Tuesday, September 18, 2012

Nuk jam une, eshte preppy :P

"Aulona cfare ke, je e semure?" - me pyeti Lira Gjika sot, kur erdhi ne zyre per bashkepunimin qe kemi me Palomen.
"Jo - i thash e habitur - pse?"
"Se s'te kam pare asnjehere te veshur kaq serioze" - me tha duke qeshur.
Ishte nje batute! Pak a shume e njejta batute qe me beri edhe Fatma kur u takuam sot per emisionin ne radio. "C'paske ti sot qe je veshur kaq serioze" - me tha.
Por cudia ne fakt ka filluar qe ne mengjes, me motren e cila kur me pa te veshur keshtu, shtremberoi turinjte dhe me tha: "Pse je bere si murgeshe?"
Hej pike e zeze, edhe te duash te behesh nje here serioze nuk te lene rehat njerezit! :P Mos  duhet te shqetesohem qe njerezve u beka kaq shume pershtypje qe une vishem nje here "serioze"? Apo mos valle duhet ta marr si ofendim per veshjen time te zakonshme "jo serioze"? Gjithesesi gjithe ideja e veshje time, ka te beje me nje artikull shume interesant qe po lexoja te "Elle" i ketij numri ne lidhje me preppy style. Mua me pelqen shume ky stil, qe e ka origjinen nga familjet e klasave te larta Amerikane dhe nuk ndalet vetem te stili i te veshurit, por edhe te stili i te folurit, te fjalori, theksi, sjellja, etj dhe qe eshte perqafuar dhe pershtatur me pas ne vende te ndryshme te botes, ne menyra te ndryshme. Mua me beri pershtypje fakti qe italianet psh, bizhute tradicionle qe shoqerojne kete veshje per femrat dhe qe jane perlat, i kane zevendesuar me flori.Gjithesesi thelbi mbetet i njejte, pulovra, funde deri te gjuri, pantallona, te gjitha keto mundesisht me kuadrata dhe oxford shoes jane esencialja e ketij stili.
Por edhe une nuk mund te rrija pa i shtuar elementin tim dallues :p Nese zakonisht preppy look dallohet per ngjyrat e errta, kafe, gri, bezhe, e bardhe dhe e zeze, une nuk mund te rrija pa i shtuar pak bojeqielli dhe te kuqe. Rezultatin gjykojeni vete (aman tregohuni pak te meshirshem...:P)
Shpresoj qe me kete rast edhe motra dhe gjithe ata qe u habiten sot me pamjen time te kene marre nje pergjigje. Gjithesesi te fillojne te mesohen se kam vendosur qe kete sezon do shfaqem me shume me veshje te tilla......ok, une duhet te jem vertet e semure sot!













6 comments:

  1. shume serioze nga ana jote :P..kepucet te adhurueshme

    p.s. kliko mbi cdo foto per te percaktuar madhesine (se jane shume te vogla)

    ReplyDelete
  2. Po pra fotot duhen pak me te medha sepse nuk e komplimentojne veshjen, nuk duken detajet (te cilat kam pershtypjen jam te lezetshme). E guximshme nga ana jote por mua me pelqen dhe sidomos kombinimi i ngjyrave interesant per "Preppy style". Po te ishte dhe canta e kuqe do ishte akoma me fun :) Eksperimentimi vetem mire te ben, edhe pse te tjeret mund te cuditen, ti arrin te percaktosh dicka me shume qe te shkon apo jo. Keep going !
    P.s : kam shtuar butonin ne blogun tim. ur welcome anytime

    ReplyDelete
  3. Vajza keni shume te drejte per madhesine e fotove, por dje e kam vene kete post ne kushte veshtiresie te larte duke qene se 10 min nuk kisha internet dhe dy minuta kisha, keshtu qe as vete nuk e mora vesh se si u ve. Gjithesesi i bera rregullimet sot direkt! :) Faleminderit qe me ndiqni dhe me shkruani!

    ReplyDelete
  4. Ty te shkojne te gjitha stilet e veshjes moj Aulona. Kjo bluzja qenka super e bukur,me pelqenka shume shume :D

    ReplyDelete
  5. ok aulona, kombinim i lezetshem dhe pse jemi mesuar te te shikojme me ngjyra te ndezura
    dukesh si studente e vitit te pare

    ReplyDelete