Saturday, September 29, 2012

Dilema: A duhet të shtirem si “1 million dollars baby”?



Më në fund koncpeti i blog-ut po futet dhe në Shqipëri. Kam dëgjuar shumë të flitet për blogjet dhe blogging në vendin tonë. Kohët e fundit shoh që i janë dedikuar emisione të posaçme kësaj teme dhe është diskutuar shumë, gjatë, por ndonjëherë edhe pak gabim (gjithmonë sipas këndvështrimit tim).
Kam dëgjuar shpesh shprehjen “kur u bë dhe ajo të hapë blog” dhe të them të drejtën më ka ardhur për të qeshur. Madje këtë po bisedoja dhe me një miken time që ka jetuar për shumë vite jashtë Shqipërisë, në Amerikë. Ajo ka një blog të saj-in dhe me fshehtësinë më të madhe, sikur të ishte ndonjë secret i CIA-s, më dha link-un dhe m’u lut të mos ta përhapja. “Në Amerikë blogu është kënaqësi” – tha – “ndërsa këtu të kthehet në stres, kështu që preferoj të mbaj vetëm atë rreth miqsh që kam që nga Amerika, që nuk futen në blog vetëm për të të kritikuar, apo për të të bërë të ndihesh keq, sesa ta bëj më public dhe të filloj të merrem me sulmet e shqiptarve.” E dëgjoja dhe mendoja se kishte shumë të drejtë.
Të njëjtën bisedë po bëja në chat dhe me një të afërmen time që jeton po në Amerikë. Kishte parë njërin nga emisionet që trajtonte temën rreth blogjeve dhe ishte habitur. “Po blogu është për të gjithë moj Aulona – më tha – “C’është ky concept i çuditshëm që keni atje, që vetëm disa njerëz “të privilegjuar” mund ta hapin. Blogjet nuk janë krijuar për të pasurit, por për të gjithë. Tani në Amerikë thuajse një në dy vetë e ka një blog të tijin” – vazhdonte ajo bisedën e çuditur në maksimum. I dhash të drejtë. Unë e dija këtë, e kam studiuar në shkollë gjerë e gjatë se çfarë janë blogjet, si kanë lindur dhe shumë e shumë informacione të tjera, por e di që do të ishte një lodhje e madhe të rrija dhe të bëja teorira, e të shkruaja leksionet në këtë post.
Por mendoj se bazikja dhe ajo qw duhet dhe, besoj tw gjithw e dimw wshtw qw blogjet bëjnë pjesë e asaj kategorie që quhet “social networking”, njësoj si Facebook-u, njësoj si Twitter, e shumë faqe të tjera që përdoren masivisht nga njerëz nga e gjithë bota. E veçanta e rrjeteve sociale është pikërisht sepse janë gjithëpërfshirës, nuk ka kritere përcaktuese për atë që mundet, apo nuk mundet të hapë një faqe në Facebook, apo në Tëitter dhe kjo vlen pa dyshim edhe për blogjet. Ti nuk duhet të jesh I bardhë, apo I zi, adoleshent, apo në moshën e tretë, I pasur, apo I varfër, I bukur, apo I shëmtuar për të hapur një blog. Ajo për të cilën të gjithë kanë rënë dakort është që blogjet, ndryshe njihen dhe si ditare online ku t’i mund të vendosësh të ndasw gjithcka nga e përditshmja jote, që nga ajo që mendon, që vesh, që ha, vendet ku shkon, njerëzit me të cilët rri, e shumëçka. “Të diskutosh këtu ku jam unë, apo të thuash fjali të tilla si “kur u bë ajo të hapi një blog, do të shqyejnë sytë dhe do të të shikojnë si UFO” – më tha mikja ime me humor.
Por ja që në Shqipëri, blogjet një pjesë e madhe e njerëzve i shohim si një rast i mirë për të shprehur gjithë vanitetin që kanë (shpesh të tepruar për vendin ku jetojmë). Kjo nuk më duket e drejtë. Dhe kete e kam thene qe ne shkrimin e pare qe kam bere kur hapa blogun dhe po e perseris edhe nje here (per te mos ju rikthyer me kurre :D): "Ky blog do te me sherbeje si nje ditar, per aq sa mund te jete ditar nje faqe publike, ku do te ndaje emocionet, ndenjat, mendimet, shqetesime, deshirat dhe gjithcka tjeter timen. Nje gje eshte e sigurte ne kete blog nuk do te flitet per marka dhe firma te shtrenjta. Jam e ndergjegjshme qe jam thjesht kryeredaktore e gazetes "Paloma" dhe jo e revistes "Vogue", rroga qe marr me del per te bere nje jete te kenaqshme, per t'i plotesuar disa deshira vetes, por jo per te shitur mend per veshje firmato qindra dhe mijera euroshe. Prandaj nese po kerkoni per te tilla, po ja u them qe ne fillim, mos beni fare pitstop ne kete blog, se do dilni te zhgenjyera. Per gjithe te tjerat qe duan te me bejne shoqeri, te ndajne mendime, ide e shumcka tjeter, jeni te mirepritura."

