E qe thoni ju, une ju riktheva serish ngjyrave te forta, ato te cilat dua me shume, ato qe me mbushin me energji dhe qe me bejne te jem vetvetja (jo, s'me besohet une e thash kete fjalen e fundit, qe e urrej aq shume dhe tallem kur e perdorin te tjeret?) Tre gjera me pelqejne nga kjo veshje, sandalet, per te cilat edhe pse kam degjuar komente te ndryshme si psh, nuk jane me ne mode, une i dua shume dhe me duken nje element qe gjithmone i jep "un tocco in piu" (sic i thone italianet) veshjes. Kam pershtypjen se sado thjesht te jesh veshur, po pate keto sandale ne kembe, do terheqes vemendje.
I dyti, eshte fundi, nga i cili me pelqen si ngjyra, ashtu edhe modeli. Ne fakt, sic e kam shkruar edhe ne nje tjeter postim te meparshem, kete sezon me ka pelqyer shume trendi i asimetrise ne veshje, te shkurtra pjesa perpara dhe te gjata pjesa pas. Dhe qe mos me ngelte pishman asgje, i kam marre te gjitha llojet e veshjeve qe e permbanin kete trend, fund, fustan, bluza e kemisha.
E treta, cfare me pelqen nga kjo veshje eshte canta. Nuk ka asgje te jashtezakonshme ne te, por une gjithnje kam qene partizane e cantave te madhe, duke qene se, sa here qe dal, marr gjithe shtepine me vete dhe kjo cante eshte shume komode per te futur gjithcka brenda. Gjithashtu me pelqen qe ka shume zinxhire, nga te gjitha anet, pasi gjithmone me kane pelqyer zinixhiret neper aksesor, apo, edhe veshje.
Ka dhe dicka te katert qe duhet te me pelqente, por qe me thene te drejten nuk me pelqeu edhe aq shume, revista qe kam ne dore, "Elle". E bleva plot 11.000 leke (une jam pak e prapambetur, gjithmone flas me te vjetra), per te zbuluar qe nga 600 faqet e saj 400 ishin me reklama. Une blej cdo muaj revista te huaja, sepse (e di qe nuk duhet ta them kete duke qene se drejtoj nje gazete, por s'kam c'bej, jam shume e sinqerte :P) mendoj se ja vlene me shume te japesh nje 4000, apo 5000 leke me shume per revistat e huaja dhe lexon gjera te bukura plot, sepsa per revistat shqiptare (kuptohet qe i kam dhe une 2-3 revista shqiptare qe me pelqejne shume). Ne vend te pare kam Cosmopolitan-in, sepse ne te gjen tema nga me te ndryshmet dhe nuk eshte nje reviste e fokusuar e gjitha te moda, por edhe Marie Claire dhe Glamour. Por kete here, meqe kisha kohe pa e marre dhe meqe jemi ne sezonin e vjeshtesh, thash "hajt po marr nje here Elle" te informohem per trendet e sezonit. Konkluzioni? U bera pishman! Nje sepse me shume, me mire dhe me lire, informohesh ne internet. Dhe e dyta, si gjithmone trendet jane te njejtat qe perseriten cdo vit me fare pak ndryshime, keshtu qe nuk eshte se mesova ndonje gje te madhe!
ti do me cmendesh muaaaa:))e ke bere ndermend te me dergosh ne spital :P
ReplyDeleteurime zemer per te gjitha blogjet ,jane fiksim te gjitha :))
p.s:per cantat ke shume te drejte ,me plq shume keto te medhate ,edhe kjo tek seti qqenka perle :)u rock itttttttttttt<3
shume like sandalet dhe cantat. kombinimi eshte i bukur por mendoj se me nje veshje black and white do dukeshe e mrekullueshme me kto dy aksesore.
ReplyDeleteEhhh Ada, nese nje pjese e njerzve nuk kane kurajon te bejne kombinime me ngjyra te ndezura, une nuk kam kurajon te bej kombinime me ngjyrat bardhe e zi :P Nuk e di pse, por me duket sikur nuk me shkon ai kombinim. Gjithesesi do ta mendoj seriozisht per ta provuar :) Shume thnx
Deletelove the skirt. looks amazing on you!
