,tipare te rregullta me nje profesion dhe nje karrier.Po se kuptoj pse duhet te shemtohesh duke u sajuar me ate veshje kaq.Thjeshte mer pyet dike qe mund te kuptoj pak nga tendecat edhe pyete sinqerisht ,cfare nuk shkon . Un te kam komentuar nja 2 here ,dhe nje nga komentet e mia eshte fshire nga ty,dhe per kete sme ka ardhur aspak mire.Por me c'kam pare un ,jane shume persona qe te shkruajne dhe kritikojne(mandje ne nje ka komentet e mia ka komentuar edhe nje anonim tjeter ne emrin tim,ne menyre arrogante), dhe nga kjo kam kuptuar qe ne blogun tend nuk eshte vetem nje person qe komenton,apo kritikon,jane disa .Te pakten ne grupin tim shoqeror,je komentuar ne bisadat e kafenes disa here,dhe ta siguroj qe jo per mire,dhe spo flas ktu as per profesionin tend as per pamjen fizike,thjeshte per poshtimet dhe veshjet qe ti publikon.Ndoshta po te kujdeseshe me shume per blogun tend,nuk do ndodhnin keto gjera per mendimin tim

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur Ornela,
      Po te quaj Ornela sepse njerezit dashamires nuk shkruajne komente anonime dhe une ne kete rast dua ti mbush mendjen vehtes qe nuk po merrem me kesoj njerezish.
      Struktua e komentit tend te ka tradhetuar sepse duket fare qarte qe ke nje siklet moj moter qe nuk ta ka gjetur njeri dermanin.
      Kritikat ne cdo sipermarrje vijne natyrshem. Fatkeqesisht komenti me lart nuk eshte kritike, eshte zeherllëk. Cfare te ndryshoj Aulona sipas teje? Gjithe garderoben? Hiqe nga mendja, shko kerko blog tjeter. Gje tjeter ne vecanti nuk ke piketuar.
      Ne nuk vime ketu te shohim rrobat edhe ti bejm sehir Aulones, ne vime ketu sepse na intereson pikepamja e saj, arsyet pas cdo zgjedhje edhe ndonje sekret te lezecem qe ka nga jeta publike.
      Prandaj ik o zogu vogel mos na bej hartime te shkruara me shpirtin e nje plake 100 vjecare e vetme, e rrethuar nga mace e qen ne nje shtepi perdhese ne maj te Korabit. Smile a little, or get a life.

      Delete
  4. Sa e lezetshme qe je... :) love it ... Ndodh me kedo njeri te suksesshem... vazhdo rrugen e frymezohu nga te gjithe negative apo pozitive ;)

    ReplyDelete
  5. Aulon' "Nje pike mjalte mbledh me teper miza sesa nje liter uthull" -thoshte Linkolni :). Nese zemra e nje njeriu eshte pre e grindjeve dhe zemerimit,nuk e bind as llogjika e gjithe botes ,fatkeqesisht !:/

    ReplyDelete
  6. Shkruan pafundesisht BUKUR.
    dhe jam plotesisht dakort me ty me cdo fjale, nuk te heq as edhte nje presje. :) Keshtu vazhdo.
    P.s: E ndjek shpesh blogun tend. ;)

    ReplyDelete
  7. Do bej dhe une dicka qe te me kushtosh nje shkrim te blogu :P
    Pertej shakase e kam lexuar kete personin qe shkruan dhe kam vene re qe bie dhe ne kundershtim me vete ndonjehere ;)
    Gjithsesi sot nuk ka reklame te keqe ,hugss

    ReplyDelete
  8. KERKONI PERFEKSIONIN?
    Klikoni ketu: http://perfectskinwanted.blogspot.com/

    ****** FYTYRE PERFEKTE *******

    http://perfectskinwanted.blogspot.com/

    ReplyDelete
  9. Une e adhuroj menyren se si shkruan. Te lutem mos e mbyll asnjehere blogun se une mezi pres te lexoj gjerat qe ti shkruan po dhe fotot me pelqejne shume. Te pershendes nga Fieri Anisa