Dhe pikërisht në lidhje me këtë çështje të fundit, dua të ndaj me ju një shkrim shumë të mirë, që mua më ka pëlqyer dhe shijuar shumë kur e kam lexuar, realizuar nga një kolege e imja, Elda Laze kryeredaktore e revistës Harmony, me të cilën së fundmi kam kënaqësinë të bashkëpunoj dhe për gazetën Paloma.
Lexojeni dhe do të doja me të vërtet të ndanit edhe ju, mendimin tuaj në lidhje me këtë temë.

28 comments:

  1. Dhe jam shume dakord me ty !Nuk e kuptoj ,pse ka ndonje gje te keqe te hapesh blogg? Te japesh keshilla mode apo te "kritikosh" me te madhe boten qe te rrethon ,apo te ndash me miqte mendimet ,ndjenjat e tua.....??!! Seriozisht nuk i kuptoj keta "opinionistet" :O
    Njs ,shume urime dhe per Elden ,e lexova te Paloma te shtunen e kaluar kete shkrimin dhe me ka pelqyer pa mase :)
    Dhe ti vajze e dashur na kenaqe me keto blogjet e tua ,i ndjek me shume deshire dhe kureshtje gjithmone :)
    Te perqafoj fortt bukuroshe!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aulona e dashur, me pelqeu shume ky shkrim dhe jam 100% dakort me ato qe ke shkruajtur. Sigurisht qe jam dakort, ashtu sikurse e kemi diskutuar edhe bashke. Te kesh blog nuk eshte ndonje pasuri, mendjemadhesi, mburrje, superioritet, etj. etj. sic mund ta kategorizojne shume njerez. Njeriu me i thjeshte dhe me i varfer mund te mbaje nje blog. Blogjet jane te natyrave te ndryshme, jo vetem ato qe synojne moden apo ku perceptohet stili jot. Sigurisht keto te fundit jane te perhapur mjaft, po askush nuk duhet te behet gjykates i asaj cfare veshim, cfare veshjesh na bejne te ndjehemi mire, cfare stilesh preferojme, jemi apo jo trendy, etj.

      Ashtu si ato ngjyrat qe ti edhe une bashke i pelqejme shume (ne veshje, por jo vetem), bota eshte e mbushur me ngjyra. Ka nje lexues per cdo blog, qofshin ato per Mode, Gastronomi, DIY, Gazetari, Ese, Poezi, apo thjesht nje ditar ku ti pershkruan diten tende. Ato jane pjese e jetes sone dhe jane pjese e social networking. Te kesh nje blog nuk do te thote te besh eksperten. Perkundrazi tregon nje lloj konfidence edhe pse ve bast qe 80% e Shqiptareve nuk e shikojne keshtu, perkundrazi. Rendesi ka qe ti edhe une e shikojme njesoj kete pike. ;-)


      Kalofsh nje Fundjave plot Ngjyra. Ada F. =)

      Delete
    2. Ada e di qe ti me kupton gjithmone :) Fundjave te bukur edhe per ty!