ReplyDeletenuk e kuptoj dot sinqerisht shijen tende per rrobat.ma merr mendja po te ishe verter e apasionuar pas fashionit besoj do i kishe pare mundesite e kombinimit te disa gjerave elementare.te pakten duhet ta dije se ai fund i h&m nqs sgabohem esht shume femeror dhe smund te vishet me nje pal sandale te tilla apo ngjyra aq te ndezura nuk mund te kombinohen me njera tjetren ne nje veshje duhet dicka qe ta thyeje perndryshe do dukesh si klloun.aksesoret e medhaja si unazat vertet jane shum in por jo ca te dali para ta vesh ne gisht me lloj lloj ngjyrash.me vjen keq nqs fola shum ashper por vertet qe kjo esht nje fyerje per te gjitha fashionistet qe kane nje blog.hidh nje sy nga blogu i lori hoxhes,,,dhe jo per rrobat e shtrenjta qe vesh por per menyren si i kombinon.klm dhe shpresoj te merresh me shum eme gazetari se aty vertet ke vlera
ReplyDeletePo i bie shkurt, sepse TY komentin me te gjate ta kam dhene ne nje tjeter post me mbrapa: KY NUK ESHTE NJE BLOG MODE!
ReplyDeleteme fal po cfar blogu esht?
ReplyDeleteMe fal se po nderhyj ndoshta qe nje bisede qe sme takon,por sipas perkufizmit te FASHION BLOG-ut (sipas wikipedia-s) ,ky lloj blogu qe ti ke krijuar mund te quhet nje i tille. http://en.wikipedia.org/wiki/Fashion_blog
ReplyDeleteMe c'lexova edhe ne postimin e pare,ti nuk ishe e qarte ne qellimin e ketij blogu,por ndoshta mendoj se tani ,blogu jot ka mar nje drejtim dhe nje pamje ,dhe tani mund te quhet me siguri BLOG MODE .
un jam nje arkitekte qe zoteroj gjithashtu nje blog,dhe sigurisht eshte shume e thjeshte ,te dallosh nje blog per nje qellim te caktuar,nga nje blog mode .dhe mendoj se tashme ti ke perkufizimin e nje blogu mode Aulon :) .sme ngelet tjeter vec te them URIME :)
Meqenese je nje arkitekte qe zoteron nje blog, atehere besoj se minimumi qe mund te kishe bere do te ishte te prezantoheshe me adresen tende, pse jo dhe te blogut qe te gjithe te kishim kenaqesin te te vizitonim. Nuk para me pelqen te flas me njerez anonim dhe sic e kam thene edhe ne nje tjeter post, e kam shume inat kete opsion te blogspot-it.
ReplyDeleteTe falenderoj per link-un dhe per nderhyrjen ne kohe rekord :D Por me aq sa pash une nga linku, edhe pse e kisha fare mire te qarte edhe me pare, thjesht sa u vertetua edhe me shume qe ky i imi NUK ESHTE NJE BLOG MODE, per sa kohe une ketu flas vetem here pas here per veshje, ashtu sic kam folur edhe per udhetime (mos me ben gje kjo eksperte ne turizem :D), apo per ushqime (ta siguroj qe jam nje kuzhuniere shume e keqe). Dhe meqe ma ke vendosur vete link-un, po te bej copy paste nje pjese me poshte dhe po te them qe une nuk hyj ne asnje nga kategorite e pershkruara, keshtu qe me vjen keq se edhe me ke uruar, por une nuk kam nje blog mode
Te falenderoj per kohen e dashur arkitekte anonime :)
Types of fashion blogs
Fashion blogs can be categorised in a number of ways.
By writer's expertise
Fashion blogs may be written by insiders, outsiders or aspiring insiders.[1]
Insiders are people who work (or have previously worked) in the fashion industry or for the traditional fashion media. In addition, some fashion insiders blog occasionally as guest on larger sites. For example, the fashion designer Nanette Lepore has contributed to Glam.com.[14]
Outsiders are people who know a lot (or at least have strong opinions) about fashion, usually by virtue of being very dedicated consumers of fashion.
