Kisha fiks 14 vjet pa bërë plazh në Adriatik, Durrës. Edhe pse
kujtimet më të bukura të periudhës së verës, gjatë fëmijërisë dhe fillim
adoleshencës, i kam të lidhura me atë vend (besoj si të gjithë), vitet e fundit
jam larguar me dëshirë të plotë prej atij bregdeti. Arsyet nuk ka nevojë të numërohen,
pasi janë të qarta për të gjithë. Por këtë fundjavë, pikërisht ai Adriatik ndaj
të cilit nuk i kursejmë kritikat dhe të sharat gjatë gjithë vitit, m’u duk një
mrekulli. Ishte shumë qetë. Edhe pse moti ishte mjaft i mirë, koha perfekte për
plazh do të thoja, kishte shumë, shumë pak njerëz. Kështu që atë detin famë
keq, me objekte të ccuditshme notuese mbi të :P e kisha të gjithin për vete.
Fakti që ishim mbledhur një tufë me femra nga fisi, gra, të
reja e fëmijë e bëri edhe më të bukur këtë fundjavë. Se që thoni ju ne jemi një
fis që bëhemi shumë me njëri-tjetrin. Në fakt kjo nuk e di në është gjë e mirë,
apo e keqe, se duke qenë se jemi dhe ca si shumë në numër, nuk ka javë që mos të
festojmë fejesa, martesa, e mbi të gjitha ditëlindje, duke filluar nga ata që
festojnë një vjetorin, e deri tek ata që festojnë 80 vjetorin :D
Disa nga momentet me te bukura te kesaj fundjave në gjirin e
fisit ishin: të fjeturit 8 veta ne një dhomë (kjo nga qejfi, jo nga halli); gratë
mbi 50 vjecc, që me një gotë verë dhe një shishe birrë bëhen tap dhe fillojnë
tregojnë histori nga më të ccuditshme të rinisë së tyre (histori që ti i ke dëgjuar
edhe nja 100 herë të tjera, në cdo mbledhje familjare, por që për të mos ja
prishur bën si e habitur, ose qesh me të madhe me to); dhe padyshim momenti i
ushqimit dhe të ngrënit, “Vertigo” ishte emri i restorantit ne katin e 14, qe
mesa me thane eshte hapur prej pak kohësh dhe qe kishte nje gatim dhe sherbim
te jashtëzakonshëm. Ndërkohë që momenti më I pakëndshëm ishte përcëllimi në
diell…Epo njeri që të digjet nga dielli në shtator, vetëm unë mund të jem. Duke
qenë se dielli ishte shumë I butë dhe duke qenë se këtë verë kam bërë shumë
plazh (dhe gjoja jam nxirë pak) mendova se nuk duhet të tregoja aq shumë kujdes
për t’u mbrojtur (edhe pse e di dhe e them gjithmonë që mbrojtja nuk duhet
kursyer asnjëherë, po si thotë ajo shpreshja bëj si them unë, por mos bëj si bëj
unë…:P), por ja që isha gabuar! Rezultati? U ktheva në Tiranë si spec djegs ^_^
Kaq nga fundjava ime, jo e jashtëzakonshme, por e këndshme!
Po fundjava juaj si shkoi?
Cfarë bëtë ndonjë gjë të vecantë? Beri ndonje prej jush plazh? Do kem ndonje "spec djegs" qe do te me beje shoqeri kete fundjave neper Tirane? :P
P.S: Nje pjese e mire e fotove, ato me gallate, m'u censuruan nga grate e turpshme te fisit :S :P
ishte vertet shume kohe e bukur per tu kaluar buze detit..dhe shuuume e qete
ReplyDeletehttp://www.youtube.com/watch?v=-MWqyGtzclQ :P
Aaaa Jonki faleminderit per kete videon. Gjithesesi jam e sigurte qe s'do me dale bukur si ty, se ti ke shume floke :'(
Deleteashtu duket,,po une kam shuuume pak floke :(
Delete:)
ReplyDelete:)
DeleteAhhh sa me plq menyra se si ti shkruan ...:') Me plq shume fotot :) Je thjesht e papareee zemer :)
ReplyDeleteVazhdo keshtu ;)
Edonaaaa te kam xhaaaan! :)
DeleteLove the dress and the jacket :)
ReplyDeleteFaleminderit Lisa, je shuuume e mire si gjithmone! :)
DeleteDuhet te rrefehem dhe te pranoj se blogun tend e ndjek me teper prej shkrimit :D stili me pelqen pa dyshim por me ka bere shkrimi jot per vete para se te me beje stili : )
ReplyDeleteQofsh e lumtur gjithmone.
Te falenderoj shume Chriseda. Ta dish qe ma ke bere shume qejf me kete qe ke shkruar...DHe une prandaj dua te me ndjekesh, prej shkrimit, sepse po qe per stilin ka plot blogje te tjere me interesant per te ndjekur :D
DeleteExperimential eshte fashion dhe ti per se mbari e ben ate... te jesh vetvetja eshte unique. xoxo
Delete