      Delete
  2. Une jam tej mase e mendimit qe blog mund te kete gjithkush, mjafton te kete deshiren te shprehet per dicka, me nje rreth te ngushte apo publik te gjera lexuesish.
    Ne lidhje me shkrimin, te vjen per te qeshur e per te qare. Jane kaq te verteta te gjtiha faktet, sa te mblidhet ne fyt nje lemsh hidherimi. Ne nje ambient ku shumica e njohin njeri-tjetrin me epitete ngaqe shihen shpesh, ku te gjithe bejne sikur nuk i shohin genjeshtrat e tyre, te miqve, te te dashurve e te armiqve, duket sikur cdo gje shkon per mrekulli e argetimi mbledh shume njerez se bashku. Por besoj se eshte kaq veshtire te hiqesh si dikush tjeter, te pershtatesh me veshtiresi, te vishesh e ngjishesh per te terhequr dike te te paguaje tavolinen apo akoma me keq te jesh mashkull e ta paguash per nje fundjave sa rroga e nje muaji vetem e vetem qe te mos jesh pa nje femer ne krah. Te gjitha keto me krijojne nje atmosfere mbytese ne mend, me djersitje, siklete, genjeshter e ndyresi. Ai qe genjen per familjen e vet nuk e meriton ate 10mije leksh qe hiqet nga buka e te gjitheve dhe i jepet per t'u mos ndier i menjanuar nga shoqeria. Ajo qe blen veshje imitime vetem per te mos shndrritur me pak se xixellonjat e tjera ne mbremje, nuk e di cfare ben diten per t'u ndier mire? Ndoshta perdor te emen qe eshte e papune ne shtepi per t'i qepur me teper xhingla ne fustan per mbremjen e ardhshme.

    Per ta mbyllur, i pasur e fisnik eshte ai qe kur e pyesin nga cfare familje vjen, thote "nga nje fole me shume dashuri" e kur duan te dine punet apo bizneset e babait, pergjigjet me siklet e thote dicka me pak nga ajo qe mund te jete e verteta. Kur i thone "ua cfare makine paske", thote "epo ja, me duhet dicka per te levizur edhe pse me shpejt tani leviz me biciklete apo me kembe". Fisniku i vertete genjen qe te mos ta beje tjetrin te ndihet keq e me poshte se ai, nuk genjen per 2 rradhe koktejlesh falas, per nje fustan te shtrenjte dhurate, as per nje nate dashuri e as per nje fundjave shoqerim.
    P.s : kushedi sa gabime do kem bere ne te shkruar nga zelli qe kisha, ndjese.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Si gjithmone e sakte dhe shume interesante per t'u lexuar, me ato qe shkruan Lisa! Te falenderoj shume qe je gjithmone e pranishme ne blog-un tim me komente. Kenaqesi rritet dyfish kur shoh qe ato qe une shkruaj dhe postoj te frymezojne per te shkruar edhe me gjate se sa vete shkrimet e mia...hahahahahaha :)

      Delete
  3. Problemi yt e dashur qendron pikerisht ne faktin qe ti nuk e ke akoma te qarte objektivin e blogut tend dhe prandaj vazhdon ben poste te tilla, pikesepari do ti mbushesh mendjen vetes njehere pastaj ndjekseve te tua. Kur thua dua te ndaj me ju mendime e emocione apo ku di une clidhje kane veshjet qindra e mijra euroshe??? O do te ndash mendime qe sbesoj se kane dale akoma mendime firmato o do te na tregosh nje stil te veshuri (qe per ty ja vlen te tregohet ) me rroba jo firmato. Kur te kesh kuptuar dhe ti objektivin e ketij blogu te siguroj qe do fillosh te mos kritikohesh kaq shume.
    Ps: personalisht se kuptova lidhjen mes shkrimit te asaj shoqes tende dhe mesazhit qe doje te percillje ti mbi blogjet.....kam idene qe ky blog ka filluar te te beje te ndihesh keq...cpate qe u ngatarrove kot mire ishe pa te.....ja tregoje ato rroba shoqeve te tua dhe merrje komplimenta pa fund.te pershendes

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une nuk kam asnje problem e "dashur", problemin e ke ti qe vazhdon te kerkosh nje qellim te blog-u im. Nese te them qe s'ka asnje qellim, do ndiheshe rehat? Do e beje gjumin e drekes rehat tani? Sa per qellimin mes postimit tim dhe linkut te koleges (jo shoqes ;) ) time, mesa duket komentueset me siper dhe me posht e kane kuptuar dhe e kane pelqyer, madje dhe i paska frymezuar per te shkruar gjate. Si kur isha pa blog, si tani qe jam me blog jeta ime eshte shkelqyer, keshtu qe te falenderoj qe "preokupohesh" per mua, por me mjafton preokupimi i njerezve qe vertet kane rendesi per mua. Uroj te gjesh forcen qe mos te kalosh me nga blogu ime, meqe ai te ngjalle ndjesi negative...Dite te mbare!