Aspiring insiders are people who want to work in the fashion industry or media and believe their blog may provide a ‘back door’ entry into a mainstream fashion writing job. Examples of people who have been employed within the fashion industry on the strength of their blogs include:
sh zgjillje e bukur, ne dollapin tim gjendet si fundi edhe kanatieria portokalli.
ReplyDeleteme plq.
Mua me duket se vazhdon te fshihesh pas kesaj shprehjes "ky nuk eshte blog mode" sepse ke frike nga gjykimet e renda qe do te te beheshin (dhe qe te behen) nese do e kishe cilesuar dhe si te tille. Keshtu ti preferon te fshihesh pas shkrimeve qe nxjerr ketu, sepse aty domosdo s'mund te te preki njeri, pasi ti je nje gazetare. Po ja qe s'rri dot pa nxjerre dhe 7 foto te veshjes tende, normalisht sepse te pelqen si vishesh, e meqe ty te pelqen s'ka njeri ne bote qe mund te thote te kunderten. Dhe nese thua se ti nuk je ketu per te dhene keshilla mode, ja qe fale zotit ka njerez te tjere qe mund te te japin TY ca keshilla (ktu po tregohem optimiste duke besuar qe mund te kete nje zgjidhje per kte guston tende). Pasi nje nga opsionet e blogjeve (pervecse mund ti besh delete komenteve) eshte dhe ti marresh seriozisht cdo koment qe lihet ktu e te mundohesh te permiresohesh.
ReplyDeleteS'ka nevoje te shqetesohesh tani, une bera timen, ti bej c'te duash me tutje.
Cdo njeri ka te drejten e tij te mendoj dhe te thote ate qe do. Une nuk censuroj askend. Patjeter qe ti dhe shume te tjera si ti, mund te thone qe s'u pelqejne veshjet, kombinimet e mia, madje edhe te japin keshilla nga dashamiresia e madhe. C'eshtja eshte qe une nuk u besoj dhe aq shume ketyre keshillave, pasi nisem nga vetja. Nese mua dicka nuk me pelqen, nuk rri te vras mendjen dhe te marre mundimin te jap keshilla. Aq me shume te shkruaj rreshta, e rreshta te tere. Sinqerisht kjo me duket anormale. S'kam aq kohe per te humbur. Kuptohet nese behet fjale per njerez qe as nuk i njoh dhe as nuk me lidh asgje. C'eshtja eshte qe une nuk besoj kaq shume te kjo dashamiresia kaq e madhe, aq me shume e shqiptareve, aq me shume e atyre njerezve qe e kalojne kohen neper rrjete sociale, per njerez qe nuk i njohin fare. Ti dhe qindra te tjera si ti qe jane shqetesuar kaq shume nga ky blog, ke te drejten te komentosh me mikeshat e tua, te qeshesh, te tallesh, te besh c'te duash, je e lire. Une kam te drejten te kem nje blog dhe sikur 10 veta ta pelqejne ate, jam ok. Une shkruaj ne radhe te pare per veten time, pastaj per ata 10 vjeta dhe jam e lumtur me kaq. Dhe kur them, nese nuk te pelqen mos kalo fare nga ky blog, e them shume sinqerisht, sepse kjo po me duket cmenduria me e madhe. Kur paska kaq shume njerez qe nuk e kane qejf kete blogun atehere si shpjegohet qe nga me shume se 1000 vizitore cdo dite? Qenkeni te gjithe mazokista pra! Dhe serish problemi qendroka te ju...:)
ReplyDeleteFaleminderit per shqetesimin qe ke per mua dhe blogun tim!
Dite te mbare!