    ReplyDelete
  10. Pavaresisht faktikt qe si fenomen duhet te jete vertete shqetesuese, menyra jote e te shkruarit eshte teper perfekte per te pershkruar dicka te tille. Une do te sygjeroja qe pervec ketij fashion-blogu, te krojoje edhe nje blog-ditar! :)

    http://perfectskinwanted.blogspot.com/

    ReplyDelete
  11. aulona un sinqerisht ndiej keqardhje per ty.kaq vazhdo ti mbushesh mendjen vetes qe ke shije ne tu veshur dhe per me teper vazhdo te viktimizihesh tek "fanset" e tua duke thene se po te shajme per bukuri.se di ne cilin nga komentet ke lexu te te thone se je e shemtuar,,,te kemi then esdi te vishesh dhe ke stil katunare dhe kllouni.kjo ndryshon nga ajo qe shkruan ti zogu.dhe do beje mir mos te hapje tema kot pa pik lidhje jo angelina jolie jo aferdita dreshaj etj.nqs do na kushtosh nje teme te pakten beje tek ajo qe ne po kritikojme,,veshja.pastaj e dashur ti ske goje te flasesh per paragjykime duke ditur qe prezanton dhe emisionin silikon,,,dhe ve ne dukje difektet e te tjerave.mblidh mendjen dhe boll u mundove ti prushesh mendjen njerezve me viktimizime pa lidhje.dhe nqs do ta dish nuk jam un e njejta qe te kam share gjith kohes jane shum qe e kritikojne stilin tend,,,dhe kjo gje ndodh vetem te blogu jot.po te ishe aq inteligjente sa na ke len te kuptojme do e dallije nga menyra e shprehjes qe sesht i njejti person.

    ReplyDelete
    Replies
    1. O Aulon, aman me qafsh... do i fshish keto apo si e ke hallin. Blogun nuk e ke demokraci goce. E ke per qejfin tend, ve cfare do, le komentet qe do. Ky zogu ketu me nji llastik, e s'fluturon me.

      Delete
    2. ok....po pse vazhdon ta ndjekesh o goc...te rekomandoj te besh dashuri...duket se ke kohe pa...do zbutesh shume...gooo

      Delete
  12. Sa qef e kam menyren si i thua gjerat me pelqen ironia qe perdor, vazhdo keshtu dhe mos e vrit mendjen se ka budallenj plot

    ReplyDelete
  13. Aulona...boll i bere qefin vetes... duke bere si e zgjuar dhe e bukur... Ndaje mendjen per ca e ke hapur blog-un...Ose Mbylle fare, kur s'di.
    ...Kur kritikon tere kohen te tjeret , duhet te jesh aq e kujdesshme sa vet te mos biesh ne te njejtat gabime, difekte...dhe boll fshive komentet, Sikur je dhe KUNDER CENSURES!