      P.S: Meqe te shqeteson aq shume, po perpiqem te ta qartesoj serish, une dua te ndaj dhe mendime dhe veshje dhe njerez dhe ushqime dhe budallalliqe dhe humor dhe merzi dhe gezim...dhe cdo gje qe me kalon mua neper mendje. Je me e qarte tani?

      P.S: Nga menyra e te shkruarit besoj se e kam kuptuar se kush je...:) Meqe ke nje adrese gemail-i dhe meqe shquhesh si nje femer qe gjithmone i thua gjerat hapur dhe i ben kritikat pa shume problem, me habit pse zgjodhe anonimatin kete here...:)

      Delete
    2. Pershendetje Aulone!
      Do na beje nder qe mendjes "Anonymous" me siper ti vije nje fytyre, te pakten do te benim dhe ne nje vleresim per ato qe thote,ashtu si te vleresoka ty ajo,(sigurisht nese je e sigurt qe vete e ke bere lidhjen),
      P.S: Me fal se dhe une po shkruaj njesoj por sepse nuk kam nje blog gje qe nuk me ndalon ta ndjek blogun tend,hera heres vetem per shkrimin sepse per veshjen mendoj se kam nje model ne koken time,sepse me duket tejet interesant.
      Love Elvi.

      Delete
    3. Jam prap une veshjen mumnd ta kete stiluar dhe dora e Valentinos vete nese nuk ve mbi te dicka nga vetja stili yt je thjesht nje manekin dyqani, une te pakten nuk "zilepsem" shume nga firma mjaft qe une te ndjehem mire me ate qe kam veshur. nese dikujt tjeter si pelqen le te mos e veshe nuk ke hapur blogg qe moda te dale nga dora jote por per qejfin tend.
      Love une!

      Delete
    4. E dashur Elvi, te falenderoj qe me ndjek dhe qe vlereson shkrimet e mia :) Sa i perket kerkeses tende, une nuk dua qe ky blog te kthehet ne "arene lufte", edhe pse e di qe kjo gje eshte shume e veshtire dhe gati e pamundur ne Shqiperi, ku cdo gje ka tendencen te kthehet ne "lufte" dhe armiqesi :) Persa kohe personi ka vendosur te qendroje anonim, nuk jam une qe duhet ta "demaskoj". Per frikacaket nuk kam patur kurre respekt! :) Me pelqen shume edhe ajo qe ke shkruar ne komentin e dyte, sepse e mendoj njesoj si ti
      Te pershendes!

      Delete
  4. Une nuk kam blog, po kur vij ne Shqiperi kam nje problem shume te madh; veshjen.E di qe do me shohin nga maja e kembes te maja e flokut.Ka raste qe dua te vesh 2 dite rresht te njejten gje, po s'ma mban.Ka dite qe dua te dal pa krehur fare, por s'e kam bere.
    Ketej jemi shume me te lirshem, madje sa me i pasur te jesh aq me thjesht duhet te vishesh qe mos te vije Guardia di Finanza per naj kontroll taksash ;) Ne qender sheh sa e sa njerez duke ngrene ose duke pire me rroba pune (te vjetra,me njolla,me boje..)
    Nuk e di, ne Shqiperi njerezit jane bere shume siperfaqesore.
    Marsida

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pikerisht marsida....njerezit jane bere shume siperfaqesore dhe ne rastin konkret (te blogjeve) pervec asaj qe thote aulona "uaaa u be kjo te kete blog" une them qe ekziston me shume "uaaaa te kete ajo blog dhe te mos kem une" dhe te them te drejten ky rast me ngjan me aulonen(se per nje fasade rrojme)

      Delete
    2. Edhe ça pastaj "te kete ajo dhe une mos te kem"????? Po le t'i bejne mi goc, falas jane! Edhe mua po mu tek e bej dhe s'i jap llogari kerkujt.Une e kam thene edhe nje here tjeter, ky i Aulones me pelqen meqe eshte ne shqip.Veshjet pastaj jane sipas gustos, kur s'me pelqejne s'flas.
      Mos i bej tjetrit ate qe nuk do donin te ta benin ty (cit.)