Ti ke shume te drejte ne keto qe thua. Eshte e vertete qe njerezit kane kete manine e cmendur te fiksohen dhe pas gjerave qe nuk i pelqejne, sic thuhet ne anglisht "They love to hate". Ketu futen ngjarje te tilla si Big Brother (te gjithe banoret komentohen per keq po ja qe show vazhdon e shihet) apo te themi libri "50 Shades of Grey". Eshte e vertete qe nga jashe duket me se absurde qe dikush te marre mundimin te komentoje apo te urreje me kaq pasion veshjen e dikujt qe nuk ka asnje ndikim ne jeten e vet, po ja qe njerezit keshtu jane, kane reagime te forta ndaj gjerave me te cilat nuk perputhen.
ReplyDeleteUne personalisht harxhova pak kohe per te shkruajtur (fundja studente jam e harxhoj kohe me shumice lart e poshte) pasi duke lexuar pak nga shkrimet e tua mendova me te vertete se mund ti beje pak autokritike vetes per ate pjese te cilen ti nuk e quan dhe aq te rendesishme ne kete blog. Ndoshta jo te gjitha komentet negative jane dashakeqese. Ndoshta mund te marrim dicka te vlefshme dhe prej atyre qe nuk na pelqejne.
Gjerat qe thashe me lart do mundohem ti ve ne jete duke mos u shqetesuar me per blogun tend. Dite te mbare gjithashtu!
(meqe dhashe gjithe keto gjera nga vetja, me duket e drejte te mos ngelem anonime)
Anda B.
Anda, ne radhe te pare vleresoj shume faktin qe me ke shkruar me emer, e vleresoj shume kete. E kam shume te veshtire te flas dhe t'u jap pergjigje njerezve anonim. Kjo shpesh me ben agresive ne pergjigje, sepse nuk e kuptoj perse fjalet e mira jane kaq te lehta per t'u thene me emer, shpesh dhe mbiemer, ndersa ato te keqija gjithmone thuhen duke u ruajtur mbas anonimatit. Nese keto kritika jane, sic thua ti, dashamirese, pse njerezit kane frike t'i thone me emrin e tyre? Gjithesesi kjo eshte tjeter ceshtje.
DeleteSa i perket asaj qe thua ne pjesen e pare, ajo filozofia "they love to hate", e kuptoj shume mire. Edhe mua ne ndodh here pas here, te harxhoj kohen ne internet duke pare,gjera, faqe dhe njerez qe nuk me pelqejne aspak. Dhe s'me vjen fare mire per kete, por ndonjehere eshte me e forte se mua. Ama, te marr mundimin te shkruaj mesazhe kilometrike, ndaj dickaje qe nuk me pelqen, kete nuk e kam bere kurre. Une nuk kam thene ne asnje moment qe jam eksperte mode dhe kjo nuk eshte nje mbrojtje qe bej, per t'i paraprire kritikave, sic thua ti ne komentin para ketij. Nese do kesh patur nerva dhe deshire per te lexuar postin tim te pare fare, kur e hapa kete blog, e kam qartesuar qe as vete nuk e dija pse po e hapja dhe cfare do kishte brenda. Thjesht kisha deshire te kisha nje hapsire time, per te ndare gjerat e mia, me ato pak njerez qe me kane qejf dhe qe me kane kerkuar ta bej kete gje. Kur them te ndaj gjerat e mia, nuk do te thote, te rri te mendoj me kujdes te madh te gjitha veshjet, sepse do t'i ve ne blog, apo te postoj dy poste ne jave, kur te kem veshjet me te mira. Kur them te ndaj cdo gje, ketu perfshihet perditshmeria ime, edhe atehere kur une nuk e ndjej veten ne maksimumin e formes, te stilit, apo te bukurise time. E di qe kjo eshte me rrezik, aq me shume ne nje vend si Shqiperia, ku njerezit e kane shume me te lehte te thone fjalen e keqe, se sa ate te mire, por ja qe e kam marre parasysh rrezikun. Te them te drejten kur vendosa ta hap kete blog, dy muaj me pare, se kisha menduar kurre qe do te kishte gjithe kete popullaritet dhe do te flitej kaq shume, per mire, apo per keq.