    ReplyDelete
  14. Nuk kam kohe ta kerkoj autorin, por para disa kohesh ne nje blog lexova nje citat kaq te vertete : "Nje blog eshte nje hapesire private, ashtu si shtepia per shembull. Nese vendos te vizitosh blogun e dikujt, kujdesu te sillesh mire, te mos besh veprime qe nuk do i beje ne shtepine e dikujt tjeter dhe sigurohu te lesh gjithmone dashamiresi e dashuri".
    Une mendoj qe nese dicka nuk te pelqen, lere te shkoje. Nese dicka meriton vemendje, veje ne dukje. Eshte shume e thjeshte te hiperbolizosh mendimet e tua ulur ne karrike para nje ekrani dhe te haesh dhembe me dhembe me nje te panjohur, por jam e sigurte se kjo nuk te mbush me miresi, perkundrazi te dalin temthat vendit nga inati dhe te mbush me mllef. Nese rastis ne nje blog qe nuk te pelqen, qe te acaron apo ta shpif, thjesht largohu e mos u kthe me, eshte gjeja me e mire per shendetin dhe rekomandohet nga mjeket, jo nga une. Eshte kaq e vogel dita per te kaluar minuta ne nje hapesire qe nuk na ben te ndihemi mire.
    Nje person qe merr mundimin te shkruaje e te krijoje postime per nje blog do te thote se ka nje qellim, qofte ai thjesht i te shprehurit te vetvetes. S'eshte e thene qe te gjithe qe postojne veshje te duken bukur apo te kuruar, nese ata ndihen mire ne foto dhe i vendosin ne nje blog publik, ska askush te drejte te sulmoje. Po, jam dakort nese personi ne fjale ben si keshillues mode, te acaron pak sepse thua "Me ke po tallesh ti?", por gjithsesi serish eshte me e udhes te mos i rikthehesh me atij blogu, ashtu sic kam bere une me qindra here.
    Ne rastin blogut tend Aulon, mendoj se ti e ke shprehur shume qarte raportin tend me moden, menyren si te pelqen te vishesh me ngjyra, sarkazon sesi te therrasin dhe miqte e tu dhe mbi te gjitha titulli "United colors of Aulona" s'le shume vend per hamendesime.
    Ka raste kur ajo cka vesh ti apo cdokush tjeter qe poston rroba, mua nuk me pelqen apo nuk me pershtatesh apo thjesht nuk do e vishja dot. Kjo nuk me jep te drejten te sulmoj, por gjej nje detaj qe me pelqen apo thjesht mjaftohem me nje histori te bukur qe ti shkruan.
    Jeta eshte shume e shkurter per t'u perqendruar ne shemti e sulm, negativiteti nuk sjell asgje te mire.

    P.s : Te sugjeroj mos ti fshish me komentet e njerezve, leri te shprehen lirshem te gjithe. Shume shpejt do lodhen kur te shohin se ti nuk ke ndermend te ndryshosh per ata dhe do gjejne dike qe u pershtatet ne shije ta ndjekin perdite e te marrin dicka pozitive ne fund.

    ReplyDelete
  15. Plotesisht dakort me Lisen.Une kam kometuar vetem dy here ketu dhe asnjehere per veshjen po me teper "per muhabet".Ndoshta asnjehere s'do i vishja rrobat e Aulones, por te pakten shoh qe ajo e ka nje stil (i bukur apo i shemtuar qofte).
    Eshte e turpshme qe ne femrat bejme keshtu.
    Marsida

    ReplyDelete
  16. Aulona, nese mundem une do te thoja qe nuk ka rendesi je e bukur apo e shemtuar, ndjenjat e inferioritetit e kane burime te ndryshme, dhe ndonjehere jane te lidhura me personalitetin e njeriut. Edhe pse je e bukur e suksesshme mund te kesh shuuuuuuuume ndjenja inferioriteti te cilat shfaqen ne menyra te ndryshme. Ne momentin qe ti ben nje blog dhe e publikon pe rte gjithe te tjeret dhe kerkon mendim ne cdo fund te postimeve te tua, duhet t epresesh s opinione negative dhe opzitive (e perjashtoj rastin e asaj tipes "psikopate"). Nuk dua te merrem me konceptin e te bukures etj se do zgjatesha pa fund, po nuk kuptoj kush e ve thiken e femrave te bukura dhe te shemtuara.........ti e konsideron veten nje femer te bukur?????? pe rmua mund te jesh thjesht nje vajze simpatike si 1000 te tjera ne tr, per dike tjeter, aspak simpatike, per ndonje tjeter shuuuuume e bukur etj etj...............sinqerisht me kete postimin e fundit duket qe e ke humb disi toruan. me duket shume qe te arrish te kushtosh nej postim te tere me keto budallalleqe, leri njerezit te flasin dh ete komentojne, nese ske komplekse, perndryshe bej nje blog ne facebook dhe kontrollo personat qe ta ndjekin. Me respekt Eri.