      Delete
    3. Marsida sic e kam permendur edhe ne shkrim, kjo eshte diferenca midis njerezve qe jetojne jasht dhe atyre ne Shqiperi. Ti blog-un e shikon si dicka normale, qe mund ta hape kushdo pa i dhene shpjegime njeriu, kjo anonimja me siper (qe nuk denjon te lere as emrin ne fund) mendon se blogu hapet per t'u mburrur, apo per te shitur mend....hahahahah. Imagjino sa i ceket, ose sa bosh duhet ta kesh jeten qe te mendosh se blogu hapet per t'u mburrur. Sa per ate qe anonimja ka shkruar "uaaaa te kete ajo blog dhe te mos kem une" dhe qe i duket sikur eshte rasti im, jam vertet po vertet kurioze te di se kush ketu ne Shqiperi mund te me kete zilepsur aq shume, saqe te me "detyroje" te hap nje blog nga inati...:) Jane vertet patetike keto komente!

      Delete
  5. Jam shume dakort me gjithcka qe ke shkruar. Ke pafundesisht te drejte, por besoj se fale teje dhe bloggerave te tjere shume shpejte do ndryshoi situata dhe ketu.

    ***** http://perfectskinwanted.blogspot.com/ *****

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me vjen mire qe e mendon keshtu! :) Te pershendes!

      Delete
  6. Jam nje nga "ato me blog" qe nuk e hapa blogun per firmat apo per rrobat e shtrenjta. Nuk ble dhe as nuk kam rroba te shtrenjta dhe kete nuk kam turp ta them. Veshjen nuk e ben etiketa po menyra se si e vesh. Faleminderit qe shpresh me fjale mendimet e mia :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jonkiii ta dish sa jam lumturuar, kur kam lexuar kete fjaline e fundit :) Te falenderoj shume, shume :)

      Delete
    2. Jonki, ke nje blog shume te bukur dhe vete je simpatike: si tip se pari dhe fizikisht, gjithashtu. Por nuk vura re butonin FOLLOW tek blogu jot se kam shume deshire te te ndjek. ;-)




      Delete
  7. Shkrim shume i bukur dhe me pelqeu shume!! Edhe ketu ku jetoj une po e njejta gje eshte, cdo kush ka blog une kam 2 biles :). Blogu eshte tamam si fb apo twitter une jam pronarja e tij, une kontrolloj ca vendos dhe ca fus ne kete faqe nese ty nuk te pelqen shume thjeshte mund te mos me ndjekesh mund te me heqesh nga shoqerija mund te besh cdo gje qe te me evitosh por mos hidh helm te dicka qe mua me pelqen!!

    ReplyDelete
  8. Qendro vetja jote se je shume mire keshtu si je :) million dollar babies don't belong here :)
    Une skam blog por kam fan page ne FB dhe te dish ti moj Aulone se sa "komplimenta" kam marre un nga ata qe me duan "te miren" ... yyyhyy por e di ca??Une e mbaj ate fan page per qejfin tim, as pretendoj te fitoj dicka monetare dhe as te mburrem me gje. Jam kjo qe jam dhe thjesht duke jetuar jashte per gati 20 vjet mendoja se shqiptaret do i shikonin gjerat pak me ndryshe qofte ai nje blog apo nje fan page. Shqiptaret keto dy gjera i shikojne si nje burim mburrje prej autorit dhe hiqen sikur i dine te gjitha. Ne fakt u mungon guximi per te qene vetvetja. Je kaq lart sa vec duan te te ulin... asgje me teper ;)

    ReplyDelete
  9. Ne Shqiperi kemi interpretuat gabim fjalen Blog, kjo ka ndodhur keto muajt e fundit. Blogu nuk eshte Reality Show i Kim Kardashian dhe fansave te saj.

    Ne shqiperi ka blog mode prej vitesh (shikoni motrat Janku kerkoni ne google The Doll House Scrapbook, Kiki'sbook of Dreams, The Bee's Knees by Julia) por askush nuk u interesua pikerisht per faktin se nuk kane Hermes, dhe as nuk mundohet te bejne sikur kane me fallco 10000 lekshe por gjithsesi ndiqen nga vajza nga e tere bota por nuk jane ne interesin e Shqiperise.