Une kam vetem nje pyetje per ty dhe shpresoj te marre nje pergjigje. Ne gjithe blougn tim, ne 53 poste qe kam, nuk ke asnjerin qe te te pelqeje? Nuk te ka pelqyer asnje post, asnje shkrim, asnje foto? Nese ka qene keshtu, ateher me vjen keq, se qenkam vertet me skandal se sa e mendoja :) Por nese te ka pelqyer qofte dhe dicka, atehere ki miresine te me kthesh nje pergjigje dhe te me thuash, perse vendose te komentosh dhe te thuash dicka vetem ne kete post dhe nuk i "lodhe" gishtat edhe pak, per te me komentuar edhe ne dicka qe mund te te kete pelqyer?
P.S: Me pelqen vertet biseda me njerez jo anonim, qofte ky emri yt i vertete, apo jo :)
Emri eshte i vertete, nese s'do e kisha problem te shpikja nje emer, do e kisha bere qe ne komentin e pare.
ReplyDeleteTe them te verteten kam pare vetem postimet nga me te fundit, deri tek ky ktu (dmth nuk kam pare c'behet me tej, apo postimin e pare). Me larte jam perpjekur te te le te kuptosh qe me pelqen menyra se si shkruan, por nga pergjigjet qe ke kthyer ne disa raste mu la pershtypja e nje vajze kokeforte, qe ne disa aspekte i duket vetja ndoshta me e mire sec eshte. Shtoji kesaj pastaj ate acarimin kot me kot qe te kap me gjera qe ste pelqejne dhe ja ku u mbush kupa per te lene nje koment :)
Ndoshta nuk lashe nje koment pozitiv aty ku duhej pasi po ne te njejtin vend kishte dhe kto te uruarat foto qe nuk me pelqenin. Pra mund te them qe ne teresi me shum nuk me pelqenin sesa me pelqenin. E vetmja gje qe doja te beja eshte qe ne vend te komentit "Ama sa inat me kane keta njerez" te mendoje dicka te tipit "Moj po ca ka qe nuk iu pelqen ketyre, mos ka me te vertete dicka qe duhet pare?"
Kuptohet qe ne kete situate dhe une mora persiper rolin e njeriut qe 'di me shume' ndoshta pa te drejte, po gjithsesi rrezikova.
Si perfundim, e them sinqerisht qe nje e mire doli nga kjo bisede: ndryshova mendim per ty si njeri. Jam shume dakort me ato qe thua po nuk e mohoj, nuk me pelqen menyra si vishesh. Nuk e them si ofendim, nuk e them per te te bere te ndihesh keq, po e them thjesht per te qene e sinqerte. Ashtu sikurse besoj qe kjo gje as mua e as askend nuk duhet te na lejoje te acarohemi kaq shume e te fillojme te imagjinojme gjithe te keqijat per ty.
Te falenderoj per pergjigjet e shpresoj qe njerezit qe do vijne te mesojne dicka prej kesaj bisede.
Ia kalofsh mire Aulona :)
Nuk jam shtrige :P aq me shume kokeforte, madje nje nder gjerat qe gjithmone me vene ne pah njerezit qe me njohin eshte, qetesia dhe te qenit gjithmone shume e bute me te tjeret. Gjithesesi, qe mos ta bej "doni me per Belulin" :P po e le me kaq, me shpresen qe ne te ardhmen, kur te vendoshes serish te kalosh nga blog-u im, te gjesh gjera qe do te te shtyjne te shkruash ndonje gje te bukur :)
ReplyDeleteGjithe te mirat!
O njerez nuk e marr vesh pse jeni gjithmone gati per tu hedhur ne sulm???Kur ste pelqen blogu,pse ja hedh syte moj vajze??aq me teper pse harxhon kohen tende te cmuar duke kritikuar veshjen e aulones???Qenke nje tmerr i vertete me keto komente qe i pashe edhe neper albumet e tjera..Sinqerisht me cudit,sepse e shikoj qe nuk je aspak dashamirese ne ato qe shkruan,perkundrazi me dukesh shume arrogante..Aulona im in love with your blogg..
ReplyDelete