Sunday, September 2, 2012

Nje pale xhinse, dy stile, nje dashuri!

Keto pantallonat e shkurtra xhins, me belin lart jane dashuria ime e fundit. Ka pak dite qe i kam blere dhe nuk mund t'i heq nga trupi (menyre te theni kjo). Ne fakt nuk kane asgje te jashtezakonshme, jane shume te thjeshta, por mbase eshte dhe fakti qe i bleva me nje cmim super te lire, qe me beni ti dua edhe me shume. Eshte shume qejf keshtu kur futesh ne nje dyqan, shikon nje veshje me te cilen bie ne dashuri me shikim te pare dhe ne fund zbulon se mes gjithe cilesive te mira qe ka, kushton edhe shume me lire se sa e kishe menduar ti.

Pervecse jane ne mode dhe shume te rehatshme, nje tjeter arsye perse me pelqejne kaq shume keto xhinse eshte qe mund te besh kombinime te shumta me to. Une kam zgjedhur te sjell dy prej tyre: nje dite i vesha me nje t-shirt te thjesht, duke qendruar brenda nje kornize shume sport dhe casual, ndersa nje dite tjeter zgjodha nje look me femeror, alla vitet 50 me nje kemishe te lidhur ne mes, qe linte pak fare e zbuluar barkun, nje shami ne koke dhe disa aksesor. I preferuari im ishte stili i dyte.

Po ju kush ju pelqen me shume? Ku do ta gjenit me mire veten? Cili eshte ndonje tjeter lloj kombinimi qe do ti benit pantallonave te shkurtra me belin lart? Hajde mos u kurseni, ndajini keshillat me mua qe te di si ti vesh heren tjeter, se jam e sigurte qe nuk do me iki dashuria per to, edhe per disa kohe.


















14 comments:

  1. Xhinset jane gjithmone nje "must have" si ne dimer edhe ne vere! Me pelqen outfit-i i pare me bluze!Nje menyre tjeter se si mund ti veshesh...mmmm...ndoshta me nje top te thjeshte, te ngushte...p.sh. body!!!

    Kisses from Ada
    www.justsoshopping.net

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne fakt kam nje body qe e kam blere kete vere dhe s'e kam veshur akoma. Mendoj se do te ishte perfekte me keto xhinse :) Flm shume per idene!

      Delete
  2. Do dish si ti kombinosh dhe xhinset me bel te gjatt , ngjyra vetem ngjyra . gjithcka duket me bukur .S'ta kam merakun per keto gjera Perqafime Iva

    ReplyDelete
    Replies
    1. Plotesisht dakort me ate qe thua "ngjyra, vetem ngjyra dhe gjithcka duket me bukur" :) Te perqafoj Iva

      Delete
  3. Jeans shuuume te bukura, ti gezosh :). Me pelqen me shume kombinimi i dyte. Une vdessss per shajet ne koke, nuk i kam hequr nga koka si ne Tirane si neper plazhe :P.

    P.S. Po i imagjinoj jeans ne dimer me geta me ngjyra ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhh Jonki une mezi po e pres per vete dimrin, por dhe vjeshten, qe te nxjerr arsenalin tim te getave me ngyra :)

      Delete
  4. Mua me pelqejne te dyja bluzat qe ke zgjedh per jeans... nje zgjedhje perfecte

    ReplyDelete
  5. Uaaaa sa te bukura keto sandalet. Me vjen keq po une nuk i pash fare xhineset, e kisha mendjen vetem te ato sandalet jeshile me ngjyra. Me thua dot ku i ke marre? Tea

    P.S: Ka filluar te me pelqeje shume ky blogu yt. Pres me padurim te shoh c'ke postuar :)

    ReplyDelete
  6. Mua nga te dyja me pelqen me shume trupi jot :P Sa zili te kam se ke trup shume te bukur

    ReplyDelete
  7. Edhe mua me pelqejn shume keto lloj xhinse edhe me qe jan dhe me belin larte kshu highwaisted mundesh ti veshesh me nje bust ose nje korse!http://joeljojojojo.blogspot.gr/

    ReplyDelete
  8. KOMBINIMI I 2TE DISI ME MIRE ...

    ReplyDelete
  9. plz mund te me thoni ne ca dyqanesh ka nga keto lloj xhinsesh por te jen te gjata se spo gjej dot

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pershendetje, vetem nje jave me pare une bleva nje pale pantallona te tilla, me belin lart dhe te gjata te dyqani qe ka veshje Bershka, Zara, etj, qe gjendet ne katin e fundit te Qendra Kristal. Mund te shkoni atje, sepse besoj do gjesh ate qe kerkon :) Te pershendes dhe falenderoj qe me ke shkruar.

      Delete
  10. awww shume shume flm.by the way i love your style ^^ shume suksese :)

    ReplyDelete