    Se fundmi nje gazetare shqiptare me dergoi pyetjet per nje interviste mbi blogun. Mes tyre ishte edhe 'A vesh rroba firmato?' Une akoma se kam kuptuar cfare do te thote firmato. Eshte 'Firmato' per Shqiperine xhaketa e lekures e Rick Owens, fustani asimetrik i Maison Martin Margiela ose kepucet e Jil Sander. Apo Firmato eshte bluza, canta, kepuca me LOGO ne pamje dhe mundesisht me firmat me 'obvious', gjera te blera jo per bukurine por per firmen ne vetvete. A ka rendesi se edhe pse mund te jesh veshur Firmato koke e kembe mund te jesh veshur si per te xhiruar Jersey Shore.

    Cdokush mund te hapi nje blog dhe te ndaje interesin e tij. Mund te hapi nje blog architekture, mund te hapi nje blog guzhine, mund te hapi nje blog beauty, mund edhe te hapi nje blog ku komenton politeken. Ke nje interes mbi nje teme, hap nje blog dhe shprehu publikisht, nuk ka te beje firma, ka te beje personaliteti.

    Une kam shume respekt per ju qe u drejtoheni publikut shqiptar drejt per drejt. Nuk e di ku e gjen kohen/forcat Kristi nga TSS te merret me komentet negative me shfryrje mllefi te njerezve cdo dite. Nuk di si edhe ti ja del me keta Anonymous qe nuk kerkojne te dialogojne ne menyre qe te lene vend per diskutim.

    Si perfundim eshte nje shprehje shqiptare qe eshte tamam 'Qente le te lehin, karavani ecen perpara' Me shprese dhe urim qe jo te gjithe shqiptaret te njohin blogjet tona :-)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sa bukur ke folur, gjithmone sakte dhe bukur, tamam si blogu jot fantastik!!x

      Delete
  10. Auolona.shum i bukur posti dhe fatkeqesisht shum me baze per shoqerine shqiptare,qe nuk arrin dot te tejkalonjn limitet e tyre.Cdo kush eshte i lire te veproje derisa nuk cenon lirine e individit tjeter,ne paralelizem me kete blogjet mund ti hape kush te doje,dhe askush S'DUHET te kete per te then ne kundershtim.
    gjithashtu Aulona lexova artikullin e gazetes Paloma,shum shum i bukur,dhe mese i vertet qe disa duan te hiqen sikur i perkasin nje statusi social me te larte se cua lejojn rrethanat por perfundojne per qe qen vec Don Kishota.
    Se fundi te uroj te gjesh kenqesi (sic ta tha dhe ajo shoqa jote) ne blogun tend! Dhe une kam nje Blog timin personal,ku ndaj krijimet dhe pelqimet e mia.Te uroj gjitha te mirat! ciao Regina Haxhiaj

    ReplyDelete
    Replies
    1. Regina te falenderoj shume qe me ke shkruar dhe per vleresimin qe i ke bere shkrimeve te mia :) Me vjen mire kur lexoj qe ka njerez te cilet e mendojne si une :) Tani po iki me "vrap" t'i hedh nje sy blogut tend :)

      Delete
  11. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  12. E kuptoj ate shoqen tende qe ka dashur ta mbaje te fshehte faktin se ka nje blog,pasi ndonjehere lodhesh duke degjuar vetem kritika e fjale negative nga individe te cilet shume mire mund edhe te mos hyjne me ne blogun tend dhe kaq zgjidhet puna. Me ben te qesh fakti se duke pare komentet negative nga pothuaj te njejtet persona me duket sikur ne Shqiperi neve fleme e zgjohemi me idene ne koken tone se si e si te kontrollojme pak jeten e te tjereve,ta krahasojme ate me tonen dhe ne fund ja te shfryjme inat. Sa turp eshte ,neve ende nuk kemi mesuar te respektojme tjetrin e zgjedhjet e tij qofshin ato te gabuara apo te drejta ,te shemtuara apo te bukura. Mos e lodh shume mendjen Aulone, sa mire qe e ke nje blog,keq apo mire te pakten percjell dicka origjinale.

    ReplyDelete
  13. Respect and I have a dandy offer you: How Much Home Renovation Can I Afford old house renovation

    ReplyDelete