    ReplyDelete
  17. o anonimja qe e ka ....pa hesap,ne popull i thjesht te shkretet nuk e ham pa racion si puna jote,mjaftohemi me pak e dashur,,,ti vazhdo se duket qenke ber shume paqedashese me shum se cduhet ;)

    ReplyDelete
  18. Me thene te drejten Lona kjo eshte hera e pare qe jam xheloze per ty : Dua te kem dhe une nje psikopate perndjekese :D Jo per gje por keto te rrrisin de4shiren per te ecur perpara dhe te zhvillojne imagjinaten ;) Ti ke shkruar shume bukur,por mua direkit pas shkrimit imagjinata me con shume larg ..Si mund te jete kjo psikopatja fizikisht,se menderisht nuk te le shum per te imagjinuar...megjithese 'psikopate 'e zgjuar duket :ka ardhur te kerkoje mendjen ee kokes ne nje Blog mode...ne nje blog plot ngjyra,ide dhe te gezushem si ky i yti ! Une them te mblidhemi dhe ti gjejme nje ngjyre per mendjen dhe nje per floket...Mundesisht kjo psikopatja te me konbtaktoje ne inbox ,se kam plot ide qe mund ta bejne ate psikopate Fashioniste :D me respekt : Esmeralda nga Vlora !

    ReplyDelete
  19. Ke sjelle ne menyre humoristike nje realitet shume te hidhur. Mund te jete nje nder postet me intersant qe kam lexuar. Te pergezoj

    ReplyDelete
  20. Aulona te pergezoj shume per blogun tend. Rastesisht dje u prezantova per here te pare me te, dhe me vjen keq qe nuk e dija me heret qe ekzistonte. Mendoj se duhet ta promovosh me shume, sepse si une duhet te kete dhe shume te tjere qe do te donin te te ndiqnin. Te kompimentoj shume si per shkrimet tejet interesante qe poston, po ashtu edhe per stilin tend te vecante, e plot ngjyra qe te identifikon plotesisht. Mos ua ver veshin aspak komenteve negative, por vetem vazhdo perpara. Te komplimentoj dhe njehere! Eriselda M.

    ReplyDelete
  21. Aulona, ti e ke bere kete shkrim? Nese po, perfundimisht je super, po super inteligjente. Kete gje e kam menduar dhe une, mllefin e brendshem qe kane vrromat, e sperkatin perjashta. Mbaj mend nje here nje femer, qe ishte tejet e shemtuar, dhe po thonte ne nje foto te Kate Moss - ec kejtiii te hengsha celulitin. Aty realisht kam qare nga e qeshura, sepse ajo e kishte ftyren si p*** i merzitur dhe menyra sesi kishte shkruajtur komentin ishte shume manipuluese per pjesen tjeter te lexuesve. Dmth imagjino ku arrin urrejtja. Mgjs duhet ti lejme ti shajne, se po nuk i paten fiksim vrromat, i kane te dashurit e vrromave. ;)

    ReplyDelete
  22. Hahahah sa me ke shkrire Kejdi...Po kjo psikopatja ketu te Lona i kalon kufinjte..eshte tmerr i vertete..Jam shume,por shume kurioze t'ja shikoj nje here surratin se kam pershtypjen qe duhet te jete si cupa e Fantozzit..hahahaha ERSA

    ReplyDelete
  23. Aulona, nuk jam ajo psikopatja qe te perndjek, poo po ta them mendimin tim troç, ashtu sic ta kane shprehur shume te tjere: ti nuk ke gusto per t'u veshur! Mos merr mundimin te postosh me veshje se na e shpife. Kushdo qe njoh, keshtu mendon per ty. E ke te qarte tani qe nuk eshte vetem nje person qe te ka inat per menyren si vishesh?!

    ReplyDelete
    Replies
    1. A ka mundesi mos te futesh me ne kete blog dhe te shikosh fotot e mia se na e shpife me komentet e tua! Me njerez te cuditshem qe jeni. Te detyron njeri te kontrollosh blogun tim? Hajd tani grric sumatricen dhe mos u duk me ketej nga blogu im! ;)

      Delete
    2. pse merzitesh mi Aulona. kur ben gjerat publike duhet te maresh parasysh qe jo te gjith do te ta bejn qefin. si tip je shum ok dhe un te ndjek se me pelqen,sidomos ne THUMB. por per veshje ama nuk esht se ke sh gusto. pershendetje miki

      Delete